Ibrahimi Dinani: Bisedat E Fejzi Kashanit: Ontologjia Dhe Mekanizmi I “Diturisë” Tek Fejzi Kashani (Pjesa E Pestë)
Domethënë ajo në të vërtetë ka përfshirë çdo gjë dhe çdo vend aq shumë, sa kjo krijon, përbën një pengesë për shikimin tuaj të saj. Shumë mirë, por a buron pamundësia ime e shikimit të ūxhūdit (qenies), vetëm si pasojë e qenies së fshehur të saj?! Jo. Këtu disa njerëz hedhin hipotezën se pamundësia jonë e shikimit të saj buron nga dukuria e fshehjes së saj. Ndërkohë gjendja është plotësisht e kundërta e kësaj. Ne nuk mund ta shikojmë atë, sepse ajo është kaq e dukshme, qartë.
Ontologjia Dhe Mekanizmi I “Diturisë” Tek Fejzi Kāshānī
Ismā‘īl Menṣūrī Lārīxhānī: Me emrin e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Përshëndetje shikues të dashur, ndjekës të çmuar dhe ndjekës të përhershëm të programit tonë me titull: “Ma‘rifet” (Urtësia), me urimin e selāmit (paqes). Ne iu shprehim falenderimet tona nga zemra për dashurinë, interesimin, ndjekjen me udhë të ndryshme të programit tonë dhe në veçanti të krijimit të kontaktit me ne.
Fillojmë të shëtisim në kopështin plot me trëndafila të mendimeve të çiltra, gjithëpërfshirëse dhe të thella të ḥakīm Fejzi Kāshānīt. Ky i urtë madhështor, kishte treguar një mund jashtëzakonisht të madh që kishte të bënte me zgjidhjen e çështjeve të filozofisë dhe urtësisë së atyre ditëve. Fejzi Kāshānī është një personalitet interesant që ka mendime mjaft të larta në luginën e diturisë, njohurisë dhe urtësisë.
Në programin tonë të mbrëmjes së sotme kemi zgjedhur përsëri për të lexuar një fragment nga vepra me titull: “El-Kelīmātu’l-Meknūne” (Fjalët e Fshehta) e Fejzi Kāshānīt. Çështja jonë ishte ūxhūdi (qenia) dhe hollësitë e filozofisë së qenies. Ne do të vazhdojmë rishtas me këtë çështje, por si fillim do të lexojmë një fragmentin e lartpërmendur dhe më pas do t’iu lutemi mjeshtrit tonë të nderuar që të komentojë këtë fragment:
“Çdo gjë që është meuxhūd (e qenë) në ‘ālemu’l-khārixhī (botën e jashtme), ose është nefsu’l-ūxhūdi (vetë qenia), ose është një gjë tjetër përveç ūxhūdit (qenies) në aspektin e qenies në botën e jashtme. Nëse ajo gjë është nefsu’l-ūxhūdi (vetë qenia), çështja është dëshmuar, vërtetuar. Nëse është një gjë tjetër përveç ūxhūdit (qenies), meuxhūdijjeti (e qena, qenësia) e saj, rrjedh sepse është muttaṣife (e cilësuar) me ūxhūdin (qenien) dhe jo me një gjë tjetër. Të jesh muttaṣif (i cilësuar) me ūxhūdin (qenien) kërkon që meuṣūfi (i cilësuari) të jetë i pranishëm përpara ittiṣāfit (cilësimit) në sytë e mendjes. ‘Aḳli (mendja) dhe inṣāfi (arsyeja e shëndoshë) këtu gjykojnë se domosdoshmëria, nevoja e meuxhūdijjetit (të qenës, qenësisë) ka ndodhur përpara se të jetë meuxhūd (e qenë) (ende). Allāhu i Lartësuar me ājetin ḳurānor “أَلَمْ تَرَ إِلَىٰ رَبِّكَ كَيْفَ مَدَّ الظِّلَّ وَلَوْ شَاءَ لَجَعَلَهُ سَاكِنًا ثُمَّ جَعَلْنَا الشَّمْسَ عَلَيْهِ دَلِيلًا” “E lem tere ilā Rabbike kejfe medde’ḍḥ-ḍḥil’le ue leu shā’e lexhe‘alehu sākinān thumme xhe‘alnā’sh-shemse ‘alejhi delīlān” (A nuk e ke parë se si Zoti yt e zgjati (andej e këndej) hijen dhe sikur të kishte dashur do ta linte të fiksuar në një vend, pastaj diellin e bëmë dëshmues të saj). (Sūre Furḳān, 45) pothuajse bën me shenjë në māhijjātet (natyrat, veçoritë) e nūru’l-ūxhūdit (dritës së qenies) me muneūerin (të ndriçuarin)”.
Mjeshtër Dīnānī: Me emrin e Allāhut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Ne e nisim mësimin e kësaj mbrëmjeje të bekuar duke cituar se ju keni zgjedhur rishtas një fragment shumë të bukur që përbën thelbin e mbarë çështjeve të veprës me titull: “El-Kelīmātu’l-Meknūne” (Fjalët e Fshehta) e Fejzi Kāshānīt, fjalët e të cilit janë të tëra “të bukura”. Domethënë nuk ka asnjë çështje tjetër më serioze dhe më themelore se kjo në gjirin e mbarë çështjeve që kanë të bëjnë me njeriun. Dhe ne me sa kemi mundësi do të mundohemi që t’ua sqarojmë këtë çështje të rëndësishme ndjekësve tanë të nderuar. Ontologjia (dituria, shkenca e qenies) është shumë më e ndryshme se çdo gjë tjetër. Ju keni mundësi që të arrini në suksesin e mundësisë së diturisë, njohjes së të tëra qenieve në këtë botë, siç janë fjala vjen shkencat e algjebrës, astrologjisë, biologjisë, botanikës, gjeografisë, gjeologjisë, gjeometrisë, meteorologjisë, veterinarisë, zoologjisë, etj.
