Izrael

Izraeli do të ndërtojë 1500 vendbanime të reja

src=http://mediaelire.net/images/west-bank-israeli.jpg

Regjimi izraelit planifikon të ndërtojë 1500 vendbanime të reja të paligjshme në Kuds (Jerusalem).



Burimet izraelite bëjnë me dije se zgjerimi i vendbanimeve të reja në tokat palestineze është pjesë e një projekti të miratuar në muajin gusht.

Regjimi i Tel Avivit ka qenë nën presion nga komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë këtu edhe përkrahësit e vet në lidhje me politikat  e tij ekspansioniste (pushtuese).

Mirëpo, regjimi asnjehere nuk i ka përfillur thirrjet për të braktisur ndërtimin e paligjshëm të vendbanimeve.


Për më tepër, autoritetet palestineze e konsiderojnë ndërtimin e vendbanimeve të reja si një pengesë për të ashtuquajturat “Bisedimet për paqe”. Vendbanimet izraelite konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

 Më shumë se gjysmë milion izraelitë jetojnë në mbi 120 vendbanime të ndërtuara që prej pushtimit izraelit të territoreve palestineze të Bregut Perëndimor dhe Lindjes së Kudsit në vitin 1967.