Ukraina

Turqia, përballet me një “hakmarrje gjeografike” në Krime

Aneksimi i Krimesë nga Rusia është një shenjë paralajmëruese e një Lufte të Ftohtë që e vendos Turqinë përballë situatave komplekse në disa fronte, që kërkojnë një menaxhim diplomatik dhe politik të kujdesshëm. Ngelet një pyetje e hapur nëse Ankaraja mund të ngrihet, duke pasur parasysh se qeveria e Rexhep Tajip Erdoğanit është e zhytur deri në fyt në atë që shihet si një luftë për mbijetesë përballë armiqve të tij politik.

Pa marrë parasysh se sa e tensionuar është situara e brendëshme, kjo nuk është një krizë që Turqia muna ta injorojë apo ta anashkalojë, edhe nëse aftësia e saj për të ndikuar në rrjedhjen e ngjarjeve është e kufizuar.

Ministri i jashtëm Ahmet Davutoğlu e ka sqaruar “cakun” e Ankarasë, për aq kohë sa pozicioni ligjor është i diskutueshëm mbi aneksimin nga Rusia të gadishullit të Krimesë nga kontrolli i Ukrainës, e kjo është në përputhje me qëndrimin e Perëndimit. 

Vërrejtjet e Davutoğlus refkeltojnë kundërthënie në lidhje me Rusinë, një supërfuqi të cilën Turqia nuk mund ta përballojë si armik, pa demtuar sigurinë e vet strategjike dhe interesat ekonomikë.

Në një konferencë për shtyp këtë javë në Anlkara, me  Mustafa Kirimiglu, ish-kreu i Mexhlisit (parlamentit) të tatarëve të Krimesë dhe tani një deputet në parlamentin e Ukrainës,  Davutoğlu u mundua të lëshojë një sinjal të fortë kur tha se referendumi në Krime, në statusin e rajoni ishte një fakt i kryer, të cilit i mungonte legjitimiteti.

Integriteti territorial i Krimesë-së është i lartë. Çdo diskutim mbi këtë temë duhet të bazohet në integritetin territorial të Ukrainës, tha Davutoglu, duke nënvizuar faktin se Ankaraja nuk do të pranojë rezultatet e referendumit në Krime.

Kur u pyete se çfarë hapash do të ndërmarrë Turqia në qoftë se Moska këmbëngul në aneksimin e Krimesë, Davutoğlu ishte i matur. . Ai theksoi se edhe pse Turqia është anëtare e NATO-s ka faktorë të tjerë që e vendosin atë në një pozicion të ndryshëm nga anëtarët e tjerë të komunitetit perëndimor.

Turqia është i vetmi vend që është fqinj me Ukrainën dhe Rusinë. Në të njëjtën kohë ka një lidhje direkte detare me Krimenë. Prandaj është shumë e rëndësishmë që ne të ndiejmë më shumë shqetësim se çdo vend tjetër dhe të duhet të synojmë për diplomaci strategjike,” tha ai.

Pavarësisht theksimit të tij për vendin unik të Turqisë në këtë krizë, Davutoğlu tha se në vend që të veprojme në mënyrë të njëanshme, apo të përpiqemi të zgjidhim problemin  në mënyrë bilaterale me Moskën, Ankaraja do të këtë bëjë konsultime të ngushta me partnerët e saj në Bashkimin Europian dhe me aleatët e saj të NATOS-s gjatë kësaj krize.

Komentet e tij treguan edhe njëherë se kur është fjala te krizat ndërkombëtare, sidomos kur ato rrisin mundësinë e një Lufte të re të Frohtë që përfshin Rusinë dhe Perëndimin, Turqia gjithmone kthehet me aleatët e saj tradicional.

Verejtjet e Davutoğlus tregojnë shpresen se aleatët perëdimorë të Turqisë do të kënë mirëkuptim për situatën delikate ku Turqia ndodhet vis-a-vis me Rusinë, dhe se nuk do ta lënë të përballet me zgjedhje më të vështira se ato përballë të cilave gjëndet.

E gjitha kjo është një dëshmi tjetër, se ambicjet fillestare të Erdoğanit për ta bërë Turqinë një lojtar kyç në rajon, - ambicje që tashmë ka marrë një goditje të rëndë nga Pranvera Arabe në Lindjen e Mesme -  është një gjë e së kaluarës.

Ta shohim nga një kënvështrim tjetër, “hakmarrja e gjeografisë”, për të përdorur fjalët e Robert D. Kaplan, po e detyron Ankaranë të khehet në diplomacinë e saj të kujdesshme tradicionale,  e bazuar në preferencën e shumëanësisë, ndërsa ajo mban dhe thellon masat e sigurisë me Perëndimin.

Kjo linje tradicionale i ofron Turqisë më shumë ndikim, se sa do të kishte, nëse do të vepronte si një ujk i vetmuar përballë ariut rus, dhe kjo është e dukshme nga përpjekja e Moskës për ta gjykuar Ankaranë përmes tatarëve të Krimesë.