Shkurt ju mund të arrini në diturinë, njohurinë e një morie gjërash të lidhura me qeniet në këtë univers. Dhe bota e shkencës sot ka arritur në të fshehta shumë të rëndësishme në lidhje me një sërë qeniesh. Krahas kësaj ontologjia nuk është aspak siç janë shkencat e gjeologjisë, gjeometrisë, meteorologjisë, apo siç janë shekncat e tjera. Pyetja që duhet të bëhet këtu është: “Kush do ta njohë ūxhūdin (qenien)?!” Vallë kush do ta hetojë njohë ūxhūdin (qenien) në shkencën e ontologjisë, teksa ju qëndroni ballë përballë me çështjen që hetoni, si një hetues, kërkues në të tërë shkencat e tjera, ose me cilësinë e një shkencëtari?! Vallë a do të keni mundësinë e marrjes dhe hetimit përpara jush të ūxhūdit (qenies), pikërisht siç ndodh dhe në shkencat e tjera?! Përpara së gjithash ju vetë, a jeni brenda apo jashtë ūxhūdit (qenies)?!
Lārīxhānī: Ne jemi brenda ūxhūdit (qenies).
Mjeshtër Dīnānī: Pra do të orvateni ta njihni ūxhūdin (qenien) duke qenë brenda saj?!
Lārīxhānī: Ja pra pikërisht këtu qëndron dhe e fshehta.
Mjeshtër Dīnānī: Kur ju hetoni qeniet që janë çështje hetimi për shkencat e tjera, ju i merrni përpara jush dhe ashtu i hetoni, njihni. Ndërkohë gjendja ndryshon, kur përpiqeni që të hetoni ūxhūdin (qenien). Pikë së pari a jeni apo nuk jeni ju vetë një meuxhūd (i qenë)?!
Lārīxhānī: Po, unë jam një meuxhūd (i qenë).
Mjeshtër Dīnānī: Atëherë si fillim duhet të njihni veten tuaj. Me qëllim që të mund të njihni ūxhūdin (qenien), ju nuk keni nevojë të zbatoni mënyrat e zbatuara dhe parimet e përgjithshme dhe të pranuara në shkencat e tjera; sepse fundja as që mund t’i zbatoni. Kumtojmë se subjekti (ditësi) dhe objekti (i dituri) janë gjithmonë dy gjëra të ndryshme nga njëri-tjetri. Për shembull kur doni të njihni librin në dorën tuaj, ju dhe ai jeni dy gjëra të ndryshme, ju e hetoni, hulumtoni, dini dhe merrni, përftoni njohuri për sa i përket atij. Në këtë rast ju jeni subjekti (ditësi), pra ai që përfton njohuri, kurse objekti (i dituri) është libri. Ndërsa për sa i takon shkencës së ontologjisë, drejtohet pyetja: “Vallë a është vetë ūxhūdi (qenia) ajo që do të njohë ūxhūdin (qenien), apo është diçka tjetër jashtë ūxhūdit (qenies)?! Ju që jeni ai që doni të njihni ūxhūdin (qenien), a jeni apo nuk jeni ūxhūdi (qenia)?!”
Lārīxhānī: Jo, unë nuk jam ūxhūd (qenie), unë jam meuxhūd (i qenë).
Mjeshtër Dīnānī: Po pra, ja pikërisht kjo është çështja. Kjo nuk është e vlefshme vetëm për ju. Çdo gjë në këtë botë nuk është ūxhūd (qenie) por është meuxhūd (e qenë). Shumë mirë, por ku është ūxhūdi (qenia)?! Vallë a mund të më tregoni një gjë që nuk është meuxhūd (e qenë), por është vetëm ūxhūd (qenie)?!
Lārīxhānī: Ja pra Ai është Ḥaḳḳ Tebāreke ue Te‘ālā (i Vërteti i Bekuar dhe i Madhëruar).
Mjeshtër Dīnānī: Merreni si të mirëqenë sikur nuk keni gjetur Ḥaḳḳun (të Vërtetin) ende. Në këtë gjendje a mund të shënjoni tek Ai?! Jo. Atëherë si mund të thoni “Ai”?!
Lārīxhānī: Ja pra e tërë çështja është kuptimi dhe ndërgjegjësimi i dallimit mes fjalëzës ‘arabe ūxhūd (qenie) dhe fjalëzës ‘arabe meuxhūd (i, e qenë), apo nuk është kështu?!
Mjeshtër Dīnānī: Në fund të fundit kjo është çështja jonë. Unë në mënyrë të përulur po mundohem të vij në çështjen kryesore duke ngritur pyetje. Unë nuk dua të hyj menjëherë në çështje si një folës. Unë po punoj për krijimin e një ndërgjegjshmërie dhe në mendjen e palës përballë duke pyetur pyetje.
Ju i shikoni meuxhūdātet (të qenat) në ‘ālemu’l-khārixhi (botën e jashtme). Në ditët e sotme ju mund të arrini madje në diturinë, njohurinë e qenieve më të vogla falë mikroskopit. Gjithashtu mund të arrini dhe në diturinë, njohurinë e qenieve më të largëta e të mëdha në sajë të teleskopit. Në këtë mënyrë horizonti dhe këndvështrimi juaj zgjerohet hem ndaj qenieve më të afërta dhe hem ndaj qenieve më të largëta. Ju keni parë si qenien më të vogël dhe atë më të madhen. Mirëpo ç’e do se të tëra këto qenie që keni parë thjesht dhe vetëm janë meuxhūdāte (të qena). Po me mundësitë, mjetet, pajisjet që keni vallë a mund ta shikoni ūxhūdin (qenien)?! Jo. Edhe nëse do të zotëroni pajisje dhe vegla më të përparuara, zhvilluara se këto, sërish nuk do të mund ta shikoni atë. Fjalëza ‘arabe ūxhūd (qenie) dhe fjalëza ‘arabe meuxhūd (i, e qenë) janë ngatërruar gjithmonë me njëra-tjetrën qëmoti.
Njeriu megjithëse shikonte vetëm meuxhūdin (të qenën) në fakt që në çastin e parë, ai pandehte se shikonte ūxhūdin (qenien). Fatkeqësisht ky koncept i gabuar vazhdon dhe në ditët tona. E thënë ndryshe njeriu heton meuxhūdin (të qenën), por pandeh se ka parë ūxhūdin (qenien). Ne ndonëse jemi mbytur, zhytur në ūxhūd (qenie) ne nuk mund ta arrijmë atë. Ne as mund ta prekim e as mund ta shikojmë atë. Vallë si jemi zhytur në ūxhūd (qenie)?! Në këtë vend duhet të bëjmë për ‘ālemu’l-ḥuḍūrin (botën e pranisë, qetësisë) fjalë, dukuri e cila është mjaft e vështirë.
Lārīxhānī: Ja pra pikërisht kjo është dhe humbja e filozofive perëndimore, apo nuk është kështu?! Ata pandehën se ūxhūdi (qenia) është e njëjtë me meuxhūdin (të qenën).
