Vendbanimet izraelite ne Bregun Perëndimor rriten me mbi 70 përqind
Një raport i ri bën me dije se ndërtimet dhe vendbanimet izraelite në tokën e pushtuar palestineze, në Bregun Perëndimor, janë rritur me mbi 70%.
Organizata izraelite “Peace Now” tha të enjten se regjimi i Tel Avivit në mesin e muajit janar dhe qershor të vitit 2013, ka filluar ndërtimin e 1.708 vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor, krahasuar kjo me 995 vendbanime gjatë të njëjtës përiudhë të vitit 2012.
Organizata gjithashtu theksoi se punimet për vendbanimet e reja të paligjshme ishin drastike, dhe se rreth 50 përqind e projekteve të ndërtimeve të reja kishin nisur në vendbanime të izoluara.
Shumica e projekteve për këto vendbanime janë kryer brenda kufijve të vitit 1967, - shtoi organizata.
Peace Now gjithashtu shtoi: Që prej nënshkrimit të Marrëveshjes së Oslos, popullsia izraelite në krahinat e Judesë dhe të Samarisë është trefishuar, përfshirë këtu edhe shumicën e të ardhurve që banojnë në të ashtuquajturat blloqet e vendbanimeve”.
Regjimi izraelit ka qenë nën presionin e komunitetit ndërkombëtar, duke përfshirë edhe mbështetësit mbi politikat e tij ekspansioniste.
Mirëpo, regjimi i Tel Avivit i ka shpërfillur thirrjet për të braktisur ndërtimet e paligjshme të vedbanimeve.
Më shumë se gjysmë milion izraelitë jetojnë në mbi 120 vendbanime të ndërtuara që prej pushtimit izraelit të territoreve palestineze të Bregut Perëndimor dhe Lindjes së Kudsit (Jeruzalemit) në vitin 1967.