Ibrahimi Dinani: Bisedat e Fejzi Kashanit: Çfarë Do Të Thotë Qenia e Allahut Bashkë Me Ne? Uahdetu’l-Uxhudi / Koha, Vendi, Çasti Dhe Pafundësia (Pjesa e Gjashtë)
Ky bashkim do të thotë: “Përderisa nuk është Ai, nuk do të jenë as qeniet e tjera”. Ne kemi mundësi që ta pasurojmë dhe më tej çështjen me një shembull: “Dielli dhe rrezet e tij janë bashkë, apo nuk është kështu?! Shumë mirë, por a bëhet për një marrëdhënie barazie fjalë në gjirin e tyre?! Jo. Dielli me gjuhën e gjendjes së tij sikur u thotë rrezeve të tij: “Nëse nuk jam unë për një çast, nuk do të jeni as ju”. Te‘al’luḳu (bashkimi, ngjitja) e rrezeve ndaj Diellit është vetë te‘al’luḳu (bashkimi, ngjitja).
Çfarë Do Të Thotë Qenia E Allāhut Bashkë Me Ne? Uaḥdetu’l-Ūxhūdi (Qenia e Vetme) / Zemāni (Koha), Mekāni (Vendi), Āni (Çasti) Dhe Gajru’l-Mutenāhīja (Pafundësia)
Ismā‘īl Menṣūrī Lārīxhānī: Me emrin e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetje shikues të dashur, ndjekës të çmuar dhe ndjekës të përhershëm të programit tonë me titull: “Ma‘rifet” (Urtësia), me urimin e selāmit (paqes). Ne iu shprehim falenderimet tona nga zemra për dashurinë, interesimin, ndjekjen me udhë të ndryshme të programit tonë dhe në veçanti të krijimit të kontaktit me ne.
Fillojmë të shëtisim në kopështin plot me trëndafila të mendimeve të çiltra, gjithëpërfshirëse dhe të thella të ḥakīm Fejzi Kāshānīt. Ky i urtë madhështor, kishte treguar një mund jashtëzakonisht të madh që kishte të bënte me zgjidhjen e çështjeve të filozofisë dhe urtësisë së atyre ditëve. Fejzi Kāshānī është një personalitet interesant që ka mendime mjaft të larta në luginën e diturisë, njohurisë dhe urtësisë.
Në programin tonë të mbrëmjes së sotme kemi zgjedhur përsëri për të lexuar një fragment nga vepra me titull: “El-Kelīmātu’l-Meknūne” (Fjalët e Fshehta) e Fejzi Kāshānīt. Çështja jonë ishte ūxhūdi (qenia) dhe hollësitë e filozofisë së qenies. Ne do të vazhdojmë rishtas me këtë çështje, por si fillim do të lexojmë një fragmentin e lartpërmendur dhe më pas do t’iu lutemi mjeshtrit tonë të nderuar që të komentojë këtë fragment:
Në programin tonë të kaluar, ne cekëm dallimin mes “ūxhūdit” (qenies) dhe “meuxhūdit” (të qenës) dhe arritëm në përfundimin se këto dy terma janë të ndryshëm nga njëri-tjetri.
I urtë ynë Fejzi Kāshānī iu është adresuar thënies në formën: “Njëra nga cilësitë e ūxhūdit (qenies) është mosqenia në kohë dhe vend e saj, por qenia me kohën dhe vendin e saj” e imzot Emīru’l-Mu’minīnit Imām ‘Alīut (p.m.t.). Këto janë vendet ku Imām ‘Alīu (p.m.t.) ka bërë për “Allāhun e Lartësuar”, apo në njëfarë kuptimi për “ūxhūdin” (qenien) fjalë. Fejzi Kāshānī përcjell këto thënie lidhur me çështjen: “Ūxhudi (qenia) është bashkë me çdo gjë, pa qenë përkrah, rreth tyre. Domethënë ūxhūdi (qenia) ndryshon duke mos qenë diçka e ndryshme dhe diçka tjetër nga gjërat, sendet pra nga ato. Pra ūxhūdi (qenia) nuk është në kohë dhe vend; por përkundrazi është me kohën dhe vendin”.
Mjeshtër Dīnānī: Me emrin e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Ne e nisim mësimin e kësaj mbrëmjeje të bekuar duke cituar se ju keni zgjedhur rishtas një fragment shumë të bukur që përbën thelbin e mbarë çështjeve të veprës me titull: “El-Kelīmātu’l-Meknūne” (Fjalët e Fshehta) e Fejzi Kāshānīt, fjalët e të cilit janë të tëra “të bukura”.
Ashtu siç do të kuptohet dhe nga thëniet e Imām ‘Alīut (p.m.t.) ūxhūdi (qenia) ka një mori nevojash dhe veçorish. Mbase nuk është thënë një thënie kaq e bukur dhe përmbledhëse deri më tani lidhur me ūxhūdin (qenien) dhe meuxhūdin (të qenën). Këto çështje në një mënyrë të çuditshme megjithëse janë të lehta në njërën anë, gjithashtu janë të vështira në anën tjetër. Ashtu siç përcaktuam dhe në programin e mëparshëm, meuxhūdi (e qena) është e meuxhūd (e pranishme, qenë) me anë të ūxhūdit (qenies); mirëpo ūxhūdi (qenia) nuk është ūxhūd (qenie) me anë të meuxhūdit (të pranishmes, qenës).
Materializmi dhe pozitivizmi që u japin përparësi ‘ālemu’l-maḥsūsātit (botës shqisore) besojnë se kryesoret, thelbësoret janë meuxhūdātet (të pranishmet, qenat). Këto të dyja duke parë gjërat që janë përreth tyre (deti, mali, pema) kanë abstraktizuar një koncept të quajtur “meuxhūd” (e qenë) nga këto, kurse “ūxhūdin” (qenien) e kanë pranuar si një koncept abstrakt dhe vegimor. Sigurisht se “ūxhūdi” (qenia) është abstrakt si një koncept (sigurisht se vetëm si një koncept). Shumë mirë, por sipas shprehjes së tyre vallë a nuk ka një kriter, normë, standard ky koncept abstrakt?! Ja pra pikërisht këtu qëndron dhe problemi.