Mjeshtër Dīnānī: Po, e saktë. Njëkohësisht ata humbën dhe ‘ilmu’l-ḥuḍūrin (diturinë e pranisë, qetësisë). Në shtesë jo vetëm ata, por dhe filozofitë lindore. Miratojmë se kjo është një mangësi e birit të njeriut në përgjithësi: Ai gjithmonë i kishte ngatërruar këto të dyja me njëra-tjetrën. Sakaq meuxhūdi (e qena) nuk është kurrë vetë ūxhūdi (qenia), madje as që mund të jetë... Ajo thjesht është. Ūxhūdi (qenia) nuk është diçka që të mund ta hetojmë, hulumtojmë. Domethënë ajo në të vërtetë ka përfshirë çdo gjë dhe çdo vend aq shumë, sa kjo krijon, përbën një pengesë për shikimin tuaj të saj. Shumë mirë, por a buron pamundësia ime e shikimit të ūxhūdit (qenies), vetëm si pasojë e qenies së fshehur të saj?! Jo. Këtu disa njerëz hedhin hipotezën se pamundësia jonë e shikimit të saj buron nga dukuria e fshehjes së saj. Ndërkohë gjendja është plotësisht e kundërta e kësaj. Ne nuk mund ta shikojmë atë, sepse ajo është kaq e dukshme, qartë.
Vallë a mund të më tregoni një vend ku nuk është ūxhūdi (qenia)?! Nuk mund të tregoni në mënyrë të prerë. Ai vend nuk mund të shikohet si pasojë e kaq shumë fuqive, llahtarive, tmerreve tronditëse të ūxhūdit (qenies). “O Ti Ḍḥāhir (i Dukshëm) që je fshehur (si pasojë) e shumicës së nūrit (dritës) Tënde!” Si rrjedhojë nënvizojmë se Fejzi Kāshānī ka cekur me të vërtetë një çështje të rëndësisë madhore. Nëse ne do t’i shohim çështjet si shkak i qenies themelore të tyre, do të na duhet që ta përmbledhim mbarë filozofinë në këto katër çështje. Domethënë nuk ka asgjë më të rëndësishme se se këto katër çështje në filozofi: Çështja e parë më e rëndësishme është nefsu’l-ūxhūdi (vetë qenia). Kjo është gjëja më e rëndësishme që filozofia orvatet në arritjen e diturisë së saj. Çështja e dytë më e rëndësishme është ‘ilmi (dituria, njohuria). Kushedi sa njerëz gjenden që ngrejnë pretendimin e diturisë. Secili ka një dituri mbi diçka në këtë botë sipas aftësisë, zotësisë së tij.
Megjithatë dhe këtu ashtu siç ndodh tek ūxhūdi (qenia) përsëri, askush nuk heton se çfarë është dituria. Ju keni një dituri, njohuri, urtësi rreth gjërave që kanë të bëjnë duke filluar me veten tuaj si dhe rreth gjithçkaje tjetër në këtë botë. Shumë mirë, por vallë a keni një dituri në çështjen se çfarë është nefsu’l-‘ilmi (vetë dituria)?! Ja pa kjo dituri është filozofia (epistemologjia). Çështja e tretë më e rëndësishme është ḳijmeti (vlera). Cila është gjëja me vlerë dhe cila është gjëja pavlerë?! Çfarë është “e mira” dhe “e keqja”?! Ne vazhdimisht flasim tërë ditën se çfarë është diçka e mirë dhe çfarë është diçka e keqe. Krahas kësaj nëse ne do të na pyetet se çfarë është vetë “e mira” dhe vetë “e keqja”, sqarimi ynë i kësaj pyetjeje nuk do të jetë dhe aq i lehtë. Ne i dimë etalonet, kriteret, normat e tyre. Fjala vjen ne dimë se barazia, drejtësia, liria, nderi, ndihma etj janë gjëra “të mira”. Fejzi Kāshānī si një ḥakīm, ka vënë në secilën nga këto tri çështje të rëndësishme theksin në këtë fragment që ju lexuat.
Lārīxhānī: Si dhe çështja e katërt më e rëndësishme është insāni (njeriu).
Mjeshtër Dīnānī: Po. Kjo është mëse e saktë. Njeriu është qendra e mbarë këtyre çështjeve që numëruam. Hedhim dritë se nëse ai para së gjithash nuk njeh vetveten, atëherë ai nuk do të mund të njohë as ūxhūdin (qenien), as ‘ilmin (diturinë) dhe as ḳijmetin (vlerën)... Madje as Zotin e tij... Një njeri që nuk mund të njohë vetveten, nuk mund të njohë as qeniet që hyjnë në fushën e hetimit të një diturie të caktuar - si për shembull një mizë. Dikush që shtron pretendimin se njeh Allāhun pa njohur vetveten, ka shtruar një pretendim të kotë. Si rrjedhojë qëmtojmë se kreu i gjithçkaje është njohja e insānit (njeriut) të vetvetes si fillim. Që këtej e tutje Fejzi Kāshānī përpiqet që të sqarojë se çfarë është ūxhūdi (qenia): gjithçka që hyn në fushëpamjen tuaj në këtë botë ose është ūxhūd (qenie), ose është meuxhūd (i, e qenë); nuk është jashtë këtyre të gjërave. Nëse ajo që shikoni është ūxhūdi (qenia) - që natyrisht se nuk është - atëherë kjo do të thotë se ju qenkeni ūxhūdi (qenia).
Ai citon: “Çështja është fiksuar”, pra “qenia është dhe tanimë nuk ka nevojë për një dëshmi për të”. Dëshmia nuk ushtrohet mbi diçka që është. Gjithashtu dhe në dëshminë që doni të sillni, rishtas keni nevojë për ūxhūdin (qenien) dhe këtë jeni të detyruar ta sillni nga ajo. Vallë a keni ndonjë komoditet, luks për mundësinë e sjelljes së dëshmisë nga jashtë ūxhūdit (qenies)?! Si rrjedhojë këshillimi, postulati “qenia është” nuk ka nevojë për dëshmi dhe në thelb nuk mund të sillet as dëshmi për të. Pse?! Sepse nëse kjo dëshmi do të sillet nga qenia, nuk ka nevojë për të; ajo tekefundit është. Sërish dhe ju vetë jeni në gjendje të mbytur, zhytur në ūxhūd (qenie); kjo është arsyeja që ju nuk jeni në gjendje që të mund ta vini përpara jush si një fushë hetimi atë. Duke qenë se nuk mund ta shikoni ūxhūdin (qenien), atëherë çfarë janë ato gjëra që shikoni në ‘ālemu’l-khārixhī (botëm e jashtme)?! Japim përgjigjen se ato janë meuxhūdāte (të qena).
