Siria

Opozita siriane kërkon ‘negociata të drejtpërdrejta’ me regjimin

Ditën e enjte, grupi kryesor opozitar në Siri është shprehur se dëshirojnë të zhvillojnë diskutime të drejtpërdrejta me përfaqësuesit qeveritar, një ditë përpara fillimit të një raudi të ri të bisedimeve në Gjenevë.

Salem al-Meslet, zëdhënësi i grupit të Komunitetit të Lartë të Negociatave (HNC) është shprehur për AFP se: “Ne kërkojmë negociata të drejtpërdrejta... Do të na kursente kohë dhe do të tregonte seriozitet në vend të negociatave në dhoma të ndara.”

Gjatë tre ranudeve të mëparshme në Gjenevë të zhvilluara vitin e shkuar, dy dyja palët nuk janë ulur kurrë në të njëtën tryezë, duke ia lënë detyrën e ndërmjetësuesit, Staffan de Mistura i OKB-së.

Burimi: Al Monitor