Direktiva Hannibal dhe 7 tetori

nga Özlem Burya | Publikuar në Dhj. 7, 2023, 1:57 a.m.

Izraeli njoftoi se Hamasi vrau 1200 ushtarë dhe civilë izraelitë më 7 tetor. Megjithatë, është ende e paqartë se sa prej tyre u vranë nga Hamasi dhe sa u vranë nga forcat izraelite që përpiqeshin t'i pengonin ata të dërgoheshin në Gaza.

Ndërsa operacioni Përmbytja e Al-Aksa, i nisur nga rezistenca palestineze në territoret e pushtuara më 7 tetor, u kthye në luftë, luftërat në fushën e propagandës po vazhdojnë pa u ndalur.

Izraeli i tha botës se më 7 tetor, Hamasi vrau 1200 ushtarë dhe civilë izraelitë, në mënyrë që të përkufizojë gjenocidin që kreu në Gaza si "të drejtën e vetëmbrojtjes".

Çfarë ndodhi më 7 tetor?

Në orën 06:30 të mëngjesit të 7 tetorit 2023, në Kibbutz të Be'eri,  u lëshuan raketa nga Brigadat al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit.

Më vonë, edhe një grup tjetër palestinez i rezistencës, Brigadat e Rezistencës Kombëtare, raportoi gjithashtu për përleshje me forcat izraelite në Be'eri.

Më pas, 14 organizata në Dhomën e Operacioneve të Përbashkëta të Rezistencës Palestineze njoftuan se morën pjesë në luftë në zona të ndryshme. Përafërsisht 70 militantë nga Rezistenca Palestineze hynë në Kibbutz me motoçikleta dhe automjete. Kur pas luftimeve të ashpra, Kibbutz u rimor nga ushtria izraelite, numri zyrtar i të vdekurve u deklarua si 130 të vdekur.

Incidentin e kryer, raportet fillestare e përshkruan si "një masakër sistematike të civilëve izraelitë nga militantët palestinezë me qëllimin kryesor për të shkaktuar sa më shumë vdekje që të jetë e mundur".

Por, rrëfimet e mëvonshme të dëshmitarëve okularë të të mbijetuarve hedhin dyshime mbi këtë pretendim. Pretendimet dhe tregimet e zyrtarëve izraelitë janë mohuar nga shumë gazetarë të pavarur, studiues dhe qytetarë izraelitë, të cilët ishin dëshmitarë të dorës së parë të ngjarjeve që nga fillimi i luftës.

​Dëshmitarët tregojnë

Njëra nga këta dëshmitarë është Yasmin Porat, një 44-vjeçare izraelite, nënë e tre fëmijëve. Në intervistën e saj me programin 'Haboker Hazeh' të transmetuar në radion izraelite 'Kann' në javët e para të ngjarjeve, ajo përmendi se "ushtria izraelite ishte pa dyshim" përgjegjëse për vrasjen e shumicës së civilëve të tij.

Kjo intervistë më vonë u fshi nga faqet e internetit të radiostacioneve, por web faqja Electronic Intifada mori regjistrimet e intervistës dhe i përktheu ato.[1]

Porat u shpreh se para mbërritjes së forcave të ushtrisë izraelite, ajo dhe civilët e tjerë në Kibbutz u mbajtën për "disa orë"nga palestinezët  dhe u trajtuan mirë.

Porat tha se: "Nuk na ngacmuan. Na trajtuan shumë njerëzishëm", duke vazhduar se: "Na japin diçka për të pirë aty-këtu. Kur e shohin se jemi të nervozuar, na qetësojnë. Ishte shumë e frikshme, por askush nuk ishte i dhunshëm ndaj nesh".

Porat më vonë dha një intervistë të detajuar televizive për televizionin izraelit Channel 12, duke shpjeguar se megjithëse palestinezët ishin të armatosur rëndë, ajo kurrë nuk ishte dëshmitare se ata kanë qëlluar apo kërcënuar robërit izraelitë.