Ne po shkojmë hap pas hapi atje: Këtu vjen dhe pyetja e dytë në rend të ditës: Meqenëse gjëja që ju shikoni nuk është ūxhūd (qenie), pas mbetet zgjedhja se ajo është meuxhūd (e qenë). Por a është kjo meuxhūd (e qenë), meuxhūd (e qenë) me ūxhūdin (qenien), apo është me diçka tjetër?! Patjetër që kjo meuxhūd (e qenë) është me “ūxhūdin” (qenien). Kuptimi i kësaj është se nëse ūxhūdi (qenia) nuk është, nuk do të mund të jetë as meuxhūdi (e qena). Pra meuxhūdi (e qena) i nënshtrohet ūxhūdit (qenies). Nënshtrimi i saj ndaj ūxhūdit (qenies) ka kuptimin se ajo është muttaṣife (e cilësuar) me ūxhūdin (qenien). Pikërisht këtu ai lajmëron për një çështje të rëndësishme: Çfarë do të thotë ittiṣāf (cilësim)?! Ittiṣāf (cilësim) do të thotë qenia meuṣūf (i cilësuar) me një ṣifat (cilësim, mbiemër). Fjala vjen kjo ndenjëse mbi të cilën jemi ulur në këtë çast është meuxhūd (e qenë); domethënë ajo është muttaṣife (e cilësuar) me ṣifatin (cilësimin, mbiemrin) e “ūxhūdit” (qenies).
Në këtë gjendje ndenjësja është bërë “meuṣūfe” (e cilësuar). Fejzi Kāshānī këtu na njofton për e‘jjānu’th-thābitet (gjërat e fiksuara, qarta) që janë shfaqjet e diturisë së Ḥaḳḳ Tebāreke ue Te‘ālās (të Vërtetit të Bekuar dhe të Madhëruar). E‘jjānu’th-thābitet (gjërat e fiksuara, qarta) ishin të pranishme në diturinë e (të Vërtetit të Bekuar dhe të Madhëruar). Më pas ato shfaqen në këtë ‘ālemu’l-ūxhūdi’l-‘ajni (botën e qenies objektive). Por me çfarë?! Sigurisht që me ūxhūdin (qenien). E‘jjānu’th-thābitet (gjërat e fiksuara, qarta) që janë meuxhūdāte (të qena) me “ūxhūdin” (qenien) në këtë botë, nuk janë aṣlu’l-Ḥaḳḳi (thelbi, vetë i Vërteti), por janë ḍḥil’lu’ll-llāhi (hija e Allāhut). Folja ‘arabe “مَدَّ” “medde” (zgjati) që kalon në ājetin ḳurānor ka kuptimin e imtidādit (zgjatjes, zgjatimit). Shumë mirë, por çfarë është ky i fundit?! Përhapje... Dhe deri ku përhapet ūxhūdi (qenia)?!
Për shembull shihni një lumë, burimi pra vendi ku ai buron dhe grykëderdhja pra vendi ku ai derdhet janë të qartë. Gjithashtu kjo gjendje vlen dhe për detrat, oqeanet. Fusha që ka përfshirë, zënë secili është e qartë. A është përhapja e detit e kufizuar apo e pakufizuar?! Ajo është e kufizuar. Fundja ai ka një bregdet dhe ju kur shkoni atje shikoni dhe kufinjtë e tij. Edhe kufiri i rruzullit tokësor është i përbërë nga orbita e tij. Po ūxhūdi (qenia) që nuk ka bregdet, kufi dhe orbitë deri ku përhapet dhe zgjatet?! Deri në pafundësi. Ajo është një zgjatim i ūxhūdit (qenies) dhe një stil zgjatimi pafund. Sigurisht që ajo që synoj këtu është ūxhūdi (qenia) dhe jo meuxhūdi (e qena)... Vallë a ka ndonjë vend për ūxhūdin (qenien), ku tanimë ai nuk do të jetë ūxhūd (qenie)?! Jo, nuk ka. Por nga ana tjetër çdo meuxhūd (e qenë) ka një anë, bregdet, buzë, cep, kënd, kufi, limit, orbitë. Shumë mirë, por ku është bregdeti, kufiri, orbita e ūxhūdit (qenies)?!
“وَسِعَ كُرْسِيُّهُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ” “Uesi‘a kursijjuhu’s-semāuāti ue’l-arḍa” (Kursijja (froni, ndenjësja, pushteti, sundimi) e Tij ka përfshirë, rrethuar qiejt dhe tokën). (Sūre Beḳare, 255) Vallë çfarë është kursijja e Ḥaḳḳ Tebāreke ue Te‘ālās (ndenjësja, pushteti, sundimi i të Vërtetit të Bekuar dhe të Madhëruar)?!
Lārīxhānī: Besoj se ajo është pushteti, qeverisja, sundimi ūxhūdī (qenësor, i qenësishëm) i Tij.
Mjeshtër Dīnānī: Po, por më saktësisht ajo është ūxhūdu’l-munbesiṭi (qenia e përhapur, zgjatuar, zgjeruar). Ky është një term i të urtëve.Vallë çfarë kuptimi ka folja ‘arabe “وَسِعَ” “uesi‘a” (zgjeroi) që preket në ājetin e kursisë?! Çfarë lloj përhapjeje dhe zgjerimi është ky?! Ky ūs‘at (zgjerim) nuk është si zgjerimi i galaksive, planeteve, rruzullit tokësor dhe universve. Ky është një ūs‘atu’l-ūxhūdī (zgjerim qenësor, i qenësishëm). Vallë a ka ndonjë vend ku nuk do të mund të shikoni nūru’l-ūxhūdīn (dritën e qenies)?! Një hapësirë, zbrazëtirë në ūxhūd (qenie), domethënë vallë a ka diku ku nuk ka agjë?! Jo. Patjetër që ka ajër, azot, eter, hidrogjen, oksigjen, ozon, etj. Qenia e hapësirës, zbrazëtisë absolute në ūxhūd (qenie) është e pamundur. Bota jonë është e mbushur me këtë të fundit. Madje dhe vetë bota është ūxhūd (qenie). Shkurtimisht ūxhūdi (qenia) sërish është e mbushur me ūxhūd (qenie), si dhe natyrisht me meuxhūdin (të qenën)... Meuxhūdātet (të qenat) janë meuxhūdāte (të pranishme, të qena) në dritën e ūxhūd (qenies). Ç’është e vërteta nga këtu mund të kuptohet se sa fushë e vështirë që është ontologjia (dituria, shkenca e qenies). Në fakt ajo është hem e lehtë dhe hem e vështirë...
