Turqi

Trragjeditë Ballkanike: A Duhet Të Dorëhiqen Udhëheqësit?

Sikur mos të mjaftonte lufta midis Rusisë dhe Amerikës për Krimenë, një situatë tjetër që po trrondit Botën. Është fjala për fatkeqësitë natyrore. Javën e kaluar në Turqi u shënuan rreth 300 viktima nga trragjedia e minierës. Turqia shpalli tri ditë zie kombëtare në nder të viktimave. Situatë kjo e cila nxiti  Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan të anulojë vizitën e tij në Shqipëri për të shkuar pranë fatkeqësisë. Atje Kryeministri nuk u prit mirë nga të mbijetuarit duke u akuzuar si shkaktar i trragjedisë për shkak të kushteve të këqija me të cilët punonin punëtorët dhe dizinteresit të qeverisë për të krijuar kushte të favorshme në ushtrimin e këtij profesjoni. Kryeministri Erdogan dhe Ministri i Energjisë, Taner Yildiz, thanë se trragjedia u shkaktua për arsye të mungesës së energjisë elektrike. Në momentin që ndodhi shpërthimi 787 puntorët ndodheshin nën tokë. Pas trragjedisë, shtetasit turq kërkuan dorëheqjen e Qeverisë së Erdogan për mospërmbushje të reformave.

Një situatë e ngjashme po ndodh edhe në Shqipëri. Këtë javë u shënua tërmeti më i fuqishëm që kishte provuar ky vend. Tërmeti i fuqisë 7.5 ballë, me qendër Elbasanin, shkaktoi dëme të konsiderueshme materjale. Situatë kjo e ndodhur në një moment krize ku populli shqiptar po kërkon dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij për mospërmbushje të reformave.

Fatkeqësitë natyrore kanë goditur edhe Bosnje-Hercegovinën. Përbytjet nga shirat kanë bërë që qindra famile të evakuohen nga vendbanimet e tyre.

Të gjtiha këto fatkeqësi natyrore nuk janë faj i askujt. Zoti krijoi Tokën dhe Qiellin, krijoi Ujin dhe Zjarrin. i lartmadhërishmi krijoi sistemin planetar të atillë që faktorët natyrorë të jen të pranishme në sistemin tonë. Një pjesë e fatkeqësive natyrore janë edhe pasojë e keqpërdorimit të natyrës nga njeriu. Por, a janë udhëheqësit fajtor? Mund të jetë faji i njerëzve apo natyrës, por kjo nuk do të thotë që udhëheqësit duhet të rrinë neglizhent ndaj të tilla situatave. Këta udhëheqës duhet të jenë përgjegjës për çdo ngjarje që ndodh në dëm të popullit të vet. Këta udhëheqës janë votuar që të mbajnë përgjegjësi për cdo fatkeqësi njerëzore apo natyrore. Në rast se kjo fatkeqësi është më e fortë se pushteti i tyre, atëhere ata duhet të kujdesen që pasojat të jen më pakë të dhimbshme. Është për të ardhur keq sesi këta udhëheqës mbajnë fjalime elektorale përballë situatave të pakëndëshme. Njësojë sit ë thuash: “ Njerëzia vritet, borgjezia krihet”!

All-Llahu e krijoi tokën që njerëzia të sundonte me forcën fizike dhe të udhëhiqte me forcën e shpirtit të një krijuesi të vetëm. Udhëheqësit morën përsipër përgjegjësi të cilat nuk mund ti mbulojnë sepse forca humane është e kufizuar. I morën këto fuqi duke mos  patur parasysh se janë të pafuqishëm përballë natyrës dhe  grackave të saja. Tani që këto fatkeqësi po marrin shumë jetë, këta udhëheqës bëjnë rolin e heronjve imagjinarë. Punët e Zotit janë punë të thella. Drejtësia njerëzore nuk ka fuqinë e duhur të ndërhyjë prandaj në këto fatkeqësi natyrore apo njerëzore roli i udhëheqësve është i parëndësishëm. Këto shtete të prekura nga trrranzicjoni kanë kërkuar dorëheqjen e udhëheqësve të tyre. A kanë kërkuar ata të drejtën? A duhet të dorëhiqen udhëheqësit?

Në rastin konkret kur nuk mund të mbajnë përgjegjësitë e duhura për popullin e tyre, qendrimi i tyre në pushtet është thjeshtë një agoni më shumë. Dorëheqja është  veprimi më bujar që mund të bëhet në rastin kur Qeveria konsiderohet si e dështuar. Në Shqipëri, ditën e premte do të kërkohet dorëheqja e Kryeministrit Edi Rama me protesta  madhështore të organizuara nga Opozita dhe Populli.  Kjo dorëheqje kërkohet me rastin e dështimit të Qeverisë në luftën kundër krimit dhe trrafikut të drrogës.

Turqia kërkon dorëheqjen e Erdogan për dështimin e tij në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar edhe në misjonin e mirëqenies socjale. Kjo dorëheqje kërkohet në bazë të trragjedisë së minierës ku mbetën të vdekur më shumë se 200 veta dhe qindra të tjerë mbetën të bllokuar nën rrënoja. Tani ngelet për të parë reagimin e bosnje-Hercegovinës nëse edhe atje do të ketë protesta popullore për dorëheqje të Qeverisë pas fatkeqësisë së përmbytjeve massive.

Nëse këta udhëheqës dorëhiqen, duhet të kuptojnë se nuk dorëhiqen në favor të Opozitave, por  në favor të popullit ku ata nuk e kryejnë dot misjonin e  të  mirit para tyre. Nuk kanë aq fuqi sa të sfidojnë forcën e Zotit dhe detyrat e tij.

All-Llahu ka thënë: “ Jam unë Ai i cili ka krijuar vdekjen dhe jetën, me qëllim që të provojë kush nga ju është më i miri në vepra. Unë jam i Gjithëfuqishmi, gjithnjë Falësi i Madh”!