Kulturë - Art - Fe

Dijetari mauritanez musliman al-Haxh ndrroi jetë në moshën 105 vjeçare

Al-Haxh ishte i njohur për zuhdin e tij (asketizmin), adhurimin dhe zotërimin e shkencave të Islamit.

Studiuesi musliman mauritanez, Shejh Murabitt al-Haxh ka vdekur në moshën 105-vjeçare, njoftoi burime të lajmeve në internet.

Muhammed Ould Fahfu al-Massumi (Shejh Murabitt al-Haxh), i lindur në vitin 1913, vdiq të martën, tha Islam21C.com.

Al-Haxh ishte i njohur për zuhdin e tij (asketizmin), adhurimin dhe zotërimin e shkencave të Islamit. Shejhu ishte gjithashtu kushëri i shejhut Muhammed al-Hassan Walid al-Dido al-Shankiti, kreu i Qendrës për Zhvillimin e Dijetarëve të Mauritanisë.

Në vitin 2016, Qendra e Studimeve Strategjike Islame me bazë në Jordani e zgjodhi atë si një nga 500 muslimanët më me ndikim.

Al-Haxhi ishte gjithashtu mësuesi kryesor i mendimtarit musliman amerikan Hamza Jusuf, një konvertues në Islam i cili shihet si një nga mbështetësit e mësimit klasik në Islam dhe ka promovuar shkencat islame dhe metodologjitë klasike të mësimdhënies në të gjithë botën.

Burimi: World Bulletin