Dimona – arsyeja e kërcënimit të Nasrallahut ndaj Izraelit
Deklarata e ditës së enjte të liderit të Hizbullahut në lidhje me shkatërrimin e strukturës nukleare Dimona të regjimit izraelit tregon se nuk ka rrugë tjetër përveç shkatërrimit të kësaj strukture dhe nxjerrja e saj jashtë funksionimit. Sipas Institutit të Shkencës dhe Sigurisë Ndërkombëtare (ISIS), që prej dhjetorit të vitit 1963, kur ky reaktor nuklear filloi të prodhonte plutonium dhe deri më tani, regjimi izraelit ka përdorur për qëllime ushtarake dhe luftarake 660 kg produkte.
Lideri i Hizbullahut duke kërkuar shkatërrimin e reaktorit bërthamor Dimona të regjimit izraelit, ka terguar që regjimi e ka një aftësi të këtillë.
Gjatë një deklarate të ditës së enjte në Bejrut, Sejjid Hassan Nasrallah është shprehur se nëse potencialisht do të ketë një sulm ndaj Izraelit, ekziston mundësia që të merret në objektiv struktura bërthamore.
Këtë paralajmërim, lideri i Hizbullahut e ka bërë gjatë një cermonie të organizuarë në përkujtim të dëshmorëve të rënë nga lëvizja e rezistencës libaneze dhe nga ushtria kombëtare.
Hizbullahu gjithmonë e ka përkutuar faktin se forcat ushtarake përdoren më së shumti për qëllime mbrojtjeje dhe sigurie si dhe për parandalimin e sulmeve të mundshme.
Politika e Hizbulahut sa vjen dhe bëhet më e ndikueshme dhe lëvizja e rezistencës e ka ndryshuar përfunndimisht balancën e fuqisë në rajon pas përfshirjes së saj në luftën kundër terroristëve tekfirxhinjë të cilët mbështeten nga vendet perëndimore dhe aleatët e saj rajonale, ku përfshihet edhe regjimi izraelit.
Si një kundërpërgjigje të politikave kërcënuese të Tel Avivit në ditët që lamë pas, lideri i Hizbullahut ka kërcënuar regjimin Izraelit se do të godasë kontinierin e tyre me amoniak në Haifa. Pas kërrcënimit të Hizbullahut, regjimi izraelit vendosi mbylljen e këtij kontinieri, gjë që na lë të kuptojmë se Izraeli i merr me seriozitet kërcënimet e Tel Avivit.
Paniku në Izrael pas kërcënimit të Sejjid Nasrallahut
Disa orë pas fjalimit të liderit të Hizbullahut, në Izrael është krijuar një panik dhe rrjedhja e amoniakut në një sasi të vogël nga një kamion i ka detyruar autoritetet që të marrin masa të menjëhershme.
Deklarata e liderit të Hizbullahut në lidhje me shkatërrimin e strukturës nukleare Dimona të regjimit izraelit tregon se nuk ka rrugë tjetër përveç shkatërrimit të kësaj strukture dhe nxjerrja e saj jashtë funksionimit. Sipas Institutit të Shkencës dhe Sigurisë Ndërkombëtare (ISIS), që prej dhjetorit të vitit 1963, kur ky reaktor nuklear filloi të prodhonte plutonium dhe deri më tani, regjimi izraelit ka përdorur për qëllime ushtarake dhe luftarake 660 kg produkte.
ISIS ka qartësuar se përdorimi i tre deri në pesë kilogramë plutonium është i mjaftueshëm për të krijuar një armë bërthamore. Ish provuesi bërthamor i Kombeve të Bashkuara, krijuesi dhe drejtuesi i ISIS, David Albright ka përdorur këto shprehje në raport: “Nëse përllogarisim prodhim e plotë të plutoniumit, numri i armëve bërthamore arrin në një mesatare prej larguar shumë nga standadi 33-sh dhe arrin deri më 165 dhe kjo përllogaritet në numër armësh 90 deri më 290. Me siguri, Izraeli nuk ka mundur të prodhojë kaq shumë armë bëthamore. Nëse marrim një numër të arsyeshëm, nga aq sa flitet pretendohet që ky numër të jetë më pak se 30%, megjithatë mund të thuhet se që pas fundit të vitit 2014 janë prodhur 115 armë.”
Regjimi i Tel Avivit, i cili është i vetmi shtet në rajonin e Azisë perëndimore, duke qënë se e sheh si një faktor me një rëndësi jetësore që nuk duhet shkatërruar do të përballet me një gjendje sigurie çdo herë edhe më të përkeqësuar. Nëse shohim me kujdes ato që janë thënë më lart, sipas parashikimeve, ekzistenca e regjimit izraelit do të mund të marrë fund në një periudhë kohore prej 25 vjetëve me anë të një lufte të përbashkët të palestinezëve dhe myslimanëve kundër regjimit sionist.
Pavarësisht sanksioneve ekonomike, vështirësive financiare dhe humbjes së madhe të luftëtarëve të tij në luftën e Sirisë, Hizbullahu vazhdon çdoherë e më shumë të forcohet dhe të fitojë vetëbesim. Ndërsa vazhdon të përballet me vështirësi të ndryshme, kjo lëvizje e rezistencës islamike vazhdon ende të përparojë drejt qëllimeve të vetë strategjike.
Lufta psikologjike dhe lufta propagandistike e regjimit izraelit vetëm sa e ka bërë lëvizjen gjithnjë e më të fuqishme. Sejjid Nasrallahu ka parë sesi pas kërcënimeve të tij në Tel Aviv është përhapur paniku.
Hizbullahu është një fuqi që duhet marrë në konsideratë
Sejjid Hasan Nasrallah e ka kërcënuar regjimit izraelit se ai zotëron të gjitha informacionet në lidhje me sistemet luftarake të moderuara që ky regjim ka dhe gjithashtu edhe për mbështetjen që ky regjim merr nga shumë fuqi të mëdha botërore, veçanërisht nga ShBA-ja, e cila sidomos që tashmë është nën udhëheqjen e Donald Trumpit mbështet çdogjë që Izraeli do të bëjë. Në situatën që ndodhemi tani dhe duke parë qëndrimin e Hizbullahut, kemi një provë konkrete se Hizbullahu është një fuqi që duhet marrë në konsideratë.
Koha kur regjimi i Izraelit mund të kthente përgjigje luftarake pa pasur frikë nga asnjë rezultat i fjalëve të tyre ka mbetur në shkuaën. Ky regjim duhet të kuptojë se, pavarësisht se marrëdhëniet normale që ka me shtetet arabe mund t’i njohin një mundësi mbijetese, kjo gjë sa vjen dhe i bën më të irrituarë popujt myslimanë. Udhëheqësit arabë nuk do të falen nga vetë popullsitë e tyre dhe do të përballen shumë shpejt me rrëzim nga pushteti duke humbur edhe legjitimitetin ee tyre duke qënë se kanë qëndruar pranë një regjimi të këtillë.
Burimi: Medya Şafak