Analistët: OKB-ja neglizhon rolin e Arabisë Saudite në Siri
Press TV ka zhvilluar një intervistë me Ibrahim Moussauin, analisti politik në Bejrut, në lidhje me ankesën e Sirisë në OKB se Arabia Saudite është duke destabilizuar vendin për shkak të mbështetjes së saj ndaj militantëve të huaj.
Më poshtë është një transkriptim i përafërt i intervistës.
Press TV: Kjo nuk është hera e parë që Siria është ankuar në OKB. Këtë herë ajo thotë se ka prova të përfshirjes së Arabisë Saudite. Ka prova për rreth 230 militantë, të cilëve Saudia u ka siguruar karta identiteti. Siria thotë se luftëtarët janë nga 80 vende të ndryshme.
A nuk është detyra e OKB-së dhe e vendeve anëtare të OKB-së që të ndalojnë Arabinë Saudite që të mos i mbështesë këta lloj njerëzish?
Moussaui: Absolutisht. OKB-ja dhe organet e tjera që janë përgjegjëse për këto lloj kufizimesh, apo kontrollesh, duhet të paralajmërojnë dhe të bëjnë çdo gjë që kanë në dorë për të ndalur shpërthimin dhe vazhdimin e gjakderdhjes në Siri. Ata kanë më shumë përgjegjësi dhe duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre për këtë.
Nuk është vetëm OKB-ja. Kur ju flisni për të ashtuquajturin komuniteti ndërkombëtar, dhe këtu ka shumë pikëpyetje mbi të dhe përkufizimin e tij, tani unë besoj se të gjithë kemi të drejtë të themi se i ashtuquajturi komuniteti ndërkombëtar nuk e ka bërë punën e vet.
Duhet të ketë një përfshirje të forcave të tjera të afta me ndikim, në mënnyrë që të parandalojnë këtë.
Besoj se tani tët gjithë e dinë- e kjo është diçk që është përmendur sot në The Independent, gazeta perëndimore në Britani, se ata thanë se shumë fuqi ndërkombëtare, vende, forca, qeveri, organizma, përfshirë edhe OKB-në, favorizojnë vendet e Gjirit [Persik], qoftë Arabinë Saudite, apo... Katari, pasi ata po paguajnë shumë para.
Ne po flasim për njeriun e pasur dhe njeriun e varfër. Këto para po financohen nga disa vende dhe vendet anëtare, e ata (organizmat ndërkombëtarë) nuk duan të humbin mbështetjën financiare që ata marrin nga vende të ndryshme. Kjo është arsyeja pse unë besoj se ata nuk i marrin përsipër përgjegjësitë e tyre. Për të mos folur pastaj për prirjet.
Ne nuk po flasim për një qeveri të njëanshme apo organizëm; ju po flisni për komunitetin ndërkombatar të përfaqësuar nga OKB-ja, e cila është në vetvete një farkëtim ose prodhim për të ruajtur balancën e pushtetit. Ajo ka paragjykimet e veta, e të gjithë e dinë këtë kur vjen puna te lufta për para, në lidhje me gjërat që ndodhin në botë... Merrni Palestinën për shembull.
Press TV: A jeni dakord me Abu Baraanë (lektor i Islamit dhe musafi i Press TV) sidomos me deklaratën se tani ushtria siriane dhe forcat e saj të armatosura po humbasin në terren?
Moussaui: Nuk dua të hidhen në bisedë e ta ndez debatin me të ftuarin tuaj, por me gjithë respektin, besij se ka shumë keqinformim. Unë besoj se ai është tejet i keqinformuar në lidhje me atë që ndodh në të vërtetë.
Nuk janë vlerësimet tona; të paktën nëse nuk doni të përfshiheni në vlerësime. Ai mund të shkojë te burimet neutrale dhe do të shohë, sidomos kohëve të fundit, se të gjitha janë dakord se qeveria siriane po fiton më shumë pushtet dhe ndikim në terren.
Unë dua t’i tregoj atij dhe ti kujtoj se nuk ka qënë asnjëherë bindja jonë se zgjidhja ushtarake do të ishtë zgjidhja për krizën e Sirisë. Ne kemi besuar gjithmonë se bisedimet dhe dialogu do të na çonin diku. Të gjithë e dinë këtë.
Që nga fillimi duhet të ishin bërë më shumë reforma në Siri. Ne mund të flasim shumë për korrupsionin, për padrejtësitë, kjo nuk është diçka që qeveria mund ta mbrojtur apo të flasim për të.
Por akoma... gjëja më e rendësishme, e të gjithë e dinë, shkoni të lëvizjet për lirinë, shkoni të xhidadi islamik, shko te Hamasi, shkoini te të gjithë ata që punojnë te lëvizjet për lirinë dhe levizjet e rezistencës – ata të gjithë do t’ju thonë se pa Sirinë asgjë nuk do të ishte arritur; dhe se Çështja Palestineze është gjëja kryesor dhe thelbësore për të gjithë arabët, dhe se muslimanët do të ishin eliminuar para shumë kohësh, nëse nuk do të ishte qeveria siriane – pavarësisht të gjitëh rezervave dhe vërejtjeve që mund të kenë për Sirinë dhe qeverinë siriane, por kjo është diçka tjetër.
