Ibrahimi Dinani: Bisedat E Fejzi Kashanit: Hakku Është Vetë Qenia Që Është Me Vetveten (Pjesa e Katërt)
Këtu sytë tuaj kanë çuar detyrën e “shikimit” në vend, po. Mirëpo ajo që keni parë nuk e di se është ndenjëse. Pas syrit tuaj ka diçka që gjykon dhe vendos se ajo është ndenjëse. Ja pra ajo është mendja. Mendja është përtej mbarë shqisave. Nëse mendja nuk do të ishte pas syve tuaj, syri juaj vetëm do të kishte parë. Syri juaj vetëm shikon, ai nuk i koncepton me‘ānītë (kuptimet).
Ḥaḳḳu (I Vërteti) Është Vetë Qenia Që Është Me Vetveten
Ismā‘īl Menṣūrī Lārīxhānī: Me emrin e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetje shikues të dashur, ndjekës të çmuar dhe ndjekës të përhershëm të programit tonë me titull: “Ma‘rifet” (Urtësia), me urimin e selāmit (paqes). Ne iu shprehim falenderimet tona nga zemra për dashurinë, interesimin, ndjekjen me udhë të ndryshme të programit tonë dhe në veçanti të krijimit të kontaktit me ne.
Fillojmë të shëtisim në kopështin plot me trëndafila të mendimeve të çiltra, gjithëpërfshirëse dhe të thella të ḥakīm Fejz Kāshānīt. Ky i urtë madhështor, kishte treguar një mund jashtëzakonisht të madh që kishte të bënte me zgjidhjen e çështjeve të filozofisë dhe urtësisë së atyre ditëve. Fejz Kāshānī është një personalitet interesant që ka mendime mjaft të larta në luginën e diturisë, njohurisë dhe urtësisë.
Në programin tonë të mbrëmjes së sotme kemi zgjedhur përsëri për të lexuar një fragment nga vepra me titull: “El-Kelīmātu’l-Meknūne” (Fjalët e Fshehta) e Fejzi Kāshānīt dhe më pas do t’iu lutemi mjeshtrit tonë të nderuar që të komentojë fragmentin e mëposhtëm:
“Nuk ka dyshim se çdo gjë tjetër përveç Qenies është nevojtare ndaj Qenies në qenie dhe në qëndrimin e pranishëm. Qenia nuk është me qenien e një gjëje tjetër, ajo është me vetveten. Asgjë që është nevojtare nuk është I Vërteti. Si rrjedhojë I Vërteti është vetë qenia që është me vetveten. Çdo gjë është me Të. Sepse nūri (drita) nuk është ndriçim me ndriçimin e një gjëje tjetër, por ajo është ndriçim me vetveten. Ndriçimi i çdo gjëje është me ndriçimin e Tij. Në këtë gjendje, teksa çdo gjë është nevojtare ndaj të Vërtetit, Ai është El-Ganijju (I Pasuri) për çdo gjë. Sepse “وَاللَّهُ الْغَنِيُّ وَأَنْتُمُ الْفُقَرَاءُ” “Ua’ll-llāhu’l-ganijju ue entumu’l-fuḳarā’u” (Dhe Allāhu është i pasur dhe ju jeni të varfër) (Sūre Muḥammed, 38) Këtu del në dritë e fshehta e me‘ijjetit (bashkimit, qenies bashkë) e të Vërtetit me eshjā’in (gjërat, sendet). Nëse ky bashkim nuk do të ishte, asgjë nuk do të mund të ishte. Përsëri nga këtu kuptohet se Qenia është Uāxhibu’l-Ūxhūdi (Qenia e Detyruar, Domosdoshme) që është është me vetveten dhe mute‘ajjin (përcaktues) në vetë Veten e Tij”.
Mjeshtër Dīnānī: Me emrin e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Ne e nisim mësimin e kësaj mbrëmjeje duke cituar se ju keni zgjedhur rishtas një fragment shumë të bukur nga një libër fjalët e të cilit janë të tërë “të bukura”. Këto rreshta që sapo lexuat nga Fejz Kāshānīt janë përcjellë nga një muḥaddith i Ehli Bejtit (p.m.t.) me një anë. Ai i ka thënë këto duke u mbështetur në rrëfime. E tërë dituria, njohuria, urtësia e filozofisë dhe ‘irfānit (urtësisë) është mbështjellë në këto disa rreshta që recituat.
Nëse do të kalojmë në komentimin e fragmentit të lartpërmendur; dua të bëj të qartë se gjëja e parë që duhet të cekim këtu është dallimi mes fjalës ‘arabe ūxhūd (qenie) dhe fjalës ‘arabe meuxhūd (e qenë). Shumë pak njerëz kanë bërë kujdes ndaj dallimit në mesin e këtyre dy fjalëve. Nëse do të ishte treguar kujdesi i duhur dhe i mjaftueshëm se këto dy fjalë janë të ndryshme nga njëra-tjetra, atëherë mbarë këto problematika dhe ngatërresa nuk do të kishin ndodhur. Me të vërtetë fjala ūxhūd (qenie) është flijuar për pakujdesinë, shkujdesjen. Ne shikojmë më shumë meuxhūdin (të qenën). Edhe Fejz Kāshānī këtu nxjerr fjalëzën “ūxhūd” (qenie) në plan të parë. Sipas mendimit tuaj a ka ndonjë dallim mes fjalës ‘arabe ūxhūd (qenie) dhe meuxhūd (e qenë)?! Përgjigjemi se domosdoshmërisht që ka. Ne kur shohim gjërat rreth e rrotull nesh, vallë a shikojmë ūxhūdin (qenien), apo shikojmë meuxhūdin (të qenën)?! Gjithçka që shikojmë është meuxhūd (e qenë). Shumë mirë, por vallë a mund ta shikojmë ūxhūdin (qenien) brenda të tëra këtyre gjërave?!
Unë në këtë pikë dua të shtoj diçka ndaj sqarimeve të Fejz Kāshānīt: Unë dua të bëj pyetjet e mëposhtme: “Ne teksa mund të hasim, ndeshim, takohemi në çdo çast me meuxhūdin (të qenën), vallë a mund të hasim dhe me ūxhūdin (qenien)?! Gjithçka që shikoni në ‘ālemu’l-khārixhi (botën e jashtme) është si pasojë e syve tuaj dhe përfshirjes, rrethimit të shikimit tuaj. Por çfarë do të thotë kjo?! Kjo do të thotë se ju jeni ballë përballë me to. Shumë mirë, por a mund të jemi ballë përballë dhe me aṣlu’l-ūxhūdin (qenien) në të njëjtën formë, mënyrë?! Jo. Përse? Sepse nuk ka asgjë që të mund t’i dalë ballë përballë qenies përveç vetë saj. Ju që doni të dilni ballë përballë me ūxhūdin (qenien), a jeni meuxhūd (të pranishëm) apo nuk jeni?! Ju jeni meuxhūd (të pranishëm). Vallë a ka diçka tjetër përveç qenies, që të mund të dalë ballë përballë me ūxhūdin (qenien)?! Atëherë përfundimi që del nga këtu është pamundësia e daljes ballë përballë me ūxhūdin (qenien).
