Plani i refugjatëve në Izrael për shkak të shqetësimit të Hizbullahut
Izraili ka bërë me dije se duke u nisur nga mundësi e një lufte potenciale me Hizbullahun është vendosur që të evakuohen rreth çerek milioni njerëz nga kufiri i Izraelit me Libanin.
Rusia, duke u mbështetur në lajmet e gazetës El-Youm Jerusalem Post është shprehur se sipas një zyrtari të lartë ushtarak izraelit, duke u nisur nga një mundësi e një lufte potenciale me Hizbullahun është vendosur që të evakuohen rreth çerek milioni njerëz nga kufiri i Izraelit me Libanin.
Zyrtari izraelit, i cili është shprehur se kurrë nuk kishin menduar se do të evakuonin njeri nga ato vendbanime ka theksuar se tashmë kanë kuptuar se e kanë të nevojshme të evauojnë qindra mijëra njerëz.
Zyrtari izraelit, i cili ka bërë me dije se në këto zona jetojnë të paktën një milion banorë izraelitë, megjithatë ai thotë se për shkak se është e pamundur që të evakuohen të gjithë banorët, do të evakuohen vetëm disa qindra mijëra prej tyre dhe arsyeja pse u vendos ky evakuim ishte Hizbullahu për shkak të aftësive teknologgjike që kë treguar në luftën e Sirisë dhe të eksperiencës që ka fituar atje.
Zyrtari izraelit, i cili ka theksuar se në rajonn tashmë kanë ndodhur ndryshime të mëdha, ka theksuar kafktin se tashmë ushtria izraelite nuk do të luftojë më kundër ushtrive të vendeve të tjera, por kundër grupimeve ushtarake dhe ka bërë me dije se banorët që do të evakuohen nga veriu do të vendosen si refugjatë në hotelet dhe shkollat në qytetet e Jeruzalemit, Eilatit dhe Sherias Perëndimor.
Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Sejjid Hasan Nasrullah pati deklaruar më parë se në rast se Izraeli do të fillojë një luftë kundër Libanit, kjo luftë nuk do të zhvillohet më në territoret libaneze, por në territoret që janë për momentin nën pushtimin e Izraelit.
Nasralah, i cili ka kujtuar se Hizbullahu tashmë ka bërë që të ndryshojnë tërësisht balancat përballë Izraelit është shprehur se nëse potencialisht do të ketë një luftë mes dy vendeve, tashmë do të jenë izraelitët ata që do të detyrohen të largohen si refugjatë dhe jo libanezët dhe ka rikujtuar edhe një herë se raketat e Hizbullahut i kanë marrë tashmë në objektivdepozitat e amojakut në Hayfa dhe zonat e punimeve bërthamore.
Burimi: Yakın Doğu Haber