Palestina dhe rëndësia e saj sipas Sejid Ali Khameneit (1)
1- Si u uzurpua Palestina?
Në kuadrin e një procesi historik që përfshinte dhjetëra iniciativa të ndërmarra nga armiku, Palestina u shndërrua në pronë absolute të sionistëve. Një numër hebrenjsh me ndikim në botë menduan të krijonin një vend të pavarur për sionistët. Më parë patën menduar të shkonin në Ugandë dhe ta bënin atë vendin e tyre. Për një kohë ata menduan të shkonin në Tripoli, kryeqyteti i Libisë; kështu që biseduan dhe diskutuan me italianët, të cilët atëherë kishin nën kontroll Tripolin, por italianët e refuzuan kërkesën e tyre. Dhe më në fund ranë dakord me anglezët, në atë kohë kishin synime dhe qëllime shumë të rëndësishme koloniale. Ata e panë të përshtatshme që të vinin në këtë zonë, në Palestinë. Pushtimi i kësaj toke qe projekt shumëplanësh dhe kompleks: ai synonte parandalimin e unitetit dhe të bashkimit mysliman dhe parandalimin e krijimit të qeverive të reja të fuqishme nga myslimanët.
Ka prova që tregojnë se sionistët kishin marrëdhënie të ngushta me gjermanët. Dhënia e statistikave të ekzagjeruara për masakrat e hebrenjve qe në vetvete një mjet për të fituar simpatinë e publikut, për të përgatitur terrenin për pushtimin e Palestinës dhe për të justifikuar krimet e sionistëve. Madje, ka prova që tregojnë se ata dërguan një numër keqbërësish dhe bastardësh johebrenj nga Europa Lindore në Palestinë, duke i konsideruar ata hebrenj, për të krijuar nën maskën e mbështetjes së të mbijetuarve të masakrave raciste, një shtet antiislamik në zemër të botën islame dhe për të krijuar, pas trembëdhjetë shekujsh, një përçarje dhe ndarje midis botës islame, nga Lindja në Perëndim. Në fillim, myslimanët u befasuan, sepse nuk qenë të vetëdijshëm për natyrën e projektit që synonin sionistët dhe mbrojtësit e tyre perëndimorë.
Perandoria Osmane u mund. Marrëveshja "Sykes-Picot" u bë fshehurazi për të ndarë vendet islame në Lindjen e Mesme midis fituesve të luftës. Lidhja e Kombeve ua la anglezëve mandatin për Palestinën. Anglezët u dhanë premtim pozitiv sionistëve dhe dërguan hebrenjtë në Palestinë përmes një grupi projektesh të studiuara mirë dhe i dëbuan myslimanët nga vendet dhe shtëpitë e tyre.
Fillimisht qe planifikuar që hebrenjtë të hynin në Palestinë si pakicë; pastaj gradualisht të shumoheshin dhe të rrëmbenin një pjesë të tokës. Kjo pjesë do të ishte delikate, sepse Palestina shtrihet në një zonë të ndjeshme. Aty hebrejtë do të formonin një shtet që do të ishte aleat i Britanisë dhe do të pengonte bashkimin e botës islame, veçanërisht, të botës arabe në atë rajon.
Armiku, që mbështetet nga jashtë në këtë mënyrë, mund të mbjellë mosmarrëveshje me spiunazh dhe me metoda të tjera të ndryshme. Kjo është ajo që hebrejtë bënë në realitet duke iu afruar disa personave, duke rrahur të tjerë, duke sulmuar këtë e atë dhe duke terrorizuar të tjerë. Pra, në radhë të parë qe kryesisht ndihma e Britanisë dhe e disa vendeve perëndimore. Më pas ata u shkëputën gradualisht nga Britania dhe u bënë aleatë me Amerikën. Amerika i ka mbrojtur sionistët dhe i mbron edhe sot e kësaj dite. Kështu që ata krijuan një vend duke pushtuar Palestinën.
2- E vërteta e mbrapshtë
Në mediat ndërkombëtare u bënë përpjekje për t'i portretizuar hebrenjtë, që pushtuan Palestinën si njerëz, që u qenkan dhunuar të drejtat e që qenkan përballur me presione dhe sulme. Ndërsa arabët, që po përpiqeshin të rifitonin shtëpitë e tyre, paraqiteshin si njerëz mizorë, që flasin me logjikën e forcës dhe nuk u përmbahen standardeve dhe rregulloreve. Përveç kësaj, elementët sionistë dhe amerikanë shfaqnin në mediat e tyre fotografi të disa grave dhe fëmijëve hebrenj të lodhur, në mënyrë që njerëzit në botë të thoshin: Çudi e madhe! Përse arabët sillen në këtë mënyrë me këta njerëz të varfër e të shtypur?!
