Izrael

Izraeli aktualisht mban 5.200 të burgosur palestinezë

src=http://mediaelire.net/images/prisoner.jpg

Ministria palestineze e të burgosurve lëshoi një deklaratë për shtyp ku thuhet se Izraeli mban rob 5.200 palestinezë në 17 burgje, në  kampet e paraburgimit, dhe nëpër objekte ku merren në pyetje .
Ministria palestineze tha se ky vit dëshmoi një përshkallëzim në rritje të  arrestimeve, 2450 ushtarë palestinezë të  rrëmbyer, duke përfshirë këtu 476 fëmijë dhe 49 gra, që nga fillimi i vitit.
      Ministria tha se ushtria izraelite ka rrëmbyer të paktën 600 oficierë palestinezë të sigurisë dhe oficerë të policisë, dhe se numri i të burgosurve anëtar të Hamasit është 1100, kurse  365 të burgosur tjerë  janë anëtar të Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës ( PFLP ), ndërsa pjesa tjetër janë anëtar të fraksioneve të ndryshme palestineze.
      Ministria deklaroi se Izraeli aktualisht është duke mbajtur rob 13 ligjvënës të zgjedhur në mënyrë demokratike, dhe se ushtria izraelite ka rrëmbyer 60 ligjvënës dhe ministra ( 46 % e anëtarëve të Këshillit Legjislativ Palestinez ). Në mesin e legjislatorëve të paraburgosur janë Marvan Barghouthi, Ahmedi dhe Saadat Hassan Jousef.
       Për më tepër, politika e paligjshme izraelite e paraburgimit administrativ pa akuza mbetet një strategji sistematike izraelite, pavarësisht grevave të urisë të përsëritura dhe të zgjeruara nga të paraburgosurit që mbahen sipas urdhërave administrative, që janë arbitrare dosjet sekrete që as të burgosurit as avokatët e tyre nuk kanë qasje to.
        Janë aktualisht 150 palestinezë që mbahen në paraburgim administrativ nën urdhërat arbitrare, ndërsa 23.000 palestinezë janë mbajtur nën këto urdhëra që nga viti 2000.
        Aktualisht, i paraburgosuri, Akram Al- Faseesy, nga qyteti Ithna, pranë qytetit të Hebronit në Bregun Perendimor, është duke vazhduar me grevë urie, të cilën e filloi më 29 shtator të vitit 2013.
       Të burgosurit palestinezë që mbahen të paraburgosur nën urdhërat  administrativ kanë filluar më 10 tetor 2013 një seri protestash kundër ndalimit të tyre të paligjshëm, kjo përfshinë grevën e urisë, bojkotimin e   gjykatave ushtarake izraelite.
      Sa për fëmijët dhe gratë që mbahen aktualisht në burgje nga Izraeli, Ministria tha se ka 250 fëmijë dhe 13 gra, që ende janë të burgosura, dhe ushtarët e rrëmbyer nga Izraeli, gjithashtu janë përafërsisht 9500 fëmijë  të burgosur që nga viti 2000. 
     520 të burgosur palestinezë të cilët janë duke vuajtur, ata janë dënuar sa një jetë, kurse një i burgosur me emrin Abdullah Barghouthi është dënuar me 67 jetë të njeriut, me shtesë edhe  250 vite burg. Abdullah Barghouthi është burgosur me 5 mars 2003. 
 
      Numri i të burgosurve të cilët kanë qenë të burgosur qysh para themelimit të Autoritetit Palestinez në vitin 1994 është 78 të burgosur, 68 prej tyre kanë qenë të burgosur për më shumë se 20 vjet, dhe 24 kanë qenë të burgosur më shumë se 25 vjet.
       Në raportin e saj, Ministria tha se Izraeli ka vazhduar me politikën e saj të paligjshme duke paraburgosur edhe të sëmurë, të cilët kanë nevojë urgjente për kujdesin e specializuar mjekësor, madje urgjent, sidomos për 1400 të burgosur, duke përfshirë 25 të sëmurë të cilët vuajnë nga lloje të ndryshme të kancerit.
      Dhjetëra të burgosur janë qëlluar dhe plagosur, ka që vuajnë nga  paraliza, nga veshkat,  zemra, mëlçia, ndërsa të tjerët vuajnë nga diabeti, sëmundjet e syve, tuberkulozi e të tjera.
     Ministria deklaroi se ekziston një numër i të burgosurve që po vdes sepse nuk janë nën kujdesin, vëmendjen e nevojshme të personelit specialistik mjekësor. 
      Një i paraburgosur i vjetër, i cili mbahet në burg nga Izraeli është Fuad Shobaky, 83 vjeçar, kurse një tjetër pakëz më i ri, quhet Omar Akkavi, 64 vjeçar. Numri i të burgosurve të cilët vdiqën në burg, për shkak të torturës  ose për shkak se u qëllua nga ushtarët gjatë dhe pas arrestimit të tyre janë 204. 
      Viktima të fundit midis të ndaluarëve janë Maisara Ebu Hamdija, 63 vjeç, i cili vdiq më 2 prill 2013, dhe Arafat Jaradat, 20 vjeçar, i cili vdiq më 22 shkurt të vitit 2013.
     Ebu Hamdija pësoi një tumor kanceroz në mushkëri dhe shpinë, kancer në fyt dhe tumor në tru.
     Pavarësisht seriozitetit të gjendjes së tij të rëndë, administrata e burgut izraelit nuk i jepte trajtimin e specializuar Ebu Hamdiut. 
      I paraburgosuri Jaradat Arafat, vdiq në burgun izraelit Mejeddo, shtatë ditë pas arrestimit të tij, ai ishte një njeri i shëndetshëm, ishte nga qyteti Sa'ir, afër Hebronit, u torturua për vdekje nga hetuesit izraelitë.
       Ministria tha se të burgosurit janë duke vuajtur nga abuzimi dhe shkelje të ndryshme, madje edhe sulme kundër tyre, kështu Izraeli shkeli një marrëveshje për të nadaluarit në maj të vitit të kaluar, pas një greve urije të gjatë. 
    Shtatëmbëdhjetë të burgosur të cilët u liruan në bazë të marrëveshjes,  të Shalit u arrestuan dhe riburgosën sërish, tre nga të arrestuarit janë lëshuar por ende nuk lejohen të kthehen në shtëpi, ndërsa dhjetëra të burgosur të tjerë ende mbahen në burg edhe pas marrëveshjes së arritur.
     Shkeljet tjera përfshijnë mohimin e të drejtave të burgosurve si të drejtën e arsimit, vizitën e familjeve, dënimin kolektiv, pakujdesinë mjekësore, të drejtën e ushqimeve të shëndetshme dhe dietën.