Krahas kësaj qëndron mundësia e daljes ballë përballë me meuxhūdin (të qenën). Si rrjedhojë çdo gjë që ju jeni ballë përballë është meuxhūd (e qenë). Shumë mirë, por si mund të konceptohet ūxhūdi (qenia)?! E vërteta është se ne nuk mund ta konceptojmë me ‘ilmu’l-ḥuṣūlin (diturinë e përftuar, tërthortë) atë. Citojmë kështu sepse qenia ballë përballë është një nga domosdoshmëritë, nevojat e ‘ilmu’l-ḥuṣūlit (diturisë së përftuar, tërthortë). Çdo ūxhūd (qenie) që ju jeni ballë përballë ka një ṣūret (pamje) në mendjen tuaj. Duke qenë se ne nuk do të mund të jemi ballë përballë me ūxhūdin (qenien), as nuk mund të krijohet një ṣūret (pamje) lidhur me të në mendjen tonë. Në të vërtetë, nëse do të kumtojmë kështu do të jetë më e saktë: “Vallë kush jemi ne dhe çfarë është mendja jonë që ūxhūdi (qenia) të mund të futet, strehohet në trajtat e mendjes sonë!? Vallë a nuk është dhe mendja jonë e lidhur me ūxhūdin (qenien)?! Vallë a mund ta fusë, strehojë ūxhūdi (qenia) në trajtat e saj, një gjë që është krijuar në dritën e ūxhūdit (qenies)?!
Atëherë miratojmë se arritja në ūxhūd (qenie) është e mundur vetëm në ‘ālemu’l-ḥuḍūrin (botën e pranisë, qetësisë). Ūxhūdi (qenia) konceptohet me ḥuḍūrin (praninë). Unë nuk pandeh se sot do të kemi mjaftueshëm kohë, por nëse do të gjejmë rastin një ditë dua të bëj për ‘ālemu’l-ḥuḍūrin (botën e pranisë, qetësisë) fjalë. Sepse shumë njerëz e kanë keqkuptuar ose njohur gabim atë. Dituria e shumicës nga ne, në fakt është një ‘ilmu’l-ḥuṣūli (dituri e përftuar, tërthortë) që përftohet, vjen me anë të koncepteve ose pamjeve në ḥuṣūl (përftim). Madje as koncepti nuk është ḥuḍūr (prani) ende. As me‘ānītë (kuptimet) që janë në mendjen tonë dhe as ṣūrātet (pamjet) për të cilat folëm pakëz qëparë nuk janë ḥuḍūr (prani)... Kjo e fundit nuk ka formë, pamje, trajtë... Gjërat që ne dimë ose janë mefhūmāte (koncepte), ose janë ṣūrāte (pamje), ose khajjālāte (ëndërrime), ose me‘ḳūlāte (të menduara). Ja pra Fejz Kāshānī këtu ka tërhequr vëmendjen mes dallimit të fjalës ‘arabe ūxhūd (qenie) dhe fjalës ‘arabe meuxhūd (e qenë) dhe më tej ka qartësuar se mbarë meuxhūdātet (të qenat) vijnë nga ūxhūdi (qenia).
Po, miratojmë se mbarë meuxhūdātet (të qenat) janë bashkë me ūxhūdin (qenien). Nëse kjo e fundit nuk do të ishte, vallë a do të mund të ishte meuxhūdi (e qena)?! Natyrisht që jo. I mbarë problemi i botës së ditës së sotme nyjëzohet në këtë çështje. Vallë a janë krijuar, shfaqur meuxhūdātet (të qenat) nga ūxhūdi (qenia), apo jemi ne ata që abstraktizojnë ūxhūdin (qenien) nga meuxhūdātet (të e qenët)?!
Lārīxhānī: Meuxhūdātet (të qenat) krijohen, shfaqen nga ūxhūdi (qenia).
Mjeshtër Dīnānī: Po, pohojmë se nëse kjo çështje do të ishte kuptuar mirë, atëherë mbarë çështjet do të ishin zgjidhur. Disa njerëz pandehin se ne në fillim shikojmë meuxhūdātet (të qenat), më pas ne kemi abstraktizuar konceptin e ūxhūdit (qenies) duke i parë këto. Ja pra ky abstraktizim është gjëja që i lind të tëra këto probleme. Çfarë abstraktizoni se?! Nënvizojmë se tërësia e meuxhūdāteve (të qenave) vjen nga ūxhūdi (qenia), ja pra kaq e thjeshtë është!
Lārīxhānī: Mjeshtër i nderuar, a është apo nuk është meuxhūdi (e qena) një formë e ūxhūdit (qenies)?!
Mjeshtër Dīnānī: Jo, hedhim dritë se meuxhūdi (e qena) është një te‘ajjun (përcaktim, shfaqje) e ūxhūdit (qenies). Kjo herë-herë është ṣūrī (formësore, pamore) dhe herë-herë është me‘neuī (kuptimore, shpirtërore). Te‘ajjuni (përcaktimi) është më i përgjithshëm se ṣūreti (pamja) dhe me‘nāja (kuptimi). Fjala vjen dhe ‘Aḳlu’l-Eūeli (Mendja e Parë) është një te‘ajjun (përcaktim); megjithatë ajo nuk ka ndonjë formë. Përsëri dhe nefsu’n-nāṭiḳi (shpirti folës) është një te‘ajjun (përcaktim); mirëpo as ai nuk ka ndonjë formë. Pra kur themi “shekl” (formë) në përgjithësi kihet për qëllim një gjë që është ṣūrī (formësore, pamore). Edhe kjo e fundit në njëfarë shekli (forme) është një te‘ajjun (përcaktim); por ndonjëherë ka dhe gjëra të tjera që ndonëse nuk kanë shekl (formë) janë te‘ajjun (përcaktim, shfaqje). Një shembull i bukur i kësaj dukurie është dhe ‘Aḳlu’l-Eūeli (Mendja e Parë) të cilën e përcaktova pakëz më parë.
Madje rishtas si shembull i kësaj dukurie mund të ilustrojmë dhe vetë mendjen. Edhe kjo e fundit është një një te‘ajjun (përcaktim) i ūxhūdit (qenies); por ajo nuk ka ndonjë formë. Shkurtimisht ne mund të përfshijmë të tëra gjërat që janë me‘neuī (kuptimore, shpirtërore) brenda saj; secila është një te‘ajjun (përcaktim) mirëpo asnjëra nuk ka shekl (formë). Për këtë arsye do të jetë më e saktë të themi: “Çdo meuxhūd (e qenë) është një te‘ajjun (përcaktim) i ūxhūdit (qenies)”, në vend se të themi: “Çdo meuxhūd (e qenë) është një shekl (formë) e ūxhūdit (qenies)”. Te‘ajjuni (përcaktimi) është kufizimi i një gjëje me një ḥadd (kufi, limit) të caktuar. Gjëja që ka te‘ajjun (përcaktim) është e kufizuar. Vetë fjala ‘arabe mute‘ajjin (përcaktues) do të thotë maḥdūd (i kufizuar). Nga sqarimi i sipërcituar nxjerrim përfundimin se çdo meuxhūd (e qenë) është maḥdūd (e kufizuar).