3- Shtyllat e pushtimit të Palestinës
Dominimi i sionistëve uzurpues në Palestinë ka tri shtylla:
E para: Mizoria ndaj arabëve
Veprimi i sionistëve ndaj pronarëve vendës, të ligjshëm të tokës ishte i ashpër, i dhunshëm, i skajshëm. Ata nuk silleshin mirë kurrë me ta.
E dyta: Përgënjeshtrimi i opinionit publik
Historia e përgënjeshtrimit të opinionit publik është një histori vërtet e habitshme. Ata gënjyen e gënjyen përmes mediave sioniste deri në atë pikë, sa bënë për vete disa kapitalistë hebrenj për shkak të këtyre gënjeshtrave.
Të shumë qenë ata që i besuan gënjeshtrat e tyre. Ata mashtruan edhe shkrimtarin dhe filozofin social francez Zhan Pol Sartrin, i cili shkroi një libër, të cilin e kam lexuar tridhjetë vjet më parë. Libri titullohet: Popull pa tokë dhe tokë pa popull, domethënë: hebrenjtë ishin një popull pa tokë dhe erdhën në Palestinë, që ishte një tokë pa popull.
Çfarë do të thotë që është tokë pa njerëz, ndërkohë që aty punonin njerëzit?! Ka shumë dëshmi për këtë. Një shkrimtar i huaj thotë se fushat e grurit ishin në të gjithë tokën palestineze si një det i gjelbër, i dukshëm me aq sa mund të shihte syri. Hebrejtë e mashtruan botën duke thënë se Palestina ishte një tokë e shkretë, e braktisur, e mjerë dhe ne erdhëm atje dhe e populluam dhe e ringjallëm.
Hebrejtë gjithmonë përpiqeshin ta portretizonin veten si të shtypur në revistat amerikane, si "Times" dhe "Newsweek". Nëse ndodhte ndonjë incident i vogël në një familje hebreje, ata publikonin foto të të vdekurit dhe detaje rreth tij, të moshës së tij dhe e ekzagjeronin padrejtësinë ndaj fëmijëve të tij. Por ata nuk tregonin për qindra apo mijëra raste të dhunës kundër të rinjve palestinezë, familjeve palestineze, fëmijëve palestinezë dhe grave palestineze brenda Palestinës së pushtuar dhe në Liban.
E treta: Marrëveshjet, negociatat dhe përdorimi i lobistëve, siç thonë ata.
Ata takoheshin me këtë a atë qeveri, me këtë a atë personalitet, me këtë a atë politikan, me këtë a atë shkrimtar, me këtë a atë poet dhe bisedonin me ta dhe bënin marrëveshje! Bazuar te këto tri shtylla, arritën ta merrnin këtë vend përmes mashtrimit dhe dinakërisë.
Fuqitë e huaja, me në krye Britaninë, u qëndruan pranë hebrenjve. Kombet e Bashkuara, para saj - Lidhja e Kombeve, e cila u formua pas luftës për të trajtuar të ashtuquajturat çështje të paqes, gjithmonë i mbështeti hebrejtë, përveç në disa raste të kufizuara. Në vitin 1948, komuniteti ndërkombëtar nxori një rezolutë që ndante Palestinën pa asnjë arsye e justifikim. Vendimi u dha hebrenjve 57 për qind të tokave palestineze, kur vetëm 5 për qind e tokave palestineze ishin më parë të tyre.
Ata krijuan një shtet atje dhe më pas vazhduan ngjarjet, sulmet ndaj fshatrave, qyteteve, shtëpive dhe njerëzve të pafajshëm. Natyrisht, vendet arabe neglizhuan disi dhe u zhvilluan disa luftëra. Në luftën e vitit 1967, izraelitët, me ndihmën e Amerikës dhe të vendeve të tjera, arritën të pushtojnë pjesë të tokave egjiptiane, siriane dhe jordaneze. Në luftën e vitit 1973, me ndihmën e këtyre forcave, izraelitët, gjithashtu, bënë të mundur të ndryshojnë rezultatin e luftës në favor të tyre dhe të pushtonin më shumë toka.
Vazhdon...
Burimi : Media e Lire
Palestina Dhe Rëndësia E Saj Sipas Sejid Ali Khameneit (6)
1- Fuqia e popullit Arroganca kolonializuese nuk e di se ka një fuqi përtej fuqisë ...
Palestina Dhe Rëndësia E Saj Sipas Sejid Ali Khameneit (2)
1- Rëndësia e çështjes palestineze Nuk ka dyshim se sot, në jetën e myslimanëve dhe ...