Porat përshkroi se si situata e të burgosurve civilë u përkeqësua sapo forcat izraelite mbërritën masivisht. Ajo përshkruan se si ushtria izraelite hyri në vendbanim "me një breshër plumbash", duke habitur luftëtarët palestinezë dhe pengjet e tyre, duke shtuar: "Ata eliminuan të gjithë, përfshirë pengjet, sepse kishte shumë, shumë zjarr të rëndë".

Një tjetër rrëfim është ai i Tuval Escapa, i cili ishte pjesë e njësisë së sigurisë në Kibbutz Be'eri. Ai tha për gazetën izraelite Haaretz se krijoi një linjë të veçantë telefonike për të lehtësuar komunikimin midis banorëve të Kibbutz dhe ushtrisë izraelite, dhe ndërsa situata bëhej gjithnjë e më e rëndë, "komandantët në terren morën vendime të vështira, duke përfshirë edhe bombardimin e shtëpive, për të eliminuar terroristët së bashku me pengjet”.[2]

Narrativa e Izraelit në lidhje me masakrën e 7 tetorit dhe krimin e tij të gjenocidit kundër popullit të Gazës solli diskutime të shumta.

Siria Girl, një përdoruese e platformës X (dikur Twitter), shpërndau një videoklip 14 sekondësh të titulluar: "BREAKING:Izraeli pranon se helikopterët Apache hapën zjarr ndaj civilëve të tij teksa ata iknin nga festivali i muzikës Supernova."

Koloneli (rezervë) i Forcave Ajrore izraelite, Nof Erez, i cili dha një intervistë për gazetën Haaretz pas publikimit të imazheve, vuri në dukje se forcat izraelite që iu përgjigjën sulmit të Hamasit se, mund të kenë zbatuar direktivën që përcakton se izraelitët në rrezik për t'u kapur rob do të vriteshin nga forcat mike.

Në një intervistë të bërë me Haaretz më 15 nëntor, Koloneli Erez vlerësoi reagimin e flotës izraelite të helikopterëve sulmues Apache kur luftëtarët e Hamasit depërtuan në baza dhe vendbanime ushtarake për të kapur ushtarë dhe civilë. Ai i përshkroi veprimet e Izraelit më 7 tetor si një incident "masiv Hannibal".[4]

Çfarë është 'Direktiva Hannibal'?

Para se të flasim nëse ajo që ndodhi më 7 tetor ishte apo jo një 'incident masiv Hannibal', do të ishte e dobishme të shikonim se çfarë është 'Direktiva Hannibal'. Sepse ushtria izraelite argumenton se kjo direktivë është ndërprerë që nga viti 2016, pas diskutimeve në vitin 2014.[5]

Njihet po ashtu edhe si 'Direktiva Hannibal', 'Procedura Hannibal' ose Protokolli Hannibal'. Kjo direktivë është emri i një procedure të diskutueshme të përdorur nga ushtria izraelite për të parandaluar kapjen e ushtarëve izraelitë nga forcat armike.

Sipas një versioni, thuhet se “incidenti i rrëmbimit duhet të ndalet me të gjitha mjetet, madje edhe me rrezikun e sulmit dhe dëmtimit të forcave tona”.[6]

Shfaqja e direktivës përkon me rrëmbimin e një numri të madh ushtarësh izraelitë në Liban në vitin 1986 dhe shkëmbimet e mëvonshme të diskutueshme të të burgosurve. Por teksti i plotë i direktivës nuk u publikua kurrë dhe deri në vitin 2003, censura ushtarake izraelite ndaloi çdo diskutim të kësaj teme në shtyp.

Ka mendime të ndryshme rreth faktit se si ky protokoll, i cili mbeti sekret ushtarak deri në vitin 2003, u bë i njohur si 'Hannibal'.

Edhe pse gjerësisht besohet se ai u emërua sipas gjeneralit kartagjenas Hannibal, i cili zgjodhi të helmohej në vend që të kapej nga romakët, zyrtarët e ushtrisë izraelite këmbëngulën që një kompjuter të hulumtonte rastësisht këtë emër.