Në rrethana normale, rusët e kanë humbur pak dashurinë për tatarët, për shkak të kujtimeve historike që shkojnë pas në luftën e Krimesë në vitet 1853-1856 dhe në tej, por kryesisht sese nocioni i tyre kolektiv për tatarët si një komb që i tradhëtuan ata me nazistët në Luftën e Dytë Botërore.

Është thënë, se autoritetet pro-ruse në Krime vazhdimisht po thonë se do t’u garantojnë përfaqësi tatarëve në Krime, dhe se do t’u japin këtyre turqve dhe muslimanëve të drejtën e pronësisë dhe ndihma financiare.

Vitaly Naumkin i përmbledh mirë pritshmëritë ruse në artikullin e tij të datën 19 mars në Al Monitor, kur tregon se marrëdhëniet e Rusisë me Turqinë tani do të jenë të veçanërisht të rëndësishme për Moskën: “Përpjekjet për t’u siguruar ndihmë dhe strehim tatarëve të riatdhesuar në Krime, pas vitesh të detyruar të jetojnë në kasolle, me siguri që do të fitojë miratimin e komunitetit  tatar në Turqi. Duke pasur parasysh pozitën gjeografike të Turqisë dhe interesat e saj në pellgun e Detit të Zi, mund t’i  behen propozime terheqëse per projektet e zhvillimit ekonomik në Krime, ekonomia e së cilës ka pasur një rënië të litë këto dy dekadat e fundit.”

Nuk është çudi që tatarët, të cilët kanë vuajtur shumë nga rusët në të kaluarën, u trguan të kujdesshëm në këtë rast, dhe në mënyrë të qartë do të kishin preferuar të mbeteshin më Ukrainën.

Arritja e rusëve te tatarët në këtë mënyrë, edhe pse pak e besueshme, gjithsesi nuk i jep Ankarasë arsye që të angazhohet me Moskën për çështjen e të drejtave të tatarëve. Është e qartë se çdo përparim që Ankaraja do të bëjë në këtë drejtim, do ta ndihmojë Erdoğanin të shmang kritikat e brendëshme nga nacionalistët, të cilët tashmë, po e akuzojnë qeverinë e tij se po rrin duarkryq ndërkohë që tatarët jan ënë rrezik.

Nga kënvështrimi i një panorame më të gjërë, “Kapja e Krimesë” nga Rusia, ka bërë që  diplomatët turq të shqetësohen më tëpër se thjeshtë për mirëqënien e tatarëve. Davutoğlu la shumë të kuptohej në lidhje më këtë në konferencën e tij për shtyp më Kirimoglun këtë javë.

Duke parapajmëruar për nëj “efekt domino” si rezultat i aktit të kryer në Krime, Davutoğlu theksoi për Azerbajxhanin, Gjeorgjine dhe Moldavinë, duke i permendura me emër, se integriteti terriorial i këtyre vendeve nuk mund të vihen në rrezik më anë të ndonjë referendumi.” Tha ai, duke falënderuar tatarët e Krimesë që bojkotuan referendumin e datë 16 mars.

Vërejtjet e Naumkinit në artikullin e tij të datës 19 mars në Al Monitor, në të cilin ati argumenton  se ngjarjet në Krime do t’i japin “ një shtysë lëvizjeve për vetvendosje” në për botë,  duke dashur të sugjerojë, se edhe kurdët gjithashtu do të reagojnë ndaj këtyre ngjarjeve. Kjo tregon qartë pse Ankaraja është e shqetësuar.

Përveç gjithë këtyre, kthimi i Rusisë në Lindjen e Mesme – pas suksesit të saj të madh në Krime – si një fuqi edhe më e sigurtë, ajo tashmë do të ndikojë në politikat e Ankarasë në rajon.  Nuk është çudit që presidenti sirian Bashar Al-Asad – Nemezisi i Erdoğanit – nuk e fsheh gëzimin e tij mbi zhvillimet lidhur me Krimenë.

Ndërkohë, një Rusi anti-Perëndimore, që ka ndikim në Lindjen e Mesme, do t’u sigurjë krerëve ushtarëkë të Egjiptit – që janë objekt i shumë sharjeve të Erdoğanit -  opsione të reja kundër perëndimit, Europës dhe Shteteve të Bashkuara, të cila u bëjnë presion mbi bazen argumenteve demokratike.

Ministri egjiptian i Mbrojtjes Abdel Fattah al – Sisi ka heshur tashmë themelet fillestare për nëj bashkëpunim strategjik mes Egjiptit dhe Rusisë, kur ai vizitoi Moskën në muajin shkurt, të cilit iu dha një pritje e ngrohtë nga presidenti rus Vladimir Putin.

Të gjitha këto zhvillime do të dobësojnë dorën e qeverisë së Erdoğanit, duke forcuar  pozitën e aleatëve dhe miqve të Rusisë në Lindjen e Mesme, të cilët njëkohësisht janë armitë e Erdoğanit. Në thelb, panorama e përgjithshme për Ankaranë, pas krizës në Krime, nuk duket e mirë dhe në fakt do të kërkojë një “diplomaci strategjike”, për të përdorur fjalët e Davutoğlus.