Logjika e Rezistencës

  • None
nga Gürkan Biçen | Publikuar në Qershor 18, 2015, mesnatë

Me emrin e Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit”.

 

E nis artikullin tim me një poezi nga shkrimtari ynë i madh kombëtar turk, Meulana Xhelaleddin Rumiu, i cili në veprën e tij “Methneuiu” (Vargjet e Rimuara Shpirtërore Përsëritëse)shkruan:

 

“Qortuesit e tu ngjajnë me qentë, që lehin kundër hënës tënde të plotë...

 

Ata vetëm lehin e lehin kundër teje!

Këta qenër janë të shurdhër ndaj urdhërit: “Heshtni dhe dëgjoni”...

 

Nga marrëzia e tyre ata vetëm lehin e lehin, kundër hënës tënde të plotë!

O shërim mos u largo nga i sëmuri...

 

O shërim mos u largo nga i sëmuri...

 

Mos u largo nga shkopi i të vërbërit, sepse u mërzite nga i shurdhëri!

 

Në ditët e sotme, ndoshta shumë pak njerëz e dinë faktin segjatë Luftës së Parë Botërore, kur përmendej emri Palestinë, brenda tij përfshihej edhe Jordania e sotme. Por pas luftës së Parë Botërore, Anglia ashtu siç ia doli mbanë që duke i mbajtur larg syve të botës, bashkë me farefiset arabe të krijonte shtetet e vogla arabenë Gjirin Pers, gjithashtu ia doli mbanë që të krijonte edhe Jordaninë nga Palestina. Ndërsa Siria dhe Libani u shndërruan në plaçkë lufte mes francezëve, anglezëve dhe arabëve. Premtimi i anglezëve gjatë Luftës së Parë Botërore, i bërë ndaj farefiseve arabe të Gadishullit Arab, për krijimin e Mbretërisë së Bashkuar Arabe avulloi. Shumë farefise arabe, të cilët deri në rrëzimin e Perandorisë Osmane, kishin mundur që të lëviznin të lirë nga Jemeni deri në Stamboll, tani u burgosën brenda kufijve të shteteve të tyre të sapolindur. Një pjesë e arabëve nacionalistë, të cilët aludonin se interesat e cionizmit përputheshin me ato të arabëve, çelën siparin e përçarjes së madhe të farefisve arabe, përpara se të niste pushtimi cionist.

Në epokën e pas Luftës së Parë Botërore, deri në vitin fatkeq 1948 cionistët çifutë të mirëorganizuar dhe të pajisur me armatim dhe stërvitje ushtarake nga Anglia, përparuan me hapa të shpejtë drejt pushtimit të Palestinës, duke kryer krime kundër njerëzimit, krime kundër palestinezëve arabë të paarmatosur dhe të pastërvitur ushtarakisht. Këta të fundit, nuk e kishin kuptuar ende, se shpresa e tyre për ndihmë drejtuar shteteve arabe të sapolindura ishte e kotë. Duke u mbështetur në dëshmitë e refugjatëve palestinezë të vitit 1948, arrijmë në përfundimin se, shtysa dhe nxitja e tyre për t’u dorëzuar shtëpitë dhe trojet e tyre cionistëve çifutë, nuk buronte vetëm nga fuqia ushtarake e këtyre të fundit, por buronteedhe nga zhgënjimi, rënia e moralit dhe tradhtia e shtetevearabe të sapolindura. Palestinezët akuzojnë Ushtrinë e Lirë Palestineze, duke thënë se kjo e fundit ndonëse u kishte premtuar se, do t’i pajiste me armatim, do t’i stërviste ushtarakisht, do t’i mbronte fshatrat dhe qytetet palestineze, nuk e bëri një gjë të tillë. Si rrjedhojëpalestinezët tëmbetur   të pashpresë dhe të tradhtuar, ua dorëzuan shtëpitë e tyre cionistëve çifutë. Në atë epokë të tëra trojet dhe shtetet arabe të sapolindura, gjendeshin nën kontrollin dhe qeverisjen e Fuqive të Mëdha Përëndimore. Për sa i përket Ushtrisë së Lirë Palestineze, themi se ajo ishte dhe është një mjetnë duart e perëndimorëve. Cionistët çifutë drejtpërdrejtë ose duke përdorur mjetin e tyre, Ushtrinë e Lirë Palestineze ia dolën mbanë që të zbraznin fshatra dhe qytete të tëra palestineze. Cionistët çifutë tanimë trojet e zbrazura palestineze, i kolonizuan me çifutë të sjellur nga shtetet arabe si Iraku, Jemeni dhe shtetet afrikane. Një pjesë e rëndësishme e këtyre familjeve çifute, të sjellura me dhunë nga cionistët çifutë nga këta shtetet e lartpërmendura, bartnin mbi supe përvojën e bukur,qindra vjeçaretë bashkëjetesës së mirë me muslimanët.

