İran

Rouhani viziton Taxhikistanin muajin e ardhshëm

src=http://mediaelire.net/images/ruhani.jpg     

Presidenti iranian, Hassan Rouhani planifikon të vizitojë Taxhikistanin në fillim të nëntorit, për të shqyrtuar rrugët për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike dypalëshe në mes të Teheranit dhe Dushanbe-s.
      Një burim i informuar taxhik, duke folur në kushte anonimiteti, ka thënë të enjten për agjencinë e lajmeve të Rusisë, Interfax se:

    Tema kryesore e diskutimeve, gjatë vizitës së parë të Hassan Rouhani, si Presidentit i Iranit në Taxhikistan, do të jetë një varg i çështjeve ekonomike .
       Burimi shtoi se data e saktë e vizitës nuk është përcaktuar ende, dhe të dy palët janë ende duke diskutuar atë.
      Hassan Rouhani dhe homologu i tij taxhik, Emomali Rahmon , pritet të marrin pjesë në inaugurimin e njësisë së dytë të uzinës me  - 220 - megavat në Sangtuda, të ndërtuar bashkarisht, dy hidrocentrale mbi lumin Vakhsh, në rajonin Khatlon, në jug të  Dushanbe-s, në Taxhikistan. 
       Irani ka investuar 180 milion dollarë në këtë projekt hidroelektrik, ndërsa Taxhikistani ka ndarë 40 milionë dollarë. Sipas marrëveshjeve, centrali do t’i takojë Iranit për dymbëdhjetë vjet e gjysmë.
      Të dy presidentët do të diskutojnë, gjithashtu, përfundimin e tunelit Istiklol, i cili lidh pjesën veriore të Taxhikistanit me rajonet e tij jugore dhe qendrore .
      Për projektin e tunelit, Irani ka ndarë një grant prej 10 milionë  dollarë amerikan, dhe një hua prej 21.200.000 dollarë. Pjesa e prejektit  e Taxhikistanit është 7.800.000 dollarë.