Gjenerali zionist: Ushtria izraelite nuk mund të mposhtë Hesbollahun, duhet ndërruar strategjjia
Ish kreu i të ashtuquajturit Këshilli izraelit per Sigurinë Kombëtare, gjenerali Giora Island, pohoi se rezultatet e çdo lufte me Hezbollahun nuk do të jenë të ndryshme nga ato të luftës së 2006 dhe se entiteti zionist duhet të ndryshojë strategjinë e tij.
Island tha se entiteti zionist do të jetë i ekspozuar ndaj goditjeve të rënda në çdo luftë të ardhshme më shumë se sa ishte në vitin 2006, pasi Hezbollahu ka zhvilluar kapacitetet e tij luftarake.
Hezbollah është një organizatë që adapton taktika të veçanta ushtarake, të cilat janë të bazuara në operacione të fshehta, lëvizje elastike që pengojnë çdo agresion armiqësor, shtoi ai: Të dhënat e inteligjencës izraelite e humbasin rëndësinë e tyre, madje edhe kundër shënjestrave të rëndësishme, për shkak se Hezbollahu mund të ndryshojë pozicionin e objektivave përpara se ushtria izraelite të lëviz për t’i sulmuar ata.
Oficeri zionist theksoi se ushtria izraelite nuk mund të mposhtë Hezbollahun para se të miratojë një strategji të re, e cila të përfshijë shenjëstrimin e të gjithë territorit libanez, duke përfshirë këtu edhe institucionet zyrtare libaneze.
Kjo do të pengojë Hezbollahun dhe do të shkurtojnë kohëzgjatjen e luftës si dhe lidhjet e tij ndërkombëtare. Kjo gjë do të fillojë menjëherë, në mënyrë që lufta të zgjasë 3 ditë në vend të 33 ditëve.