Vallë a besoni se ka një meuxhūdu’l-gajri’l-maḥdūdi (të qenë të pakufizuar) në këtë ‘ālem (botë)?! Jo. Sepse mbarë meuxhūdātet (të qenat) kanë një māhijje (natyrë, përbërje, strukturë). Kjo e fundit nënkupton ḥaddin (kufirin) e meuxhūdit (të qenës). Atëherë në këtë pikë ngrejmë pyetjen: “Cila është gjëja që është gajru’l-maḥdūdi (e pakufizuar)?! Vallë a nuk është ūxhūdi (qenia) gajru’l-maḥdūdi (e pakufizuar), apo nuk është kështu?! Po, përgjigjemi se ūxhūdi (qenia) është e pakufizuar. Nefsu’l-ūxhūdi (vetë qenia) nuk ka një ḥadd (kufi). Krahas kësaj e njëjta nefsu’l-ūxhūdi (vetë qenia) bëhet maḥdūd (e kufizuar) me anë të te‘ajjunit (përcaktimit) dhe texhel’lisë (shfaqjes). Mbeti që vetë ky ḥadd (kufi) ua dorëzon, jep veten rishtas meuxhūdit (të qenës). Pra ky ḥadd (kufi) nuk ka ardhur nga jashtë. Disa njerëz pandehin se ky ḥadd (kufi) ka ardhur nga jashtë. Ndërkohë dhe ḥaddi (kufiri) i përket Atij dhe gjëja që ndodh në të vërtetë është qenia mute‘ajjine (përcaktuese) dhe mutexhel’lijje (shfaqëse) e qenies.
Gjithashtu dhe një tjetër i urtë ka përdorur thënie të ngjashme me ato që ka thënë Fejz Kāshānī: “Ḥaḳḳ Tebāreke ue Te‘ālā është mutexhel’li bi’dh-dhāti dhe njëkohësisht mestūr bi’dh-dhāti”. (I Vërteti i Bekuar dhe i Madhëruar është i dukshëm, qartë me Vetën dhe njëkohësisht i fshehur, mbuluar me Vetën”. Dëgjuesit tanë të nderuar le t’i kushtojnë kujdes thënies: “bi’dh-dhāti” (me Vetën) të këtushme; pra kjo ka kuptimin se “nuk është kalimtare, apo e përkohshme”... Kjo thënie do të thotë se ajo është “në të vërtetë, nefsu’l-emri (vetë urdhri) dhe si shkak i të vërtetës”. Kjo nënkupton qenien mestūr (të fshehur, mbuluar) e të Vërtetit të Bekuar dhe të Madhëruar... Ja pra Ai është i fshehur me Vetën, ose mestūr bi’dh-dhāti (i fshehur, mbuluar me Vetën). Megjithatë Ai ashtu siç është mestūr bi’dh-dhāti (i fshehur, mbuluar me Vetën), Ai është dhe mutexhel’li bi’dh-dhāti (i dukshëm, qartë me Vetën). Çfarë do të thotë fjala ‘arabe texhel’li?! Kjo do të thotë i dukshëm dhe i qartë. Qenia mestūr (i fshehur, mbuluar) i Tij, nuk është diçka që është jashtë Vetës së Tij, por është nga Veta e Tij. Asgjë nuk mund të jetë setr (mbulesë, perde) për Të. Sërish asgjë nuk mund ta pengojë texhel’linë (dukjen, shfaqjen) e Tij. Shkurt nuk ka asgjë që të mund ta pengojë Atë.
Atëherë le të rishikojmë se çfarë ka thënë Fejz Kāshānī: “Meqenëse gjithçka është ūxhūd (qenie) me meuxhūd (e qenë) dhe se ka një dallim në mes të ūxhūdit (qenies) me meuxhūdit (të qenës), ja pra kjo është e fshehta e thënies: “Huue me‘akum” (Ai është me ju)”. Vallë çfarë urdhëron Ḳur’āni Famëlartë: “وَهُوَ مَعَكُمْ أَيْنَ مَا كُنْتُمْ” “Ue Huue me‘akum ejnemā kuntum” (Dhe Ai është me ju kudo që të jeni, ndodheni) (Sūre Ḥadīd, 4) Allāhu i Lartësuar nuk është vetëm me ne, por Ai është bashkë me gjithçka që ka krijuar. Disa njerëz e komentojnë gabim këtë me‘ijjet ((bashkim, qenie bashkë e të Vërtetit të Bekuar dhe të Madhëruar me eshjā’in (gjërat, sendet). Shënim i përkthyesit). Këta njerëz mendojnë se ky bashkim është fizik dhe konkret. Pikërisht ashtu siç bashkohen, takohen dhe ulen pranë njëri-tjetrit dy miq... Kjo thënie është kufr (mohim i Allāhut).
Lārīxhānī: Ky është një me‘ijjetu’l-ḳajjūmī (bashkim i përhershëm).
Mjeshtër Dīnānī: Shumë mirë, por çfarë do të thotë ḳajjūmī (i përhershëm)?! Qenia e dukjes, shfaqjes së çdo qenieje bashkë me të Vërtetin e Bekuar dhe të Madhëruar. Ju lutem, bëni kujdes se ç’kuptim i ka dhënë Fejz Kāshānī kësaj çështjeje. Domethënë nëse i Vërteti nuk do të ishte, atëherë asnjë meuxhūd (e qenë) nuk do të mund të ishte. Për shembull nuk do të ishin as ‘Aḳlu’l-Eūeli (Mendja e Parë), galaksitë dhe universet. Qenia bashkë e Tij është në shfaqjen tuaj. Kjo nuk nënkupton dhurimin e Tij të qenies për ju diku larg, përkundrazi kuptimi i kësaj është më i fuqishëm se kaq. Kuptimi i kësaj thënieje është: “Nëse Ai nuk është, nuk jeni as ju”. Për shembull dhurimi i Tij i mirësive për ju... Ky stil dhurimi është një marrëdhënie mes jush dhe Tij dhe ka në qendër “‘iṭā’in” (dhënien, dhurimin). Sakaq nëse Ai nuk ju dhuron ‘inājjetin (ndihmën) e Tij qoftë dhe për një çast të vetëm, atëherë as ju dhe as bota nuk do të mund të vazhdojë praninë, qenien e saj.
