Kerkimet Filozofike Fetare

Filozofia praktike dhe shembulli i imam Aliut

Filozofia (teosofia) praktike – rasti i imam Aliut (1)

Civilizimi islam ka kontribuar në lindjen dhe zhvillimin e shumë fushave shkencore dhe disiplinave filozofike, të cilët deri në atë kohë ekzistonin vetëm në formën e ideve të hedhura në rreshtat e librave të filozofëve të periudhës së antikitetit. Algjebra si një nga degëzimet e  arithmetikës apo matematikës është një shembull shumë i njohur në këtë fushë, bashkë me numrat arabe, të cilët sot janë të njohura dhe për nxënësit parashkollor. Shkenca ekzakte si kimia, farmaceutika dhe disa nga degët e fizikës; apo shkencat shoqërore si sociologjia po ashtu nismën e kanë në civilizimin islam dhe pikërisht ky civilizim ka qenë inkubatori në brendësinë e së cilës kanë lindur dhe janë zhvilluar këto shkenca. Për shembull Jabeer ibn Hayyani i njohur si Geber në Euporën Mesjetare sot konsiderohet si babai i kimisë dhe gjithë bota njeh kontributin e dijetarëve myslimanë si Avicena dhe Razesi dhe shumë të tjerë pët zvillimin e shkencës.  

Po ashtu myslimanët kanë qenë pishtari i civilizimit botëror dhe në fushën e disiplinave të ndryshme filozofike dhe në interiorin e këtij civilizim hasim në inovacione që kanë qenë të panjohura për paraardhësit e tyre, ose kanë ekzistuar, por në një formë tejet të pazhvilluar, pra në fazën embrionale të tyre.

Filozofia është fusha ku intelektualët myslimanë kanë bërë përpjekje titanike dhe kanë mundësuar kalimin e filozofisë greke ne Europë, por në një formë më të pasur. Kërkimet filozofike të mendimtarëve myslimanë kanë çuar në formësimin e dy degëve të filozofisë apo metafizikës, me inspirim hyjnor e kuranor, të quajtura al-Hikme an-Nazarije dhe al-Hikme al-Amelije. Këto dy shprehje mund të përkthehen në mënyra të ndryshme, sepse nuk kanë një ekuivalent të saktë në gjuhën angleze apo shqipe, por kuptimi më i përafërt mund të ishte filozofia teoretike dhe filozofia praktike, apo teosofia teoretike dhe teosofia praktike. Në këtë shkrim kemi ndërmend të prazantojmë shembullin e imam Aliut si një nga njerëzit, që ka lënë gjurmë të thella në këtë fushë.

Përkufizim për teosofinë praktike dhe teoretike

Një nga dijetarët e kohës sonë që ka njohuri të thella në këtë fushë është ajatollah Xhevadi Amoli - filozof, gnostik, komentues i Kuranit dhe dijetar i fushave të ndryshme të shkencave islame. Ai është një nga islamologët më të mëdhenjë të kohës sonë dhe është i njohur për faktin që Imam Khomeini, themelluesi i Revolucionit Islamik në Iran dërgoi letrën e tij të famshme drejtuar Gorbaqovit, udhëheqësit i fundit i Bashkimit Sovjetik me anë të këtij dijetar të shquar. Ai në librin e tij "Hikmeti Teoretik dhe Praktik në Nehxhul Belaga" jep këtë përkufizim për këto dy fusha : "Shkenca e cila ka rol fondamental në lumturinë e njeriut dhe është spekulative dhe argumentative ndahet në dy : Teosofia teoretike dhe teosofia praktike, sepse problematikat që trajtohen dhe shtjellohen ose janë rreth çështjeve që qëndrojnë jashtë suazave të fuqisë, vullnetit dhe përzgjedhjes së njeriut, ose janë rreth çështjeve që janë nën përzgjedhjen a vullnetin e njeriut apo në dorën e tij. E para : Në rrethin e parë ndodhen çështje si monoteizmi, profecia, eskatologjia dhe çështjet tjera teoretike, të cilat pavarësisht qenies apo mosqenies së njeriut, ekzistenca e këtyre realiteteve është e garantuar. Përsosmëria e njeriut ndaj këtyre çështjeve është kjo që pas shtjellimit të tyre t'i njoh ata, por qenia e tyre nuk është në dorë të njeriut, në kuptimin që nëse ai nuk do të ekzistonte as ata nuk do të ekzistonin. E dyta : Teosofia praktike shtjellon çështje, qenia e të cilave varet nga qenia e njeriut, si etika dhe morali, purifikimi i interiorit të njeriut, edukimi i shpirtit, administrimi i punëve të familjes, administrimi i shoqërisë dhe të tjerë të ngjashëm me to, ku nëse njeriu nuk ekzistonte as çështjet e teosofisë praktike nuk do të ekzistonin." 

