Përse, pse, si Aleppo?
Çlirimi i Aleppos nga grupimet terroriste është zhvillimi më i rëndësishëm që ka ndodhur deri më tani në lidhje me përfundimin e përgjithshëm të luftës në Siri.
Për të kuptuar rëndësinë që mbart Aleppo për Sirinë mund të marrim shembullin e Ankarasë- Stanbollit për Turqinë. Damasku është qyteti administrativ, megjithatë Aleppo është zemra e Sirisë.
Përveç faktit se Aleppo ka qënë qendra e kulturës dhe e turizmit, ai ka qënë gjithashtu edhe qendra e ekonomisë dhe tregtisë për Sirinë. Komplekset industriale që gjendeshin atyrë, të cilat u grabitën dhe u dërguan pjesërisht në Turqi kishin edhe qendrat e tyre të kërkimit, ndër të cilat gjendej qendra më e madhe e kërkimit në lidhje me sëmundjen e kancerit në gjithë Lindjen e Mesme.
Aleppo me universitetet, spitalet, kinematë, elitën dhe shoqërinë e saj përmblidhte përafërsisht një popullsi 5 milionëshe dhe ishta lokomativa e Sirisë.
Aleppo ishte një qytet kulturor që mbante brenda vetes në paqe arabë, kurtë, armenë, turkmenë, muslimanë dhe të krishterë.
Përse Aleppo?
Pas krizës, Aleppo nuk ka qënë skenë për një kohë të gjatë për asnjë ngjarje të rëndësishme.
Strategjia e Assadit ishte që në asnjë mënyrë të mos e përfshinte Aleppon dhe Damaskun në luftë. Damaskun kishte mundur ta rrethonte me disa qarqe sigurimi. Ndërsa në Aleppo, shumica e shoqërisë, ve,canërist elita e këtij qyteti ishin përkrahës të Assadit.
Megjithatë, në vitin 2012 ndryshoi çdo gjë. Vendet që e kanë mbështetur krijimin e një lufte në Siri kanë arritur që të bejnë përgjegjësit e shërbimeve sekrete në Siri, me qëllim që duke u nisur nga rëndësia simbolike e Aleppos ta përfshinin e atë në dallgën e protestave dhe kështu ky zjarr u ndez edhe në Aleppo.
Aleppo ishte gjithashtu një vend që grupet terroriste “donin ta ndëshkonin”; sepse sipas tyre ata i kishin tradhëtuar duke mos marrë pjesë në “revolucion”.
Fillimisht, një ngjarje që bëri shumë përshtypje ishta ajo në Xhesr Sugur. Në masakrën e e qershorit të vitit 2011, në të cilën u masakruan 120 ushtarë, u përdhunuan dy mësuese dhe një nxënëse 9 vjeçare që ndodhej pranë tyre, trupat e tyre ishin hedhur nga ura në lumin Asi që kalon në mes të Xhesr Sugurit. Ndërsa në kutinë elektrike që ndodhej menjëherë pranë hyrjes në urë ishte shkruar “përjashtoini njerëzit e Aleppos”, duke iu dërguar kështu banorëve të Aleppos një mesazh!
Damasku arriti të mbetej i mbrojtur për shkak se gjendej “në brendësi”; ndërkohë që Aleppo ndodhej në kufi, pikërisht në kufirin me Turqinë, e cila nën udhëheqjen e partisë AKP ishte pozicionuar kundër Assadit në këtë luftë.
Për këtë arsye, nuk ishte shumë e vështirë për fuqitë e huaja që ta pushtonin Aleppon. “dënimi” për banorët e Aleppos që nuk morrën pjesë në rebelim ishte që të pushtoheshin.
Sulmet që fillimisht ishin të fokusuara vetëm në pjesët periferike të qytetit u zhvendosën më pas edhe në qendër të tij, dhe që nga viti 2012 dhe deri më tani Aleppo vazhdon që të jetojë brenda një ferri.
Aleppo, i cili bashkë me Damaskun konsiderohen si nga dy qytetërimet më të vjetra që vazhdimisht kanë qënë në mënyrë të pa ndërprerë të banuara janë shkatërruar tashmë. Komplekset industriale që gjendeshin atyrë, të cilat u grabitën dhe u dërguan pjesërisht në Turqi. Aq hapur u bë ky shkëmbim saqë fabrikat e ndodhura në Turqi bënin porosi për pjesët e makinerive që iu mungonin.
Sigurisht, dëmet e shkaktuara nga frontet terroriste nuk kufizohen vetëm në këtë kuadër. Ata
shkatërruan shumë ndërtesa të shërbimeve publike, duke përfshirë këtu edhe qendrën kërkimore për sëmundjen e kancerit që ndodhej në spitalin el-Kindi.
Shkollat, spitalet, ndërtesat e spitaleve, konviktet e nxënësv; pazaret dhe lagjet antike; një ndër veprat më të veçanta antike në të gjithë botën si kështjella e Aleppos patën fatin e keq të binin preh e sulmeve vandale të terroristëve.
