Izrael

Vetëm Izraeli përfiton nga lufta në Siri- Barrett

src=http://mediaelire.net/images/kevin%20barret%202.jpgPress Tv ka zhvilluar një intervistë me Kevin Barrett, autori dhe ekspert i çështjeve të Lindjes së Mesme  ngaMadison, për të folur në lidhje me Vëzhgimet për raportin e kohëve të fundit nga të Drejtat Njerëzore- Human Rights Watch (HRW). Në raport flitet për militantët në Takfiri të cilët vranë 190 persona dhe duke rrëmbyer 200 të tjerë për në fshatin Latakia në perëndim të Sirisë gjatë muajit gusht. Më poshtë do të lexoni intervistën e zhvilluar.

Press TV:  Raporti ka zbardhur dritë në lidhje me shkeljen e të drejtave njerëzore të kryera nga këto kriminelët takfirist dhe për momentin ne kemi vetëm këto fakte të dokumentuara nga HRW-së.

Si mund të justifikohet dikush edhe pas gjithë kësaj ç’ka po ndodh në Siri?

Barrett: E po është e pajustifikueshme e tërë kjo luftë në Siri e cila as që nuk duhej të kishte ndodhur dhe në të vërtetë qeveria në Siri mban një pjesë të fajit, sepse ajo ka reaguar në një mënyrë ..., në një mënyrë shumë keqmenduar  ndaj demonstratave për të arritur në këtë përfundim.

Por unë mendoj se ai ishte vetëm një kurth që qe ngritur pikërisht nga ato që furnizojnë kriminelët me armë dhe që i dërgojnë në këto misione shkatrrimi dhe vdekjeje.  Ky ishte një kurth ndaj Sirisë dhe ç’do kush që e quan veten sirian e di shumë mirë se kush e ka bërë: Izraeli dhe Arbaia Saudite sepse kjo është tipike e lojës qe ata dinë të luajnë më mirë. Ato janë shkrirë në mënyrë virtual në një shtet të vetëm atë të Saudi-izraelia me bashkëpunimin e fuqishëm të neo-konservatorëve këtu në Amerikë me qëllim për të shkatërruar Sirinë për hir të Izraelit. E cila pastaj u kthye në një përleshje ndaj tre vendeve të vogla ballkanike (si pasojë e numrit të madh të militantëve nga ballkani të dërguar në ndihmë si përgjigje ndaj thirrjes për xhihad). Qëllimi përfundimtar ishte të mbërrinin drejt Iranit nëpërmjet Sirisë dhe kjo po që qe një goxha strategji.

Pra nuk është aspak për t'u habitur pse këto mercenarë, ekstremistët takfirist dhe disa njerëz të devijuar të cilët janë dërguar në luftë në Siri dhe kundër qeverisë siriane kanë kryer këto llojë mizorish.

Ky ndoshta është i pari raport që Human Rights Watch e quan plotësisht të dokumentuara, por ka me dhjetra e dhjetra ngjarje të tjera të ngjashme që janë goxha të mire dokumentuar nga lloje të ndryshme të mediave; dhe në fakt, edhe sulmi gushtit ishte dukshëm një flamur i rremë i Bandar Bushit dhe terroristët e tij të sigurisë siriane dhe kjo ka qenë shfaqur dukshëm nga korrespondent të AP-ësë drejt një audience të madhe në Siri.

Pra, kjo nuk duket se kryengritësit janë duke kryer vetëm të ashtuquajturën “pjesën e tyre” por duket se po e tejkalojnë shumë më tepër detyrën e tyre duke kryer  mizori në Siri dhe ende mediat perëndimore janë duke injoruar të gjitha llojet e dhunës dhe masakrat që janë duke u zhvilluar nga njerëzit që qeveritë perëndimore janë duke furnizuar me armatime.

Në fakt, qeveritë perëndimore këtu janë duke fshehur veten pas Al-Kaedës, ata janë bashkëpunëtor në vrasjen e ambasadorit Christopher Stevens në Libi një vit më parë. Ai u vra thjeshtë sepse ishte i përfshirë në një operacion për të transferuar armë nga Al-Kaeda për tek ekstremistët amerikanë në Siri .. Më fal: nga Libia për në Siri.

