Si humbi Amerika
Asnjë çështje ligjore nuk hapet kur Shtetet e Bashkuara vendos t’i përgjigjet një sfide ndaj pushtetit, pozitës dhe prestigjit të sajë.” Dean Acheson, më 1962, duke ju drejtuar Shoqërisë Amerikane për të Drejtën Ndërkombëtare.
Dean Acheson deklaroi para 51 vitesh se pushteti, prestigji dhe pozita janë përbërësit kryesor të sigurisë kombëtare dhe si e tillë bën ligjin. Demokracia e Shteteve të Bashkuara mbështetet mbi sigurinë kombëtare, një prerogativë e degës ekzekutive të qeverisë.
Siguria kombëtare është mu aty ku pushteti ekzekutivi fsheh krimet e tij kundër ligjit, si ligjet vendore ashtu dhe ato ndërkombëtare. Krimet e tij kundër Kushtetutës, krimet kundër qytetarëve të pafajshëm si në shtëpi ashtu edhe jashtë vendit, duke përmendur këtu edhe agjenda e tij të fshehta kur e di se publiku amerikan nuk do të mbështesë kurrë.
Siguria kombëtare është manteli që pushteti ekzekutivit përdor për të bërë t’u fshehur pas atëherë kur do ta nxjerrë qeverinë e SHBA-së si të pafajshme.
Pa qeveri të përgjegjshme nuk ekziston liria civile dhe demokracia, me përjashtim të votimit mashtrues që ekzistonte në Bashkimin Sovjetik dhe që tani ekziston në SHBA.
Ka pasur periudha në historinë e SHBA-së, të tilla si lufta e presidenti Linkoln për të parandaluar ndarjet si gjatë Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore, kur qeveria e përgjegjshme është zhvlerësuar. Këto ishin episode të shkurtra të shkeljes së Kushtetutës, ndërsa Kushtetuta u rikthye pas përfundimit të luftërave. Megjithatë, që nga regjimi Ii Klintonit, llogaridhënia e qeverisë ka qenë në një rënie për më shumë se dy dekada, më shumë se tri luftërave të kombinuara.
Sipas ligjit ekziston koncepti i posedimit të pafavorshëm, ose ndryshe në gjuhën e rëndomtë “të drejtat e pushtuesit”. Pra një i papronë i cili arrin të marrë pronën e dikujt tjetër për një kohë të gjatë, pa u dëbuar nga ajo pronë, gëzon titullin e pronësisë. Arsyetimi është se duke mos mbrojtur të drejtat e tij, pronari tregon mosinteresim ndaj pronës së tij duke flakur tutje të drejtat e tij.
Amerikanët nuk i kanë mbrojtur të drejtat e tyre që u fali Kushtetuta e SHBA- në kohëzgjatjen e mandateve të të tre presidentëve. Regjimi Klinton nuk ishte përgjegjës për sulmin e tij ilegal në Serbi. Rregjimi i Bushit nuk ka mbajtur përgjegjës për pushtimet e tij të paligjshme në Afganistan dhe Irak. Regjimi Obama nuk është duke mbajtur përgjegjësi për sulmin e tij në Afganistan si dhe sulmet e tij të paligjshme në Libi, Pakistan dhe Jemen, si dhe nga përfaqësuesit e forcave amerikane në Siri.
Ne gjithashtu jemi mbartim mbi shpatulla edhe akte të tjera të paligjshme dhe antikushtetuese për të cilat qeveria nuk ka mbajtur kurrë përgjegjësi. Aktet e regjimit të Bushit si: tortura, paraburgime të pacaktuar, dhe inçizime e spiunime. Nga ana tjetër kemi dhe aktet e regjimit Obama si: paraburgimet e pacaktuara, inçizime spiunazhi, dhe vrasjen e qytetarëve amerikanë “pa dashje”. Për shkak se regjimi Obama po mashtron pa masë, ne nuk jemi më as në gjendje të dijmë nëse tortura praktikohet ende.
Në qoftë se këto akte të shumta kriminale të qeverisë amerikane janë përhapur në mënyrë që tre presidencat të kalojë në histori si ngjarje të pasfiduara, atëherë qeveria amerikane do të ketë fituar të drejtën “e pushtuesit në paligjshmërisë”. Kushtetuta e SHBA-së do të jetë, ashtu si dhe Presidenti George Ë. Bush ka pas deklaruar: një copëz letër.