Pas kapjes së dy ushtarëve izraelitë nga Hezbollahu në vitin 1986, direktiva e zhvilluar nga tre komandantë të lartë izraelitë (gjeneralmajor Yossi Peled, një oficer operacionesh nga Komanda Veriore; kolonel Gabi Ashkenazi; dhe kolonel Yaakov Amidror, oficer i inteligjencës), parashtronte hapat të cilët ushtria duhet të ndërmarrë në rast të rrëmbimit të një ushtari.

Qëllimi i tij i deklaruar është të parandalojë që trupat izraelite të bien në duart e armikut "qoftë edhe me çmimin e lëndimit ose plagosjes së ushtarëve tanë". Ndërsa procedurat normale të ushtrisë izraelite i ndalojnë ushtarët të qëllojnë në drejtim të përgjithshëm të shokëve të tyre ushtarë, duke përfshirë këtu edhe sulmin ndaj një automjeti arratisjeje të ushtarëve, sipas Direktivës Hannibal, procedura të tilla duhet të hiqen në rast të rrëmbimit: “Duhet bërë gjithçka për të ndalur automjetin dhe për të parandaluar ikjen e tij”.[7]

Sipas direktivës, pasi të njoftohet nga një oficer në terren, forcat izraelite duhej të hapin zjarr ndaj forcave armike duke marrë një rob izraelit. Automjetet që dyshohen se largojnë një robër të tillë nga fusha e betejës mund të sulmohen, madje edhe me rrezikun e dëmtimit apo edhe vrasjes së vetë robit. Sipas disa komenteve, kjo përfshin edhe gjuajtjen e raketave nga helikopterët sulmues apo gjuajtjen e predhave të tankeve ndaj automjeteve të dyshimta që ikin.[8]

Në vitin 2003, një mjek izraelit që dëgjoi për direktivën ndërsa shërbente si rezervist në Liban, filloi të avokonte për revokimin e direktivës dhe kjo gjë çoi në deklasifikimin e saj.

Atë vit, një hetim i Haaretz i direktivës arriti në përfundimin se "nga pikëpamja e ushtrisë, një ushtar i vdekur është më i mirë se një ushtar i kapur i cili vetë vuan dhe detyron shtetin të lirojë mijëra të burgosur për të siguruar lirimin e tij”.[9]

Në një raport të dhënë për Haaretz, Gjeneralmajor Yossi Peled, një nga komandantët që hartoi Direktivën Hannibal, u shpreh se qëllimi i saj ishte të zbulonte se sa larg do të shkonte ushtria për të parandaluar rrëmbimet.

Peled tha se: "Unë nuk do të hidhja bombë një tonëshe mbi automjetin, por do ta godisja me një predhë tanku që do të hapte një vrimë të madhe në automjet, duke bërë të mundur që këdo që nuk do ta godiste drejtpërdrejt - nëse nuk shpërthen - të dilte në një copë."

Diskutimet më intensive në lidhje me direktivën e Hanibalit në publikun izraelit u zhvilluan pas luftës në Gaza në 2014.

Gjatë Luftës së Gazës 2014, toger Hadar Goldin, i cili shërbeu në Brigadën Givati ​​të ushtrisë izraelite, u kap nga ushtarët e Hamasit pas një përleshjeje të shkurtër, pavarësisht marrëveshjes 72-orëshe të armëpushimit të shpallur më 1 gusht.

Më vonë u njoftua se Izraeli kishte iniciuar Direktivën Hannibal, e cila përfundimisht rezultoi në masakrën e quajtur "E Premtja e Zezë".[10]

Me kalimin e kohës, autoritetet izraelite kanë zbatuar Direktivën Hannibal në fushat e mëposhtme: Fermat Shebaa (2000), porta kufitare Kerem Abu Salim (2006), Ayta al-Shaab (2006), Kalimi Erez (2009), Gaza (2008-09) , Rafah (2014), Shujaiyye (2014).

