Izraeli po përgatitet për një luftë gjithëpërfshirëse në Siri kundër Hizbullahut dhe Iranit
Sipas gazetës amerikane, qeveria e Tel Avivit është e friksuar se ky aks mund ta përdorë këtë forcë në një luftë e ardhshme.për këtë arsye, për të kufizuar sa më shumë ndikueshmërinë e kësaj fuqie është vënë në lëvizje për t’i ndezur fitilin kësaj lufte duke hedhur hapa proaktivë. Gazeta amerikane i ka përforëcuar edhe më shumë parashikimet e saj nëpërmjet këtyre të dhënve:
Prej një kohe të konsiderueshme tashmë, për shkak të prezencës së këshilltarëve të Rezistencës dhe të forcave ushtarake iraniane në Siri, regjimi izraelit ka zhvilluar një luftë mediatike kundrejt Iranit dhe Hizbullahut. Vetë kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu ka bërë deklarata të njëpasnjëshme në kuadër të kësaj lufte. Së fundmi, lideri i regjimit pushtues është shprehur se ata janë të gatshëm që të luftojnë kundër Hizbullahut në Kodrinat e Golanit të Sirisë të pushtuara nga Izraeli në vitin 1967.
Në ditët që kemi lënë pas, regjimi pushtues ka bërë me dije se ata kanë ngritur avionët ushtarakë për të sulmuar bazat ushtarake të Hizbullahut në Siri, më pas qeveria e Damaskut ka deklaruar se ka rrëzuar njërin nga këto avonë.
Vëzhguesit e kanë interpretuar këtë ngjarje si një mundshëmri për fillimin e një lufte gjithëpërfshirëse të Izraelit kundër forcave të rezistencës të mbështetura nga Irani nëterritoret e Sirië. Në faqen e saj të internetit, gazeta amerikane, "Forëard" ka publikuar lajme sipas të cilave administrata e Tel Avivit ka marrë vendimin që të hyjë në një luftë kundër aksit të Iranit, Sirisë dhe Hizbullahut në territoret libaneze dhe pjesën jugore të Sirisë. Kjo agjenci lajmesh që kryeson shtypin amerikan, ka bërë me dije se qeveria e Tel Avivit mund t’i hapë luftë edhe njërës prej organizatave të lëvizjes së rezistencës islame në Palestinë, Hamasit brenda qytetit të Gazas.
Kjo faqe interneti, duke theksuar faktin se zhvillimi i luftrave të këtilla do të ketë efekte shkatërruese për Izraelin dhe do të lërë plagë të gjata ka shprehur gjithashtu edhe të kundërtën e kësaj duke bërë me dije se kjo luftë mund të sjellë përforcimin e marrëdhënieve dhe lidhjeve të regjimit pushtues me disa vende të tjera të rajonit, duke filluar me Arabinë Saudite, Egjiptin, Jordanin si dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo marrëdhënie mund të shihet edhe më qartësisht nëse mbajmë parasysh faktin se këto shtetë duke bashkëpunuar me Izraelin po mundohen që të zbehin sa më shumë ndikueshmërinë e Aksit të Rezistencës dhe të Iranit në këtë rajon.
Gazeta amerikane, ka theksuar se qëllimi kryesor pse Izraeli dëshiron që të fillojë një luftë kundët aksit Iran-Siri-Hizbullah është që të ndryshojë balancat aktuale në rajon për interesat e këtij regjimi.
Është gjithashtu e rëndësishme të rikujtojmë se këto zhvillime kanë filluar të vijnë në jetë pasi forcat siriane dhe aleatët e saj filluan që të rifitonin territoret që më parë ishin pushtuar nga grupet e armatosura terroriste, duke filluar me Aleppon dhe Idlibin dhe shumë pika të tjera të rëndësishme. Ekspertët ushtarakë kanë theksuar se mbështetja që Irani dhe Rusia i kanë dhënë Sirisë, qoftë në aspektin ushtarak, qoftë në aspektin politik ka qënë një ndër faktorët më të rëndësishëm të përforcimit të pozicionit të udhëheqësit Bashar Asad dhe të qeverisë siriane.
