Turqi

Tensione në marrëdhëniet Turqi-ShBA për shkak të Shtetit Islamik

Kurdët turq shikojnë si tymi ngrihet mbi qytetin sirian të Kobani
Kurdët turq shikojnë si tymi ngrihet mbi qytetin sirian të Kobani

Semih İdiz

Ankaraja dhe Uashingtoni këmbëngulin zyrtarisht se nuk ka dallime mes tyre në lidhje me situatën në Siri, në veçanti mbi luftën kundër Shtetit Islamik (IS). Megjithatë, të gjitha shenjat tregojnë ndryshe.

Tensionet mes dy palëve janë rishfaqur për shkak të furnimizim me armë të Partisë kurde Unioni Demokratik (PYD) në Siri nga ana e Shteteve të Bashkuara për t’i ndihmuar ata në luftën kundër ISIS-it. Uashingtoni ka hedhur armë nga ajri për PYD-në pavarësisht kundërshtimit të Ankarasë, e cila është përpjekur, por pa ndonjë dobi të dukshme, që ta pengojë këtë, pasi e konsideron PYD-në organizatë terroriste.

Sipas diplomatëve perëndimorë, vërejtjet e bëra nga Erdogani pasi disa armë të hedhura nga ajri përfunduan në duart e ISIS-it, kanë nxitur zemërimin e Uashingtonit ndaj Turqisë. Erdogani u tha reporterëve më 22 tetor, përpara se të fluturonte për në Latvia për një vizitë zyrtare, “Gabimi tani mund të shihet. Disa nga armët që u hodhen nga avionët C-130 mund t’i kenë shkuar PYD-së, por ku përfundoi pjesa tjetër? I shkoi ISIS-it, i cili e ka transmetuar këtë me ditë të tëra, duke hapur dhe duke treguar arkat.”

Zëdhënësi i Pentagonit AdmiraliJohn Kirby e ka pranuar për gazetaret gjatë një koference për shtyp më 21 tetor se një nga pakot e armëve mund të ketë humbur rrugës, por pjesa më e madhe e tyre ka rënë në duart e duhura.

“Nuk ështëçudi që amrikanët janë të zemëruar për vërejtjet rreth një problemi teknik, i cili nuk do të kishte ndodhur nëse Turqia do të kishte qënë më e dobishme që në fillim,” tha për Al-Monitor një diplomat perëndimor, i cili dëshiron të mbetet anonim për shkak të ndjeshmërisë sëçështjes. “Nëse [Erdogani] nuk është gati të japë ndihmën e tij për njëçështje që ka bërë bashkë shumë vende, shumë prej të cilave janë aleate të Turqisë, të paktën duhet të përmbahet nga deklarata që ndihmojnë propagandën e ISIS-it.”

Një raport i Reuters-it i datës 23 tetor, ku thuhej se Uashingtonit po i humbiste durimi me Turqinë, citoi një zyrtar anonim të qeverisë amerikane, ku shprehte besimin se “Turqia po bënte një lojë të dyfishtë” në Siri. Sipas kësaj historie, “zyrtari tha se Shtetet e Bashkuara besojnë se roli i partisë drejtuese në Turqi [Partia për Drejtësi dhe Zhvillim] prej kohësh po ndjek një politikë të fshehtë. Ajo po përpiqet të integrojë veten me grupet islamiste.”

Ankaraja i kundërshton këto akuza. Megjithatë, ka një dallim të qartë mes Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë se kush është kërcënimi real. Duke pretenduar se PYD dhe PKK (Partia Kurde e Punëtorëve), të cilat Ankaraja i konsideron organizata terroriste, janë e njëjta gjë, Erdogani e bën të qartë se kush mendon se është kërcënimi real për Turqinë.

Erdogani tha, përpara fluturimit për në Latvia, se e kishte informuar Presidentin Barak Obama, gjatë një telefonate më 19 tetor, se mbështetja për PYD-në dhe PKK-në ishte “e papranueshme për Turqinë.” Erdogani tha se nuk mund ta kuptonte pse Kobani është kaq i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara, duke pohuar se aty nuk ka mbetur më asnjë civil, por vetëm luftëtarë.

Megjithatë, le të shohim anën tjetër të pyetjes së Erdoganit: Nëse Kobani nuk ka vlerë strategjike, siç sugjeron ai, atëherë pse ISIS-i është kaq i deshpëruar të marr kontrollin e qytetit? Deklarata të tilla nga Erdogani përforcojnë pohimet se prania e ISIS-it në Kobaniështë më e preferuar për Ankaranë se prania e PYD-së.

Pyeta Dogu Ergil-in, një akademik i njohur turk, gazetar dhe ekspert për çështjen kurde, nëse politika e Ankarasë–e cila në mënyrë të qartëështë përpjekur të parandalojë kurdët sirianë nga fitimi i autonomisë politike –është e qëndrueshme. Ai tha: “Nuk është e qëndrueshme për vetë faktin se Turqia nuk është më i vetmi lojtar. Sot, Ankaraja përballet me ekuacionin kurd, i cili ka lojtarë të shumtë.”