Me‘ijjeti (bashkimi, qenia bashkë e të Vërtetit) për të cilin ka bërë Fejz Kāshānī fjalë merr këtë kuptimin e dytë për bazë. Nëse i Vërteti i Bekuar dhe i Madhëruar nuk do të ishte ḍḥāhir (i dukshëm, qartë), atëherë asgjë nuk do të mund ishte e dukshme, qartë në këtë botë. Kjo dukuri është më e lartë se dhënia dhe dhurimi. Ky me‘ijjet (bashkim, qenie bashkë) nuk ka kuptimin e qenies suaj bashkë me Të, por ka kuptimin se Nëse Ai nuk është, atëherë nuk do të mund të jeni as ju. Në të vërtetë në këtë botë nuk ka asgjë tjetër përveç Tij. Kurse ata që janë ḍḥāhir (të dukshëm, qartë) janë shfaqjet e Tij. Nga thënia e sipërcituar Fejz Kāshānī arrin në përfundimin se nuk është ūxhūdi (qenie) ajo që është nevojtare, por është meuxhūdi (e qena). Qëmtojmë kështu sepse ūxhūdi (qenia) nuk ka nevojë për asgjë. Ndërsa meuxhūdi (e qena) është nevojtare ndaj ūxhūdit (qenies) në qenien meuxhūd (e qenë). Nga ana tjetër ūxhūdi (qenia) nuk është nevojtare ndaj asgjëje në qenien e saj ūxhūd (qenie).
Dhe si pasojë e mosqenies nevojtare të saj, nuk ka kuptim ngritja e pyetjes se kur ka ardhur në ūxhūd (qenie), sepse ajo nuk e ka ndjerë kurrë nevojën e ardhjes në ūxhūd (qenie).... Kjo e fundit është në çdo kohë, kusht dhe rrethanë ūxhūd (qenie).
Lārīxhānī: Kjo ishte një dëshmi shumë e bukur, mjeshtër i nderuar.
Mjeshtër Dīnānī: Dëshmia më e madhe janë këto thënie që kemi kohë që i themi. Madje dhe “Burhānu’ṣ-Ṣiddīḳīni” (Dëshmia e Qartë e me të Sinqertëve) është kështu apo jo?! Kjo përkthehet se nëse ūxhūdi (qenia) nuk është nevojtare ndaj asgjëje në qenien e saj, “ajo është gjithmonë ūxhūd (qenie)”. Dhe nëse ūxhūdi (qenia) është gjithmonë ūxhūd (qenie) dhe kuptimi i saj nuk mund të përfytyrohet, në këtë rast ajo është vetë Ḥaḳḳu (i Vërteti). Bëni kujdes se si është kuptimi dhe përshkrimi i të Ḥaḳḳut (të Vërtetit) këtu. Ḥaḳḳ (i Vërteti) do të thotë Ai që nuk është muḥtāxh (nevojtar) dhe e kundërta ai që është muḥtāxh (nevojtar) nuk është Ḥaḳḳ (i Vërteti). Në këtë pikë natyrshëm shtrohet pyetja: “Vallë a është Ḥaḳḳu (i Vërteti) Ḥaḳḳ (i Vërtetë), apo ‘ālemi (bota) është Ḥaḳḳ (i Vërteti)?! Përgjigjemi se Ḥaḳḳu (i Vërteti) është Ḥaḳḳu (i Vërtetë); ‘ālemi (bota) është muḥtāxhe (nevojtare) ndaj Tij.
Nënvizojmë se ka dallim mes fjalës arabe “ūxhūd” (qenie) dhe fjalës ‘arabe “meuxhūd” (e qenë), pikërisht ashtu siç ka dallim mes fjalës ‘arabe arabe “faḳr” (varfëri) dhe fjalës ‘arabe “fāḳir” (i varfër) që përmeden në ājetin e nderuar ḳurānor: “Ua’ll-llāhu’l-ganijju ue entumu’l-fuḳarā’u” (Dhe Allāhu është i pasur kurse ju jeni të varfër). Fāḳir (i varfër) është dikush që është muḥtāxh (nevojtar), kurse “faḳri” (varfëria) është thjesht iḥtijāxhi (nevoja). Vallë a është ‘ālemi (bota) faḳr (varfëri), apo “fāḳire” (e varfër)?! Përgjigjemi se është ‘ālemi (bota) është vetë “faḳri” (varfëria).
Lārīxhānī: Kjo është një iḥtijāxhu’l-imkānī (nevojë e mundshme)... Dhe Ai i Cili e sendërton, trupëzon këtë është përsëri Ḥaḳḳu (i Vërteti).
Mjeshtër Dīnānī: Kjo bëhet me qëllim që të mund të duket, shfaqet. Kjo iḥtijāxh (nevojë) trupëzohet me qenien mute‘ajjine (përcaktuese) dhe maḥdūde (e kufizuar). Kështu janë dhe ūxhūdātu’l-imkānī (qeniet e mundshme). Nëse Allāhu i Lavdëruar nuk do të ishte shfaqur, atëherë nuk do të kishte as diçka të quajtur iḥtijāxh (nevojë). Ai shfaqet, bashkë me shfaqjen e Tij krijohet te‘ajjuni (përcaktimi, shfaqja) dhe ky i fundit sendërton, trupëzon një kufizueshmëri dhe në këtë të fundit krijohet iḥtijāxhi (nevoja). Ashtu siç e shikoni duhet të kalohen disa etapa, faza që të arrihet tek iḥtijāxhi (nevoja)...
Lārīxhānī: Mjeshtër i nderuar, ju dhatë disa sqarime shumë të bukura lidhur me “faḳrin” (varfërinë) dhe iḥtijāxhu’l-ūxhūdīn (nevojën e qenësishme, qenësore).
Gjithashtu dhe mistiku ynë i madh Meulānā në një dyvargëshin e tij reciton si më poshtë: “Ne jemi pikërisht si një mal dhe zëri tek ne vjen nga Ti”. Vallë a sendërtohen, trupëzohen me një shfaqje njëkohësisht “mali” dhe “zëri” i këtushëm?! Si është radha e përparësisë këtu?!
Mjeshtër Dīnānī: Ne nuk e nuk mund të përdorim një term, thënie si “njëkohësisht” këtu. Sepse dhe koha është një texhel’li (shfaqje) e Allāhut të Madhëruar. A është Allāhu, Ai i Cili shfaqet në kohë, apo është koha ajo që është një shafqje e Allāhut?!
Lārīxhānī: Koha është shfaqja e Tij.
Mjeshtër Dīnānī: Duke qenë se mendja jonë në shumicën e kohës punon (zhvillon veprimtari) si kohore dhe shqisore, ajo mundohet që të kuptojë gjithçka në kohë. Në shtesë kjo mendje është e dënuar dhe ndaj shqisores. Mirëpo kur flasim rreth Allāhut, tanimë përmasat mendore duhet të tërhiqen mënjanë. Këtu njëkohshmëria nuk ka kuptim. Sepse Ai nuk është në kohë; koha është shfaqja e Tij. Koha është shfaqja e veprës së Allāhut.