Vallë a është koncepti që ata quajnë abstrakt, një koncept pa përmbajtje dhe pa kriter, normë, standart?! Jo, nuk është ashtu. Ndoshta ata ndaj këtyre fjalëve që thamë ne, do të japin përgjigjen se është koncepti “meuxhūd” (i qenë) ai që ka kritere, norma, standarte në gjërat e ‘ālemu’l-khārixhit (botës së jashtme) dhe jo koncepti “ūxhūd” (qenie), madje do të bëjnë dhe ironi dhe tallje duke përdorur fjalët: “Pa qarkulloni e vizitoni botën një herë nga fillimi në fund, vallë a do të shikoni diçka të quajtur “ūxhūd” (qenie)?!” Ai që pretendon se ka gjetur ūxhūdin (qenien) është vetë një shenjë, shfaqje e vetë ūxhūdit (qenies). Ky i fundit megjithëse hyn në ngjyrën e çdo gjëje, vetë nuk ka ngjyrë. Le të hedhim një sy se si krijohen, përbëhen ngjyrat: “Vallë a krijohen nga njëra-tjetra, apo nga mangësia e ngjyrës?! Fjala vjen ngjyra e kuqe, nuk është një ngjyrë tjetër për sa kohë që qëndron e kuqe. Për të mund t’u bërë, shndërruar në një ngjyrë tjetër, fillimisht duhet të asgjësojë, humbë te‘ajjunin (dukjen, shfaqjen) e “qenies së kuqe”.
Gjëja që ne po pyesim këtu është se ku gjendet vetë koncepti i ngjyrës. Nëse ju pretendoni se dhe “ngjyra” është një koncept abstrakt në këtë gjendje ku do ta vini kriterin, normën, standardin e larmisë, llojit të saj?! Siç e dini ka një shumëllojshmëri ngjyrash. Për shembull le të hetojmë ngjyrën e kuqe: Vallë sa nuanca, tone ka ngjyra e kuqe?! Pothuajse pafund. Nëse do të mendojmë se gjendja është kështu për çdo ngjyrë... Secila nga këto nënkupton se ka pafundësisht nuanca, tone të ngjyrave. Madje kjo botë e cila është një botë ngjyrash në vetvete është kaq çuditëse, habitëse dhe e ndërlikuar brenda saj sa ç’të të them... “صِبْغَةَ اللَّهِ ۖ وَمَنْ أَحْسَنُ مِنَ اللَّهِ صِبْغَةً ۖ وَنَحْنُ لَهُ عَابِدُونَ” “Ṣibgata’ll-llāhi ue men aḥsenu mine’ll-llāhi ṣibgaten ue naḥnu lehu ‘ābidūne” (Ngjyra e Allāhut dhe kush më mirë se Allāhu ngjyros?! Dhe ne jemi të Tij adhurues). (Sūre Beḳare, 138).
Vallë ku vijnë mbarë këto ngjyra?! Vallë a ka dikush që di se nga vjen madje vetë koncepti “ngjyrë?!” Ndërsa meuxhūdātet (të qenat) vijnë nga ūxhūdi (qenia), eluānet (ngjyrat) vijnë nga mungesa e ngjyrës. Nëse pasqyra është me ngjyrë, ajo tregon vetëm veten (ngjyrën e saj). Për sa i përket ngjyrave të tjera, ajo mund t’i tregojë vetëm kur është pa ngjyrë. Fjala vjen një pasqyrë blu, ju do ju tregojë me ngjyrë blu. Domethënë në varësi të ngjyrës që ka pasqyra, ajo do ta tregojë dhe të pasqyruarin në atë ngjyrë që ka. Si rrjedhojë pasqyra duhet të jetë pa ngjyrë me qëllim që të mund të tregojë diçka pikërisht ashtu siç është.
Vallë a nuk janë ngjyra-ngjyra njerëzit, qofshin lindorë, qofshin perëndimorë, me tërë larminë e etnive, kombeve, popujve dhe racave të tyre?! Ata mbështillen, ngjyrosen në një ngjyrë, nuk duan ta lënë atë dhe gjithçka e shohin nga shikimi i saj. Të urtët tanë të moçëm kanë një thënie shumë të bukur: “Kāfiri (mohuesi) pandeh se secili është kāfir (mohues) si ai”. Ata kanë shprehur kështu duke qenë se ai shikon në atë ngjyrë, sepse është mbështjellë, ngjyrosur në ngjyrën e kufrit (mohimit). Kur do të mund të shikojë drejtë, saktë?! Vetëm kur të jetë pa ngjyrë. Që të tëra luftrat që zhvillohen në botë janë luftrat e ngjyrave. Ngjyra e bardhë nuk përshtatet me ngjyrën e zezë. Krahas kësaj mungesa e ngjyrës krijon përshtatje për mbarë ngjyrat. Ai që është i pangjyrë nuk hyn në ngjyrën e asnjërit; por përshtatet me të tërë. Pra në njëfarë mënyrë ai është hem të tërë ata dhe hem asnjëri nga ata.
Ja pra nga këtu unë dua t’iu citoj thënien e Imām ‘Alīut (p.m.t.): “Ai është me ju kudo të ndodheni”. Këtë e kumton dhe Ḳur’āni Famëlartë: “وَهُوَ مَعَكُمْ أَيْنَ مَا كُنْتُمْ” “Ue Huue me‘akum ejnemā kuntum” (Dhe Ai është me ju kudo që të jeni, ndodheni). (Sūre Ḥadīd, 4) Mirëpo bashkimi i Tij është duke mos qenë asaj gjëje pranë. Çështja e me‘ijjetit (bashkimit) është një çështje shumë e rëndësishme. Qartësojmë se ndonëse janë gjithmonë dy gjëra që janë bashkë me njëra-tjetrën në me‘ijjet (bashkim), përsëri duhet të dimë se ky me‘ijjet (bashkim) ka degët, llojet, pjesët e tij. Fjala vjen ka marrëdhënie të ndryshme, si marrëdhënia e martesës mes dy bashkëshortëve, marrëdhënie mes dy të afërmish, marrëdhënie mes dy shokësh, marrëdhënie mes dy miqsh, të njohurish, marrëdhënie mes dy folësish të mbështetur në një lloj bashkëpunimi, etj. Në këtë prizëm dhe Allāhu i Lavdëruar është me çdo gjë.
Shumë mirë, por vallë a është qenia bashkë me çdo gjë e Tij, si bashkimi apo qëndrimi bashkë i dy shokëve, miqve, të njohurve që janë bashkuar kokë më kokë dhe janë ulur pranë njëri-tjetrit?! Jo. Bashkimi i të Vërtetit të Bekuar dhe të Madhëruar ka kuptimin e iḥāṭasë (përfshirjes, rrethimit). Vallë cili është dallimi i marrëdhënies së me‘ijjetit (bashkimit) nga marrëdhënia e muḥīṭ (përfshirës, rrethues) dhe muḥāṭ (i përfshirë, rethuar)?! Kur unë i vë pëllëmbët e mia pranë njëra-tjetrës, unë i kam bashkuar, puthitur ato. Ky është me‘ijjeti (bashkimi). Rishtas le të marrim si të mirëqenë se keni vizatuar një rreth. Cili është raporti i rrezes së këtij rrethi me brendinë e tij?! Në mesin e tyre bëhet për një marrëdhënie muḥīṭ (përfshirës, rrethues) dhe muḥāṭ (i përfshirë, rrethuar) fjalë.