Paligjshmëria është vulë e tiranisë e imponuar nga shteti policor. Policia shtetërore nuk është një mbrojtëse e të drejtave, por një armë në duart e qeverisë,[shih Roberts & Stratton, Tirania e qëllimeve të mira]ku i akuzuari nuk ka mbrojtje ndaj akuzës, e cila nuk kërkon provë të paraqitur në një gjykatë. I akuzuari është fajtor vetëm me akuzë dhe mund të goditet me një të shtënë në pjesën e prapme të kokës, si në kohën e Stalinit, ose të hidhet në erë nga një raketë e telekomanduar, si në kohë të Obamës.
Kur një përson arrin të jetë i vetëdijshëm dhe të ndërgjegjësohet për shtetin tiranik, më habit fakti se jo vetëm publiku amerikan, por edhe nga shkollat juridike, shoqatat lokale, mediat, Kongresi si dhe Gjykata Supreme e pushtetit ekzekutiv pretendojnë të jenë mbi ligjin dhe Kushtetutën e SHBA-së.
Laërence Stratton dhe unë kemi treguar në librin tonë se si ligji ishte e humbur, liberalët dhe konservatorët shkonin pas djajve të tyre të preferuar, të tillë si abuzues fëmijësh si dhe drogmenët ndërsa prokurorë, gjykatës dhe policë të gjithë të përkushtuar ndaj bindjes dhe jo ndaj drejtësisë. Këto kanë gradualisht gërryer, me kalimin e kohës, konceptin e ligjit nga një mbrojtje e të pafajshmëve, me atmosferën e kërcënimit të krijuar nga 11 shtatori. Shkatërrimi përfundimtar i karakteristikave mbrojtëse të ligjit u arrit shpejt me justifikimin se po na mbrojnë nga terroristët.
Fakti është se nuk jemi më të sigurt nga vetë qeveria jonë.
Kështu humbi liria, dhe Amerika bashkë me të.
Mund të rifitohet liria? Ndoshta jo, por ka një shans të vogël në qoftë se amerikanët kanë forcë karakteri të mjaftueshme. Shansi vjen nga fakti i njohur tashmë që regjimi i neokonservatorëve Bush / Cheney e çoi Amerikën dhe shtetet e tij lodër në luftën e Afganistanit dhe Irakut tërësisht mbi bazë gënjeshtrash. Të gjitha provat kanë vërtetuar se këto luftëra nuk ishin rezultatet e inteligjencës së gabuar. Ata ishin produkte të gënjeshtrave të qëllimshme.
Inspektorët e armëve i thanë Bushit se nuk ka pas armë të shkatrrimit në masë në Irak. Edhe pas këtyre fakteve pushteti i Bushit dërgoi sekretarin e shtetit Colin Poëell me përralla të shpikura nga Kombet e Bashkuara për t’ja mbushur mendjen botës se Sadam Husejni ka pasur “armë të shkatërrimit në masë” dhe se përbënte rrezik për botën. Edhe nëse vërtet do të kishin ekzistuar këto armë, ç’të keqe ka, shumë vende i posedojnë ato si SHBA-ja dhe Izraeli. Ndërkohë posedimi i këtyre armëve sipas Ligjit të Nurembergut nuk justifikon dhunën dhe sulmin ndaj poseduesit. Sipas Ligjit të Nurembergut sulme ushtarake të pashkas përbëjnë krim lufte, dhe jo posedimi i armëve që shumë vende i kanë. Krimi luftës u krye nga SHBA-ja dhe “kolicioni i saj sipas qefit”dhe jo nga Sadam Husejn.
