Sulm vetëvrasës në xhaminë në qendër të Kuvajtit
Numri i të vrarëve në sulmin në xhaminë shiite në qendër të Kuvajt City është rritur në 24, ka lajmëruar televizioni kuvajtian, duke u thirrur në shënimet e Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa numri i të plagosurve ka arrit në 113. Videoincizimet në vendin e eksplodimit tregojnë të vrarët në dysheme dhe tym të dendur. Ekspertët mjekësor kanë thënë se presin që numri i të vrarëve të rritet, pasi që disa të plagosurit janë në gjendje kritike.
Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë në publikimin në rrjetat sociale ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin në xhaminë shiite në Kuvajt, duke cekur si kryerës Abu Sulejman al Muvahid. Më së paku 8 vetë me plagët e ndryshme janë sjell në spitalin lokal në kuartin në të cilin gjendje xhamia. Shërbimi i urgjencës për veprim të shpejtë gjendet në vendin e ngjarjes.
Emiri i Kuvajtit Sabah Al-Ahmad Al Jaber Al Sabah ka vizituar xhaminë”Imam Sadiq” larg vetëm nga disa ndërtesa nga Ministria e punëve të brendshme të Kuvajtit. Ish ministri i informimit i Kuvajtit Saad al Ajmi ka thënë se sulmi është përkujtues se asnjë shtet nuk është ”imun në terrorizëm”. Ajmi ka thënë se Kuvajti ka “historinë e mirë” në marrëdhëniet në mes grupeve sunite dhe shiite dhe se ky vend i vogël ka një siguri të duhur. Ka theksuar më parë se nuk ka mosmarrëveshje të gjerë të theksuar dhe se nuk është i befasuar se për këtë sulm mund të jetë përgjegjës”ujku i vetmuar”.
Megjithatë, nëse ndonjë grup merr përgjegjësin për sulm”konsideroj se ata duan që tërë rajonin të hedhin në luftë sektare, pasi që ky është qëllimi i tyre”.
Burimi : Al Jazeera