Shumë mirë, por a janë bashkë apo nuk janë bashkë me njëri-tjetrin njëkohësisht brendia dhe rrezja, tangenti i rrethit si pasojë, përfundim i kësaj marrëdhënie përfshirje, rrethimi-i përfshirë, rrethuar?! Vallë a mund të bëjmë për një barazi në mesin e tyre fjalë?! Jo. Sepse njëri është rrethues dhe tjetri është i rrethuar. Nëse muḥīṭi (rrethuesi) nuk do të ishte, vallë a do të mund të kishte muḥāṭ (i rrethuari) kuptim?! Vallë a ka diçka që është brenda dhe nuk është e rrethuar?! Si rrjedhojë me‘ijjeti (bashkimi) i të Vërtetit të Bekuar dhe të Madhëruar është një me‘ijjetu’l-iḥāṭī (bashkim përfshirës, rrethues). Të urtët këtë e kanë quajtur një “me‘ijjetu’l-ḳajjūmī” (bashkim i përhershëm). Ç’është e vërteta në njëfarë kuptimi të gjitha qeniet në këtë botë janë bashkë; gjithashtu dhe Allāhu është bashkë me to në mbarë botën. Mirëpo ashtu siç sqarova pakëz qëparë, ky me‘ijjet (bashkim) është i ndryshëm nga bashkimet, qëndrimet bashkë që qeniet e tjera kanë në gjirin e njëra-tjetrës.
Sepse Ai është muḳaūim (i përhershëm). Qenia muḳaūim (i përhershëm) përkthehet se Allāhu është bashkë me çdo krijesë, qenie, send duke nisur që nga grimca, qeliza më e vogël deri në galaksitë, universet më madhështore. Ky bashkim do të thotë: “Përderisa nuk është Ai, nuk do të jenë as qeniet e tjera”. Ne kemi mundësi që ta pasurojmë çështjen me një shembull si: “Dielli dhe rrezet e tij janë bashkë, apo nuk është kështu?! Shumë mirë, por a bëhet për një marrëdhënie barazie në gjirin e tyre?! Jo. Dielli me gjuhën e gjendjes së tij sikur u thotë rrezeve të tij: “Nëse nuk jam unë për një çast, nuk jeni as ju”. Te‘al’luḳu (bashkimi, ngjitja) e rrezeve ndaj Diellit është vetë te‘al’luḳu (bashkimi, ngjitja).
Një shembull tjetër është dhe ky: “Vallë a është apo nuk është hija juaj bashkë me ju, kur ju uleni diku ose kur ecni, vraponi në udhë?! Po, ajo është bashkë me ju. Shkoni ku të doni, ajo është gjithmonë me ju. Vallë a ka dikush i cili mund ta ndajë hijen tuaj nga ju?! Jo, nuk ka. Ajo ka një me‘ijjet (bashkim, ngjitje) me ju. Shumë mirë, por si është ky me‘ijjet (bashkim, ngjitje)?! Vallë a është gjuha e gjendjes së hijes suaj, e njëjtë me gjuhën e gjendjes suaj me të?! Jo, nuk është. Në këtë gjendje nëse ju do t’i thonit një gjë hijes suaj, çfarë do t’i thonit?! Mendoj se ju do t’i thonit kështu: “Nëse nuk jam unë për një çast, nuk do të ishe as ti”.
Megjithatë kundrejt kësaj, hija juaj nuk mund t’iu thotë të njëjtën gjë. Ndërkohë ju - sigurisht se njeriu nuk mund të ndahet kurrë nga hija e tij - por le të hipotetizojmë se mund të ndahet - ju mund t’i drejtoheni duke i thënë këtë fjalë asaj: “Unë jam, ndonëse ti nuk je”. Si rrjedhojë konceptimi i me‘ijjeti Ḥaḳḳ Tebāreke ue Te‘ālās (bashkimi i të Vërtetit të Bekuar dhe të Madhëruar) bart një rëndësi jetike. Ky bashkim, qëndrim bashkë është i pranishëm si në ājetet e nderuara të Ḳur’ānit Famëlartë - siç ndodhi në ājetin e lartpërmendur ḳurānor - ashtu dhe në thëniet e zgjedhura të Emīru’l-Mu’minīnit (Prijësit të Besimtarëve) (p.m.t.)... Ai është bashkë me çdo gjë pa qenë pranë saj. Ju lutem, bëni kujdes sepse ky nuk është një bashkim, si bashkimi im me ju në këtë çast. Teksa në bashkimet e tjera janë “unë dhe ti”, në me‘ijjetu’l-ḳajjūmī (bashkimin e përhershëm) është vetëm Ḥaḳḳ Tebāreke ue Te‘ālā (i Vërteti i Bekuar dhe i Madhëruar).
Dhe nëse Ai nuk është, nuk mund të jetë asgjë. Gjithçka “është” falë Tij. Si rrjedhojë qenia nuk mund të dalë përpara Tij dhe t’i drejtohet me fjalët si në vijim: “Ti je, por jam dhe unë”. Në fakt vallë a ka ndonjë krijesë, qenie që ka guxim dhe mund të thotë kështu: “Jam dhe unë” përpara Allāhut të Madhëruar?! Jo, nuk ka!
Lārīxhānī: Vallë a nuk është dhe Uaḥdetu’l-Ūxhūdi (Njësimi i Qenies) ky?!
Mjeshtër Dīnānī: Thoni më mirë “Ūs‘ātu’l-Ūxhūdi” (Gjërësia, Zgjerimi i Qenies).
Lārīxhānī: Asnjë qenie nuk mund të paraqisë, shpalosë përmasat e saj përpara (qenies së) Tij.
Mjeshtër Dīnānī: Thënia “Uaḥdetu’l-Ūxhūdi” (Njësimi i Qenies) mund të mos u pëlqejë disa njerëzve. Kështu që nëse do të themi “Ūs‘ātu’l-Ūxhūdi” (Gjërësia e Qenies) do të ishte një thënie më e duhur, përshtatshme. Ose thoni më mirë “ūxhūdu’l-munbasiṭi” (qenia e përhapur, zgjeruar), ose “ūxhūdu’l-Ḥaḳḳi” (qenia e të Vërtetit)... “Vallë a gjendet ndonjë vend ku nuk ka ūxhūd (qenie)?!”, etj. Kemi mendimin se shprehja e çështjes me terma të tillë ose me fjali pyetëse do të ishte më e duhur. Fundja nga këto thënie nxirret dhe koncepti i “uaḥdetit” (njësimit). Në këtë ūs‘ātu’l-ūxhūdi (gjërësi, zgjerim të qenies) nuk ka për gajrin (tjetrin) vend. Konceptimi i këtyre çështjeve është shumë i rëndësishëm...