Kur ai flet për Hizbullahun dhe të tjerët se ne duam të ndërtojmë një shtet shia në Siri duke ndjekur Iranin apo të tjerë, nuk është ashtu. Ai e konsideron Hizbullahun si ekstremist... Dua të thëm, çfarë dini ju për Hezbollahun. Ju jëni një lëktor në Islam dhe besoj se ju duhet të dini më shumë për gatishmërinë tonë dhe sinqeritetin tonë për të biseduar me të tjerët, madje edhe kur bëhet fjalë për opozitën sirinane ne këmi bërë përpjëkjet tonë për të mbyllur të çarën dhe për të prodhuar një zgjidhje politike.
Ata që dëgjojnë vlerësimet e organeve të inteligjencës perëndimore, besojnë atë që ata vazhdojnë të thonë. Tani është viti i katërt. Për tre vjet ata flisnin për javë e muaj, javë dhe muaj, dy javë, dy muaj, tre muaj... Të gjitëh vlerësimet e inteligjencës flisnin për nëj “fund të shpejtë” të regjimit sirian.
Tani ne besojmë se pas tre vjetësh qeveria siriane është duke fituar pushtet dhe që ka më shumë avancime në terren, por kjo nuk është ajo që ne duhet të kërkojmë. Ne duhet të kërkojmë të bindim të gjithë njerëzit dhe partitë të ulën në një tavolinë në mënyrë që të dalim më një zgjidhje funksionale e të qëndrueshme në mënyrë që të ruajmë gjakun e popullit, në mënyrë që të ruajmë energjinë për betejën e madhe kundër armikut zionist që vazhdon të mbajë të pushtuar Palestinën, që vazhdojë të kryejë krime të mizorshme kundër vëllezërve tanë në Palestinë.
Unë besoj se të gjithë duan të devijojnë vëmendjen e muslimanëve, të arabëve nga lëvizjet çlirimtare, nga lëvizjet e rezistencës, nga të gjithë, në mënyrë që të mund të bëjnë çfarë të duan më Palestinën.
Prandaj, unë besoj se ka shumë keqinformime që vijnë nga vende të ndryshme dhe në mënyra të ndryshme. Besoj se duhet t’i pëshojmë gjërat për të cilat po bisedojmë në mënyrë që të mund të menaxhojmë në mënyrë sa më të mirë të ardhmen e Sirisë dhe të gjithë atyre që janë të përfshirë në luftë.
Press Tv: korrespondenti ynë në Londër përmendi OKB-në, përmendi Shtetet e Bashkuara, por unë nuk e dëgjova atë të përmendë Arabinë Saudite, e cila është dhe tema më e rëndësishme e diskutimit tonë këtu sonte në këtë debat. Ndoshta ai nuk dëshiron të nxjerri në shesh faktin se Arabia Saudite, nën grupin ombrellë të Frontit Islamik - këto janë rreth 50 grupe të ndryshme të konsoliduara - Dhe tani ata po thokan se ne do të arrijmë deri te ato grupet më të moderuara, pas provave që u morrën nga princi Bandar.
Këtu bëhet fjalë për terroristë të mirë dhe terroristë të keqinj . duken si ato nxxënësit në klasë që klasifikohen nëpër bankat me mesatare A, mesatare B, nën mesatare ... Si ka mundësi ta bëjnë këtë sepse në fund të fundit ata vetë thonë se ky përbën një rrezik kur mendohet se disa prej këtyre terroristëve do të kthehen në Arabinë Saudite - dhe unë mendoj se është rreth 15,000 numri i tyre ?
Moussaëi : Askush në këtë pjesë të botës , askush në Siri , askush në Liban apo vendet përreth nuk kanë dyshime për ndërhyrjen e luftëtarëve saudite në luftën që ndodh në Siri dhe unë besoj se të gjithë janë të frikësuar nga Arabia Saudite. Pra , po, ekziston frika se ato luftëtarët mund të kthehen në vendet e tyre dhe ata mund të shqetësojnë situatën dhe të shkaktojë turbullirë atje.
Dhe sipas një dekreti mbretëror i sajuar nga vetë mbreti për t'i dhënë një mundësi të fundit për ata që janë duke luftuar në Siri që të kthehen. Por të gjithë e dinë se Arabia Saudite është përfshirë në atë që po ndodh me të vërtetë në Siri. Ata kanë bërë thirrje hapur për armatosjen e grupeve atje për të luftuar kundër Bashar al-Asad.
