Izrael

Çavushoglu: I kemi bërë presion Hamasit që të njohë Izraelin

Ministri turk i punëve të jashtme, Mevlut Çavushoglu është shprehur se Truqia i ka bërë presion Hamasit që të lëshojë armët dhe të hyjë në bisedime për paqe me Izraelin.

Sipas lajmeve të trasmetuara në televizionin El Meyadin, gjatë një mbledhje të organizuara nga koalicioni në Ëashington kundër ISIS-it, ministri turk i punëve të jashtme, Mevlut Çavushoglu është shprehur se ata i kanë bërë presion Hamasit që të lëshojë armët dhe të hyjë në bisedime për paqe me Izraelin.

Ministri turk i punëve të jashtme, Mevlut Çavushoglu është shprehur se Hamasi e ka njohur Izraelin dhe se ka treguar gadishmëri për të hyrë në zgjedhjet parlamentare.

Çavushoglu, i cili pa prekur edhe çështjen e normalizimit të marrëdhënieve të Turqisë me Izraelin ka mbrojtur idenë se ky normalizim i marrëdhënieve dhe të lehtësoi dialogun mes Palestinës dhe Izraelin dhe se do të jetë në favor të të dyja palëve.

Televizioni El-Meyadin ka theksuar se zëdhënsi i Hamasit, Fevzi Berhum duke theksuar faktin se qëndrimi i Hamasit kundrejt Izraelit është i qartë është shprehur edhe njëherë se askush nuk i ka bërë presion. Megjithatë, nga informacione të marra nga një burim i brendshëm dhe i sigurt në Hamas, televizioni ka deklaruar se Hamasit i është bërë presion që ta njohë Izraelin, por kjo organizatë nuk e ka pranuar këtë presion.

Burimi: Yakın Doğu Haber