Edhe mistiku ynë i madh kombëtar Meulānā pohon se jo të tërë kanë aftësinë, zotësinë e konceptimit, kuptimit të këtij me‘ijjeti (bashkimi)... Vallë kush janë ata të cilët do ta konceptojnë, kuptojnë më mirë këtë bashkim?! Përgjigjemi se janë ata të cilët dalin në një udhëtim të gjatë me vetveten. Përfundimi i këtij udhëtimi, në fund të të udhës do të jetë përftimi i diturisë se nuk ka asnjë tjetër përveç Haḳḳ Tebāreke ue Te‘ālās (të Vërtetit të Bekuar dhe të Madhëruar). Njeriu këtu do ta kuptojë se çfarë është me‘ijjeti (bashkimi).
Mbarë të urtët kanë rrëfyer se Allāhu i Lavdëruar është me ne. Po dhe ne jemi bashkë me Të. Në fund të fundit duke qenë se Ai është me ne dhe ne përfundojmë bashkë me Të. Mirëpo në të vërtetë a jemi ne bashkë me Të, apo Ai është bashkë me ne?! Qenia e Tij bashkë me ne është një sqarim i hapur, qartë i Ḳur’ānit Kerīm. Shumë mirë, por vallë a jemi me të vërtetë bashkë me Të?!
Nëse më lejoni unë dua të lajmëroj për një të vërtetë filozofike të thjeshtë këtu: Për njeriun bëhet për dy gjendje të veçanta fjalë: “qenia tek njeriu” dhe “qenia për njeriun”. E thënë ndryshe ai është hem tek vetvetja dhe hem për veten. Cili është dallimi i këtyre dy thënieve me njëra-tjetrën?! “Qenia tek vetja” është gjëja që çdo qenie është vetvetja. Kurse tek “qenia për veten” bëhet për një ndërgjegjje fjalë. Tek “qenia për veten” bëhet për një qenie që di, njeh veten dhe di se çfarë kuptimi ka “qenia për veten” fjalë. Një qenie që nuk di, njeh veten “është tek vetja”, por nuk është “për veten”. Këtu është një ndërgjegjje e fshehtë brenda “për”. E thënë ndryshe do të thotë “unë duhet ta di se kush jam dhe se çfarë dua”. Kjo ndenjëse është një ndenjëse. Shumë mirë, por a e di ajo se çfarë është dhe se çfarë do?! Natyrisht që jo. Sepse ajo nuk e njeh veten dhe nuk e di se çfarë duhet bërë për t’u lartësuar.
Si rrjedhojë kjo ndenjëse do të qëndrojë vetja dhe sikur të kalojnë njëqind vite. Sepse tek ajo nuk gjendet ndërgjegjja “për veten” për të cilën fola pakëz shparë. Kjo gjë nuk është një qenie që mund të bëjë diçka për veten e saj, përveç ndryshimit të një faktori të jashtëm të saj (siç është djegia, kalbja, mykosja, nxirja, prerja, sharrimi, etj.), ose përpunimit, ose shndërrimit të saj të një sërë procesesh (për shembull si proceset që bën zdrukthtari) - që natyrisht faktorët e jashtëm janë në një masë të rëndësishme mbi qenie si këto. Përse ajo nuk ndryshon vetë?! Sepse ajo nuk “është për veten”. Kurse “qenia për veten” është dituria e gjësë së qenies së saj dhe se çfarë do të jetë. Njëkohësisht është dhe dituria e gjësë se çfarë nuk është dhe se çfarë duhet të ketë. Pa pyesni një herë njeriun se çfarë do dhe se çfarë nuk do si një qenie që është “për veten”. Ai do patjetër diçka, apo nuk është kështu?! Njeriu do shumë gjëra. Ju, unë, ne të tërë i duam këto. Për kë i duam këto?!
Ne i duam këto për veten tonë. Kur njerëzit duan diçka e dinë mjaft mirë se çfarë duan dhe se çfarë nuk duan, apo nuk është kështu?! Mendoni për një njeri që nuk e di se çfarë do. A mund ta dijë se çfarë do ai në këtë gjendje?! Sigurisht që jo. Atëherë për të ditur se çfarë dua, duhet të di dhe se çfarë nuk dua. Gjithashtu kur di se çfarë nuk dua, kam ditur dhe se çfarë dua. Pas kësaj unë qepem pas gjërave që dua. Ja pra këtë kuptim ka thënia “qenia për veten”. Ky kuptim i përket “njeriut”. Në shoqërimin e këtyre që sapo njoftova, mjerë gjendja për ata “njerëz”, të cilët nuk e dinë se çfarë duan dhe se çfarë nuk duan! Këta të fundit nuk e dinë se çfarë duan në atë masë sa nuk e dinë as se çfarë nuk duan. Sa më tepër të jenë gjërat që nuk doni, aq më tepër do të jenë dhe gjërat që doni.
Si rrjedhojë këtu le të ngjitemi një etapë më lart: Kur di njeriu diçka?! Kur e di se nuk di. Kur kupton njeriu?! Kur di se nuk kupton. A mund të bëhet fjalë për kuptimin e gjësë në fjalë për dikë që nuk kupton dhe në shtesë që nuk kupton se nuk kupton?! Atëherë për të mund të ditur diçka, si fillim ju duhet të kuptoni se nuk e kuptoni atë gjë.
Lārīxhānī: Edhe moskuptimi mirë është kuptim në njëfarë mënyrë.
Mjeshtër Dīnānī: Po, kjo është e saktë. Në veprën e tij me titull: “Retorika”, filozofi grek Aristoteli rrëfen si më poshtë: “Unë e di se nuk di. Unë e di mosditurinë time”. Më tej ai arrin në këtë përfundim nga këtu: “Meqenëse nuk di, e di dhe mosditurinë time”. Një thënie plot urtësi...
Lārīxhānī: Mjeshtër i nderuar, pakëz qëparë qartësuat në një mënyrë të mahnitshme marrëdhënien e me‘ijjetit (bashkimit). Fejzi Kāshānī ka saktësuar se njëra nga veçoritë e ūxhūdit (qenies) nuk është në qenien në kohë dhe vend, por me qenien me kohë dhe vend. Tekefundit lloji tjetër do t’u çelte, hapte udhë qenies një gjëje lëndore të ūxhūdit (qenies). Sepse qenia kohor dhe vendor është nga veçoritë e lëndës. Atëherë a mund të citojmë se ashtu siç Allāhu i Lartësuar është bashkë me ne, Ai është bashkë dhe me kohën dhe vendin?!