Mendja e njeriut fatkeqësisht ka ardhur në gjendjen e përpara koncepteve, e përqendruar në konkreten dhe në atë gjë është e mundur të shqisohet (të shqisuarën), në këtë epokë e cila njihet, quhet si epoka e bashkëkohores, industrisë, shkencës dhe teknologjisë. Edhe shkencat bashkëkohore të ditëve tona mbështeten në këtë eksperiment, provë. Kjo e fundit në fakt mbështetet në shqisa. Çështja jonë këtu nuk janë provat e brendshme, sepse këto nuk janë shkencore. Ai që synoj unë është kuptimi shkencor. Prova shkencore sot është gjëja e përftuar, zbatuar me anë të mjeteve, paisjeve laboratorike si mikroskopi, teleskopi, etj. Nëse ne do të shohim gjithçka në rrafshin shqisor dhe në kushtin e kohës dhe vendit, atëherë do të zëmë fill të mbesim të befasuar, hutuar me kohën përtej shqisës.
Nëse ne do të qëndrojmë në etapën e shqisës, konceptojmë gjithçka si konkrete dhe shqisore, nëse do të dimë, njohim gjithçka në kushtet e kohës dhe vendit - që ky është dhe stili i qasjes së një numri të madh shkollash fetare-eksteriore (të dukshme, të jashtme) dhe jo vetëm i botës shkencore të ditëve të sotme; atëherë këta njerëz nuk mund të konceptojnë asgjë tjetër përtej kohës dhe vendit; sepse horizonti i tyre është burgosur, dënuar në shqisë - qenia përtej shqisës tanimë nuk bart asnjë rëndësi për ne. Ose ne jemi mësuar aq shumë sa që e kemi bërë çamçakëz në gjuhën tonë, në mungesë të një mendimi tonë më të vogël në lidhje me të vërtetën e një gjëje përtej shqisës. Kur e vërteta përtej shqisës del në dukje, kur mbyllen dyert e përtej shqisës, ose e thënë ndryshe kur mbyllen dyert ndaj metafizikës, edhe Allāhu “harrohet”. Pandeh se dhe thënia e famëkeqe e filozofit të mallkuar çifuto-gjerman Friedrich Nietzsche: “Gott ist tot! Gott bleibt tot! Und wir haben ihn getötet!” (Zoti ka vdekur! Zoti qëndron i vdekur! Dhe ne e kemi vrarë atë!) është një reagim ndaj këtij këndvështrimi. Sepse Ai nuk është një qenie që të mund të vdesë....
Allāhu është lā jezāl (pa fillim e pa mbarim); i përhershëm dhe i përjetshëm. Mbase ajo që synohet me këtë thënie është se kur njeriu harron përtej qenies, tanimë nuk do të mbetej më një vend për Allāhun pas. Tanimë në këtë etapë çdo gjë burgoset në darën, morsetën e kohës, vendit, lëvizjes dhe kushteve natyrore-shqisore. Atëherë ne të ngrihemi dhe ta kërkojmë Allāhun në kohë, vend, lëvizje dhe kushtet natyrore-shqisore?! Shtojmë se është e vërtetë se Ai ka përfshirë përfshirë, rrethuar dhe shqisat dhe është pikërisht fakti që i ka rrethuar që ajo anë quhet përtej shqisës. Vallë a mund ta rrethojë shqisa shqisën, apo atë që është përtej shqisës?! Japim përgjigjen se ajo mund ta rrethojë atë që është përtej shqisës... Vallë a e ka rrethuar, apo nuk e ka rrethuar Ai botën?! “وَاللَّهُ مِنْ وَرَائِهِمْ مُحِيطٌ” “Ua’ll-llāhu min uerā’ihim muḥīṭun”. (Dhe Allāhu i ka përfshirë, rrethuar ata kokë e këmbë nga pas). (Sūre Burūxh, 20) Atëherë ne le të mos e anashkalojmë, mënjanojmë kurrë atë të vërtetë që është përtej shqisës.
Lārīxhānī: Jo vetëm shkencat, por dhe një numër i madh i shkollave filozofike janë prekur nga kjo sëmundje.
Mjeshtër Dīnānī: Pozitivizmi i ngurtë. Këta duan të qëndrojnë vetëm në etapën e provës dhe shqisës. Kur ju i bëni për përtej shqisën fjalë, ata kundërsulmojnë duke thënë se këto janë abstrakte dhe fantazi, sajesa, shpikje. Por çfarë do të thotë fantazi, sajesë, shpikje?! Nëse Ai nuk do të ishte përtej shqisës, këta njerëz nuk do të mund të përdornin as shqisat e tyre. Pra është pikërisht kjo e vërtetë përtej shqisës që i jep shqisës kuptim; sepse vallë çfarë kuptimi mund të kishte shqisa?! Këtë e kam thënë dhe më parë: Për shembull le ta marrim si të mirëqenë se sytë tanë shikojnë këtë ndenjësen përballë nesh. Këtu sytë tuaj kanë çuar detyrën e “shikimit” në vend, po. Mirëpo ajo që keni parë nuk e di se është ndenjëse. Pas syrit tuaj ka diçka që gjykon dhe vendos se ajo është ndenjëse. Ja pra ajo është mendja. Mendja është përtej mbarë shqisave. Nëse mendja nuk do të ishte pas syve tuaj, syri juaj vetëm do të kishte parë. Syri juaj vetëm shikon, ai nuk i koncepton me‘ānītë (kuptimet).
Nëse ne kemi cituar se Allāhu është me ne, në disa thëniet tona të mëparshme, ajo që kemi synuar me këtë ishte se Ai nuk është maḥdūd (i kufizuar) në ‘ālemu’l-maḥsūsāti (botën e shqisave). Madje Ai nuk është i kufizuar as në ‘ālemu’l-‘aḳli (botën e mendjes) dhe në mefhūmāte (koncepte); Ai i përfshin, rrethon mbarë gjërat nga pas. Mirëpo në çdo rast Ai është përtej shqisës. Meqenëse është përtej shqisës Ai i ka rrethuar ato. Meqenëse është pas koncepteve Ai i rrethon ato. Si dhe meqenëse është pas mendjeve tona Ai i ka rrethuar dhe ato.
Lārīxhānī: Njeriut ju është dhënë, dhuruar dhe aftësia për kalimin përtej shqisave.
Mjeshtër Dīnānī: Po, nënvizojmë se njeriu është qenia e vetme që mund të kalojë përtej shqisave; qeniet e tjera në këtë botë nuk mund të kalojnë përtej shqisave. Gjithashtu njeriu është qenia e vetme në këtë botë, e cila jo vetëm kalon përtej shqisave por mund t’u japë dhe kuptim atyre. Rishtas në njërën anë njeriu është qenia e vetme që është në këtë botë pikërisht si qeniet e kësaj bote si bimët, deti, guri, kafshët, pema, oqeani, shkretëtira, etj. dhe nga ana tjetër mund të qëndrojë përballë kësaj bote. Vallë a jemi ne në këtë botë, apo jemi përballë kësaj bote?! Përgjigjemi se megjithëse jemi brenda botës, ne jemi dhe përballë saj. Vallë a është uji në shtambë brenda saj, ose jashtë saj?! Uji nuk mund të zërë përballë shtambës vend, pikërisht ashtu siç njeriu zë përballë botës vend; kështu që ai mund të jetë vetëm brenda shtambës. Kurse ne me përmasën tonë përtej shqisës mund të jemi përballë botës. Njeriu pikërisht si ai uji në shtambë është brenda botës; mirëpo ai është dhe përballë saj në të njëjtin çast, sepse ai e kupton botën. Kur ju e kuptoni një gjë, tanimë ju nuk jeni brenda asaj gjëje, por keni zënë përballë saj vend.