Direktiva Hannibal dhe 7 tetori

Sipas raportit të Yedioth Ahronoth të bërë me 15 tetor, pilotët Apache nuk ishin në gjendje të bënin dallimin në mes të luftëtarëve të Hamasit, palestinezëve dhe izraelitëve dhe për këtë arsye hapën zjarr pa dallim mbi të gjitha makinat dhe njerëzit përgjatë kufirit të Gazës.[11]

Në artikullin e botuar më 15 tetor nga Yoav Zitun, korrespondenti ushtarak i Ynet i lidhur me Yedioth Ahronoth, ai përshkroi se si kishte një mjegull lufte në orët e para të 7 tetorit, jo vetëm për forcat izraelite në terren, por edhe për forcat e tyre të mobilizuara në qiejt mbi Nakabin Perëndimor (Negev).

Zitun u shpreh se: "Pilotët e kuptuan se në stacionet dhe vendbanimet e pushtuara kishte vështirësi të mëdha për të dalluar se kush ishte terrorist dhe kush ishte ushtar apo civil [...] Shkalla e zjarrit kundër mijëra terroristëve ishte fillimisht e jashtëzakonshme dhe vetëm në një moment të caktuar pilotët filluan të ngadalësojnë sulmet dhe të zgjedhin me kujdes objektivat."

Zitun po ashtu, ofron prova bindëse se ushtria izraelite hapi zjarr pa dallim, duke synuar si luftëtarët palestinezë ashtu edhe civilët izraelitë.

Përfundimi

Duket më e besueshme, kur shqyrtohen provat, që imazhet shqetësuese të kufomave të djegura të shpërndara nga Izraeli dhe përkrahësit e tij, që supozohet se tregojnë brutalitetin e Hamasit, janë rezultat i predhave të kalibrit të rëndë ose raketave Hellfire të lëshuara nga helikopterët, dhe jo ato armë më të lehta që zakonisht vërehen në duart e luftëtarëve palestinezë.

​Më 7 tetor, edhe zëdhënësi i ushtrisë izraelite, kundëradmirali Daniel Hagari, po ashtu pranoi publikisht se ushtria izraelite merret me "situatat e pengjeve" dhe se ata përdorin si sulmet ajrore ashtu edhe forcat tokësore për të dal në krye me to.

Në të njëjtin raport të Yedioth Ahronoth të 15 tetorit u tha se: "Shkalla e zjarrit kundër mijëra terroristëve në fillim ishte e madhe, dhe vetëm në një moment të caktuar pilotët filluan të ngadalësojnë sulmet dhe të zgjedhnin me kujdes objektivin."

Ashtu siq pranuan edhe burimet ushtarake izraelite, në mes të kaosit të 7 tetorit, 28 anije luftarake izraelite hodhën të gjitha municionet që kishin gjatë gjithë ditës, duke përfshirë qindra fishekë shpërthyes 30 mm dhe raketa Hellfire.

Sipas raporteve të mediave izraelite, pasi komandantët zbarkuan Apach-ët e ushtrisë izraelite për t'i rimbushur në orën 10 të mëngjesit të 7 tetorit, komandanti i flotës 190 udhëzoi pilotët e tjerë që të "qëllonin çdo gjë që shohin në zonën e gardhit" që ndan Izraelin nga Gaza.

Koloneli Erez, i cili shprehu në mediat izraelite pretendimin se Direktiva Hannibal u zbatua në mënyrë 'masive', komentoi gjithashtu lajmin se ushtria izraelite përdori tanke dhe helikopterë për të bombarduar shtëpitë në vendbanime të tilla si Be'eri Kibbutz rreth Gazës, dhe se brenda kishte edhe luftëtarë të Hamasit edhe të burgosur izraelitë.

Gjithashtu, ai pohoi se këto shtëpi ishin bombarduar në përputhje me Direktivën Hannibal, me lejen e udhëheqjes ushtarake, e cila vëzhgonte luftërat përmes transmetimit të drejtpërdrejtë nga mjetet ajrore pa pilot.