Po mbi të gjitha u shkatërrua e gjithë tradita sociale e Aleppos. Aleppo zotëronte një grup shoqëror dhe një strukturë kulturore shumë të pasur të përbërë nga banorë të Aleppos muslimanë, të krishterë, armenë, arabë e kurdë.
Me mijëra njerëz humbën jetën si pasojë e këtyre sulmeve. Duke lënë nga pas pasuritë e tyre që kanë mundur t’i formojnë për qindra mijëra vite, u deetyruan të largohen në qyteza dhe qytete të tjera të kontrolluara nga qveria, apo edhe në jashtë vendit.
Panorama që formonte Aleppo kur shkuam ta vizitonim afërsisht një vit më parë ishte e frikshme. Me mijëra njerëz që ishin detyruar të largoheshin nga shtëpitë dhe lagjet e tyre ishin vendosur në konviktet e studentëve dhe çdo familje ishte detyruar që të mblidhej e tëra në një dhomë të vetme.
Përse Aleppo nuk u rrëzua kurrë?
Vendet që mbështesnin luftën kishin lane të mmëdha për Aleppon. Nëse Aleppo do të ishte rrëzuar, pas tij mund t’i vinte rradha edhe Damaskut; dhe kjo do të ishte një goditje aq e fortë për Assadin, saqë ai nuk do të kishte më mundësi të merrte veten.
Nga ana tjetër, ashtu si Sudani dhe Izraeli kanë planet e tyre për Deran, Katari ka plane për Humusin, po kështu edhe Truqia kishte bërë përllogaritjet e saj për Aleppon. Duke përfshirë këtu edhe faktorin kurd në Aleppo dhe shumë faktorë të tjera, shumica e popullsisë së këtij qyteti ishin të vendour që bashkë me qeverinë të bëjnë çdo gjë, pavarësisht pasojave për të mbrojtur qytetin e tyre.
Megjithatë, qeveria nuk kishte shumë gjëra në dorë. Shumë fornte terroriste ishin shpërndarë në gjithë territorin sirian, për këtë arsye ushtria siriane gjatë vitit të fundit e kishte të pamundur të sulmonte në Aleppo, prandaj kishte marrë një pozicion mbrojtjeje.
U munduan që ta mabnin Aleppon në këmbë me energjinë më të vogël të mundshme që kishte
ngelur nga kjo luftë e gjatë dhe lodhëse.
Megjithatë, arsyeja më e rëndësishme, pse Aleppo nuk ra kurrë nën kontrollin e plotë të xhihadistëve masakruesë është vetë populli. Nëse shumica e popullsisë së Aleppos nuk do të ishte pozicionuar pranë qeverisë, Aleppo do të ishte rrëzuar prej kohësh.
Megjithatë, me kalimin e kohës populli u vu në lëvizje dhe krijuan mbrojtjen civile, ndërsa një pjesë tjetër e shoqërisë së këtij qyteti u transferua në qytezat dhe rrethet e tjera të kontrolluara nga qeveria; pra nuk kanë luftuar kundër qeverisë.
Ndërsa në gjendjen që kishim ardhur tani, një pjesë shumë e rëndësishme e qendrës së Aleppos ka qënë në duart e fronteve xhihadiste. Megjithatë, vitin e kaluar me ndërhyrjen dhe përparimin e ushtrisë siriane kjo situatë ndryshoi dhe tani qendra e Aleppos është çliruar nga ushtria e Sirisë, Hizbullahu dhe nga Rusia.
Pjesa industriale e qytetit të Aleppos ndodhet në veri të tij, ndërsa në pjesën jugore ndodhej aeroporti. Këto dy pika ishin marrë nën kontroll më parë.
Në lindje ka akoma elementë të ISIS-it. Në këto rajone, pjesa që zgjatet nga veriu në jug me Rakkan dhe Derezorin është nën kontrollin e ISIS-it.
Ndërsa pjesa perëndimore ishte nën kontrollin e Idlibit dhe në kufi nën kontrollin e grupeve të tjera terroriste duke filluar me Frontin Nusra.
Në këto zonë gjendet gjithashtu logjistika e përdorur për të kaluar terroristët nëpërmjet Turqisë dhe për të arritur tek ata.
Për këtë arsye ishte shumë e rëndësishme për ushtrinë siriane që të merrte nën kontroll Aleppon.
Në pjesën kufitare gjendja nuk është e këtillë. Pjesa perëndimore e Aleppos është krejtësisht nën kontrollin e Frontit Nusra dhe grupeve të tjera që lëvizin në të njëjtën linjë me të. I gjithë ky rajon përmbledh Idbilin në pjesën bregdetare në lindje dhe në perëndim në pjesën malore të Lazkies.