Njeriu hem është maḥkūm (i dënuar) ndaj ḳaderit (caktimit hyjnor, fatit) të tij dhe hem është ḥurr (i lirë). Bimët, gjallesat, kafshët dhe trupat e pajetë kanë “ḳader” (fat) dhe ato nuk janë të lira. Njeriu pavarësisht se është maḥkūm (i dënuar) ndaj fatit të tij, ai zotëron dhe një natyrë të lirë. Atëherë vallë çfarë do të mund të thotë ḥurrijet (liri)?! Ky është koncepti mbi të cilin vënë shumë vetë të ditëve tona theksin... Sërish dhe bota e sotme në masë të madhe shtron pretendimin se qëndron pranë ḥurrijetit (lirisë), apo nuk është kështu?! Ḥurrijeti (liria) e njeriut përcakton vlerën më të lartë të tij. Nëse njeriu nuk është ḥurr (i lirë) ai nuk ka asnjë vlerë njerëzore. Shumë mirë, por a nënkupton ḥurrijeti (liria) ndjekjen tonë pas dëshirave epshore dhe kërkesave tona mishtore dhe joshjeve?! Nëse ḥurrijeti (liria) nënkupton këtë, atëherë vallë a mbetet ndonjë dallim mes nesh dhe kafshëve?! Edhe këto të fundit shkojnë ku të duan.
Në këtë gjendje përshkrimi i ḥurrijetit (lirisë) formësohet në mundësinë e parandalimit të kërkesave tona mishtore dhe jo në mundësinë e gjërave që bëjmë. Si rrjedhojë ne mund të qëndrojmë, rezistojmë hem përballë despotizmit, dhunës, padrejtësisë, tiranisë dhe hem përballë dëshirave epshore dhe kërkesave tona të padrejta mishtore... Ne mund ta bëjmë këtë, apo jo?! Nëse kemi kërkesa të padrejta, ne mund të qëndrojmë përballë tyre. Vallë a është kjo ḥurrijet (liri), apo qepja jonë pas kërkesave tona mishtore?! Qepja pas kërkesave mishtore nuk është ndonjë urtësi se... Këtë e bëjnë të tërë. Vallë a është ḥurrijeti (liria) qëndrimi, rezistimi përballë dëshirave epshore dhe kërkesave mishtore dhe lënia e gjërave që nuk janë të arsyetuara, menduara mënjanë, apo thjesht dhe vetëm zvarritja pas dëshirave epshore?!
Nëse njeriu përdor mendjen e tij ai është ḥurr (i lirë); ai që nuk zotëron mendjen nuk është ḥurr (i lirë). Qenia e ḥurrijetit (lirisë) është e lidhur me mendjen dhe është me mendjen. Në vendin ku mungon mendja nuk flitet për ḥurrijet (liri). Mendja kërkon nga ju të ndani të drejtën nga e gabuara. A ju kërkon ajo që të zgjidhni të drejtën apo të gabuarën nga këto të dyja?! Sigurisht që të drejtën.
Lārīxhānī: Nëse ajo gjykon, vendos për të kundërtën, kjo do të thotë se dhe ajo është bërë robëreshë e pasioneve të saj.
Mjeshtër Dīnānī: Po dhe në vendin ku është bërë robëreshë, ajo tanimë bëhet sakate (e mangët, metë) në këtë çështje. Ky është vendi ku ajo është mposhtur.
Lārīxhānī: Mjeshtër i nderuar, u bë shumë mirë që e cekëm këtë çështje. Atëherë ky është përfundimi i mendjes që nuk është bërë robëreshë e dëshirave të zjarrta, pasioneve të saj.
Mjeshtër Dīnānī: Po, një mendje e tillë është robëreshë. Epshi i njeriut këtu e ka mposhtur mendjen. Sakaq dikush që ka arritur maturinë, pjekurinë e mendjes dhe i ka dhënë rëndësi asaj nuk mund të mposhtet. Ai i cili është mposhtur nga dëshira dhe nga epshi i tij është më shumë njeri i epshit se njeri i mendjes.
Lārīxhānī: Kjo është nefsu’l-‘aḳli’t-teuḥīdi (vetë mendja e njësimit). Shkurt kudo që flisni për mendjen, ajo që gjithmonë synoni është ‘aḳlu’t-teuḥīdi ue’l-ḳudsī (mendja e njësimit dhe e shenjtë).
Mjeshtër Dīnānī: Epo nuk është e mundur që të kem mundësinë të synoj të kundërtën. Kur bëjmë për mendjen fjalë, disa njerëz mund të mendojnë se ne jemi racionalistë, empirikë, etj. Gjithmonë synimi ynë është ‘Aḳlu’l-Ku’li (Mendja e Plotë). Sigurisht se unë nuk pretendoj se e zotëroj këtë; megjithatë fundja secili nga ne ka një pjesë të saj. Ne gjithmonë duhet të mundohemi t’i afrohemi sa më shumë ‘Aḳlu’l-Ku’lit (Mendjes së Plotë) dhe t’i japim vlerën që i takon gjithçkaje të saj.
Lārīxhānī: Mjeshtër i nderuar, meqë u hap tema unë dua të pyes këtë: “Vallë a është, apo nuk është njeriu maḥdūd (i kufizuar) në ikhtijārin (lirinë e zgjedhjes) e tij?!
Mjeshtër Dīnānī: Po, ashtu është. Nuk ka asnjë dyshim se ne jemi qenie që kemi të drejtë zgjedhjeje dhe vullnet të lirë. Shumë mirë, por nga erdhi ky ikhtijāri (liria e zgjedhjes) sonë?!
Lārīxhānī: Mendja e përshkruan atë.
Mjeshtër Dīnānī: Nga erdhi mendja.
Lārīxhānī: Nga Ḥaḳḳ Tebāreke ue Te‘ālā (I Vërteti i Bekuar dhe i Madhëruar)...
Mjeshtër Dīnānī: Ja pra kaq ishte...
Disa njerëz mund të japin përgjigjen se liria e tyre buron nga vetja e tyre. Nëse prejardhja e saj jeni vetë ju, a e bëni këtë me lirinë e zgjedhjes suaj, apo kjo është jashtë lirisë së zgjedhjes suaj?!
Lārīxhānī: Këtë e bëjmë me lirinë e zgjedhjes sonë.
Mjeshtër Dīnānī: Shumë mirë, po ajo nga vjen?!
Lārīxhānī: Përsëri nga Ḥaḳḳ Tebāreke ue Te‘ālā (I Vërteti i Bekuar dhe i Madhëruar)...
