Izraeli hap në Ruandë Ambasadën e tij të 11-të në Afrikë
Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Ministria e Jashtme e Izraelit, u raportua se drejtori i Ministrisë së Jashtme, Yuval Rotem ka marrë pjesë në hapjen e ambasadës në Kigali, kryeqyteti i Ruandës, që ndodhet në lindje të Afrikës Qendrore.
Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Ministria e Jashtme e Izraelit, u raportua se drejtori i Ministrisë së Jashtme, Yuval Rotem ka marrë pjesë në hapjen e ambasadës në Kigali, kryeqyteti i Ruandës, që ndodhet në lindje të Afrikës Qendrore.
Numri i ambasadave të Izraelit okupues në Afrikë, i cili hapi një ambasadë në Ruandë, u rrit në 11.
Deklarata theksoi se në Ambasadën izraelite në Ruandë u emërua Ron Adam, i cili është “një diplomat me një njohuri dhe eksperiencë të gjerë” dhe gjithashtu një ekspert në fushën e energjisë me OKB.
Në deklaratë u tha se qëllimi i Izraelit është përmirësimi i marrëdhënieve me vendet afrikane, dhe se: “Pasi kryeministri Benjamin Netanjahu para tri vjetëve njoftoi se Izraeli do të kthehet në Afrikë, ai vizitoi kontinentin katër herë, veçanërisht në Lindje dhe Perëndim dhe krijoi marrëdhënie diplomatike me Çadin dhe Guinenë.”
Deklarata theksoi se Ruanda u dëshmua të jetë miku i vërtetë i Izraelit dhe se është i vogël si Izraeli, por i madh në “qëllimet dhe aftësitë” e tij.
Në këtë deklaratë u raportua se Agjencia Izraelite e Bashkëpunimit për Zhvillimin Ndërkombëtar do të hapë një qendër për bujqësi në Ruandë, dhe se në muajt e ardhshëm, linja ajrore "RwandaAir" e Ruandës do të fillojë fluturimet direkte ndërmjet vendeve.
Thuhet se Izraeli i cili di të përfitoj nga uria, varfëria dhe luftërat që ka përjetuar kontinenti afrikan, i ka lidhur vendet afrikane me njëri-tjetrin me të dhënat e larta teknologjike dhe mundësitë e sigurisë që ka në dorë dhe se ka një sërë qëllimesh në arenën ndërkombëtare, siç është zvogëlimi i mbështetjes për çështjen palestineze dhe përfitimi nga pasuria e kësaj gjeografie.
Nga ana tjetër, edhe vendet afrikane shpresojnë se me çdo marrëdhënie që të krijojnë, do të kontribuojnë në përpjekjet e Izraelit për të arritur njohuri të përparuara të sigurisë, teknologjisë dhe bujqësisë.
Izraeli po përpiqet të zgjerohet në Afrikë me tre qëllime, të cilat formohen duke zgjeruar marrëdhëniet diplomatike, duke krijuar tregje të reja për kompanitë e tyre dhe duke ndërprerë mbështetjen për Palestinën.
Në një deklaratë të bërë më parë, Netanjahu, duke iu referuar marrëdhënieve në rritje në mes të Izraelit dhe vendeve afrikane, kishte thënë se: “Po përpiqemi të arrijmë në zemrën e Afrikës.”
Burimi : Sputnik News