Sipas disa raporteve të dokumentuara, Hizbullahu zotëron një kapacitet prej afërsisht 100 mijë raketash për të goditur të gjitha objektivat e rëndësishme të Izraelit në rajonet ku gjenden edhe punimet bërthamore të Dimona.
Gazeta amerikane, "Forëard" është shprehur se Irani dhe aleatët e tij të forcave të rezistencës në çdo rast lufte kanë aftësitë dhe kapacitetet për t’i shkaktuar Izraelit dëme të mëdha në njerëz dhe armë dhe se këtë informacion e ka siguruar nga vetë shërbimet e inteligjencës së Izraelit. Sipas gazetës amerikane, qeveria e Tel Avivit është e friksuar se ky aks mund ta përdorë këtë forcë në një luftë e ardhshme.për këtë arsye, për të kufizuar sa më shumë ndikueshmërinë e kësaj fuqie është vënë në lëvizje për t’i ndezur fitilin kësaj lufte duke hedhur hapa proaktivë. Gazeta amerikane i ka përforëcuar edhe më shumë parashikimet e saj nëpërmjet këtyre të dhënve:
- Gjatë deklaratave të bëra nga zyrtarët iranianë dhe nga Hizbullahu, ata kanë vënë në vëmendje faktin se për të përforëcuar sigurinë dhe qëndreshmërinë e përgjithshme të gjithë rajonit është e rëndësishme që Izraeli të pushojë së ekzistuari si shtet.
- Arritjet e mëdha të fitoreve të forcave siriane kundër grupeve terroriste në saj të mbëshetjes së madhe që Irani dhe Aksi i Rezistencës – në rastin e një lufte potencialisht të mundshme mes dy palëve – Aksi i Rezistencës, Hizbullahu dhe Irani e posedojnë fuqinë e nevojshme për të siguruar një fitore të madhe dhe të shpejtë në këtë luftë.
- Irani zotëron raketa të mëdha me rreze të gjatë me të cilat mund të godasë çdo objektiv në Izrael.
- Në deklaratat e tij, Presidenti i Libanit, Mishel Avni ka theksuar se Hizbullhu luan një rol të rëndësishëm në zinxhirin e mbrojtjes së Libanit kundrejt kërcënimeve të Izraelit dhe se Rezistenca e ka kapacitetin për ta realizuar këtë gjë.
Sipas analistëve, prezenca e Hizbullahut në Libanin Jugor është një forcë e madhe për të penguar çdo sulm të mundshëm të Izraelit në këtë rajon. Njësoj si në luftën e korrikut të vitit 2006, e cila zgjati për 33 ditë, ku forcat e rezistencës arritën që t’i nxirrnin nga territoret e vendit forcat izraelite.
Analistët, të cilët janë të mendimit s çdo veprim i pamenduar i Izraelit për shkak të armiqësisë që ka me Hizbullahun do t’i vinte zjarrin gjithë rajonit kanë paralajmëruar se një hap i këtillë do ta shtrinte këtë konflikt në të gjithë aleancën strategjike mes Sirisë, Hizbullahut dhe Iranit dhe të gjithë rajonit në të cilin shtrihet e gjithë rezistenca. Duke qënë se vetë kjo fuqi e rezistencës e ka treguar aftësinë e saj nëpërmjet fitoreve që ka arritur kundër forcave të kundërshtarëve të saj.
Analistët kanë theksuar se vizita që presidenti izraelit ka përgatitur për në Moskë dhe takimi i fundit që ai ka zhvilluar me Presidentin rus Vladimir Putin flasin për udhëheqjen e Rusisë dhe për këtë arsye edhe Izraeli ka kërkuar që duke bërë këtë vizitë të sigurohet se në një luftë të mundshme me Aksin e Rezistencës, Rusia të mos e mbështesë këtë aks. Duket se, regjimi sionist është duke përgatitur lëvizjet e tij ë afërta kundët Aksit të Rezistencës. Edhe sulmet e fundit ajërore të avionëve ushtarakë izraelitë me pretekstin se kishin në shenjestër Hizbullahun në Siri janë shembulli më i qartë i këtyre përgatitjeve.
Burimi: Alwaght/ Medya Şafak