Pra të gjitha këto pasoja që po dalin në pah janë si rrjedhojë e gabimeve tragjike të të gjithë atyre që kanë qenë të përfshirë për krijimin e luftës civile siriane. Dhe pala që duket se ka për të dalë vërtet me fitim duket të jetë Izraeli i cili ka arritur të shkatërrojë një numër të madh vendesh që shtrihen nëpër kufijtë e tij. Tashmë Izraeli s’ka për t’u shqetësuar kurrë më për Rrafshnaltën Golan të Sirisë * ajo është plotësisht e shkatërruar tashmë. Këtu merr fund dhe loja e luftës civile siriane.

Press TV :  Z. Barret! Z. Choudary (i ftuari tjetër në emission) po pyet për vlefshmërinë e këtij raporti. Si do i përgjigjeshit kësaj pyetje?Po presidenti Assad çfarë përfitimesh mund të ketë nga marrja peng e 200 qytetarëve dhe vrasja e 190 prej tyre.

Barret: Mirë pra, puna është se unë nuk arrij të kuptoj dyshimin që ka z.Choudary duke njohur mirë anshmërinë e mediave europiane si dhe të HRW-së përkundrejt të ashtuquajturve rebelët sirian.

Unë mendoj se çdo analizë objektive se si mediat perëndimore kanë mbuluar konfliktin sirian tregon qartë se media perëndimore, apo njerëzit që e zotërojnë atë, agjentët e mëdhenj të pushtetit dhe zionistët, të cilët në të vërtetë janë njerëz të cilët kanë pjesën në shumicën prej mediave perëndimore kanë qenë duke u përkulur mbrapsht për të rrahur daullet e propagandës për rebelët e vërtet sirian të cilët z Choudary i mbështet.

Unë mendoj se ai duhet të pyesi veten pse po ndodh kjo, dua të them që: mos vallë jeton ai mbi re që nuk lexon dotë një gazetë apo t’i hedhi syrin ndonjë raporti të këtillë dhe të mos dëgjojë fjalimet e robve si puna Obamës të cilit po i krruhet për të bombarduar Sirinë nëpërmjet këtyre rebelëve që z.Choudary mbështet.

Por është shumë qesharake të përpiqesh të pretendosh se Human Rights Ëatch dhe këto institucione perëndimore janë tifozë të mëdhenj të presidentit Assad dhe armiqve të rezistencës siriane. Në fakt, e gjithë bota e di, me përjashtim të z Choudary, se e kundërta ndodh në rastin në fjalë.

Unë mendoj që z.Choudary ka arritur të murëzoj veten brenda një flluske informacioni ku ai nuk sheh se ç’ka vërtetë po ndodh nëpër botë dhe në terren. Në të kundërt ai është dehur me retorika xhihadiste dhe islamikësh radikal dhe ka arritur të gjejë një justifikim për gjithë këtë që po ndodh duke mos njohur të vërtetën e asaj ç’ka fshihet pas ngjarjeve nëpër botë dhe sidomos në Siri.

Është shumë e qartë se lëvizjet politike islamike në mbarë botën janë duke u përpjekur të mbijetojnë dhe të vazhdojnë përpara pavarësisht luftës ndaj Islamin dhe politikat antiislame sidomos që nga gjoja “sulmet” e 11 shtatorit.

Por kjo nuk është në sajë të njerëzve si z Choudary të cilët dështuan për të bërë një dallim në mes të realitetit të ligjshëm racional të bazuar në lëvizjet politike islamike të tilla si Vëllazëria Muslimane në Egjipt, lëvizja islamike në Republikën Islamike të Iranit, Hezbollahu , Hamasi dhe madje edhe elementet e rezistencës islamike në vendet si Afganistan dhe gjetkë nëpër botë.

Ekziston një rezistencë islamike e ligjshme kudo nëpër botë shumica e të cilave janë ngritur në formë protestash ose aktivitetesh paqësore me pjesmarrje të gjerë të popullit. Kemi një rezistencë të armatosur të Hesbollahut dhe Hamasit kundër Izraelit; port ë mbështesësh këtë çmenduri takfiriste që do të presë kokat e ç’do kujt që idelpërpara me një komentim  mendjengushtë të Islamit është një krim i vërtet ndaj lëvizjeve islamike rreth e rrotull botës.

