Kulturë

Lulëzime Kur'anore në Irak që nga rënia e Ba'athistëve

Hafiz Jahja Muhammed Ali Al- Sahhafi
Hafiz Jahja Muhammed Ali Al- Sahhafi

Një ekspert irakian i Kur’anit tha se aktivitetet Kur'anore janë zhvilluar në mënyrë të konsiderueshme në vendin e tij që nga rënia e regjimit Ba'athist në Irak në vitin 2003.


    Duke folur për agjencinë IKNA, Jahja Muhammed Ali Al- Sahhaf tha se që prej atij viti, një numër i madh i Qendrave Kur'anore dhe Instituteve janë themeluar në Irak dhe në rrethe të ndryshme ku janë zhvilluar seanca, konkurse Kur'anore.


    Ai vuri në dukje se si rezultat i këtij lulëzimi Kur'anor, vendi tani ka shumë hafëzë të talentuar dhe ekpertë të aftë të Kur'anit.


    Sipas Jahja Muhammed Ali Al- Sahhafit, mësimi Kur'anor në stilin e tij tradicional është zëvendësuar me metoda akademike që e mësojnë Kur’anin në mënyra më të thjeshta dhe më efikase.


     Ai më tej iu referua aktiviteteve të tij Kur'anore, duke thënë se ai filloi të mësuarit e këndimit të Kur'anit herët në fëmijëri.


     Unë kam qenë i etur për të dëgjuar këndime të Kur’anit nga këndues të shquar dhe u përpiqësha të imitojë stilin e tyre. Unë, gjithashtu, mësova në kurse në Texhvid, e Kara'at Sab'a ( shtatë stilet e këndimit të Kur’anit) dhe Kara'at Ashar ( dhjetë stilet e këndimit të Kur’anit).


     Jahja Muhammed Ali Al- Sahhafit shtoi se edhe ai ka kaluar me sukses kurset Akademike Kur'anore dhe ka fituar një certifikatë në këndimt të Kur’anit.


      Mësuesi im i parë i Kur’anit ishte Shejh Abbas Al - Shami, një këndues i njohur dhe ekspert i Kur'ani nga qyteti Kadhamajn. Unë, gjithashtu, kam mësuar edhe nga shumë personalitete të tjera kur'anore dhe kam imituar stilin e kënduesve të shquar në mbarë botën myslimane, si Abdul Fatah Sha'shaei, Shejh Abulainain Shuaisha dhe Shejh Mustafa Ismail.


    Eksperti irakian i Kur’anit shtoi se ai shpenzon një pjesë të konsiderueshme të kohës së tij në aktivitete dhe programe Kur'anore dhe se ai është tani një mësues i Kur'anit.


     Al - Sahhaf tha se ka marrë pjesë në shumë konkurse të Kur'ani në Irak dhe në vende të tjera si anëtar i panelit të jurisë, duke theksuar se kujtimet e tij më të mira i përkasin Garave Ndërkombëtare të Kur’anit në Republikën Islamike të Iranit.


    Unë kam pas rastin për të njohur shumë ekspertë Kur'anor  nga Irani dhe vende të tjera, kur isha në Teheran në Garat Ndërkombëtare të Kur'anit. Unë, gjithashtu, jam dëshmitar se çfarë veprimtari të ndryshme, të shumta  zhvillon Irani dhe çfarë respekti ka për Kur’anin.


    Përveç tjerash, në fjalën e tij, Jahja Muhammed Ali Al- Sahhafit  elaboroi mbi mënyrat për forcimin e lidhjeve mes aktivistëve të Kur’anit në Botës Myslimane, duke thënë se organizimi i konferencave dhe seminareve ndërkombëtare me pjesëmarrjen e personaliteteve Kur'anore nga vende të ndryshme të botës mund të jetë një hap i dobishëm.