I riu palestinez humb jetën në burgun izraelit
Klubi i të Burgosurve Palestinez ka njoftuar se i burgosuri palestinez, Vessam Abdulmexhid Nayif, 28 vjeçar, ka humbur jetën në burgun izraelit.
Klubi i të Burgosurve Palestinez ka njoftuar në një deklaratë se zyrtarët izraelit e kanë telefonuar familjen e Vessam Abdulmexhid Nayifit dhe ia kanë dhënë lajmin e vdekjes së tij. Zyrtarët izraelitë sionistë nuk i kanë dhënë asnjë detaj familjes në lidhje me atë se si ndodhi vdekja.
Trupi i Vessam Abdulmexhid, i cili u vra në burgun izraelit, u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Zyrtarët izraelitë kërkuan që familja e tij të vij në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Vessam Abdulmexhid Nayif, i cili vdiq në burgun izraelit, është mbajtur i burgosur nga regjimi pushtues që nga viti 2015. U njoftua se Vessam Abdulmexhid i cili ishte dënuar me 7 vjet burg, ka qenë i martuar dhe baba i tre fëmijëve.
Klubi i të Burgosurve Palestinez ka theksuar se autoritetet izraelite sioniste janë përgjegjëse për vdekjen e Vessam Abdulmexhidit.
Burimi: Tasnim News Agency