Lārīxhānī: Ju cekët një pikë shumë kritike. Shtojmë se tefkīku (ndarja) mes ūxhūdit (qenies) dhe meuxhūdit (të qenës) është hapi i parë i kuptimit të këtyre çështjeve. Në përgjithësi kjo ishte dhe gjëja që filozofët perëndimorë nuk kishin treguar kujdes, vëmendje: Këta të fundit pavarësisht se gjenden brenda ūxhūdit (qenies), ndërmarrin një mundim të kotë dhe pa kuptim siç është bërja për ūxhūdin (qenien) fjalë. Në një kohë kur madje dhe derdhja e kësaj dukurie në fjalë është kaq e vështirë...
Mjeshtër Dīnānī: Në fakt gjetja e ūxhūdit (qenies) është e vështirë si pasojë e qenies së kaq shumë lehtësirave dhe do vetëm kujdes, vëmendje.
Lārīxhānī: Këtu tanimë hyjnë ‘ashḳu (dashuria) dhe ‘irfāni (urtësia) në lojë.
Mjeshtër Dīnānī: Si dhe me‘rifeti (dituria, njohuria)... Lejomëni t’iu qartësoj se fjalëzat ‘arabe ‘irfān dhe me‘rifet (urtësi) vijnë nga e njëjta rrënjë. Ne nuk kemi asnjë kapital tjetër përveç me‘rifetit (urtësisë). Gjithçka në këtë botë është me‘rifet (urtësi) dhe kjo e fundit nuk është diçka që do të nisë nga jashtë. Njeriu duhet të zërë punën fill me vetveten para së gjithash. Ashtu siç saktësova pakëz qëparë, ai duhet të mund të njohë vetveten pikë së pari. Përderisa njeriu nuk njeh vetveten ai nuk mund të njohë as gjërat, sendet. Gjithçka që shikoni në këtë univers është e lidhur dhe me masën e diturisë suaj diku. Kjo e fundit është më gjithëpërfshirëse për disa njerëz dhe më e kufizuar për disa të tjerë. Shkencat sot janë ndarë në dhjetra degë dhe tanimë secili mund të bëhet ekspert, ose specialist vetëm në një fushë të caktuar, kufizuar.
Kështu pra një dentist nuk di përtej shkencës së stomatologjisë për të cilën ka studiuar. Kjo vlen dhe për një mjek që nuk di përtej mjekësisë, një inxhinier që nuk di përtej inxhinierisë, një psikolog që nuk di përtej psikologjisë dhe një sociolog që nuk di përtej sociologjisë, ose të shkencave simotra të saj (siç janë antropologjia, çrregullimet, hepatologjia, psikologjia, etj.). Me fjalë të tjera në ditët e sotme tanimë hasen shumë pak njerëz që zotërojnë dituri, njohuri, urtësi në mënyrë të saktë mbi mbarë dituritë, shkencat dhe me masat e këtyre shkencave. Arsyeja e kësaj dukurie është se degët e shkencave janë zgjeruar dhe kanë marrë një formë, gjendje përfshirëse me kalimin e kohës. Në të kaluarën ndeshej shpeshherë në “‘al’lāmet” (dijetarët e mëdhenj) të cilët zotëronin dituri, njohuri mbi të tëra shkencat. Tanimë në ditët tona për fat të keq mund të thuhet se nuk kanë mbetur njerëz të tillë.
Në këtë kontekst, prizëm filozofia është më e përgjithshme në krahasim me shkencat e tjera. Sigurisht se ky pohim nuk nënkupton se filozofia ka përfshirë, rrethuar tërësinë e shkencave... Mirëpo metoda, mënyra, stili i mendimit të saj është më i përgjithshëm dhe më përfshirës se ai i fushave të tjera.
Çdo dituri e njeriut lidhur me ‘ālemu’l-xhemādātin (botën e sendeve, trupave të pajetë), ‘ālemu’n-nebātātin (botën bimore), ‘ālemu’l-ḥajuānātin (botën e gjallesave, kafshëve), ‘ālemu’l-mulkin (botën tokësore), ‘ālemu’l-melekūtin (botën engjëllore), ‘ālemu’s-semāuātin (botën qiellore), etj. është një pjesë e qenies së tij. Kur ju e dini, njihni këtë botë, ajo bëhet një pjesë e qenies suaj. Vallë a është gjëja që dini, njihni brenda jush apo jashtë jush?!
Lārīxhānī: Kthejmë përgjigjen se ajo është një pjesë e jona.
Mjeshtër Dīnānī: Sa thënie e çuditshme. Po, çfarëdo që të dini, ajo bëhet një pjesë e juaja. Shumë mirë, në këtë rast a nuk bëheni dhe ju një pjesë e diturive tuaja?!
Lārīxhānī: Mendoj se bëhemi.
Mjeshtër Dīnānī: Në këtë pikë është e mundur që ta lehtësojmë dhe më çështjen duke dhënë një shembull. Ju mund të shikoni çdo gjë në botën e jashtme me sytë tuaj, apo nuk është kështu?! Ju shikoni gjithçka në këtë studio në këtë çast. Shumë mirë, por a mund ta shikoni vetë syrin tuaj?!
Lārīxhānī: Them se jo.
Mjeshtër Dīnānī: Syri shikon çdo gjë, por nuk mund të shikojë vetveten. Ja ku po ilustroj dhe një shembull tjetër: Mendoni për një aparat fotografik. Ky i fundit shkrep një foto, pamje nga një skenë e caktuar. Ose nuk ka as nevojë që të marrim një shembull aq të largët. Ne mund të sjellim si shembull kamerën e cila është duke na filmuar, regjistruar në këtë çast. Shumë mirë, por a mund të regjistrojë kjo kamerë vetveten?! Jo. Në këto shembujt që numërova, gjërat mund të filmojnë, regjistrojnë, shikojnë vetëm atë gjë që kanë përpara tyre. A mund të filmojnë, regjistrojnë, shikojnë vetveten?! Jo. Ja pra dhe njeriu pikërisht si kjo kamerë filmon, regjistron, shikon pamjet e universit. Mirëpo dhe ju jeni brenda asaj bote, apo nuk është kështu?! Ose ju nuk jeni brenda saj dhe e shihni nga jashtë atë?!
