Vizita Sekrete nga Izraeli në Jordani
Pas tensioneve të fundit në xhaminë al Aksa, javën e kaluar, kreu i agjencisë së brendshme të inteligjencës izraelite ‘Shabak’, Zedaf Ergeman shkoi në kryeqytetin e Jordanisë, Amman për të biseduar me zyrtarët jordanez, në lidhje me zhvillimet e fundit.
Ditëve të fundit, pas sulmeve të ushtarëve të regjimit sionist ndaj palestinezëve dhe mbylljes së portës së Babu'r Rahme të kësaj xhamie, tensionet në xhaminë al Aksa janë rritur edhe më shumë.
Mediat sioniste njoftuan se Nedaf Ergeman, kreu i Shabakut Zionist, u takua me zyrtarët e inteligjencës jordaneze në Amman për të bindur zyrtarët jordanez në lidhje me çështjen e mbylljes së portës së Babu'r Rahme.
Regjimi sionist mendon se Jordania është një palë e rëndësishme për të negociuar në lidhje me xhaminë al Aksa, sepse Jordania është përgjegjëse për mbikëqyrjen e themeleve islamike të Jerusalemit.
Nga ana tjetër gazeta sioniste Haaretz iu referua negociatave të regjimit sionist me Jordaninë në lidhje me portën Babu'r Rahme, duke thënë se negociatat në fjalë kanë hyrë në një situatë pa zgjidhje.
Burimi : Rast Haber