Po në lidhje me shansin e Turqisë për të pasur një rol në zhvillimet e ardhshme në lidhje me kurdët në rajon nëse marrëdhëniet e saj  me Uashingtonin mbeten të tendosura siç janë aktualisht? Këtu Ergil-i theksoi gabimet që ka bërë qeveria turke në lidhje me çështjen e kurdëve, veçanërisht në procesin e paqes me kurdët e vet në Turqi, një proces i cili ka shumë pak mbështetje publike, thotë Ergil-i. Ai thotë se sot ka shumë aktorë të përfshirë nëçështjen kurde si rezultat i këtyre gabimeve.

Është e qartë se roli i këtyre aktorëve do të rritet për shkak të pamundësisë të Turqisë për të ndërmarrë politikat e duhura. Duke pasur Shtetet e Bashkuar si arbitër në këtë ekuacion, kjo do tëçojë gjithashtu në humbje të ndikimit nga Ankaraja për aq kohë sa kjo çështje është me rëndësi,” tha Ergil-i.

Kënvështrimi i Ergil-it vjen si pasojë e paafatësisë së Turqisë për të bindur Uashingtonin se PYD-ja është njësoj si PKK-ja, të cilën edhe Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë organizatë terroriste. Kjo u bë e dukshme nga zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit Marie Harf gjatë një konference për shtyp më 20 tetor. Duke iu përgjigjur një pyetjeje, Harf deklaroi prerazi se PKK dhe PYD “nuk janë njësoj sipas ligjeve të Shteteve të Bashkuara.”

Përgjigjia e Harf-it ndaj një pyetjeje tjetër në lidhje me mospëlqimin e Turqisë për të furnizuar me armë PYD-në, nënvizon gjithashtu pozicionin e dobët të Ankarasë. “Nuk ka të bëjë me miratim.Ne i kemi lajmëruar ata – Presidenti dhe Sekretari i Shtetit e kanë bërë këtë – në lidhje me qëllimin tonë për ta bërë këtë dhe kemi patur diskutime me ta se pse ne besojmë se kjo është një gjë me rëndësi pët t’u bërë në këtë luftë kundër ISIS-it në rrethinat e Kobanit,” tha ajo.

Duke u munduar të zbus përshtypjen se Turqia nuk po bën asgjë për të ndihmuar kurdët në Kobani, Erdogani informoi gazetarët, përpara fluturimit për në Latvia, se ishte ai që kishte sugjeruar që Turqia të hapte një korridor për pershmergët nga veriu i Irakut për t’u futur në Siri për të luftuar kundër ISIS-it. Ai tha se ia kishte bërë këtë sugjetim Obamës, si një alternativë ndaj dërgimit të armëve për PYD-në.

Megjithatë, ky sugjerim është dëmtuar nga keqkuptimet. Ministri i jashtëm, Mevlut Cavusogludeklaroi haptazi kohët e fundit se, “Turqia po ndihmon Peshmergët që të shkojnënë Kobani.” Megjithatë, është bërë e qartë qënga ajo deklarate se asnjë Peshmerg nuk është futur akoma në veri të Sirisë nëpërmjet Turqisë, dhe nuk është e qartë se kur dhe nëse do të ndodhë kjo.

Kjo çështjë ka shkaktuar polemika në Turqi. Ushtria veçanërisht thuhet se nuk është e kënaqur me hapjen ne një korridori për Peshmergët, sidomos pas marrëveshjes së fundit të arritur në Erbil, kryeqyteti i Kurdistanit iraken, mes grupeve të ndryshme kurde për t’i bashkuar forcat kundër ISIS-it.

Burime afër qeverisë thanë se për Al-Monitor se forcat e armatosura turke vazhdojnë të kenë alergji nga çfarëdo lloj bashkëpunimi ushtarak me kurdët, nga frika se PYD dhe PKK në fund do të nxjerrin përfitim prej kësaj. Ideja e një entiteti kurd autonom përgjatë kufirit turk me Sirinë vazhdo të jetë ende një lloj mallkimi për ushtrinë turke.

Gjenerali i Brigadës Ertugrul Gazi Ozkurkcu, kreu i stafit të divizionit për mediat, kohët e fundit refuzoi t’i përgjigjej pyetjeve në lidhje me vërejtjet e Cavusoglu-së për hapjen e kalimit për Peshmergët. Ozkurcu tha se pyetje të tilla duhet t’i drejtohen Ministrisë së Punëve të Jashtme, meqënëse ishte edhe burimi i deklaratës për hapjen e korridorit për peshmergat. Ai refuzoi të bënte komente të metejshme, pavarësisht se çështja ka të bëjënga afër me ushtrinë.

Ndërkohë, e përditshmja Cumhuriyet raportoi më 22 tetor se Shtabi i Përgjithshëm kërkon nga autoritete që tëthellohen në zonat e kontrolluara nga ushtria në anën turke në kufirin me Sirinë. Korridori që u propozua për Peshmergët thuhet se ka rënë në këtë zonë. Kjo na sugjeron se  ushtria dëshiron një “kordon sanitar,” ku mund të kontrollojë plotësisht forcat që hyjnë dhe dalin nga Turqia. Nëse ushtria e ndërlikon ndihmën për luftëtarët kurd në Siri, kjo do të përkeqësojëmarrëdhëniet midis Ankarasë dhe Uashingtonit dhe do të ulë më tej ndikimin e Turqisë mbi zhvillimet në kufirin e saj.