Sa për pushtimin e Afganistanit, ne e dime shumë mirë nga video e fundit e Osama bin Ladenit në tetor të vitit 2001, e cila u vërtetuar nga ekspertë të jetë paraqitja e fundit e një njeriu i cili vdiq nga një paaftësi të veshkave dhe sëmundjeve të tjera, ku deklaroi se ai nuk kishte asnjë përgjegjësi për 11 shtatorin dhe se amerikanët duhet të kenë kujdes nga qeveria e tyre. Ne e dimë si fakt konkret se talibanët afgan ofruan dorëzimin e Osama bin Ladenit në Uashington në qoftë se rregjimi i Bushit do të jepte prova që tregonin se Bin Ladeni ishte përgjegjës. Regjimi Bushit refuzoi të dorëzojë dëshmitë (jo-ekzistente), dhe me përkrahjen e Kongresit të korruptuar dhe frikacak dhe mediave prostituta, sulmoi Afganistanin pa ndonjë justifikim ligjor.
Mos harroni se FBI-ja ka deklaruar publikisht se nuk ka asnjë dëshmi se Osama bin Laden ishte përgjegjëse për 11 shtatorin dhe se kjo është arsyeja për të cilën FBI-ja dëshironte Bin Laden dhe nuk e ngarkuan atë me përgjegjësinë për sulmin e 11 shtatorit.
Propaganda për fushatën eluftës ishte përgatitur mirë. Menjëherë dolën Fjongot e Verdha duke shpërndanë nëpër makina fletushka të mbështetim trupat. Me fjalë të tjera, kushdo që ngre pyetje tregon dukshëm se nuk po mbështet trupat. Ende sot amerikanët injorantë këto fletushka i kanë në makinat e tyre sportive të pavetëdijshëm se ata po mbështesin vrasjet e grave të huaja, fëmijët dhe pleqtë e fshatit, vdekja dhe gjymtim fizik dhe mendor nga ushtarët amerikanë, dhe shkatërrimin në sy të gjithë botës së reputacionit të Shteteve të Bashkuara, me rivalin e kryesor të Amerikës: Kinën e cila tashmë është duke bërë thirrje për një botë të de-amerikanizuar.
Tani që ne kemi prova të qarta për kriminalitetin e rregjimit Bush, i cili e çoi vendin tone drejtë luftës në Afganistan dhe Irak vetëm mbi baza gënjeshtrash të qëllimshme, si mund që institucionet ligjore, gjykatat, populli amerikan të tolerojnë regjimin Obama, i cili është duke kryer krime të dukshme ? Si mund që amerikanët thjeshtë të pranojnë deklaratën e Obamës se ne nuk duhet të shikojmë prapa, vetëm se duhet ecur përpara? Nëse Qeveria e SHBA-së, e cila ka kryer krimet më të tmerrshme të brezit tonë, nuk mund të mbajnë përgjegjësi dhe nuk dënohen, si mundet që shteti dhe gjykata vendore të mbushin burgjet amerikane me njerëz që e kanë tymosur një herë dhe me njerëz të cilët nuk kanë rënë mjaftueshëm barkas para policisë së shtetit.
Pa dyshim që regjimi Obamës duhet ti bindet ligjit dhe të heq dorë nga ndjekja e traditës së regjimit të Bushit, madje duhet të shqetësohet që të mos paguaj pasojat e këtij regjimi, të cilat janë mëse të tmerrshme. Megjithatë, unë besoj se regjimi Obamës mund të mbijetojë në qoftëse e hedh të gjithë fajin mbi regjimin e presidentit Bush, ndjek penalisht kriminelët e Bushit dhe i akuzon për veprimet e paligjshme që aktualisht ai po i mbështet. Kjo do të ruante Kushtetutën dhe lirinë civile të SHBA-së civ, por nga ana tjetër do t’i kërkonte Shtëpisë së Bardhë për të ndërmarrë rrezikun që duke zbatuar dhe forcuar ligjin në SHBA, ligji amerikan mund të zbatohet edhe kundër saj dhe akteve të paligjshme dhe jokushtetuese si pasojë e një regjimi paraardhës.
Pasi regjimi i neokonservatorëve Bush / Cheney / John Yoo u hoq qafe nga ligji i SHBA-së, nuk ka dyshim se regjimi Obamës mendon se është mirë me e lënë situatën siç është.