Unë dua të tërheq vëmendjen e të ftuarit për dy gjëra të rëndësishme: një, ai flet në lidhje me vrasjen e civilëve ... Hizbullah nuk po lufton kundër popullit sirian, Irani nuk po lufton kundër popullit sirian. Këtu unë nuk po mbroj Iranin apo Hizbullahun, thjesht dua të tregoj se çfarë po ndodh në të vërtetë, sepse në qoftë se ju doni ta merrni pozitën që ju dëshironi atëherë duhet të keni një qëndrim politik .. por mos bëni si disa të cilët e bëjnë mikun armik, dhe mos e quani armikun tuaj mik.
I vetmi armik që kemi është Izraeli. Pra është pushtimi izraelit dhe kushdo që mbështet pushtimin e Izraelit. Ne e kemi luftuar Izraelin për 30 vjet dhe kur vjen puna ….Për interesat e kujt është ajo që po ndodh në Siri tani? Është thjeshtë për të devijuar vëmendjen larg nga judaizimin e Palestinës.
Kështu që unë besoj se ne duhet ta dimë se çfarë ndodh në të vërtetë atje. Ajo nuk është si lufta mes sunive dhe shiitëve. Kjo nuk është një luftë sektare, kjo nuk është një luftë konfesionale, kjo ka të bëjë me terroristët të cilët janë duke u përpjekur për të vrarë popullin.
Po ka opozita atje, dhe ata kanë kërkesat e tyre, ata kanë të drejtat e tyre dhe qeveria siriane ka pranuar se do t’i përmbushur këto kërkesa, ajo do të përpiqet të bëjë diçka për këtë.
Por asaj kurrë nuk i është dhënë mundësia. Pse ? Për shkak se ata thonë “mjaft me kaq, mjaft me kaq, ne duam t’a heqim qafe qeverinë siriane.
Të gjithë e dinë atë . Shiko Ministrin e Jashtëm francez Laurent Fabius: ai tha se kur ai ishte në Britani në vitin 2009 se ka dëgjuar diçka në lidhje me Sirinë se po përgatitej një planë për Sirinë me qëllim për të rrëzuar qeverinë atje.
Pse? Për shkak se kjo përbën një kërcënim për Izraelin. Pse ? Sepse ne duam të heqin qafe të gjitha qeveritë që janë përreth Izraelit dhe mund të shkaktojë një rrezik, një kërcënim, një kërcënim ekzistencial për Izraelin.
Pra, qeveria siriane është atje. Qeveria siriane është duke përkrahur Hamasin, qeveria siriane po mbështet të gjitha lëvizjet çlirimtare për Palestinën, mbështetjen e Hizbullahut apo rezistencën në Liban.
Kur Kolin Pauell erdhi dhe trokiti në derën e tyre në vitin 2003 dhe tha se ne jemi fqinjët, këtu është Amerika, pasi ata pushtuan Irakun ai kërkoi që qeveria siriane dhe Bashar al-Asad të zmbrapset dhe t’u vëri flakën Hamasit dhe të gjitha grupeve e lëvizjeve çlirimtare për palestinezët. Ai normal refuzoi.
Ne duhet ta marrim në konsideratë këtë dhe për të parë se çfarë po ndodh me të vërtetë, e përtej - qëllimet që amerikanët dhe perëndimorët po përpiqen të organizojnë dhe orkestrojnë në këtë pjesë të botës.
Pra, është e rëndësisë kryesore për të gjithë ne të përqëndrohemi në atë që është me të vërtetë problemi në mënyrë që të dalim me një zgjidhje. Dhe problemi nuk është lufta shiia-sunni , por as se ne duam të kemi një tjetër shtet shiia këtu. Pse do të donim një tjetër shtetet shiia ? Këtu nuk bëhet fjalë për shtetet.
Pse nuk kemi një qeveri të vetme sunite që e përkrah plotësisht çështjen e Palestinës? Unë besoj se kjo do të na sillte së bashku. Do të përcaktonte armikun tonë të përbashkët, të përbashkëtën ekzistenciale dhe pas kësaj ne do ishim në gjendje të bëjmë shumë, inshallah.
Press TV: Ushtria siriane me përparime të mëdha ... A është duke kërkuar tani ushtria siriane për të fituar krejtësisht këtë luftë që i është imponuar ?
Moussaëi : Unë besoj se po, por kjo është diçka që duhet të shkojë krah për krah me një zgjidhje politike. Ata janë duke kërkuar një lloj pajtimi në të gjithë vendin. Nëse flet për mbështetje atëherë duhet të bëjë një referendum . Pse nuk është bërë një referendum për gjithë popullin sirian. A nuk e kanë vetë në dorë.
Ne duhet t’i shohim ata, ne duhet të shohim literaturën e tyre. Çfarë thonë ata në lidhje me Izraelin, a janë në gatishmëri për të luftuar Izraelin? A kanë nisur ndonjë sulm kundër Izraelit ? A janë ata duke rritur ndërgjegjësimin e njerëzve në mënyrë që Palestina të mos dali e humbur ?
Unë besoj se kjo është një gjë shumë e rëndësishme . Ky është provim dhe tema e tij është - pushtimi i Palestinës .