Mjeshtër Dīnānī: Ai është bashkë me çdo gjë. Por nga ana tjetër çdo gjë nuk është bashkë me Të. Allāhu është me kohën; nuk është në kohë. Ai nuk është në gjërat, sendet, vendet; por Ai është bashkë me gjërat, sendet, vendet. A mund të përfytyroni një kohë ku nuk është i Vërteti i Bekuar dhe i Madhëruar?! Një gjë e tillë është e pamundur se... Në fakt koha është një vepër e Allāhut. Ndjekësit tanë të nderuar që interesohen për çështjen e kohës mund t’i drejtohet veprës sime me titull: “Mu‘ammatu’z-Zamāni” (Enigma, Gjëagjëza e Kohës) që e kam shkruar një herë e një kohë. Çështja e kohës është një çështje pakëz e koklavitur. Gjeta e zanafillës së kohës është mjaft e vështirë. Sidoqoftë le të dimë këtë: Allāhu nuk është një qenie në kohë dhe vend dhe gjithashtu nuk është një qenie kohore dhe vendore. Të themi të vërtetën vendi nuk ka aftësinë, zotësinë e mjaftueshme për të mund të futur, strehuar të Ḥaḳḳ Tebāreke ue Te‘ālās (të Vërtetin e Bekuar dhe të Madhëruar) brenda tij...
Çdo qenie lëndore dhe trupore është në vend dhe mund të strehohet në vend. Mirëpo kjo gjendje nuk është e vlefshme për Ḥaḳḳ Tebāreke ue Te‘ālān (të Vërtetin e Bekuar dhe të Madhëruar). A ka vendi një kuptim për Të?! Në vendin ku është nūru’l-Ḥaḳḳi (drita e të Vërtetit), koha bëhet copë-copë. Vallë çfarë na qenka koha pranë Tij se?!... Vallë a mund të burgoset Khāliḳu (Krijuesi) në makhlūḳun (të krijuarin) dhe ‘il’leti (shkaku) në me‘lūlin (pasojën)?! Kurrë. Me ‘luli (pasoja) është vepra e ‘il’letit (shkakut). Allāhu është Khāliḳu (Krijuesi) i kohës dhe vendit. Vallë si mund të mbetet Ai i izoluar, kufizuar në kushtin e kohës dhe vendit?! Ju, unë, shkurtimisht ne të tërë jemi të kushtëzuar me kohën dhe vendin. Madje ne nuk kemi as dhe një mundësi si të mos jemi në kushtin e kohës dhe vendit. Çdo qenie lëndore është në kohë dhe nuk ka mundësi që të mos jetë në të. Ne nuk mund të dalim jashtë kohës dhe vendit. Le të shkojmë ku të duam, sërish do të vazhdojmë të jemi brenda kohës dhe vendit.
Ndërkohë Allāhu i Lavdëruar nuk është as në kohë dhe as në vend. Ashtu siç tërhoqa pakëz qëparë vëmendjen, Ai është bashkë me kohën dhe vendin në një mënyrë iḥāṭī (përfshirëse, rrethuese). Nëse ne nuk përdorim këtë fjalëzën “iḥāṭī” (përfshirëse, rrethuese) këtu, atëherë do të kthejmë, shndërrojmë në një mënyrë problematike çështjen. Me‘ijjeti (bashkimi) i Tij është një me‘ijjetu’l-ḳajjūmī (i përhershëm) dhe muḥīṭī (përfshirës, rrethues). Ai është bashkë me kohën; por duke e rrethuar atë... Ai është bashkë me vendin; por përsëri duke e rrethuar dhe atë... Shkurt, Ai është bashkë me atë gjë duke rrethuar çdo gjë. Allāhu është “أَعْلَي” “E‘lā” (më i Larti), pra më i larti se gjithçka...
Mirëpo nuk është vetëm Allāhu, Ai i Cili nuk është në kohë dhe në vend. Nëse më lejoni le t’i shtojmë dhe një përmasë tjetër çështjes këtu: Hirësia juaj që jeni në kohë dhe vend, në fakt nuk jeni në kohë dhe vend. Sepse ju jeni “مَثَلُاْأَعْلَي” “Methelu’l-E‘lā” (Shembulli më i Lartë) i Allāhut. Vallë cila qenie e Allāhut është “Methelu’l-E‘lā” (Shembulli më i Lartë)?! Përgjigjemi se njeriu...
Lārīxhānī: Përkufizojmë se insāni (njeriu) është maḍḥharu’l-Esmāi’l-Ḥusnā (shfaqja e Emrave më të Bukur) të Tij dhe khalīfeja (mëkëmbësi, prijësi) i Tij në sipërfaqen tokësore.
Mjeshtër Dīnānī: Po. Qartësojmë se vetëm njeriu është “Methelu’l-E‘lā” (Shembulli më i Lartë) i Tij. Allāhu nuk ka as të krahasueshëm dhe as të ngjashëm; mirëpo Ai ka një mithāl (shëmbëlltyrë) dhe një methel (shembull). Ue lehu’l-Methelu’l-E‘lā (Shembulli më i Lartë)?! Ja pra ky është njeriu. Le të bëjmë për insānu’l-kāmilin (njeriun e plotë) fjalë këtu. Sepse Allāhu është feuḳa kul’li me‘ḳūlātin (qëndron mbi të tëra të menduarat, klasifikimet, kategoritë). Megjithëse ju gjendeni në një kohë dhe vend të caktuar, në këtë ndenjëse ku jeni ulur në këtë çast, përsëri mendja juaj nuk është as në kohë dhe as në vend. Vallë a nuk mund të shkojë mendja juaj përtej kufinjve të kësaj ndenjëse ku jeni ulur në këtë çast?! Vallë deri ku mund të shkojë mendja juaj?!
Lārīxhānī: Përgjigjemi se deri në pafundësi.
Mjeshtër Dīnānī: Po. Vallë a jeni apo nuk jeni të kufizuar në kohë dhe vend?! Për shembull a nuk bëni për ūxhūdu’l-muxherredin (qenien abstrakte) fjalë, kurrë?!
Lārīxhānī: Po, ne bëjmë për të fjalë.
Mjeshtër Dīnānī: Atëherë kjo të thotë se mendja juaj mund t’i kapërcejë, tejkalojë kohën dhe vendin. Po, pavarësisht se trupi juaj gjendet në kohë dhe vend, mendja juaj nuk është në kohë dhe vend. Në këtë gjendje, vallë a është mendja në kohë dhe vend, apo ajo është me kohën dhe vendin?! Ajo është me kohën dhe vendin. Ju mund apo nuk mund të mendoni, meditoni për Allāhun gjithmonë kur të dëshironi?! Allāhu është përtej kohës dhe vendit; krahas kësaj mendja juaj mund të mendojë, meditojë për Të. Shumë mirë, në këtë rast vallë a është mendja juaj “në kohë dhe vend”, apo është “për kohën dhe vendin?!”
Lārīxhānī: Mendja jonë është për kohën dhe vendin.