Pra dhe unë i kërkoj z.Choudary që të tërhiqët nga flluska e tij dhe të hapi sytë mirë e të shikojë se ç’bëhet rreth tij dhe le të reshti së diskredituar veten e tij.

Press TV: Z. Choudary përmendi Jabhat al-Nusra ose i njohur ndryshe si Fronti al-Nusra  duke thënë se ato po mbrojnë muslimanët dhe po luftojnë kundrejt izraelitëve. Çfarë konkretisht kanë bërë deri më sot këto grupe takfiristash kundrejt Izraelit?

Barret:  E po, sigurisht ata nuk kanë bërë asgjë kundër Izraelit dhe Al-Kaedas e cila natyrisht është një lëvizje ideologjike, nuk është një organizatë e vërtetë, por nuk ka ende asnjë provë që al-Kaeda ka provuar ndonjëherë të sulmojë Izraelin apo asetet izraelite e aq më tepër ajo ka shkuar të sulmojë kryetarin musliman dhe pastaj për më tepër të ketë kryer budallikun më të madh që të lejojë zionistët dhe  sionistët dhe Sigurinë Kombëtare të SHBA-së për të realizuar atë që gjoja quajnë sulmet e 11 shtatorit e cila ishte haptazi një punë e brendshme.

Megjithatë, kjo e ashtuquajtura al-Kaedë me njerëzit e vetë janë aq të trashë sa as vetë ata  nuk e kuptojnë atë dhe pastaj vaprojnë përreth, duke u përpjekur për t’a kuptuar atë dhe si përfundim shkatërrojnë plotësisht Islamin politik rreth botës, duke na bërë ne të dukemi si idiot.

Ajo është me të vërtetë e trishtë dhe unë do të doja ta korrigjoja atë. Me të vërtetë që unë jam dakord me faktin që Khalifa mund të jetë një gjë e mirë dhe unë pajtohem gjithashtu me faktin se sovraniteti i takon etëm Zotit, mbështetjen e vetme e Rilindjes Islamike rreth botës. Por unë nuk mendoj se do të ketë sukses kur këto grupe sektare takfiriste që janë jashtëzakonisht  mendjengushtë dhe që kanë mbështetjen e plotë nga më të mëdhenjtë e botës duke degjeneruara kriminelët në Arabinë Saudite, enden duke vrarë njerëz që nuk pajtohen me ta, eduke therur njerëz të grupeve etnike apo grupeve islamike që nuk pajtohen me to.

Këta njerëz nuk janë duke krijuar Khalifat, ata po krijojnë Khalifat në mendjet e tyre, kështu siç janë duke bërë dëme pa asnjë shkak. Të jesh një musliman i vërtetë do të thotë të punosh për të vërtetën dhe drejtësinë dhe tani vlen për të gjithë, ju duhet të punoni për të vërtetën dhe drejtësinë me qëllim që të mbrohen njerëz.

Press TV : Në qoftë se këto pohime janë provuar dhe dokumentuar si dëshmi a do të shkojnë më tej nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, ndoshta në [Gjykata Penale Ndërkombëtare] IÇ-së së shpejti?

Barrett: Unë dyshoj për këtë, për fat të keq unë mendoj se Z. Anjem ka gabuar, unë mendoj se institucionet perëndimore janë ende duke mbështetur luftën kundër qeverisë siriane, duke shpresuar për të destabilizuar Sirinë. Unë nuk mendoj se ata duan që të shikojnë abuzimet e të drejtave të njeriut nga ana e grupeve takfiriste që presin rastin e tyre për në Siri, por shpresoj të jem gabim.

Ne kemi parë disa shenja të lëvizjes nga ana e administratës së Obamës e cila kohët e fundit  kanë refuzuar të bombardojnë Sirinë nën urdhrat e kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. Pra, kush e di? Ndoshta politika do të zhvendoset në drejtim të duhur, dashtë Zoti.