Mjeshtër Dīnānī: Në rast të kundërt këtu do të shfaqet teselsuli (radhitja, rreshtimi, seria). Atëherë duhet të arrihet në përcaktuesin e këtij fatit të lirisë së zgjedhjes. Po, pavarësisht kësaj miratojmë se në mënyrë të prerë dhe pa dyshimin më të vogël se ne jemi mukhtārë (kemi lirinë e zgjedhjes). Kudo që të ngurrojmë le të ngurrojmë, por mos të ngurrojmë se jemi mukhtārë (kemi lirinë e zgjedhjes). Ja pra këtu është vendi ku njerëzit hutohen. Shprehemi kështu sepse këta të fundit nuk hetojnë se nga kush dhe nga vjen kjo liri zgjedhjeje. Nëse ata e mbështesin këtë liri në lirinë e zgjedhjes së tyre, në këtë gjendje atyre duhet t’u pyetet dhe se nga vjen ajo liri zgjedhjeje. Kjo kërkon një radhitje, rreshtim të pafund, i cili sipas mendjes është i kotë. Si rrjedhojë nuk mbetet më asnjë mundësi zgjedhje tjetër pas përveç pranimit se ajo liri zgjedhjeje vjen vetëm nga Ḥaḳḳu Tebāreke ue Te‘ālā (I Vërteti i Bekuar dhe i Madhëruar)...
Lārīxhānī: Edhe Ḥāfiḍḥi reciton si më poshtë: “Nëse jam rob në zinxhirin Tënd, jam i lirë”.
Mjeshtër Dīnānī: Kjo nënkupton të jesh rob në ‘aḳlu’l-ilāhī (mendjen hyjnore). Vallë a është ḥurr (i lirë) apo mexhbūr (i detyruar, nënshtruar) dikush që është në zinxhirët e ‘aḳlu’l-ilāhījjes (mendjes hyjnore)?! Vallë a është ḥurrijjet (liri) të jesh rob në zinxhirët e mendjes apo të jesh rob në zinxhiriët e shehuetit (epshit)?! “Zinxhiri yt” përkthehet “zinxhiri i mendjes hyjnore”. Shumë mirë por a nuk është kjo ḥurrijjet (liri)?!
Lārīxhānī: Atëherë sqarojmë se çlirimi, shpëtimi nga lidhjet, robërimet dhe varësitë është diçka më e lartë se të jesh i lirë.
Mjeshtër Dīnānī: Po, burimi i këtyre është mendja, kurse burimi i kësaj të fundit është një gur i çmuar hyjnor. Veçoria e mendjes është liria. Lidhja me zinxhirë e lirisë nuk është e mundur. Ashtu siç nuk është e mundur thënia e “mendimit” për mendjen.
Lārīxhānī: Edhe poeti ynë i shquar Meulānā e pranon Imām ‘Alīun (p.m.t.) si shfaqja e “‘aḳlu’l-ilāhījjes” (mendjes hyjnore).
Mjeshtër Dīnānī: Po, dhe i dërguari i Allāhut (p.q.m.t.) e fton dhe e udhëzon njerëzimin në liri. Kjo e fundit duke qenë se është një pasojë e mendjes, ai gjithashtu fton dhe në mendje njëkohësisht.
Lārīxhānī: Patjetër që ashtu është.
Rishtas nëse do t’i rikthehemi Fejzi Kāshānīt, përmbledhim se ai krahas tregimeve kaq të thella, në të njëjtën kohë ka përdorur dhe një gjuhë shumë të rrjedhshme vetë. Ai e vazhdon kështu çështjen:
“Nga ato që kemi thënë deri më tani, nga të tëra anët e qenies kuptohet se ajo është basīṭ (e thjeshtë)”.
Mjeshtër Dīnānī: Sa thënie e mrekullueshme... Fjalëza ‘arabe “basīṭ” ka si një kuptim fjalori ashtu dhe një kuptim terminologjik: Kuptimi i fjalorit është “i gjërë, i pafund dhe i përhapur”. Pra qenia është e gjërë pafundësisht. Përsëri kuptimi terminologjik i kësaj fjale i krijuar duke u nisur nga kuptimi i fjalorit është “pakufizueshmëria”, që përkthehet se qenia nuk ka ḥadd (kufi). Nëse ajo ka një kufi, tanimë ajo nuk është basīṭ (e pafund), por bëhet murekkeb (e bashkuar, ngjitur). Basīṭu’l-maḥḍi (pafundësia absolute) nuk ka māhijje (natyrë, përbërje, strukturë), sepse qenia e kësaj të fundit e kufizon dhe atë, si dhe njëkohësisht shndërrohet në një ūxhūdu’l-mumkini (qenie të mundshme). Si nevojë e rregullit çdo qenie e mundshme përbëhet nga dy gjëra ūxhūdi (qenia) dhe māhijjeti (natyra). Shkurtimisht qenia është në një gjërësi të pafund. Në qenie nuk ka ndonjë bashkim, ngjitje dhe natyrisht as tek i Vërteti i Bekuar dhe i Madhëruar. Vallë përse nuk ka ndonjë bashkim tek Allāhu?!
Madje le ta bëjmë në këtë mënyrë pyetjen tonë: Vallë përse terkībi (bashkimi) është një mangësi?! Çdo murekkeb (e bashkuar) është e përbërë nga xhuz’ātet (pjesët). A është apo nuk është muḥtāxhe (nevojtare) gjëja murekkebe (e bashkuar) ndaj pjesëve të saj?! Po, përgjigjemi se ajo është muḥtāxhe (nevojtare). Si rrjedhojë kudo ku ka terkīb (bashkim) ka iḥtijāxh (nevojë). I Vërteti i Bekuar dhe i Madhëruar që është Gināu’l-Maḥḍi (Pasuria Absolute) nuk ka nevojë për terkīb (bashkim). Çdo qenie tjetër përveç Tij ka te’al’luḳe (lidhje, marrëdhënie, varësi). Ju jeni mute‘al’liḳ (i lidhur) ndaj ndenjëses që jeni ulur në këtë çast dhe unë ashtu jam. Madje dhe me ajrin që thithim bëhet për lidhjen tonë fjalë. Nëse ajri nuk do të ishte, vallë a do të mund të merrnim frymë? Dhe janë me mijëra te’al’luḳātet (lidhjet, marrëdhëniet, varësitë) tona të e qenë ndaj gjërave të cilat nuk mund t’i numërojmë. Kjo është e vlefshme dhe për qeniet e tjera: sipërfaqen tokësore, sipërfaqen qiellore, planetet, galaktikat, yjet, yjësitë...
Vallë a është e mundur që të gjejmë një qenie që nuk ka te’al’luḳ (lidhje, varësi) në këtë botë?! Fjala ‘arabe te’al’luḳ është vetë lidhja dhe varësia, si dhe njëkohësisht dhe lidhja ndaj kushteve... Që të tërë ne jemi ūxhūdātu’l-meshrūṭāti (qenie të kushtëzuara). Mirëpo në dallim nga qeniet e tjera ka gjasa që njeriu të ketë një tealluk që nuk është i lidhur me kushtin. Gjithçka e jona është kufizuar, rrethuar me një mori kushtesh. Unë si i përulur mund të ulem në këtë ndenjëse me kusht që të jem gjallë. Nëse vdes nuk mund të ulem. Nëse jam me shpirt kam nevojë të marr frymë. Nëse do të futem nëntokë, tanimë kushtet e atij vendi nuk më detyrojnë të marr frymë. Nëse do t’i kthej përgjigje pyetjes që ngrita pakëz më parë; lidhja e vetme pa kushte është lidhja ndaj të Vërtetit të Bekuar dhe të Madhëruar.
