Kryetari i Iranit do të vizitoi Kinën
Kryetari i Iranit Hassan Rouhani është duke planifikuar për të bërë një udhëtim në Kinë brenda dy muajve të ardhshëm, kështu njoftoi të martën, ambasadori i Iranit në Pekin, Mehdi Safari , njoftoi agjencia e lajmeve IRNA.
Ambasadori Mehdi Safari tha se
qeveria e re e Iranit i kushton rëndësi të madhe marrëdhëniet e saj me Kinën,
duke shtuar se udhëtimi i Hassan Rouhanit në Kinë do të ishte një ndihmë në
këtë drejtim.
Kina është partneri më i madh
tregtar i Iranit dhe kjo nënkupton një zhvillim të marrëdhënieve bilaterale,
deklaroi ambasadori.
Ai vazhdoi duke thënë se presidenti
kinez Xi Jinping, gjithashtu, kërkon lidhje të plotë me Teheranin.
Ai shtoi se zbatimi i marrëveshjeve
bilaterale, lehtësimi i transaksioneve bankare midis dy vendeve dhe rritjen e
eksporteve të Iranit në Kinë janë ndër qëllimet afatgjata të ambasadës iraniane
në Pekin.
Ambasada iraniane përdor të gjitha
kapacitetet ekonomike dhe të biznesit për të arritur këto objektiva, tha
ambasadori veteran.
Statistikat tregojnë se transaksionet vjetore midis Iranit dhe Kinës qëndrojnë në rreth 40 miliard dollarë e cila do të rritet në 60 miliardë dollarë në vitin e ardhshëm.