Ushtria hap rrugën Hama-Aleppo, rimerren 40 fshatra
Forcat qeveritare bën përparime ditën e shtunë pas luftimeve të ashpra kundër militantëve të huaj të vendosur në rajon. Ushtarët e vendeve arabe gjithashtu morën edhe Talfitën dhe el-Joroud, fshat pranë kryeqytetit Damask.
Ushtria siriane tha se janë vrarë një numër i madh i militantëve të Takfirit gjatë operacionit të spastrimit. Ushtria gjithashtu ka shtyrë militantët nga fshati strategjik të Ebu Jarin në jug të Aleppos, pas përleshjeve të rënda.Trupat qeveritare kanë kryer kohët e fundit operacione spastrimi të suksesshme në të gjithë vendin, duke shkaktuar humbje të rënda tek militantët.
Më 3 tetor, trupat e ushtrisë pushtuan qytetin strategjik të Khanaser në provincën veriore Aleppo pas përleshjeve të rënda me militantët.
Më 6 tetor, forcat qeveritare rihapën edhe një rrugë kryesore në afërsi Khanaser që lidh Heartlandin qendror me Aleppon pas spastrimit të njerëzve të armatosur nga zona. Rruga kishte qenë mbyllur që nga gushti për shkak të luftimeve të ashpra në këtë zonë.
Siria ka qenë e kapluar nga trazirat vdekjeprurëse që nga viti 2011. Raportet tregojnë se fuqitë perëndimore dhe aleatët e tyre rajonal , sidomos Katari, Arabia Saudite dhe Turqi, po mbështesin militantët që operojnë brenda vendit.
Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 100 mijë njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur në dhunë.
Më 11 tetor OKB-ja deklarojë se mbi një milion fëmijë janë në mesin e 2.1 milion refugjatëve të cilët kanë ikur në Jordani, Irak, Liban dhe Turqi që nga shpërthimi i trazirave në Siri dy vjet më parë.
UNICEF ka shtuar se fëmijët refugjatë janë duke u përballur me rrezikun e shfrytëzimit të të miturve nga ana e vendeve fqinje.