Mjeshtër Dīnānī: Vallë a ka ndonjë vend ku nuk mund të shkojë mendja?! Natyrisht se këtu bën përjashtim rasti i diturisë së mendjes së kufinjve të saj... Sepse tekefundit dhe ajo ka kufinj. Në fakt këtu janë pikërisht ata kufinj që janë pakufi. Me fjalë të tjera të them të vërtetën unë nuk po mundohem të them se ajo është plotësisht e pakufizuar, me pyetjen time pakëz të mëparshme. Këto fjalë janë mjaft delikate, të ndjeshme; për këtë arsye dhe mundësia e dikujt e tërheqjes në një anë të gabuar të tyre është tejet e tepërt. Sigurisht se mendja ka një ḥadd (kufi). Por ç’e do se kufirin e saj nuk e përcakton koha dhe vendi. Cila është ajo gjë që përcakton kufirin e saj?!
Lārīxhānī: Ajo gjë është përsëri vetë mendja...
Mjeshtër Dīnānī: Po. Dihet në mënyrë të prerë se i Vërteti i Bekuar dhe i Madhëruar nuk është rob në kohë dhe vend; përkundrazi Ai është Krijuesi i të dyjave. Në thelb as ne nuk jemi robër të këtyre të dyjave. Ne jemi në kushtin e kohës dhe vendit vetëm si pasojë e trupit tonë (duke qenë se trupi ynë është i kushtëzuar) në këtë botë disa ditore. Kundrejt kësaj, mendja jonë nuk është as në kohë dhe as në vend. ‘Aḳli (mendja) kupton kohën dhe vendin, madje dhe dehrin (epokën, erën) dhe sermedin (përjetësinë, vazhdimësinë).
Lārīxhānī: Mjeshtër i nderuar, ne mund të përfitojmë nga dy shembuj të Ḳur’ānit Famëlartë me qëllim që çështja jonë të mund të kuptohet dhe më mirë, nëse dëshironi. Kur njeriu arrin në ḳurbu’l-ilāhī (afërsinë, afrimitetin hyjnor), atëherë ai ka dalë dhe përtej kohës dhe vendit. Një nga këta shembuj është Aṣḥābu’l-Kehfi (Banorët, Njerëzit e Shpellës). Këta të fundit kishin fjetur 309 vite në një shpellë. Kur u zgjuan ata u pyetën: “Sa vite keni qëndruar këtu?!”, një nga ata dha përgjigjen: “قَالَ قَائِلٌ مِنْهُمْ كَمْ لَبِثْتُمْ ۖ قَالُوا لَبِثْنَا يَوْمًا أَوْ بَعْضَ يَوْمٍ ۚ” “Ḳāle ḳāilun minhum kem lebithtum ḳālū lebithnā jeumān eu be‘ḍe jeumin” (Njëri nga ata tyre foli e tha: “Sa keni qëndruar?!” Ata thanë: “Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës!” (Sūre Kehf, 19) Kjo çështje është diskutuar në një mënyrë mjaft të hollësishme. Për shembull disa njerëz drejtojnë pyetjen: “Vallë ku paskan qëndruar në një epokë për 309 vite, e cila nuk paska patur asnjë lloj kuptimi për ta?!” Vallë a nuk mbështet ky shembull për hir të vërtetës sqarimet e hirësisë suaj lidhur me “Methelu’l-E‘lānë” (Shembullin më të Lartë?!) Vallë ku ishte ky vend i cili nuk paska patur asnjë lloj kuptimi nga ana e kohës dhe vendit për Aṣḥābu’l-Kehfin (Banorët, Njerëzit e Shpellës)?!
Mjeshtër Dīnānī: Epo në një program të mëparshëm kisha lajmëruar se ata gjendeshin në fushën texherrudu’l-‘aḳlit (abstraktes së mendjes) dhe ‘ālemu’l-melekūtit (botës engjëllore). Për këtë të fundit nuk ka asnjë kohë dhe asnjë vend. Në këtë vend mendja e mban kohën pezull. Tanimë këta janë shndërruar në nāsu’l-‘aḳlānī (njerëz të mendjes, mendorë). Ashtu siç njoftojnë dhe ājetet e nderuara ḳurānore, kjo mendje kishte penguar kalbjen e trupave të tyre duke ndikuar tek to. Këtu lënda, pra trupi, tanimë kishte hyrë nën kontrollin e mendjes. Vallë cila nga këto të dyja, lënda dhe mendja është nën kontrollin e tjetrit?! Natyrisht se lënda është nën kontrolin e mendjes.
Ne mund të citojmë këto me qëllim që të mund të hedhim dhe më shumë dritë mbi çështjen: Ju tanimë e dini përshkrimin e lirisë. Vallë a janë të lirë gjërat që shikojmë rreth e rrotull nesh (deti, drita, muri, ndenjësja, orenditë, tryeza, etj.)?! Jo, sepse fundja tërësia e këtyre është maḥdūd (e kufizuar). Vallë cila është qenia e vetme që nuk mund të jetë njëkohësisht ashtu siç është në gjirin e tërë këtyre krijesave që shihni?! Vetëm njeriu. Por ç’e do se dhe ai ka një trup. Si rrjedhojë përmbledhim duke lajmëruar se gjëja e vetme që është e lirë është ‘aḳli (mendja). Vallë a mendon kjo e fundit gjënë që do, apo gjënë që është e detyruar?! Gjënë që do... Sepse ajo është ḥurru’l-muṭlaḳi (liria absolute). Saktësisht në këtë pikë unë dua të shtoj diçka që të mos pandehet se dhe gjërat, sendet e tjera (deti, drita, muri, ndenjësja, orenditë, tryeza, etj.) janë të lira: “Nëse mbarë qeniet në këtë botë do të ishin të lira pikërisht ashtu siç është mendja e lirë dhe nëse do të mund ta ndryshonin në çdo çast veten e tyre, vallë a do të mund të ishte e mundur të kishim diçka të quajtur parashikim?!
Jo. Ja pra pikërisht për këtë arsye, fatet dhe përfundimet e njerëzve nuk mund të parashikohen, (si pasojë e qenies së një qenie të lirë të njeriut). Për shembull meteorologët mund të parashikojnë se si do të jetë moti për ditën e nesërme, madje dhe për javët e ardhshme. Gjithashtu dhe gjeologët mund të bëjnë disa shënjime në kohë rreth tërmeteve. Arsyeja e kësaj është mosqenia e lirë e qenieve lëndore. Në këtë këndvështrim ato janë siç janë gjithmonë. Shkencëtarët me disa përllogaritje mund të përcaktojnë se drejt cilës pasojë, ose përfundim do të evoluojë kjo ecuri, rrjedhë, udhë natyrale. Shumë mirë, kundrejt kësaj vallë a mund të parashikoni se çfarë mund të bëhet dikush pas një viti, madje të nesërmen?! Ju nuk mund të përcaktoni as se çfarë do të bëhen miqtë tuaj më të afërt nesër. Sepse ka mundësi që mendimet e tyre të ndryshojnë rrënjësisht në një çast. Vetëm liria nuk mund të parashikohet. Ju mund të merrni me një kujdes, vëmendje shkencore nën lupë dhe mund të bëni një mori parashikimesh rreth një sërë dukurish natyrore të këtij universi.