Pa llogaridhënie, Amerika ka marr fund. Jo vetëm që amerikanët do jetojnë në një shtet policor pa liri civile, por pjesa tjetër e botës është tashmë duke e parë Amerikën me një sy mosbesimi. SHBA-ja po riformohet si një shtet autoritar. Dhe ajo çka i mbetet është thjeshtë një dështim në llogaridhënie dhe sa për llogaridhënie ne kemi pasur shumë dështime të tilla. A vërtetë besonë ndokush se disa qeveri të ardhshme do të japin dëmshpërblim për të përndjekurit folës të së vërtetës, të tillë si Bradley Manning , Julian Assange , dhe Edëard Snoëdon , ashtu siç u është dhënë amerikanëve japonezë?
Tani që ne e dimë me bindje të plotë se dyndjet në Afganistan dhe Irak u bënë në baz të një propagande dhe gënjeshtre, Kongresi dhe mediat botërore duhet të kërkojnë të dinë se cila ishtë axhenda e vërtetë e fshehur pas kësaj. Cilat janë arsyet e vërteta për të cilat Afganistani dhe Iraku u pushtuan ?
Në të vërtetë asnjë lloj shpjegimi nuk ekziston për këto luftëra.
Sipas Paul O’Neill, Sekretarit të parë të Thesarit në regjimin e Bushit, në deklaratën zyrtare të takimit të parë të kabinetit, shumë kohë para 11 shtatorit, axhenda përfshintë një sulm amerikan ndaj Irakut.
Me fjalë të tjera, sulmi I regjimit të Bushit ndaj Irakut nuk kishtë aspak lidhje me 11 shtatorin.
Cila ishtë axhenda sekrete e regjimit të Bushit, e mbajtur fshehtë nga regjimi i Obamës, e për të cilën u desh një luftë kriminale dhe një sulm i paligjshem ndaj një vendi Sovran? Një veprim për të cilin, oficerët e qeverisë së hitlerit u ekzekutuan. Cili është qëllimi real I luftës së Uashingtonit?
Është krejtësisht e qartë se lufta nuk ka të bëjë aspak me mbrojtjen e Amerikës ndaj terrorizmit. Më e pakta, luftërat nxisin dhe krijonë tërroristë. Luftërat kanë krijuar urrejtje për Amerikën që kurrë me parë nuk ka ekzistuar. Pavarësiht kësaj, në Amerikë nuk ka sulme terroriste, përveç atyre të orkestruara nga FBI-ja. Qëllimi I fabrikimit të “rrezikut terrorist” është që të krijojë një shtet policor të papërgjegjshëm.
Amerikanët duhet të kuptojnë se kanë humbur vendin e tyre. Pjesa tjetër e botës duhet të pranojë se Uashingtoni, nuk është thjeshtë shteti policor me I kompletuar që nga koha e Stalinizmit, por gjihtashtu, është një kërcenim për të gjihtë botën. Paturpësia dhe arroganca e Uashingtonit, e kombinuar me furnizimit e armëve të shkatërrimit në masë që posedon, e bëjnë Uashingtonin kërcënimin më të madh që ka ekzistuar ndonjëherë në histotinë e njerëzimit. Uashingtoni është armiku i gjithë njerëzimit.
Rreth autorit:
Dr. Paul Craig Robert është një ekonomist amerikan, i cili ka shërbyer si ndihmës Sekretar i Thesarit në administratën e Reganit dhe ka qënë i njohur si bashkëthemeluesi i Reganomiks-it. Ai është një ish-redaktor dhe opinionist i Wall Street Journal, Bussines Week dhe Scripps Howard News Service. Ai ka dëshmuar përpara komisioneve të Kongresit në 300 raste në çështjet e politikës ekonomike. Gjatë shekullit XXI, Roberts ka shkruar rregullisht në mënyrë të zgjeruar rreth efekteve të administratës së Bushit (e më pas Obamës) në lidhje më Luftën ndaj Terrorit, e cila, sipas tij, ka shkatërruar liritë civile amerikane të mbrojtura nga Kushtetuta e SHBA-së, siç është urdhëri për t’u praqitur në gjykatë në rast procesi. Ai ka mbajtur një pozicion ndryshe nga ish-aleatët republlikanë, duke kundërshtuar Luftën ndaj Drogës dhe Luftën ndaj Terrorit si dhe duke kritikuar politikën dhe veprimet e Izraelit kundër Palestinezëve.