Ai u shpreh se: "Ata nuk bombarduan pa leje shtëpi. Meqë ra fjala, unë vetë kam parë shumë dronë si imazh kompjuterik mbi çdo vendbanim. Ne mund të monitorojmë nga çdo qendër komandimi në Izrael."

Zyrtarët izraelitë njoftuan se Hamasi vrau 1200 ushtarë dhe civilë izraelitë më 7 tetor. Megjithatë, është ende e paqartë se sa u vranë nga Hamasi dhe sa u vranë nga forcat izraelite që përpiqeshin t'i pengonin ata të dërgoheshin në Gaza.

Megjithatë, kur shqyrtohen provat dhe dëshmitë, ka shumë të ngjarë që 'Direktiva Hannibal', e cila supozohet se u hoq nga përdorimi në vitin 2016, është ende e gjallë dhe në përdorim brenda ushtrisë dhe është pjesë e politikës taktike të ushtrisë së Izraelit.

[1] Electronic Intifada, 16 Ekim 2023, Israeli forces shot their own civilians, kibbutz survivor says https://electronicintifada.net/content/israeli-forces-shot-their-own-civilians-kibbutz-survivor-says/38861

[2] Archive, pamje të faqes përkatëse të gazetës Haaretz. https://archive.md/JtyES

[3] Platforma X, postimi i përdoruesës @Partisangirl i datës 9 nëntor 2023 në orën 11.12:

https://twitter.com/Partisangirl/status/1722527493780021654?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1722527493780021654%7Ctwgr%5E407edcf2c54f0e51d2abf9be6a5ff45c9d98751a%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Felectronicintifada.net%2Fblogs%2Fali-abunimah%2Fshoot-everything-how-israeli-pilots-killed-their-own-civilians

[4] The Cradle, 20 Nëntor 2023, Israel implemented 'mass Hannibal' directive on 7 October: Israeli pilot https://new.thecradle.co/articles-id/13145

[5] Haaretz, 28 Qershorë 20116, Amos Harel, Israel's Military Chief Orders to Revoke Controversial 'Hannibal' Directive

https://www.haaretz.com/israel-news/2016-06-28/ty-article/.premium/idf-chief-orders-to-revoke-controversial-hannibal-directive/0000017f-e15f-d804-ad7f-f1ff16e00000

[6] Weizman, Eyal (2017). Arkitektura Forenzike, Dhuna në pragun e zbulueshmërisë. New York: Librat rajonal. ISBN 9781935408864., faqe 176.

[7] New Yorker, 6 Gusht 2014, Ruth Margalit, Hadar Goldin and the Hannibal Directive,

https://www.newyorker.com/news/news-desk/hadar-goldin-hannibal-directive

[8] Haaretz, 21 Maj 2003, Sara Leibovich-Dar, The Hannibal Procedure https://www.haaretz.com/2003-05-21/ty-article/the-hannibal-procedure/0000017f-dbb8-db22-a17f-ffb9aba40000

[9] New Yorker, 6 Gusht 2014, Ruth Margalit, Hadar Goldin and the Hannibal Directive,

[10] International Bussiness Times, 8 Janar 2014, Jack Moore, Hadar Goldin and 'Hannibal Directive': Israel's Nightmare Dilemma to Stop Soldier Becoming Hamas Pawn  https://www.ibtimes.co.uk/hadar-goldin-hannibal-directive-israels-nightmare-dilemma-stop-soldier-becoming-hamas-1459367 

[11] Yediot Ahronot, 15 Ekim 2023. הטעיה של חמאס למסוקי צה"ל והכוונת טייסים בוואטסאפ | חיל האוויר https://www.ynet.co.il/news/article/b111niukzt

[12] CCN, October 7th And The Hannibal Directive: Friendly Fire In Israel https://criticalcontentnews.com/october-7th-and-the-hannibal-directive-friendly-fire-in-israel/

 



Burimi : Yakın Doğu Haber