Turqi

Erdogan: “Askush mos të pres që unë të provokoj ISIS-in”

Turqia po mban një qëndrim të matur në lidhje me zhvillimet në Irak, duke qënë e qartë në lidhje me veprimet e njëanshme apo shumëpalëshe ushtarake që mund të përkeqësojnë më tej situatën.

Ankaraja gjithashtu po mundohet të vlerësojë situatën pas avancimit të Shtetit Islamik të Irakut dhe Shamit (ISIS) dhe po punon ngushtë me Shtetet e Bashkura dhe NATO-n nëlidhje me këtë.

Prioriteti i kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan mbetet shpëtimi i 80 shtetasve turq, përfshirë edhe konsullin e përgjithshëm të Turqisë në Mosul, të cilët u rrëmbyen para më shumë se dy javësh nga ISIS-i.

Qeveria e tij vendosi të ndërpresë lajmet në lidhje me krizën e pengjeve, ndërkohë që ministri i jashtëm Ahmet Davutoglu, së bashku me Agjencinë e Sherbimit Sekret MIT, po punojnë me anë të kanaleve të ndryshme – duke përfshirë edhe kreret e fiseve sunite- për të siguruar lirimin e pengjeve.

Ankaraja ka frikë se një opecacion ushtarak për t’i shpëtuar pengjet, edhe pas disa kërkesave nga opozita, mund t’i rrezikojë ata. Ajo gjithashtu është e shqetësuar se përfshirja ushtarake e Perëndimit në Irak, e cila do të kërkonte përdorimin e aseteve ushtarake në tokën turke, do të veprojë si njëmagnet – siç ishte rasti i Sirisë – duke nxitur xhihadistët për ndonjë sulm në Turqi.

Ministri i jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier u tha gazetarëve gjermanë në Stamboll pasi kishte biseduar me Davutoglunë se, “Turqia nuk parashikon një zgjidhje ushtarake për zhvillimet në Irak,” siç citohet në mediat turke më 22 qershor.

Erdogani nga ana e tij tha në Ankara më 25 qershor, “Askush nuk duhet të presë që unë të provokojë ISIS-in,” ndërkohë që fajësoi opozitën edhe mediat e saj se po akuzojnë qeverinë e tij për pasivitet në lidhje me krizen e pengjeve.

“Tetëdhjetë qytetarë tanët po mbahen nga një grup. Ata presin që ne të bëjmë deklarata provokuese në lidhje me këtë grup. Ata presin që ne t’i bëjmë ballë zjarrin me shkrepsë në dorë,” tha Erdogani duke iu drejtuar zyrtarëve rajonalë të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP).

Gjithashtu, ajo është kundër një ndërhyrjeje ushtarake në Irak. Ankaraja është e kënaqur me sigurinë dhe mbështetjen që po merr nga Uashingtoni dheleatët e tjerë të NATO-s kundër kërcënimeve të mundshme nga Iraku dhe Siria.

Sekretari  i përgjithshëm i NATO-s në largim Fogh Rasmussen raporohet të ketë thënë gjatë takimit të ministrave të jashtëm të aleancës në Bruksel më 25 qershor, se ata janë në bashkëpunim të ngushtë me Turqinë lidhur me zhvillimet në Irak, dhe se NATO nuk do të ngurronte për të marrë hapat e nevojshme për të mbrojtur Turqinë.

Davutoglu, i cili gjithashtu mori pjesë në takimin e NATO-s, u tha gazetarëve në Bruksel se kriza në Irak dhe Siri është e ndërlidhur tani. Ai tha se kishte biseduar në lidhje me kërcënimet nga këto vende me Sekretarin Amerikan të Shtetit John Kerry gjatë takimit dypalësh në Brukesl, i cili “kishte ofruar mundësinë për konsultime të rëndësishme.”

Gjithashtu Davutoglu mohoi një raport të revistës gjermane Der Spiegel, ku pretendohet se Berlini ishte duke marrë parasysh tërheqjen e raketave anti-balistike patriot nga Turqia në muajin shkurt të vitit 2013, si pasojë e kërcënimit të raketave nga Siria. “Të gjitha kombet mike dhe aleatët kanë shprehur mbështetje për Turqinë nën mekanizmat e NATO-s,” tha Davutoglu.

Në përgjigje të mbështetjes që po merr nga aleatët perëndimorë, Ankaraja gjithashtu po koordinohet ngushtë me Uashingtonin dhe aleatët të tjerë të NATO-s për të gjetur një mënyrë për zgjidhjen e krizës në Irak. Uashingroni gjithashtu ka filluar të nxisë për një qeveri uniteti në Bagdad.

Zëvendës presidenti Joe Biden, i cili po mbikqyr politikën e Uashingtonit në Irak, i bëri thirrje përsëri Erdoganit në qershor që të diskutojnë në lidhje me këtëçështje. Dy liderët kanë qënë në lidhje të ngushtë që kur ISIS-i mori Mosulin në fillim të këtij muaji.

