Më shumë se 2500 njerëz janë vrarë në Pakistan nga avionët e telekomanduar amerikanë
Ushtria amerikane ka vrarë më shumë se 2500 njerëz me avionët e telekomanduar në Pakistan
Pakistan (INTELLIHUB) - Shumica e amerikanëve nuk janë të vetëdijshëm se qeveria e tyre është duke vrarë vazhimisht njerëz në dhjetra vende të ndryshme. Rrjetet e mëdha mediatike u kanë thënë të gjithëve se lufta në Irak dhe Afganistan po vjen drejt fundit dhe se qeveria amerikane nuk është e përfshirë në operacione ushtarake në zona të tjera.
Megjithatë, në shumicën e zonave në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë, CIA, ushtria amerikane dhe NATO, janë duke goditur njerëz me avionët e tyrë të telekomanduar dhe janë duke vrarë me mijëra njerëz pa bërë asnjë dallim. Një grup aktivistësh, kohët e fundit ka filluar numërimin dhe zbardhjen e emrave të atyre që janë vrarë nga sulmet me avionë të telekomanduar (Dronet), meqënëse të dhënat zyrtare asnjëherë nuk janë ruajtur . Fushata është quajtur të identifikojmë të vdekurit. Ata janë duke punuar në mënyrë aktive për të bërë një raport publik të mijëra njerëzve të vrarë nga sulmet në këto zona.
Sipas një publikimi të bërë nga ky grup:
“Të identifikojmë të vdekurit” është një përpjekje për të identifikuar me emër të gjithë ata njerëz që thuhet se janë vrarë nga avionët e telekomanduar të CIA-s në Pakistan që nga viti 2004. Ky është një projekt në vazhdim i drejtuar prej disa gazetarëve nga Byroja e Gazetarisë Hulumtuese (Bureau of Investigative Journalism), të cilët kanë qenë në gjurmim të sulmeve të fshehta amerikane në rajon që prej fillimit të vitit 2011.
Në kohën e shkrimit, Byroja ka identifikuar më shumë se 550 persona me emër. Shumë të tjerë janë identifikuar nëpërmjet marrëdhënieve të tyre, fiseve, kombësive apo nga mënyra të tjera. Ne paraqesim në dy mënyra kryesore atë që është raportuar rreth të vdekurve: në një listë alfabetike, si dhe në një faqe individuale sipas sulmeve ku ata kanë vdekur [1].
Sipas të dhënave të tyre, në dekadat e fundit vetëm në Pakistan janë vrarë mbi 2,500 njerëz nga sulmet me avionë të telekomanduar.
Ata gjithashtu vunë në pah se duan të bëjnë publike edhe disa detaje rreth viktimave, duke përfshirë edhe faktin nëse ata janë përkufizuar apo jo si militant nga qeveria e SHBA-së.
Gjitmonë kur rrjetet e mëdha mediatike publikojnë një histori në lidhje me sulmet me avion të telekomanduar, ata zakonisht përdorin fjalën militant për të përshkruar viktimat.
Ky emërtim nënkupton se viktimat nuk janë civilë ose janë të përfshirë disi në terrorizëm apo aktivitete të dhunshme ushtarake.
Megjithatë, kjo nuk është e vërtetë. Ky është vetëm një mashtrim.
Në fillim të këtij viti, administrata e Obamës ka ripërcaktuar fjalënmilitant me mashkull në moshë për ushtri. Në këtë mënyrë pothuajse çdo mashkull i cili vritet, konsiderohet si një armik i dhunshëm, të paktën në sytë e masës.
Ky projekt i ri është një përpjekje e rëndësishme për të sjellë në vëmendje numrin e madh të njerëzve të vrarë nga sulmet me avion të telekomandur në këto zona.