Për shembull ju mund të parashikoni se do të bien reshje dëbore pas disa ditësh, do të pësojmë tërmet në këtë datë e në këtë ditë, do të përballemi me luftë në këtë rajon e në këtë zonë, ose do të shpërthejë zia e bukës në këtë vit e në këtë vend. Shkaku i kësaj është qenia e disa cikleve dhe itinerareve natyrore të paracaktuara dhe mosdalja jashtë tyre e qenieve të lartpërmendura. Shumë mirë, por vallë a mund ta përcaktoni se ku do të arrijë mendja ose dikush?! Përfundimi që dua të nxjerr nga tërësia e thënieve të mia është se mendja është përtej kohës. Ju mund të parashikoni dhe të merrni nën kontroll atë gjë që është në kohë dhe vend. Mirëpo ju nuk mund të parashikoni dhe të merrni nën kontroll mendjen. Ajo nuk hyn në fushën e kontrollit tuaj; sepse ajo është e lirë. Sigurisht se ajo është e lirë sepse është mendje. Vallë a vjen mendja nga liria, apo liria vjen nga mendja?!
Lārīxhānī: Besoj se liria vjen nga mendja.
Mjeshtër Dīnānī: Epo ja pra nga këtu kuptojeni se çfarë është ‘aḳli (mendja). Mendja nuk është as nën ndikimin e kohës e as të vendit; përkundrazi ajo madje mund t’i mbajë që të dyja këto pezull, qoftë dhe çastin. Për shembull ne e mbajmë zamānu’l-māḍī (kohën e shkuar) pezull në këtë çast. Vallë a jeni ju në kohën e shkuar në këtë çast?! Jo. Koha e shkuar tanimë është diçka e mbajtur pezull për ju. Shumë mirë, po koha e ardhme?! Në të njëjtën mënyrë, ju nuk jeni as në kohën e ardhme në këtë çast. Vallë e a është apo nuk është gati, e pranishme koha e ardhme në këtë çast?! Jo, ajo nuk është e pranishme. Ju jetoni vetëm në ān (çast). Ne nuk jemi as në kohën e shkuar e as në të ardhme. Ne tanimë nuk mund të jemi madje as pas një çasti dhe ore; pikërisht ashtu siç nuk mund të jemi as para një çasti dhe ore. Domethënë ne nuk jetojmë as dje dhe as nesër; ne jetojmë vetëm sot. Madje mbetet për t’u thënë se as tërësia e të sotmes nuk është e jona.
Kohët e shkuara të saj kanë shkuar (për shembull nëse jemi në kohën e drekës, koha e mëngjesit tanimë ka mbetur pas nesh), kurse kohët që nuk kanë ardhur të saj, nuk kanë ardhur ende (për shembull nëse jemi në kohën e drekës, kjo nënkupton se nuk e kemi arritur mbrëmjen ende). Për ne gjendet vetëm çasti brenda të cilit ndodhemi. Këto ishin dhe temat të cilat filozofi, matematikani, mistiku dhe poeti ynë i madh kombëtar ‘Umer Khajjāmi kishte shqyrtuar kryesisht. Nuk ka asnjë dyshim, se ai teksa ai rrëfente për rëndësinë e jetesës në këtë “ḥāl” (çast, në zamānu’l-muḍāri‘ (kohën e tashme); “carpe diem”: Media e Lirë) nuk donte të na jepte mësimin e dehjes, ose shthurjes. Ai po na jepte mësimin e shfrytëzimit, vlerësimit të “rastit” dhe llogaritjes, numërimit, quajtjes së pasurisë. E shkuara tanimë nuk mund të kthehet: ndërsa zamānu’l-mustaḳbeli (koha e ardhme) nuk ka ardhur ende. Si rrjedhojë ajo që duhet të jetohet është e tanishmja. Ja pra këto janë mësimet që na jep ḥakīm ‘Umer Khajjāmi (këtu theksoj në mënyrë të veçantë qenien “ḥakīm” (të urtë) të tij).
Unë këtu dua të kaloj, shkoj dhe përtej thënieve të ḥakīm ‘Umer Khajjāmit, që kjo gjë që do të them është dhe shumë e çuditshme, interesante njëkohësisht: Ḥakīm ‘Umer Khajjāmi e kishte mbajtur të shkuarën dhe të ardhmen pezull, si dhe ishte përqendruar vetëm tek e tashmja. Ajo që dua të shtoj unë është kjo: “‘Aḳli (mendja) është aq e fuqishme sa mund të mbajë madje dhe të tashmen pezull. Domethënë ju nëse dëshironi, mund të mos jeni as në “të tashmen” dhe mund të jetoni në të ardhmen. Pra ju mund të mendoni dhe të ardhmen. Ja pra njerëz të tillë ishin Aṣḥābu’l-Kehfi (Banorët, Njerëzit e Shpellës). Këta të fundit kishin mbajtur dhe “të tashmen” pezull. Ja pra kjo është ‘aḳli (mendja).
Lārīxhānī: Gjithashtu dhe mistiku ynë i madh Meulānā thotë: “Unë jam i dashuruar me Atë që çdo çast është çasti i Tij”.
Mjeshtër Dīnānī: Po, e saktë, sepse çdo çast është çasti i Tij. Të tëra çastet janë, vijnë nga Ai. Edhe Ḥāfiḍḥi shënjon “ānin” (çastin) që e kumtuat pakëz qëparë. Ai shprehet kështu: “Unë jam robi i çastit nga i cili lindin të tëra çastet”. Shumë mirë, por çfarë është ky çast?! Ky i fundit për të cilin Ḥāfiḍḥi flet është mbi çastet që dimë, njohim ne, pra mbi çastet që u përkasin të shkuarës dhe të ardhmes. Këtë “ānin” (çastin) që ka folur Ḥāfiḍḥi, ju nuk mund të përktheni me kuptimin e plotë të tij në asnjë gjuhë të botës si fjalë.
Lārīxhānī: Për hir të vërtetës, a duhet ta kuptojmë si saḥātu’r-rūḥi (fusha e shpirtit), këtë qëndrimin mbi te‘aliḳin (mbajtjen pezull, ngjitjen) e ‘aḳlit (mendjes)?!
Mjeshtër Dīnānī: Po, ashtu është, kjo është fusha e përjetësisë.
Lārīxhānī: Atëherë ne duhet ta shikojmë dhe në këtë pikëpamje ḳijāmetin. Për shembull dhe ājeti i nderuar ḳurānor: “تَعْرُجُ الْمَلَائِكَةُ وَالرُّوحُ إِلَيْهِ فِي يَوْمٍ كَانَ مِقْدَارُهُ خَمْسِينَ أَلْفَ سَنَةٍ” “Te‘ruxhu’l-melāiketu ue’r-rūḥu ilejhi fi jeumin kāne miḳdāruhu khamsīne elfe senetin” (Atje ngjiten engjëjt dhe Shpirti i Shenjtë (Xhibrīli) në një ditë që kohëzgjatja, sasia e së cilës është pesëdhjetëmijë vite, (ose lartësia e atyre shkallëve është pesëdhjetëmijë vite)). (Sūre Me‘ārixh, 4) mori një gjendje, trajtë më delikate, elegante në shoqërinë e sqarimeve tuaja të vyera.