Pas humbjes së turpshme të shteteve arabe,në luftën e zhvilluar kundër cionistëve çifutë në vitin 1948, me synimin e dhënies fund shtetit cionist, Palestina u shndërrua nga një çështje arabe, në një çështje palestineze. Që në fillimet e kësaj fatkeqësie udhëheqësit arabë të asaj epoke, të cilët nuk e armatosën dhe nuk e stërvitën popullin palestinez, atëherë nisën të ndërtonin kampe strehimi në shtetet e tyre, me synimin e strehimit të palestinezëve. Madje edhe në ditët e sotme, ështe pamundur që të hasim në një popull tjetër, i cili ka një popullsi aq të madhe të të dëbuarish, nga trojet e tyre që banojnë në shtetet fqinjë.

Muaji shkurt i vitit 1979 shënon një Nevruz(Ditë të Re) të hershëm për popullin palestinez, sepse populli iranian i cili përparonte me hapa të shpejtë, drejt Revolucionit Islam Iranian, rrëzoi nga pushteti Shahun (Mbretin) iranian dhe bashkë me të, pasi preu dorën e cionistëve çifutë dhe të amerikanëve, e hodhi këtë të fundit jashtë Iranit. Si gjatë ashtu dhe pas përfundimit të Revolucionit Islam Iranian, Imam Humejni e mallkoi shumë herë marrëdhënien e ish Shahut iranian me cionistët çifutë, e paralajmëroi shpesh herë për këtë gjëmë dhe pohoi se, marrëdhënia e popujve dhe shteteve arabe me shtetin cionist,është një tradhti e hapur ndaj Islamit. Aishtoi se kjo marrëdhënie është një mëkat i madh. Revolucioni ia dhuroi rastin e artë Imam Humejnit për t’i mbajtur premtimet e tij. Ai që në ditët e para të Revolucionit Islam Iranian, pa negociuar aspak, ndërpreu të tëra marrëdhëniet me cionistët çifutë dhe ua mbylli ambasadën e tyre në Teheran. Më pas Imam Humejni shpalli: “Ne e kemi përjashtuar përgjithmonë Izraelin dhe e kemi fshirë atë nga llogaritjet tona. Ne as do t’i shesim naftë dhe as që do ta njohim kurrëzyrtarisht”. Imami ynë i dashur deri në fund të jetës së tij, i qëndroi besnik këtij zotimi. Ky zotim duhet t’i shërbejë si mësim për Lëvizjet Muslimane Egjiptiane, të cilat në ditët e sotme me ndihmën e amerikanëve,e kanë shndërruar në një mjet tregtie, Marrëveshjen mes Izraelit dhe Palestinës së Camp David (Kemp Dejvidit).

Imami Humejni ishte këmbëngulës dhe serioz në bindjen e tij se, Palestina duhet t’i rikthehet pronarëvë të saj të vërtetë palestinezëve. Ai mbante fjalime emocionuese, të cilat ndiznin masat iraniane, por fatkeqësisht ai u shua brenda një epoke të shkurtër. Shkëlqësia e tij nuk ia doli mbanë, që të ndihmonte ashtu siç duhet Palestinën, sepse shtegtoi nga kjo botë. Popujt perëndimorë u gëzuan nga shtegtimi i tij i parakohshëm nga kjo botë, ndërsa muslimanët nisën që binin në kurthet e ndyra cioniste të njëpasnjëshme. Pyetjes së shtruar nga gazeta e njohur gjermane “Spiegel” (Pasqyra) se: “Ç’mendim keni për bashkangjitjen e ushtrisë suaj, ushtrive të shteteve arabe për të luftuar kundër Izraelit?!” Imam Humejni u përgjigj: “Ne nuk kemi nevojë që ushtritë ë shteteve arabe të luftojnë kundër Izraelit. Por ata nuk duhet të lejojnë përparimin e mëtejshëm të Izraelit”. Ndërsa një pyetjeje tjetër, të shtruar gjatë një reportazhi se: “Ju keni theksuar se Izraeli është armik i Islamit. A do të jepni urdhër ju që Republika Islame Iraniane, të luftojë kundër Izraelit?!” Imam Humejni u përgjigj: “Kjo luftëdo të zhvillohet në vartësi të kushteve të kohës”.Shkëlqësia e tij Imam Humejni,jipte përgjigje të tilla të guximshme, në një epokëtë vërtetash te hidhura, kur shteti egjiptian e njihte Izraelin, mbretëria saudite vazhdonte të kishte marrëdhënie të fshehta me Izraelin, shtetit irakian gjendej nën pushtetin diktatorial të Saddam Husejnit dhe në luftë kundër Iranit, ndërsa shteti jordanez para pak kohësh, masakronte dhe dëbonte palestinezët nga trojet e tij. Ndërsa pyetjes së shtruar,nga gazetari i gazetës arabe“Kaumijje’l-Arabi” (Popujt Arabë) se: “Cili është qëndrimi juaj për arabët?!” Imam Humejni u përgjigj: “Ne gjithmonë u kemi shtrirë dorën e ndihmës dhe i kemi mbështetur popujt arabë, në luftën dhe nërezistencën e tyre kundër Izraelit”.

