Sulm terrorist kundër myslimanëve në xhami në Zelandën e Re
Sulmuesit kanë depërtuar në dy xhami në qytetin Christchurch në Zelandë të Re me ç’rast kanë vrarë 49 besimtar mysliman në dy xhami. Komisionari i policisë së Zelandës së Re Mike Bush ka cek se janë vrarë 49 njerëz në dy xhami, dhe se njëri nga katër të arrestuar akuzohet për vrasje, tani për tani.
Mike Bush theksoi se në xhaminë e parë janë vrarë më së paku 41 njerëz, ndërsa në xhaminë tjetër 7 njerëz, ndërsa njëri ka vdes në spital. Ai ka cek se masakra e sotshme”ka qenë i planifikuar detajisht”. Komisionari theksoi se i arrestuari i akuzuar për vrasje do të paraqitet para gjyqit të shtunën.
Sikurse ka deklaruar kryeministresh e Zelandës së Re Jacinda Ardern, përafërsisht 20 njerëz janë në gjendje kritike pas sulmit terrorist në xhami. Ajo në konferencën për gazetar ka thënë se së paku 30 njerëz janë vrarë në xhaminë al Nur, ndërsa 10 tjerë janë vrarë në xhaminë tjetër në kvartin Linwood.
“Është e qartë se këtu bëhet fjalë për sulmet terroriste”, ka thënë Ardern. Afërisht 48 persona, në mesin e tyre edhe fëmijët, janë të shtrirë në spital në Christchurch pas sulmit në dy xhami. Lëndimet dhe plagët janë të ndryshme.
“Këta njerëz që kryen këtë masakër kanë pikëpamje ekstremiste për të cilët nuk ka vend këtu në Zelandë të Re e as në botë. Gjersa në këtë fazë nuk kemi arsye të besojmë se ekzistojnë të dyshuarit tjerë, nuk mund të supozojmë. Janë të angazhuara të gjitha shërbimet dhe policia në situatën e porsakrijuar”.
Policia ka konfirmuar se të shtënat tjera kanë ndodhur në xhaminë Lingwood gjatë namazit të xhumasë, por nuk ka ofruar më shumë detaje.” Kemi situatën e cila po zhvillohet edhe në lokacione tjera. Kjo do të jetë, njëra nga ditët më të zeza të historisë së Zelandës së Re”, ka thënë kryeministresh e vendit Ardern.
Zyrtarët nuk e kanë përshkruar masën e duhur të ngjarjes, por ka bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre, ndërsa policia ka bërë ftesë besimtarët mysliman të mos shkojnë në xhamitë”, në tërë Zelandën e Re. Dëshmitari Len Peneha ka thënë se ka parë mashkullin të veshur me të zeza se si po hynë në xhaminë al Nur dhe pas kësaj të shtëna të shumta. Pas kësaj ka parë një numër të madh të njerëzve se si po iknin nga xhamia. Më tutje ka shtuar se e ka parë sulmuesin se si ishte duke ikur pasi që filluan të vinin veturat e ndihmës së parë. Peneha i cili jeton afër xhamisë, ka hyrë në xhami për të ofruar ndihmë besimtarëve mysliman të sulmuar.
Burimi : Aljazeera Balkans