Mediat islame luajnë rol të rëndësishëm në pasqyrimin e fakteve
Zëvendës Shef i Agjesisë së Lajmeve, (IRIB) i Republikës Islamike të Iranit, Ramezan Mukaddam - Mousavi , i ka kushtuar rëndësi rolit të mediave islamike në pasqyrimin e realiteteve të Botës Islame për opinionin publik.
Sipas Shërbimit Botëror të IRIB-it, në një fjalim të mbajtur në Festivalin e 7-të Ndërkombëtar me temën Ghadiri dhe Mediat që u zhvillua në qytetin jugor irakian të Naxhafit, të shtunën, nënkryetari i IRIB-it tha se sot Mediat Islame duhet të reflektojnë faktet e botës së Islamit si një përpjekje për t'iu kundërvënë pushtimit kulturor dhe anti –Islam, kundër fushatës propagandistike që bën Arroganca Globale.
Ai theksoi se sot Arroganca Globale, nëpërmjet përdorimit të mediave, synon të promovojë kulturën perëndimore në vendet islame dhe me një fushatë propagandistike kundër vendeve islamike.
Ai theksoi se përball fuqive pushtuese, hegjemoniste, kulturore, mediat islamike mund të paraqesin Islamin e Vërtetë për komunitetin ndërkombëtar me mbështetje të duhur, me rrënjë të thella të përkatësisë së tyre fetare.
Festival i Shtatë Ndërkombëtare, Ghadiri dhe Media filloi të shtunën në qytetin irakian të Naxhafit që zgjatë për një periudhë prej tre ditësh.
Në këtë festival marrin pjesë 169 media të huaja nga 11 shtete.