Izrael

Izraeli mund të mundet vetëm me armë

Zëvendës-Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Libaneze, Naim Kasimi ka theksuar se vetmja mënyrë për të rrëzuar Izraelin është me armë.

Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Libaneze, Shejh Naim Kasimi, i cili ka marrë pjesë në Konferencën në Mbështetje të Intifadës Palestineze i është përgjigjur disa pyetjeve të agjensisë informative Tensim.

 

Reportazhi i Shejh Naim Kasimit me agjensisë informative Tensim është realizuar si më poshtë:

 

Tesnim Haber: Për momentin, në Teheran është duke u organizaur Konferenca e Gjashtë në Mbështetje të Intifadës Palestineze. Cili është mendimi juaj në lidhje me me rëndësinë e ogranizimit të saj dhe çfarë roli mendoni se do të luajë në çështjen palestineze duke marrë parasysh situatën ku ndodhemi?

 

Naim Kasim: Fillimisht, organizimi i Konferencës së Intifadës në Teheran të Iranit, pjesëmarrja e Imam Hamaneit në këtë konferencë, dhënia e një fjalimi ku edhe njëherë është konfirmuar qëndrimi i Iranit si për Intifadën, ashtu edhe për Palestinën, përqasja e tij për prioritetin që mbart çështja e Palestinës ka bërë edhe njëherë që të rikthehet vëmendja tek çështja palestineze. Kjo është një ngjarje shumë e madhe. Sepse kjo ngjarje ka rikujtuar se çështja palestineze është themelore dhe prioritare ër botën arabe dhe për botën myslimane dhe se Irani është pozicionuar krah për krah me Palestinën për ta mbrojtur këtë çështje. Imam Hamanei e ka shprehur qartësisht se vazhdimi i kësaj mbështetjeje është gjithnjë në favor edhe të rezistencës.

Nga ana tjetër, një çështje e dytë është edhe mbledhja e 17 parlamentarëve dhe përfaqësuesve të kryetarëve të parlamenteve arabe dhe islamike të cilët nën mbështetjen e Iranit po qëndrojnë përkrah Palestinës. Kjo gjë tregon se, Irani edhe njëherë tjetër i ka mbledhur arabët dhe myslimanët për çështjen palestineze dhe po i udhëheq ata. Palestina ka gjithmonë nevojë për mbështetje dhe edhe kjo konferencë përbën në vetvete një mbështetje. Shpresoj që, gjithkush që ishte i pranishëm dhe që mori pjesë në këtë konferencë të vazhdojnë të luajnë rolet e tyre të ndryshme duke e mbështetur edhe më shumë çështjen palestineze deri në instancat më të larta të mundshme.

 

Tesnim Haber: Imam Hamanei e ka shfaqur shpeshherë rëndësinë e çështjes palestineze dhe vetëm pak kohë më parë ka prekur temën e armatosjes së Sherias Perëndimore. Sipas mendimit tuaj, nëse marrim parasysh se ende është në vazhdim Intifada e Tretë, çfarë roli do të luajë kjo çështje?

 

Naim Kasim: Imam Hamanei i ka drejtuar palestinezët që të ndjekin një rrugë të vetme, ai është shprehur kështu “Nëse ju palestinezët kërkoni që të arrini sukses duhet të përdorni armët. ” Nuk mund ta rrëzoni Izraelin duke protestuar, duke shpërndarë fletushka dhe duke organizuar konferenca. Izraeli mund të përmbyset vetëm me armë. Qoftë kjo armë personale, armë ushtarake, apo armë moderne. Rruga që ndjek qëndresa duhet të jetë me armë dhe nëse Intifada vetë nuk kalon në një fazë të armatimit nuk do të mund të ketë sukses. Këshillat e Imam Hamaneit në lidhje me përpjekjet dhe fazën e aplikimit do të sjellin rezultate.

Kjo konferencaë e Gjashtë e Mbështetjes së Intifadës Palestineze u hap ditën e martë me pjesëmarrjen e Imam Hamaneit dhe tre nga ministrat më të rëndësishëm.

Moderuesi i kësaj konference është vetë kryetari i parlamentit të Republikës Islamike të Iranit dhe si pjesëmarrës ka përfaqësuesë nga 80 vende të botës.

Kjo konferencë që filloi ditën e martë vazhdon ende me aktivitetin e saj dhe ditën e enjte kanë marrë pjesë edhe paramentarë, parti dhe grupe palestineze.

Burimi: Rasthaber