Kur njeriu lidhet me të Vërtetin - që do apo nuk do ai është i lidhur me Të - dhe kur arrin në vetëdijen e kësaj lidhshmërie, lidhshmëria e tij e këtushme do të jetë një lidhshmëri pa kushte. Madje nuk ka as nevojë që të ketë një kusht për këtë. Sepse te’al’luḳu (lidhja) që njeriu ka ndaj Zotit të tij do të thotë nefsu’t-te’al’luḳi (vetë lidhja). Çdo vepër e jona është e lidhur me gjëra të caktuara. Për shembull le të themi se do të shkruani një shkrim; në këtë rast keni nevojë për një laps e letër.
Lārīxhānī: Atëherë ky është nefsu’l-ittiṣāli (vetë bashkimi) bidūne’t-tekejjufi (pa cilësi) dhe bidūne’l-ḳijāsi (pa krahasim). Pa patur asnjë kusht...
Mjeshtër Dīnānī: Patjetër ashtu është.
Lārīxhānī: Në vijim dhe Fejz Kāshānī ka prekur ato që cituat ju pakëz shparë:
“Nëse ūxhūdi (qenia) do të ishte murekkeb (e bashkuar), ajo do të ishte muḥtāxh (nevojtare). Ajo do të kishte nevojë për xhuz’ātihi (pjesët e saj) dhe xhuz’ātihi (pjesët e saj) do të kishin nevojë për të. Për më tepër kjo gjendje do të kërkonte dhe qenien përpara të një gjëje ndaj vetes së saj. Kurse ardhja, qenia e një gjëje përpara saj është muḥāl (e pamundur)”.
Mjeshtër Dīnānī: Filozofët perëndimorë e përshkruajnë si cikli hermeneutik, ose cikli pjesë-i plotë “ardhjen e një gjëje përpara saj”. Fejz Kāshānī ka folur katërqind vjet më parë, gjithashtu dhe filozofët tanë të tjerë përpara tij kanë folur shekuj më parë për këtë çështje. Ndërsa filozofët perëndimorë sapo kanë nisur ta zënë këtë çështje në gojë. Le t’i hedhim një sy gjendjes për të cilën ka bërë Fejz Kāshānī fjalë: “Si xhuz’i (pjesa) ka nevojë për kul’lin (të plotën), ashtu dhe kul’li (e plota) ka nevojë për xhuz’in (pjesën) dhe kjo kërkon deurin (ciklin, rrethin). Në ditët e sotme filozofët perëndimorë orvaten të dalin nga ky cikël. Le ta shohim se si Fejz Kāshānī ka dalë nga ky cikël.
Lārīxhānī: “Në këtë gjendje kuptohet se kuptimi i ūxhūdit (qenies) nuk janë kuptimet e tij mendore-trajtësore si “keuni (krijimi), ḥuṣūli (përftimi) dhe taḥaḳḳuḳu (vërtetimi)”. Sepse kjo nuk është një ngjarje e mirëqenë, por e e qenë vetëm në mendje”.
Mjeshtër Dīnānī: Pra koncepti i ūxhūdit (qenies) është një ngjarje që merret si e mirëqenë. Ne kuptojmë vetëm konceptin e saj nga qenia, që është vetëm në mendjen tonë dhe është një gjë që nuk ka rëndësi. A kuptojmë ne vetëm konceptin nga qenia apo vetë atë?! Në duart tona kemi vetëm konceptin e saj. Kjo është gjëja që ai ka synuar kur ka thënë me kuptimin e trajtës së saj. Edhe fjalëza ūxhūd (qenie) është një kuptim-trajtë. Por më parë kishim lajmëruar se qenia është dhe përtej koncepteve. Gjëja që duhet të kuptojmë këtu është se nuk mund të arrijmë në ūxhūd (qenie) me konceptin e saj. Gjithashtu nuk mund të arrijmë as në të Vërtetin e Bekuar dhe të Madhëruar me përfytyrim. Për ta kuptuar këtë, nëse do të përdorim një thënie me vend duhet një perhiz, stërvitje, ushtrim mendor, i cili nuk është aq i lehtë sa ç’pandehet. Ashtu siç trupi ka nevojë për një sërë ushtrimesh edhe mendimi ka nevojë për ushtrime. Një mendim që nuk bën ushtrime nuk mund t’i konceptojë këto.
Lārīxhānī: Po, mjeshtër i nderuar. Këtë dukuri e cek dhe Fejz Kāshānī. Ky i fundit bën për ndjerjen e nevojës së një nefsu’s-sulūki (ecurie, udhëtimi të shpirtit) fjalë me qëllimin e kuptimit të tyre.
Mjeshtër Dīnānī: Po, stërvitje, ushtrim mendimi me një anë.
Lārīxhānī: Pra dituria, drejtimi, mbështetja, njohuria e Allāhut të Madhëruar në çdo gjendje, do ta ndihmojnë njeriun në zgjidhjen e të këtyre të fshehtave të qenies.
Mjeshtër Dīnānī: Po, në mendim arrihet me koncept dhe nga ana tjetër mendimi siguron konceptimin. Koncepti i një gjëje të njeriut duke medituar, menduar është shumë më i bukur se koncepti i një gjëje të tij pa medituar, menduar aspak.
Lārīxhānī: Edhe kjo dituria juaj e thellë mbi qenien, rrjedh si pasojë e meditimit, mendimit tuaj vazhdimisht brenda vetvetes suaj, mjeshtër i nderuar. Unë dua t’iu përcjell se një numër i lartë i miqve tanë që kanë dërguar mesazhe për sa i përket këtyre programeve, kanë shprehur gëzim dhe kënaqësi nga qartësimi dhe sqarimi juaj në mënyrë të tejdukshme të çështjeve. Unë jam dëshmitar i mesazheve të dërguara nga një numër i madh njerëzish, që kanë pohuar se me këto programe kanë kuptuar se çfarë është felsefeja (filozofia) dhe ‘irfāni (urtësia) në këtë pikëpamje. Unë dua t’iu rrëfej se nuk kam marrë kurrë lëvdata dhe urime të tilla lidhur me këto programe më parë. Edhe sot përfituam sërish nga sqarimet tuaja të vyera.
Lārīxhānī: Me dëshirën se do të takohemi përsëri në programin vijues tonin, ne ju falenderojmë nga zemra, ju themi mirëmbetshi dhe qofshi nën mbrojtjen e Allāhut të Madhëruar mbarë miqve dhe ndjekësve tanë të nderuar, së bashku me mjeshtrin tonë të nderuar. Paqja, mëshira dhe begatia e Allāhut qofshin mbi ju.
