Sheik Kasim lavdëron nënën e vëllëzërve dëshmor Mughniyeh
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut ka lavdëruar nënën e vëllëzërve dëshmor Imad, Xhihad dhe Fuad Mughniyeh dhe ka theksuar vazhdimin e rrugës së rezistencës.
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, sheik Naim Kasim, në ceremoninë e vdekjes së nënës së Imad Mughniyeh, u shpreh se “ajo ishte një pjesë e pandashme e bazave të rezistencës”.
Në ceremonin e vdjekjes së nënës së vëllëzërve Imad, Xhihad dhe Fuad Mughniyeh, morën pjesë edhe disa nga komandantët dhe udhëheqësit e mëdhenj të Hezbollahut, si dhe figurat politike të Libanit.
Në fjalimin e bërë në ceremoni, sheik Naim Kasim vuri në dukje se rruga e rezistencës do të vazhdojë dhe vështirësitë do të tejkalohen pa marrë parasysh se çfarë niveli janë ato.
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit kërkoi edhe përshpejtimin e formimit të shtetit të ri.
Në lidhje me nënën e vëllëzërve Mughniyeh, sheik Kasim u shpreh se ajo ishte qartë një pjesë e pandashme e themeleve të rezistencës dhe se ajo gjithmonë besonte se rruga e xhihadit kërkonte sakrificë dhe insistim.
Nëna e vëllëzërve Imad, Xhihad dhe Fuad Mughniyeh, Amine Selame ndërroi jetë të hënën (8 tetor) në moshën 80-vjeçare. Biri i Amine Selame, Xhihad kishte rënë dëshmorë për hir të çështjes palestineze.
Nëna e vëllëzërve Mughniyeh njihej si ‘Nëna e Rezistencës’. Ndërsa babai i tyre, Haxhi Feyaz Mughniyeh kishte vdekur në dhjetor të vitit 2017.
Burimi: Tasnim News Agency