Shembulli i imam Aliut (paqja e Zotit qoftë mbi të)

Para së gjithash është e nevojshme që të prezantojmë pozitën shkencore dhe intelektuale të imam Aliut në shoqërinë e parë islame. Në një thënie shumë të njohur profetike thuhet : "Unë jam qyteti i diturisë dhe Aliu është porta e këtij qyteti". Ky hadith është transmetuar edhe në një mënyrë tjetër : Unë jam qyteti i urtësis, kurse Aliu është porta e saj dhe ëdo kush që dëshiron të hyjë në të le ta bëjë nga porta." (Hakim Nejshaburiu dhe shumë dijetar të tjerë si e kanë konsideruar si hadith sahih ne  Kjo thënie na bën të qartë se çfarë pozite gëzon ai në fushën e njohurive hyjnore dhe profetike. Prekja e thesareve të diturisë së profetit është e mundshme vetëm përmes kalimit nga porta e imam Aliut, prandaj në këtë shkrim kemi kushtuar një rëndësi të veçantë shtjellimit të pikëpamjeve të kësaj figure madhështore prej brezit të parë të myslimanëve, që e shoqëruan profetin Muhammed (s.a.a.) dhe në historinë e islamit njihen si as-hab (sahabët, shoqëruesit e tij). Këtu duhet theksuar një fakt. Shumë prej dijetarëve të shquar Aliun (a.s.) e kanë përkufizuar si njeriu që mbledh në vete të kundërtat, sepse ai shquhet si me trimërinë e tij në fushëbetejen dhe në historinë plot peripecie të fillim-islamit nuk ka rast në të cilën ai të ketë kthyer shpinën armikut ose të jetë e mundur në dyluftim, po ashtu dhe me diturinë e thellë të tij, apo me adhurimin dhe përkushtimin fetar të pashoq.  

Një nga fushat ku personaliteti i tij shfaqet me gjithë forcën e tij është teosofia praktike dhe teoretike. Avicena, shkencëtari më i madh i botës islame në lidhje me imam Aliunthotë se ai në mesin e shokëve të tjerë të profetit ishte si intelgjibillja në mesin e sensualeve, që do të thotë shkalla e njohurive të tij tejkalon sipërfaqësoren dhe ngjitet në orbitën e hyjnores. Vetë imam Aliu e përkufizon veten me këto fjali : " Unë jem prej lloji i njerëzve që ... zemrat e tyre janë në parajsë, kurse trupat e tyre janë duke vepruar ". Po ai në fjalimin e tij të quajtur al-Kasia tregon afërsinë e tij me profetin Muhammed (s.a.a) dhe po thotë : “Ju e njihni pozitën time të afërsisë farefisnore dhe statutore me të Dërguarin e Allahut, ai më vendoste në krahun e vet kur unë isha fëmijë i vogël dhe më përqafonte dhe unë fleja në krevatin e tij duke marrë arën e profetit. Ai e përtypte ushqimin dhe e vendoste në gojën time. Kurrë nuk vërejti ndonjë gënjeshtër nga unë apo gabim në sjelljen time. Përditë më shfaqte një virtyt prej virtyteve të tij dhe më urdhëronte që ta përvetësoja. Çdo vit shkonte në shpellën Hira dhe unë isha i vetmi që e shoqëroja.”...