Lārīxhānī: Në të njëjtën kohë jemi dhe brenda saj, natyrisht.
Mjeshtër Dīnānī: Mendoni për një piktor shumë të aftë që e mban universin në telajon e tij. Vallë a zë apo nuk zë dhe ai vetë brenda tablosë vend kur e mbaron piktura e tij?! Jo, ai nuk zë vend. Ja pra dhe ne e sodisim universin sikur të ishim duke e parë nga jashtë atë. Megjithatë këtu duhet t’iu tërheqim vëmendjen në këtë çështje, duke nënvizuar se ne jemi më lart se bota. Po, është e vërtetë se ne jemi në këtë botë; mirëpo ajo që është këtu është vetëm trupi ynë. Kurse mendja jonë është ḥākime (mbizotëruese, mbretëruese) në këtë botë. Nëse do ta kërkoni mendjen tuaj në këtë botë, atë nuk do të mund ta gjeni askund tjetër përveç vetes suaj. Ju mund të keni një trup Fjala vjen ju hani, pini, flini, rrini, uleni diku etj. Shumë mirë, por ku është mendja juaj?! Mbarë problemi ynë është se ne nuk e dimë se çfarë është dituria. Ne bëjmë për mendjen fjalë ditë e natë. Vallë a ka dikush që nuk bën për të fjalë?! Jo.
Për më tepër, a ka dikush që të mund të thotë se nuk ka mend?! Por vallë si do të jetë përgjigjja, nëse do t’i pyesim njerëzit se çfarë është mendja?! Njeriu e di, njeh çdo gjë me mendjen, apo nuk është kështu?! Mirëpo ai nuk e di, njeh se çfarë është mendja. Kur ju i adresoheni, drejtoheni librave të filozofisë, rastisni me qindra përshkrime që janë bërë në lidhje me mendjen. Këshilla ime në këtë pikë. Mendimi im i përulur dhe i thjeshtë në këtë pikë - ndonëse është një përshkrim thirrës që nuk është dhe aq përfshirës, por është së tepërmi ndriçues - unë dua të vë një përshkrim tjetër në dukje për sa i përket mendjes: Një i urtë pyetet se çfarë është mendja dhe ky i fundit në vend të japë përgjigje si “koncepti i të plotave” ai kthen këtë përgjigje: “‘Aḳli (mendja) është një kandil, pishtar që Allāhu ndez në dhihn (mendje, tru)”. Sa përshkrim i mahnitshëm...
Lārīxhānī: “‘Aḳli është nūru’l-enueri” (Mendja është drita më ndriçuese).
Mjeshtër Dīnānī: Vallë çfarë ndodh kur ndizni dritën gjatë kohës kur jeni ulur në një vend të errët?! Mjedisi ndriçohet. Ndërkohë në ditët tona po ngrihet dhe një pretendim i tillë: “Sipas disa njerëzve mendja është diçka që duhet kërkuar në qelizat e trurit. Kjo është një çështje e veçantë për të cilën mund të flitet me orë e orë të tëra. Po, trupi ynë është një sistem. Ky trup vijon tërësinë e veprimtarive me një ecuri, proçes shumë të hollë. Ku zë mendja vend në këtë organizëm?! Mendja është kandili ndriçues në këtë sistem. Në këtë gjendje, si mund të shtroni pretendimin se në cilën qelizë të trurit është ajo?! Që të tëra këto janë me të vërtetë fjalë qesharake. Ata të cilët hedhin pretendime të tilla, nuk mund ta komentojnë ashtu siç duhet mendjen. Kjo e fundit është një kandil shpirtëror dhe hyjnor që gjendet në një mënyrë të ndriçuar në botën e brendshme të njeriut. Si ajo vetë është ndriçim ashtu dhe ndriçon gjithçka. Dhe gjithçka që kuptojmë bëhet një pjesë e jona. Mendja nuk bëhet pjesë e asgjëje”.
Të them të drejtën kjo ishte gjëja që doja të thoja. Mësoni çfarë të doni, tanimë ajo bëhet një pjesë e juaja. Krahas kësaj mendja juaj nuk është pjesë e asgjëje. Për shembull, vallë a është mendja juaj një pjesë e bimës, detit, gurit, mali, oqeanit, shkëmbit, shkretërirës?! Jo. Këto në njërën anë teksa bëhen një pjesë e juaja në çastin që i konceptoni, në anën tjetër mendja juaj nuk është pjesë e asgjëje lëndore në këtë botë.
Lārīxhānī: Ashtu siç kalon dhe në këta dyvargëshit elegantë të Imām Shebūsterīut:
Kur muuaḥḥidi (njëjësuesi) shikon uaḥdetin (njëjësinë),
Shikimi i tij i parë është në nūru’l-ūxhūdin (dritën e qenies).
Zemra që shikon ṣafā’u’n-nūrin (kënaqësinë e dritës) nga me‘rifeti (urtësia),
Në gjithçka që shikon, Allāhun e shikon të parin.
Thënia e këtushme “ṣafā’u’n-nūri” (kënaqësia e dritës), është nūru’n-nūrānī (drita ndriçuese) e kandilit të mendjes, apo nuk është kështu?!
Mjeshtër Dīnānī: Po, e saktë. Ajo ṣafā (kënaqësi) është nūru’l-‘aḳli (drita e mendjes). Nëse drita e mendjes nuk është, nuk mund të jetë asgjë. Njeriu është një ‘aḳlu’n-nūrānī (mendje e ndriçuar) dhe në të njëjtën kohë është dhe një qenie të cilën ‘aḳli (mendja) e ka bërë nūrānī (të ndriçuar). Sigurisht se dhe përtej njeriut ka një mendje. Një njeri që nuk ka mendje është në nivelin, shkallën e kafshës. Ai duket sikur merr frymë por në fakt as që është duke jetuar.
Lārīxhānī: Atëherë dituria jonë rreth Allāhut të Lavdëruar, në fund të fundit është e pranishme brenda nesh, apo nuk është kështu?!