Takimi mes ish udhëheqësit të Partisë Palestineze Feth (Çlirimi) dhe ish udhëheqësit të revolucionit islam iranian ndodhi në një epokë, kur Izraeli kishte pushtuar Libanin, ndërsa luftëtarët partizanë tëOrganizatës së Çlirimit të Palestinës (OÇP)sapo kishin nisur t’i rezistonin pushtimit cionist çifut, por fatkeqësiht hasën në tradhtinë e shteteve të tjera arabe. Gjatë këtij takimi, ish udhëheqësi i Fethit, Jasir Arafati duke iu drejuar ish udhëhqësit sovran i thotë: “Tanimë tërmeti ka nisur dhe po na avitet. Më pas i përmendi ajetin kuranor “Nuk ishe ti, ai që e hodhi, por ishte Allahu, Ai që e hodhi”. Ndërsa imami ynëi ndjerë, e ndjeu të duhur që të kundërpërgjigjej duke thënë: “Unë duke folur edhe në emër të Dajanit dhe Beginit u shpreha: “Ti shko dhe mbështetu dikujt, mund t’i mbështetesh edhe Sh.B.A.-së, por edhe unë do t’i mështetem dikujt, madje unë tanimë e kam gjetur se kujt t’i mbështetem, unë i mbështetem popullim trim iranian, i cili përparon nën udhëheqjen e “Ajetullahu’l-Udhma’l-Musauiut” (Ajetullahut të Madh Shpëtimtar, Imam Humejnit”. Arsyeja se përse, Ajetullah Humejni u kundërpërgjigj në këtë mënyrë, qëndron në faktin se deri në atë epokë Revolucioni Islam Iranian, kishte tronditur nga themelet të tëra baraspeshat politike dhe shoqërore, ishte mbrojtësi i vetëm i cili e rivendosi popullin palestinez në një vend të nderuar. Ky mbrojtës ia kishte dalë mbanë, që të rikthente fuqinëe humbur politike dhe shoqërore të këtij shekulli të fundit. Ky mbrojtës ia kishte dalë mbanë, që të mundësonte krijimin e kushteve për çlirimin e Palestinës dhe kishte hartuar plane, për rikthimin e popullit palestinez në Palestinë. Ky mbrojtës kishte parashikuar edhe një plan afatgjatë dhe të qëndrueshëm, me synimin e shfarosjes së cionistëve çifutë nga Palestina. Duke u mbështetur në këtë plan, arrijmë në përfundimin se ky plan synonte riorganizmin e popujve libanezë dhe palestinezë, të cilët vuanin nën thundrën e pushtimit cionist, duke i shndërruar të tëra mjetet dhe kushtet rrethanore në dobinë e këtyre popujve. Në thelbin e këtij plani qëndronte mendimi se, 36 vjet para datës së Revolucionit Islam Iranian, këta popuj mund të ishin të aftë, që të rifitonin me aftësitëdhe forcat e tyre, trojet e pushtuara.

