Forcat sioniste shkatërrojnë xhami, shtëpi, në Palestinë
Forcat sioniste kanë shkatërruar disa struktura, duke përfshirë një xhami, në një fshat palestinez.
Një korrespondent i Reutersit pa të
marten disa qindra ushtarë të dislokuar në Khirbet al- Tuil, në Bregun e
pushtuar Perëndimor.
Ushtarët ruanin gjashtë buldozerë që do
të rrënonin ndërtesat që janë ndërtuar pa leje të Izraelit. Palestinezët thonë
se dokumentet për ndërtim janë gati e pamundur për t’i marrë.
Izraeli ka tërhequr zemërimin e palestinezëve duke vazhduar rrënimet,
shkatërrimet, për të zgjeruar vendbanimet
për interesin e vet, në tokën e pushtuar që ata kërkojnë për një shtet.
Fshatarët thanë se Xhamia e Gurit është
ndërtuar në vitin 2008 dhe se ushtarët i kanë hequr shkrimet e shenjta, qylymat,
sexhadet për lutje, para se ta shkatërronin me vrull!
Ndërtesa të tjera të shkatërruara
janë tri shtëpi një- katëshe, strehimoret e kafshëve dhe një pus i përbashkët.
Banorët vendor thanë se rreth 30 banorë kanë mbetur pa strehë.
Ushtria izraelite tha në një
deklaratë se tetë strukturat, duke përfshirë një xhami në përdorim,
u shkatërruan për shkak se ato janë ndërtuar në mënyrë të paligjshme në
brendësi të një vije – zjarri, në një zonë të rrezikshme të trajnimit ushtarak.
Unë shkova për të falur namazin
e sabahut në xhami dhe aty gjeta ushtrinë që e kishte rrethuar xhaminë,” tha një banor
63 vjeçar me emrin Abdel Fattah Maarouf.
Atëherë ata e shkatërruan xhaminë. Ata duan të rrafshojnë gjithçka, ta
bëjnë fushë këtu, në mënyrë që ata mund të ndërtojnë vendbanime e tyre në të.
Duke folur në radion lokale, Jaser
Abed Rabbu, një zyrtar i lartë palestinez, tha se nëse nuk veprohet, nuk
është me vend që të kthehen bisedimet për
paqe të sponsorizuara nga SHBA, me këta pushtues racistë, me këta ekspansionistë.”