Mjeshtër Dīnānī: Kjo është nevoja e diturisë për të ditur vetveten. Ja pra kjo gjëja që vështirëson çështjen. Vallë a duhet dituria që të dijë, njohë vetëm gjërat, ose duhet që të dijë, njohë dhe vetveten?! Dituria fillimisht duhet të dijë, njohë vetveten dhe më pas duhet të dijë, njohë dhe gjërat e tjera. Mbarë gjërat dihen me diturinë. Mirëpo me çfarë duhet të dihet vetë dituria?! Përsëri me vetë diturinë... Çdo gjë dihet me mendjen. Mirëpo me çfarë duhet të dihet vetë mendja?! Rishtas me vetë mendjen. Të tëra gjërat janë meuxhūdāte (të pranishme, qena) me ūxhūdin (qenien); por kjo e fundit është sërish vetvetja.
Lārīxhānī: Më pas Fejzi Kāshānī vazhdon përsëri me ājetet e nderuara ḳurānore: “وَسِعَ كُرْسِيُّهُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ” “Uesi‘a kursijjuhu’s-semāuāti ue’l-arḍa” (Kursijja (froni, ndenjësja, pushteti, sundimi) e Tij ka përfshirë, rrethuar qiejt dhe tokën). (Sūre Beḳare, 255), “اللَّهُ نُورُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ” “Allāhu nūru’s-semāuāti ue’l-arḍi” (Allāhu është drita e qiejve dhe tokës). (Sūre Nūr, 35), “أَلَمْ تَرَ إِلَىٰ رَبِّكَ كَيْفَ مَدَّ الظِّلَّ وَلَوْ شَاءَ لَجَعَلَهُ سَاكِنًا ثُمَّ جَعَلْنَا الشَّمْسَ عَلَيْهِ دَلِيلًا” “E lem tere ilā Rabbike kejfe medde’ḍḥ-ḍḥil’le ue leu shā’e lexhe‘alehu sākinān thumme xhe‘alnā’sh-shemse ‘alejhi delīlān” (A nuk e ke parë se si Zoti yt e zgjati (andej e këndej) hijen dhe sikur të kishte dashur do ta linte të fiksuar në një vend, pastaj diellin e bëmë dëshmues të saj). (Sūre Furḳān, 45)
Mjeshtër Dīnānī: Sa thënie interesante... Gjërësia e mendjes është dhe më tepër se kjo botë. Mendja ka aftësinë, zotësinë e mundësisë së kapërcimit, tejkalimit të çdo gjëje që ju mund t’i vini përpara asaj në këtë botë. Ajo kupton çdo gjë, herë-herë dhe duke u përpjekur... Vallë a ka ndonjë gjë që është në këtë botë të cilën nuk do të mund ta kuptojë mendja?! Pyetja ime është e vlefshme vetëm për gjërat, sendet që janë në këtë botë.
Lārīxhānī: Jo, nuk ka, sepse ajo kupton çdo gjë.
Mjeshtër Dīnānī: Po, pohojmë se ajo kupton dhe mund të kuptojë çdo gjë (disa gjëra dhe duke u përpjekur). Nëse ajo nuk i kupton bi’l-fi‘ili (de facto), ajo mund t’i kuptojë bi’l-ḳuūe (de juro) ato. Edhe nëse nuk i kupton sot, ajo do t’i kuptojë patjetër nesër, pas një muaji, pas një viti, pas dhjetë viteve, ose pas disa shekujsh, etj. Shumë mirë, le të themi se kjo mendje ka konceptuar gjithçka në këtë botë. Vallë a nuk mbetet një gjë që do ta konceptojë pas kësaj etape, faze?! Ajo mund të shkojë dhe përtej kësaj, apo jo?! Po, mund të shkojë. Nëse mendja arrin në diturinë e çdo gjëje në këtë botë - madje deri në galaksitë, universet - kjo dituri e përftuar rishtas është mjaft e pakët dhe e papërfillshme. Dhe ajo gjithmonë ka aftësinë, zotësinë e mundësisë për të kuptuar dhe përtej kësaj. Këto janë thënie ḳurānore, si rrjedhojë duhet të mendohen, meditohen shumë me kujdes. Nëse një ditë do të jemi në gjendje që do të mësojmë gjithçka në këtë botë, vallë a do të jetë e mundur që të mjaftohemi me këto gjëra që kemi mësuar?! Jo. Ja pra ky është ai akumulim, mbledhje. Pra ajo hije e akumuluar, mbledhur.
Lārīxhānī: Më tej Fejzi Kāshānī vijon kështu: “Ky është dhe kuptimi i ājetit ḳurānor: “إِنَّا لِلَّهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعُونَ” “Innā li’l-lāhi ue innā ilejhi rāxhi‘ūne” (Nuk ka dyshim se jemi të Allāhut dhe nuk ka dyshim se tek Ai do të kthehemi). (Sūre Beḳare, 156)... Sepse atë e motivon drejt asaj pafundësie”. Njeriu në të vërtetë sa qenie e pafund që është.
Mjeshtër Dīnānī: Shikoni madhështinë e njeriut.
Lārīxhānī: Fatkeqësisht ai burgoset, izolohet, kufizohet në gjëra të vockla dhe mbetet i burgosur, izoluar, kufizuar me to.
Mjeshtër Dīnānī: Ja pra kjo është një formë tjetër e fjalës “ḳabḍ” (kapje, marrje) pra atij kufizimi dhe mbledhjeje që ceket në ājetin ḳurānor... Pra ai e zë me një mori gjërash të kota dhe pa kuptim veten dhe shtyhet, vonohet brenda atyre zënieve. Pikërisht si fëmijët... Nëse ju i dhuroni një lodër, lojë, ose një ëmbëlsirë si mollë, ose pambuk sheqeri atyre, këta të fundit kënaqen dhe e mbajnë vazhdimisht veten të zënë me këtë. Sakaq kur mendja e njeriut përparon, tanimë nuk ka asgjë që mund ta bindë atë. Njeriu pas kësaj etape, tanimë ai i lë lodrën, lojën dhe mollën, ose pambukun e sheqerit tërësisht mënjanë.
Lārīxhānī: Këto horizonte që janë hapur në këndvështrimin epistemologjik, hapen sërish me mendjen.
