İran

Irani prodhoi raketën balistike tokë-ajër me rreze veprimi 700km

Raketat tokë-ajër mund të qëllojnë çfarëdo mjet lundrues apo çfarëdo anije në largësi prej 700 km, ka theksuar ushtarake Amir Ali Hagjizadeh.

Irani ka rritur gamën e veprimit të raketave të t’ia balistike tokë-ajër gjer në 700 km, ka zbuluar të martën zyrtari lartë ushtarak i ushtrisë iraniane Amir Ali Hagjizadeh, gjatë rritjes së tensioneve lidhur me armatimin në mes Teheranit dhe Washingtonit.

Presidenti amerikan Donald Trumpi në maj ka tërhequr SHBA-të nga marrëveshja nukleare e nënshkruar në mes Iranit dhe gjashtë fuqive kryesore botërore, duke theksuar se ai nuk është i mirë pasi që nuk përfshin kufizimin e programit raketor balistik iranian, dhe se Teherani po jep mbështetje ushtrive në Siri, Jemen, Liban dhe Irak.

Irani thekson se programi raketor është kryesisht me qëllime mbrojtëse, dhe se ka kërcënuar se do të ndërpres transportin e naftës në ngushticën e Hormusit në rast se Washingtoni ndërpret eksportin iranian të naftës dhe gazit.

“Kemi arritur të prodhojmë raketa balistike tokë-ajër të cilët mund të qëllojnë çfarëdo mjet lundrues apo anije në largësi gjer në 700 km”, ka theksuar Amir Ali Hagjizadeh, kreu i forcave ajrore të Gardës Revolucionare” përcjell agjensioni shtetëror iranian Fars. Ai nuk ka dhënë detaje për gjendjen e mëparshme të gamës së veprimit të raketave tokë-ajër.

Irani gjatë vitit 2008 ka prezantuar raketën tokë-ajër , për të cilin ka theksuar se ka rrezen e veprimit gjer në 290 km.

I dërguari i posaçëm amerikan për Iranin Brian Hook të hënën ka thënë se programi raketor i Teheranit po rrit tensionet në Jemen, Irak dhe Siri.

“Po akumulojmë rrezikun e konfliktit rajonal në rast se nuk bëjmë diç të parandalojmë shtimin raketor iranian në Lindjen e Afërt”, ka thënë Hook.

Burimi: Al Jazeera