Izrael

Mori: Izraeli nuk duhet të tërhiqet zvarrë në konflikt me Hizbullahun

src=http://mediaelire.net/images/moshe%20mori.jpg

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Moshe Mori tha të enjten, më 24 tetor 2013, se një luftë civile ka shpërthyer në mes të Hizbullahut në Liban dhe elementet e 'Xhihadit global' të cilët kanë tentuar të tërheqin  Izraelin në konflikt.
    Për ata që nuk janë ende të vetëdijshëm, tashmë  është një luftë civile në Liban. Xhihadi Global, i cili ka infiltruar në Liban dhe ka  sulmuar Hizbullahun,  me makina bombë në Dahiyeh dhe ka gjuajtur raketa në Dahiyeh dhe Luginës Beka'a-s , tha ai, duke përmendur sulmet e fundit mbi bastionet e Hizbullahut.
      Mori deklaroi se të njëjtat elemente të Xhihadit Global ishin pas gjuajtjes së katër raketave në territoret veriore të pushtuara nga Libani në muajin gusht.
      Ministri i Mbrojtjes pohoi se  elementet  e ”Xhihadit Global” janë  përpjekur për të nxjerrë, provokuar, një përgjigje izraelite kundër Hizbullahut, me zjarr  raketor.
       Megjithatë, Hizbullahu ishte i shpejtë, për të shmangur përgjegjësinë, dhe tha se ”ky, nuk jam unë.” Ky është një tjetër shembull i aftësive tona për parandalimit , tha ai .
       Mori u shpreh se fuqia e Izraelit e parandalimit është, gjithashtu, e suksesshme për të mbajtur Hamasin  në gji dhe parandalimin e sulmeve nga Rripi i Gazës.
      Ministri i Mbrojtjes tha se Irani përbën kërcënimin më të madh për Izraelin, sepse vazhdon armatosjen e Hizbullahut,  Xhihadit Islamik dhe Hamasit.
       Ne, sigurisht, po flasim për një regjim me ambiciet e hegjemonisë botërore, dhe për këtë arsye ne themi se një regjim i tillë i pazakontë si ky, që dëshiron të shohë botën si një Khalifat Islamik, në myk e tij, nuk duhet absolutisht të ketë armë jokonvencionale, në këtë rast armë bërthamore.
      Mori  u bëri thirrje udhëheqësve perëndimorë që të mos tundohen”  dhe ofensivës iraniane ta quajnë sharm-bukuri .
     Kjo është pikërisht ajo që iranianët e dëshirojnë: lehtësimin e sanksioneve,  para se ata të ndalojnë projektin e tyre ushtarak bërthamore, paralajmëroi ai.
Burimi: Mediat izraelite