“Zëvendës presidenti dhe kryeministri ranë dakord për nevojën e vazhdimit të konsultimeve nga afër në lidhje me situatën në Irak dhe Siri në ditët dhe javët që vijnë,” sipas transkriptimit të telefonatës së Biden me Erdoganin.

Diskutimi i Bidenit erdhi disa ditë pasi Kerry ishte në Bagdad dhe Erbil, në përpjekje për të nxiutr kryeministrin Nuri al Maliki dhe Qeverinë Rajonale të Kurdistanit që të kapërcejnë dallimet e tyre. kryeministri i Qeverisë Rajonale të Kurdistanit Nechirvan Barzani ishte në Ankara këtë javë për të biseduar me Erdoganin dhe Davutoglunë në lidhje me Irakun.

Sipas të përditshmes Hurriyet, atij iu tha për rëndësinë që Turqia i jep një qeverie koalicioni në Irak për të kapërcyer ndarjet sektare dhe për të ruajtur integritetin territorial të Irakut.

Reportohet se Barzani ka raportuar dhe ka theksuar refuzimin e al Malikit për të formuar një “qeveri të shpëtimit kombëtar,” duke e cilësuar këtë si çmenduri.” Megjithatë, disa në Ankara vënë në pikpyetje edhe sinqeritetin e kurdëve.

Një diplomat perëndimor, i cili dëshironte të mbeste anonim, theksoi se milicia kurde Peshmega i ka bërë ballë sulmeve të ISIS-it dhe ka theksuar se ka pasur përfitime konkrete nga Qeveria Rajonale e Kurdistanit pas sulmit të ISIS-it, si marrja nën kontroll e qytetit të pasur me naftë të Kirkukut.

“Ata shohin se batica është kundër unitetit të Irakut dhe duket si ngurrim humbja e një mundësie historike për pavarësinë kurde,” tha diplomati për Al-Monitor.

Ai citoi disa vërejtje në lidhje më minstrin e jashtëm izraelit Avigdor Liberman pas bisedimeve të tij me Kerry-n në Jeruzalem këtë javë, duke treguar se nocioni i pavarësisë kurde gjithashtu është duke u theksuar në rajon si një mundësi reale.

“Iraku po shpërbëhet para syve tanë, dhe duket se krijimi i një shteti të pavarur kurd është një përfundim i pashmangshëm,” tha zëdhënësi i Libermani, duke cituar fjalën e tij drejtuar Kerry-t.

Izraeli morri shpërndarjen e tij të parë shumë të kundërshtuar të naftës nga Qeveria Rajonale e Kurdistanit kohët e fundit, e cila u dërguar përmes Turqisë, si një shenjë e mëtjeshme e lidhjeve komplekse në zhvillimet në Irak dhe Siri.

Duke parë varësinë e Qeverisë Rajonale të Kurdistanit ndaj Turqisë në këtë drejtim, disa argumentojnë se Ankaraja ka kapacitet frenues ndaj kurdëve. Megjithatë, Erdogani, nuk është i bindur se al Maliki është i aftë të bashkojë Irakun. Ai e bëri të qartë këtë në një fjalim të ambasadorëve të BE-së në Ankara më 24 qershor.

“Për fat të keq, frustrimi i al Malikit që nga fillimi na ka sjellë në këtë pikë. E vetmja rrugëzgjidhje për momentin është një qeveri koalicioni në Irak,” tha Erdogani.

Duke parë refuzimin e al Malikit për një “qeveri të shpëtimit kombëtar”, perspektivat për një koalicion të tillë nuk duken të mira, pavarësisht presionit të Uashingtonit ndaj al Malikit dhe presionit të Ankarasë ndaj Qeverisë Rajonale të Kurdistanit.

Si pasojë e paqëndrueshmërisë që ka ardhur për shkak të ISIS-it, Ankaraja është gjithashtu e gatshme të humbasë avantazhin që ka arritur në lidhje me kurdët, edhe pse nuk ka dhënë një dritë jeshile për pavarësinë e kurdëve. Ndërkohë, zyrtarët turk po shohin edhe përfshirjen e Iranit dhe Sirisë në Irak dhe po përpiqen ta faktorizojnë këtë në një panoramë më të madhe, e cila mbetet fluide.

E gjitha kjo ka bërë që Ankaraja t’i kthehet politikës së saj të marrjes së hapave të kujdeshëm në Lindjen e Mesme, duke qëndruar larg ambicjeve – dhe aventurave të pamenduara – dhe politikave të parhapura nga Davutoglu deri vetëm para dy vjetëve.

Qeveria e Erdoganit po e mëson nëkurriz të saj se trajtimi me kujdes i Lindjes së Mesme nga qeveria e mëpërshme nuk ishte shenjë dobësie, siç pretendohet, por kishte të bënte me pasiguritë që kanë tradicionalisht qeveritë në rajon. 

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}