Mjeshtër Dīnānī: Sepse ai vetë është një horizont i pafund. Ashtu siç përcakton dhe ājeti i nderuar ḳurānor: “سَنُرِيهِمْ آيَاتِنَا فِي الْآفَاقِ وَفِي أَنْفُسِهِمْ حَتَّىٰ يَتَبَيَّنَ لَهُمْ أَنَّهُ الْحَقُّ ۗ أَوَلَمْ يَكْفِ بِرَبِّكَ أَنَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدٌ” “Se nurīhim ājātinā fi’l-āfāḳi ue fī enfusihim ḥattā jetebejjene lehum ennehu’l-ḥaḳḳu e ue lem jekfi bi Rabbike ennehu ‘alā kul’li shej’in shehīdun”. (Ne do t’ua tregojmë ājetet (dëshmitë) tona atyre në horizonte, universe dhe në vetvete derisa t’u bëhet e qartë atyre se ai (Ḳur’āni) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?!) (Sūre Fuṣṣilet, 53) ne kemi hem horizonte të brendshme dhe hem horizonte të jashtme. Deri ku zgjaten kufinjtë e horizontit?! Kur ju uleni në një vend të caktuar, sytë tuaj kanë një horizont sipas vendit ku gjendeni. Sado të përparoni dhe horizonti aq vazhdon të përparojë. Vallë a mund të shkoni deri në vendin ku mund t’u jepni horizontit fund?! Jo, nuk mund të shkoni, kurrën e kurrës.
Fjala vjen vraponi me sa ju hanë këmbët në një vend të sheshtë. Sa më shumë vraponi aq zgjatohet, zgjerohet dhe horizonti. Ju pandehni se keni përparuar, por ai la përparuar para jush. Përderisa përparoni, përparon dhe ai. Deri ku shkon ku horizont?! Deri në pafundësi. Këto që citova ishin për horizontin e jashtëm. E njëjta gjë vlen dhe për horizontet e botës suaj të brendshme. Gjithashtu dhe nefsi (shpirti, vetja) ka horizonte. Vallë a mund të arrini diku ku mund të gjeni bregdetin, kufinjtë e nefsit duke përparuar brenda tij?! Jo. Sado të shkoni, ju do të takoni dhe një botë të brendshme tjetër. Tërheqja e vëmendjes së ājetit kkurānor hem ndaj horizonteve enfusī (të brendshme, veteve tuaja) dhe hem āfāḳī (horizonteve të jashtme) është shumë interesant. Vetë ājeti i nderuar ḳurānor është i pafund. Një tjetër çështje interesante është se Ḳur’āni Famëlartë e ka cilësuar ufḳun (horizontin) si një “ājet” (dëshmi) lidhur me ājetin e sipërcituar.
Vallë a nuk është një dukuri interesante në vetvete madje dhe emërtimi i Ḳur’ānit Fisnik si “ājet” (dëshmi) të secilës fjali të tij?! Fjalëza ‘arabe “ājet” do të thotë argument, dëshmi, provë, shenjë, tregues... Vallë a ka diçka në këtë botë që nuk është shenjë, tregues?! Gjithçka është tregues. Shumë mirë, shenjat e kujt janë këto?! Ato fundja bëjnë tek diçka me shenjë. Gjithçka që shikojmë në këtë botë tregon për diçka tjetër. Nëse gjithçka që shikojmë tregon për diçka tjetër, atëherë deri ku vazhdojnë këto shenja?! Deri në gjënë që quajmë “ufḳ” (horizont). Ḳur’āni Kerīm këtu bashkon ājetin (dëshminë) me ufḳun (horizontin). Pra ai e pranon ājetin (dëshminë) si ufḳ (horizontin) dhe anasjelltas.
Lārīxhānī: Një pasqyrë...
Mjeshtër Dīnānī: Po, edhe pasqyra është një ājet (dëshmi), domethënë një shenjë.
Lārīxhānī: Po dhe ajo ka horizonte.
Mjeshtër Dīnānī: Pikërisht ashtu siç kalon në një poezi: “Dielli dhe Hëna janë një dëshmi!” Në fund të fundit ata janë nga një dëshmi. Çfarë shikojmë në pasqyrë?! Pasqyrimin apo vetë gjënë?! Pasqyrimin. Shumë mirë, por dhe pasqyrimi është një shenjë, apo nuk është kështu?! Pra ne le të shikojmë ku të shikojmë me të vërtetë nuk shikojmë gjë tjetër përveç shenjave, treguesve. Shumë mirë, por ku është gjëja ku mbarë shenjat tregojnë veten?! “سَنُرِيهِمْ آيَاتِنَا فِي الْآفَاقِ وَفِي أَنْفُسِهِمْ حَتَّىٰ يَتَبَيَّنَ لَهُمْ أَنَّهُ الْحَقُّ” “Se nurīhim ājātinā fi’l-āfāḳi ue fī enfusihim ḥattā jetebejjene lehum ennehu’l-ḥaḳḳu” (Ne do t’ua tregojmë ājetet (dëshmitë) tona atyre në horizonte, universe dhe në vetvete derisa t’u bëhet e qartë atyre se ai (Ḳur’āni) është i vërtetë).
Lārīxhānī: “أَوَلَمْ يَكْفِ بِرَبِّكَ أَنَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدٌ” “E ue lem jekfi bi Rabbike ennehu ‘alā kul’li shej’in shehīdun”. (A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?!) (Sūre Fuṣṣilet, 53)
Mjeshtër Dīnānī: Vetë kjo botë është shenja e të Vërtetit të Bekuar dhe të Madhëruar. Sa më e dëlirë, pastër dhe e tejdukshme të jetë kjo pasqyrë, aq më të bukur e shfaq pamjen.
Lārīxhānī: Tekefundit dhe Fejzi Kāshānī e përcakton këtë: Ai rrëfen si vijon: “Ai është pasqyra e gjithçkaje sepse ka mbuluar, përfshirë, rrethuar të tëra kohërat dhe vendet”. Por meqë erdhëm në fund të programit tonë, këtë pjesë po e lëmë në programin tonë të radhës.
Ky ishte me të vërtetë një sqarim i mrekullueshëm. Ne përfituam sërish nga dituritë tuaja të vyera dhe gjithashtu thëniet tuaja shërbyen në cilësinë e një parathënieje të programeve tona në të ardhmen.
Lārīxhānī: Me dëshirën se do të takohemi përsëri në programin vijues tonin, ne ju falenderojmë nga zemra, ju themi mirëmbetshi dhe qofshi nën mbrojtjen e Allāhut të Madhëruar mbarë miqve dhe ndjekësve tanë të nderuar, së bashku me mjeshtrin tonë të nderuar. Paqja, mëshira dhe begatia e Allāhut qofshin mbi ju.