Njëri nga ata, të cilët hodhën farërat e rezistencës në Libanin dhe Palestinën e asaj epoke, Sejjid Ali Ekber Muhteshemi sqaron: “Sipas vendimit tonë të parë, panifikohej që Irani me synim mbrojtjen e popujve sirianë dhe libanezëtë ndërhynte ushtarakisht në luftë, por pastaj ndërhyri shkëlqësia i tij (r.a.) dhe e ndryshoi planin. Ish udhëheqësi sovran, u shpreh se nuk ishte e nevojshme që trupat iraniane të ndërhynin ushtarakisht në këto dy shtete, por ai tha se fillimisht nevojitej çelja e një fronti të ri dhe më pas mund të ndodhte ndërhyrja ushtarake iraniane. Pra sipas Imam Humejnit, përpara përballjes së trupave iraniane me trupat cioniste, nevojitej që të sigurohej prapavija e ushtrisë iraniane, por kjo nuk mund të bëhej sepse si Siria ashtu edhe Libani ishin shtete të pasigurtë. Shkëlqësia e tij, ishte i mendimit se duhet të ndërtohej një koridor, i cili do të bënte të mundur dërgimin e armatimeve, municioneve, ushqimeve dhe barnave trupave iraniane. Më pas ai shtronte pyetjen se: “Si do ti dërgonim të tërë këta artikuj, në Siri dhe në Liban?!” Ai vazhdonte më tej duke cituar se: “Shteti irakian udhëhiqet nga diktatori Saddam Husejn, i cili është në gjendje lufte me ne. Ndërsa shteti turk është një anëtar i NATO-s dhe një aleat i Sh.B.A-së. Nëse këta dy shtete nuk iu ndihmojnë në dërgeasat tona, atëherë kjo nënkupton dërgimin e drejtpërdrejtë me vdekjen e trupave tona”. Më në fund të tërë ne ishim të njëzëri se, trupat iraniane do të nisinin stërvitjen ushtarake të rinisë libaneze dhe më pas këta të fundit do të hidheshin në frontin e luftës kundër cionistëve. Ne vendosëm qëdo t’i dërgonim rinisë dhe popullit libanez gjithçka që ata kishin nevojë”. Në këtë mënyrë i dashuri ynë i ndjerë, shmangu mundësinë e krjimit të një aleance të mundshme, mes shteteve të rajonit të Lindjes së Afërt me shtetin cionist. Lufta po zhvillohej mes cionistëve çifute dhe luftëtarëve palestinezë. Në atë epokë, asnjë shtet nuk e skishte shpallur hapur,se në cilën anë qëndronte. Në pikat e përgjithshme të planit të hartuar, nga Imam Humejni ishte e qartë se, për aq kohë sa asnjë shtet nuk do të bashkëpunonte ushtarakisht me shtetin cionist, shtetet të cilat siguronin logjistikën e duhur për Rezistencën Palestineze ose pandashmëria e trojeve të shteteve asnjanëse do të mbetej i pacënuar. Ky projekt i hartuar nga shkëlqësia e tij, e ruan vlefshmërinë e tij edhe në ditët e sotme.Ata të cilët shtrojnë pyetjen se, përse luftëtarët e Lëvizjes Hizbullah nuk luftojnë në Kodrat e Xheuelanit të Sirisë, të pushtuara nga shteti cionist çifut, nuk arrijnë tëperceptojnë se, kjo luftë do të nxiste ardhjen e Fuqive të Mëdha Perëndimore, në ndihmë të cionistëvë çifutë.

Republika Islame Iraniane duke përparuar falë këtij plani me hapa të rëndë por të sigurtë, ka përshëndetur dhe ka vulour tri fitore të rëndësishme, Fitorja e parë ndodhi në vitin 2000, kur cionistët çifutë u larguan nga Libani. Fitorja e dytë ishte në vitin 2006, në luftën e zhvilluar mes Lëvizjes Hizbullah dhe Izraelit. Sekreti i kësaj përvoje, u përforcua në Luftën e Furkanit në Rripin e Gazzës. Në të vërtetëlufta e zhvilluar në vitin 2006,është një luftë e njohur nga Kombet e Bashkuara, ku bëhej fjalë se për një luftë të zhvilluar mes një shteti të njohur nga Kombet e Bashkuara, shtetit cionist dhe një pjesë te shtetit libanez, pra lufta u zhvillua mes një lëvizjeje, e cila nuk merrte vendime ne emër të shtetit libanez. Ky veprim i zgjuar, shmangu ndezjen e luftës mes shtetit cionist çifut dhe atij libanez duke e shpëtuar këtë të fundit. Ndërsa nga ana ushtarake, nuk mjaftuan as mbështetjet dhe ndihmat e fuqishme të shteteve perëndimorë, për të shpallur fitues shtetin cionist, ndërsa në anën tjetër tëmedaljes doli në dritë fakti se, Lëvizja Hizbullah ishte shumë herë mëe aftëe nga ana e zbulimit, e marrëdhënieve, e komunikimit, e logjistikës dhe operacioneve, sepse bashkërendonte veprimet e tyre me popullin. Shndërruesi i madh i kësaj kthese historike, imami ynë i dashur luftoi gjatë kundër këtij rrethi zjarri të mbyllur, por ia doli mbanë që të shkatërronte të tëra institucionet cioniste çifute. Kjo është arsyeja, që udhëhqësi i Lëvizjes Hizbullah, Sejjid Hasan Nasrullahu, i dha fund epokës së humbjeve, të popujve arabë dhe mbarë bashkësisë muslimane. Hasan Nasrullahushprehu: “Të tërë ne e dimë shumë mirë faktin se Rezistenca Libaneze, një ditë do të arrijë të korrë fitoren e saj, por ne ndyshuam konceptin e rezistencës, e cila ndalon sulmet cioniste ndaj një shteti tjetër”. Ai e dha këtë lajm të gëzuar, duke lënë të kuptohet se lufta e radhës mes Lëvizjes Hizbullah dhe shtetit cionist, nuk do të zhvillohet në trojet libaneze,por parashikoi se kjo luftë do të zhvillohet në trojet palestineze, të pushtuara nga cionistët çifutë. Gjithashtu kjo luftë e ardhshme, nënkupton edhe dhënien fund të ekszitencës së fuqisë ushtarake dhe politike të shtetit cionist.