Mjeshtër Dīnānī: Po, tekefundit dhe ky është thjesht dhe vetëm një shembull dhe një shëmbëllim ende. Ne fjalëzën ‘arabe “jeum” (ditë), që kalon në ājetin e sipërcituar ḳurānor duhet ta kuptojmë si fjalëza ‘arabe “ān” (çast) në fakt. Ky është dhe “āni” (çasti) për të cilin Ḥāfiḍḥi flet. Një “ān” (çast) i asaj bote është më tepër se pesëdhjetëmijë vite të kësaj bote. “Āni” (çasti) i ākhiretit (botës tjetër) nuk është një gjë, të cilën mund ta llogarisim, masim dhe peshojmë. Ajo që synohet këtu është përjetësia. Çasti i atjeshëm është sa një ditë e këtushme e jona. Kurse numri, shifra, thënia “pesëdhjetëmijë vite” përkthehet si “nga e përhershmja deri në përjetësi”.
Lārīxhānī: Tanimë këtu është vendi i përjetësisë; në të nuk ka një kohë dhe vend. Sa mirë, për ata të cilët do të mund të bashkohen, takohen me të Dashurin, Shpirtin e tyre në ḳijāmet!
Mjeshtër Dīnānī: Po, miratojmë se si koha dhe vendi janë dukuri, gjëra që mund të kapërcehen, ashtu siç pohon dhe ājeti i nderuar ḳurānor: “يَوْمَ نَطْوِي السَّمَاءَ كَطَيِّ السِّجِلِّ لِلْكُتُبِ” “Jeume neṭui’s-semāe keṭajji’s-sixhil’li li’l-kutubi” (Atë ditë Ne do ta mbështjellim, palosim qiellin si palosja e fletëve të librave). (Sūre Enbijjā, 104) Vallë çfarë janë këto përballë madhështisë së pafund dhe përjetësisë së Ḥaḳḳ Tebāreke ue Te‘ālās (të Vërtetit të Bekuar dhe të Madhëruar)?!
Lārīxhānī: Me të vërtetë këto ishin sqarime të mrekullueshme, mjeshtër i nderuar. Sot ne folëm seriozisht për një çështje shumë delikate. Në thelb ky koncepti i “ūxhūdit” (qenies), i cili kapërcen kohën dhe vendin, ka bashkuar të përhershmen dhe të përjetshmen brenda tij.
Mjeshtër Dīnānī: Çdo gjë është bërë copë-copë brenda ūxhūdit (qenies).
Lārīxhānī: Domethënë ūxhūdi (qenia) është më e rëndësishme dhe se e përhershmja dhe e përjetshmja... Me të vërtetë e jashtëzakonshme!
Mjeshtër Dīnānī: Po, duke qenë se jemi burgosur, ngujuar në ciklin, çarkun, rrethin e kohës dhe vendit, ne nuk mund t’i kuptojmë ashtu siç duhet këto çështje. Ne e shohim në këndvështrimin kohor dhe vendor çdo gjë dhe përsëri mendojmë në këtë mënyrë për çdo gjë. Megjithatë duhet të dimë se kemi aftësinë, zotësinë e mundësisë së kapërcimit, tejkalimit të kohës dhe vendit. Për fat të keq jemi rishtas ne, ata që nuk duan që ta përdorim këtë aftësi, zotësi! Sërish jemi ne, ata të cilët duan që të rrinë të burgosur, ngujuar në ciklin, çarkun, rrethin e kohës dhe vendit...
Kjo është arsyeja që ne e shikojmë vdekjen thjesht dhe vetëm si vdekje. Dikush që kapërcen kohën nuk e shikon vdekjen thjesht dhe vetëm si vdekje. Kujdestarët dhe të urtët e kanë pranuar vdekjen si kalimin përtej kësaj bote. Vallë a është vdekja një shkuarje, apo kapërcimi i diçkaje për ta?! Ne pandehim se do të asgjësohemi, zhdukemi me vdekjen. Sakaq vdekja është një kapërcim, tejkalim në vetvete; kapërcimi, tejkalimi i kufinjve dhe arritja përtej kësaj bote. Ūxhūdi (qenia) nuk e di, njeh dhe nuk e pranon ‘ademin (asgjënë, mosqenien) se...
Meuxhūdātet (të qenat) janë të kthyera, shndërruara; sepse ūxhūdi (qenia) nuk asgjësohet, zhduket kurrë. Kapërcimi i vetes është dituria, njohja e “qenies së vetes” dhe “qenies për veten”. Ndërtimi i njeriut në një përbërje, strukturë e mundësisë së kapërcimit të gjithçkaje, rrjedh pikërisht nga kjo veçoria e tij (pra “qenia e vetes” dhe “qenia për veten”) si dhe shikimi i tij si një kapërcim i vdekjes.
Lārīxhānī: Mjeshtër i nderuar, ju me të vërtetë paraqitët dituri shumë të bukura, të cilave mund t’u rastiset shumë rrallë shoqja. Gjithashtu dhe qartësimi juaj i ājeteve të nderuara ḳurānore ishte shumë me vend. Për shembull disa njerëz ngrejnë pyetjen: “Vallë si është e mundur që ne do të shpërblehemi ose dënohemi, ndëshkohemi pafundësisht në botën e amëshuar, ndonëse jetojmë vetëm 60 apo 70 vite në këtë botë?!” Ne shpresojmë që sqarimet tuaja pakëz të mëparshme të kenë shërbyer si një përgjigje për njerëz që shtrojnë pyetje të tilla. Sepse tanimë në atë vend koha dhe vendi janë asgjësuar dhe gjenden çaste të lindura nga çastet e reja në çdo çast nga vetë Veta Hyjnore. Nëse do Allāhu do të gjejmë rastin për ta riprekur këtë çështje.
Ky ishte me të vërtetë një sqarim i mrekullueshëm. Ne përfituam sërish nga dituritë tuaja të vyera dhe gjithashtu thëniet tuaja shërbyen në cilësinë e një parathënieje të programeve tona në të ardhmen.
Lārīxhānī: Me dëshirën se do të takohemi përsëri në programin vijues tonin, ne ju falenderojmë nga zemra, ju themi mirëmbetshi dhe qofshi nën mbrojtjen e Allāhut të Madhëruar mbarë miqve dhe ndjekësve tanë të nderuar, së bashku me mjeshtrin tonë të nderuar. Paqja, mëshira dhe begatia e Allāhut qofshin mbi ju.
Burimi: Medya Şafak
