Siria

Robert Fisk: Është koha që Perëndimi të deklaroj se kujt i ka shitur armë në Siri

Eksperti i Lindjes së Mesme i Indepedent-it, shkrimtari Robert Fisk ka ndjekur kosheret e zbrazëta të raketave të gjetura në një bodrum i cili për një kohë të gjatë ka qenë në duart e organizatave të armatosura në lindje të qytetit të Aleppos së Sirisë.

Fisk shkroi se duhet të iniciohet një hetim lidhur me atë se si dhe kujt i kanë shkuar armët e marra nga organizata al Nusra dhe të prodhuara nga Bashkimi Evropian dhe NATO.

Sipas BBC në turqisht, në shkrimin e tij me titull “Kam mbartur gjurmët e koshereve të raketave në Siri tek shitësi i parë dhe tani është koha që Perëndimi të tregoj se kujt i’a ka shitur armët”, Fisk i dha këto detaje:

‘NUMRA SERIKË TË NJËPASNJËSHËM’

"Të dashur lexues, shënojeni këtë numër: MFG BGM-71E-1B. Si dhe këtë: STOCK NO 1410-01-300-0254. Dhe së fundmi këtë edhe këtë kod: DAA A01 C-0292.

Këto shifra i gjeta në kosheret e zbrazëta që gjeta në një bazë të islamistëve të cilët u goditën nga bombardimet në lindje të Aleppo-s vitin e kaluar.

Në maje shkruante 'Hughes Aircraft Co', kompani e cila i’u shit kompanisë amerikane Raytheon dhe e cila u themelua në Kaliforni nga Howard Hughes, reputacioni i të cilit nuk ishte edhe aq i mirë në vitet 1930.

Ndër aksionarët e kësaj kompanie janë Bank of America dhe Deutsche Bank. Raytheon ka zyrat e veta në Arabi Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Izrael, Egjipt, Turqi dhe Kuvajt.

Ka pasur dhjetëra koshere të zbrazëta në këtë dhomë në bodrum dhe kishte numra serikë të njëpasnjëshëm.

Kjo situatë nënkupton se këto armë nuk janë në mesin e atyre që kanë kaluar në Siri duke përdorur rrugën kontrabanduese. Këto numra tregojnë se të gjitha këto armë janë të ndara në grupe nga pika e parë e daljes në paleta ushtarake të avionëve.”

‘KËTO RAKETA KANË ARDHUR NGA NJË BAZË QË I PËRKET SHBA-SË’

Fisk raportoi se ai i ndau këto zbulime të tij me një ish menagjer që ka punuar në kompaninë Hughes, duke vazhduar kështu:

“Ky grup raketash ka ardhur nga një bazë e cila i përket SHBA-së. Detektivët amatorë tashmë kanë zbuluar numrin e parë të numrave serikë që i paraqita më lartë.

01 ' është  numri i aksioneve të NATO-s që i përdorë për SHBA-në, ndërsa BGM-71E është një produkt i Raytheon.

Dy vjet më parë para zbulimit të koshareve të tjera të raketave në Aleppo, u publikuan video në të cilat shihen militantët islamik në Idlib duke përdorur BGM-71E-1B.

Ndërsa lidhur me kodin DAA A01 C-0292, jam duke i vazhduar hetimet ende. Nëse mund të zbuloj se çfarë është kjo, atëherë mund të arrijë në një rezultat përfundimtar.

Është e sigurtë që është gjetur Certifikata e Përdoruesit të Fundit (EUC), i cili është një dokument që supozon se këto raketa janë të prodhuara nga Hughes / Raytheon dhe që i janë shitur në mënyrë të ligjshme një anëtari të NATO-s, një force pro-NATO apo një vendi ‘miqësorë’.

Megjithatë, Fisk deklaroi se nuk është e sigurt për të arritur këtë informacion.

Fist i cili vuri në dukje se javët e fundit ka zhvilluar takime me prodhuesit e armëve në Ballkan, shtoi se prodhuesit e armëve nuk e kanë obligim ligjor për të hetuar se ku ata i shesin prodhimet e tyre në fund.

Burimi: Sputnik News