Pyetjes së shtruar se: “A do të ndodhë në të vërtetë premtimi i Hasan Nasrullahut?” i përgjigjet gazetarja e njohur libaneze Emel Sead Gurejbiu. Kjo e fundit, në një shkrim i cili heton luftën e zhvilluar në vitin 2006 shkruan: “Me të vërtetë Lëvizja Hizbullah, përdor një metodë të hollësishme të hetimit, studimit dhe vrojtimit të armikut. Kjo Lëvizje dallohet menjëherë, nga armiqtë etjerë të shtetit cionist që ka hasur deri më tani. Lëvizja Hizbullah nuk ndjek të ashtuquajturin “botëkuptimi arab” të pranuar nga orientalistët, sepse ajo di shumë mirë se, si të depërtojë mbi cionistët. Kjo Lëvizje e di shumë mirë se, epërsia mbi armikun nuk synohet vetëm nga ëpërsia ushtarake por edhe nga ajo psikologjike. Ajo punon ditë e natë për të realizuar syimet e saj. Lëvizja Hizbullah deri mëtani ka riorganizuar, lëvizjet për rezistencë të popullitpalestinez, duke përcjellur tek ta përvojat e saj të vyera, dhe duke i furnizuar me gjithçka që kanë nevojë. Arrestimi i disa anëtarëve të Lëvizjes Hizbullah në Egjipt, gjatë Luftës së Furkanit në Rripin e Gazzës duke dërguar armatime dhe municione për popullin palestinez, na shfaq përpara syve tablonë se sa me hapa të shpejtë po përparon, Hasan Nasrullahu me planin e tij.

Ata të cilët mendojnë se në ditët e sotme pushtimi cionist, shteti egjiptian ose shtetet e tjera arabe do të mund të shuajnë njëherë e mirë Rezistencën Palestineze, janë duke parëëndrra me sy hapur. Ata të cilët harrojnë plagën e hapur nga Ushtria e Lirë Palesineze dhe tradhtinëe shteteve të tjera arabë dhe aludojnë se, Rezistenca Palestineze duhet t’i bindet shteteve arabë, janë duke gabuar rëndë. U bëj thirrje atyre të cilëve janë me mendje të çoroditur, nga ndikimi i bombardimeve të lajmeve, nga masmedia jo muslimane se, Revolucioni Islam Iranian po përparon me hapa të rëndë por të sigurtë. Këta njerëz të sëmurë duhet ta dinë mirë se, dora e Allahut (xh.sh.) është mbi dorën e besimtarëve. Këta të fundit, janë të lidhur fort pas një litari të pashkëputur dhe e kanë të qartë se, do të arrijnë në agimin e fitores së premtuar.

Si përfundim duhet të sqarojseRezistenca Palestineze, nuk nisi këtë udhëtim duke i besuar Turqisë ose Egjiptit. Kjo është arsyeja kryesore se përse Rezistenca Palestineze, nuk do të jetë nën ndikimin dhe nuk do t’i bindet as planeve, projekteve dhe synimeve të shtetit turk osetë ndonjë shteti tjetër. Kini besim dhe jini të sigurtë se Rezistenca Palestineze, zotëron të tërë vetëbesimin e duhur, me synimin e shfarosjes së shtetit cionist njëherë e përgjithmonë dhe zotëron të tëra aftësitë e duhura për t’i kapërcyer këto ditë të vështira.