Nga ana tjetër. Fronti Nusra kontrollon në veri në Azez dhe e vazhdon deri në lindje në kufirin e Turqisë, territor i cili është zgjeruar edhe më tej nga operacioni i Firat Kalkanit të TSK-së. Në këtë rajon, një nga vendet i cili është subjekt i luftës mes Sirisë, Truqisë dhe forcave të tjera
është El Babi.
Pas kësaj...
Çlirimi i Aleppos nga grupimet terroriste është zhvillimi më i rëndësishëm që ka ndodhur deri më tani në lidhje me përfundimin e përgjithshëm të luftës në Siri dhe duket se do ketë ndikimin e tij. Megjithatë, pavarësisht rëndësisë së këtij zhvillimi, ai nuk është i mjaftueshëm i vetëm.
Në përgjithësi, ushtria siriane ka si objektivë, Idlibin, Rakkan, Dejrezzorin, Deran, Humusin bregdetar dhe Haman bregdetare.
Së fundmi, ISIS-i sulmoi Palmirën në bregdetin Humus. Në muajt e fundit, duke marrë parasysh dobësimin e kësaj organizate, pas goditjes që mori në Musul, ajo vendosi që të sulmonte Palmirën për të rifituaf fuqinë. Ky veprim është as më pak as më shumë se, një sabotazh i ShBA-së së Obamës dhe Trumpit që po bëhet në një kohë kur vendosën që të zgjaten sanksionet kundër Iranit.
Nga ana tjetër, ISIS vazhdon të kontrollojë qendrat e Rakkas, Deirezzorit dhe Humusit, madje edhe pse në një pjesë të vogël edhe Daran që shtrihet në pjesën bregdetare.
Kush e shkatërroi Aleppon?
Aleppo është sjellë edhe më parë në qendrën e vëmendjes së mediave perëndimore. Sa herë që ushtria siriane dhe aleatët e saj kanë përparuar në Aleppo, shpërthejnë titujt të këtilla si “u bombardua edhe spitali i fundit, po vriten civilë, Aleppo po vdes, Assadi dhe Rusia po bombardojnë”.
Por, në të vërtetë kush, pse dhe cilat vende po bombardon? Le të mundohemi ta përmbledhim:
Kush është, apo kush janë përgjegjësit kryesorë të shkatërrimit të Aleppos, të masakrimit të popullit, të vrasjes së fëmijëve, të shkatërrimit total të xhamive, kishave dhe të ndërtesave të lashta antike?
Kjo pyetje ka një rëndësi të madhe, sepse përgjigjja e vërtetë nuk është ajo që dëgjojmë sot – “Assadi, Rusia, Shiitë, Hizbullahu dhe Irani.” Shkurtimisht, përgjigja e vërtetë është kjo:
Aleppo është shkatërruar totalisht nga makineritë terroriste që kanë pasur kontrollin që prej vitit
2012.
Spitalet, shkollat, ndërtesat qeveritare janë kthyer në ngrehina nga këto organizata, ose janë përdorur nga pjestarët e këtyre organizatave për inetresat e tyre. Për katë aryse, spitalet që tani përdoren nga këto organizata nuk mund të quhen spitale, shkollat nuk janë shkolla, xhamitë nuk janë më vende adhurimimi, ato përdoren si depo armësh ose si qendra nga ku drejtohen sulmet. Pikërisht për këto arsye, këto vende nuk përfaqësojnë më ndërtesat e popullsisë së Aleppos, por janë marrë nën kontrollin e dhe janë skllavëruar nga të ardhurit nga vendet e tjera duke përfshirë këtu grupet terroriste të huaja.
Po është e vërtetë se disa nga këto vende janë bombarduar nga ushtria Siriane dhe Rusia, po kështu është e vërtetë se kanë vdekur edhe disa cililë gjatë këtyre sulmeve.
Për një moment, le të mendojmë kështu: çfarë do të bënin qeveritë e vendeve udhëheqëse përkatëse nëse në Paris do të merren nga terroristët një spital, në New York një ndërtesë universiteti, ose në Gaziantep një ndërtesë e shërbimeve publike? Mendoni sikur Konia (qytet pranë Ankarasë) të merrej krejtësisht nën kontrollin e terroristëve. Çfarë do të bënin forcat ushtarake turke në këtë rast? Do hidhnin trëndafila mbi qytet?
Kjo është ajo që bëri edhe ushtria siriane. Sigurisht, vrasja e civilëve nuk është një gjë për t’u përgëzuar. Megjithatë, ërgjegjësit kryesorë të vdekjes së këtyre civilëve janë këto organizata terroriste që i mbanin me zor këta civilë dhe i përdorin për mbrojtje si mburoja të gjalla. Sepse sipas tyre gratë dhe fëmijët që vdesin duke iu shërbyer këtyre organizatave do të jenë banorë të parajsës.
Këta militantë të organizatave terroriste, që vete nuk nxitohen që të shkojnë në parajsë, janë të gatshëm të mbajnë peng mijëra persona për t’iu përshpejtuar atyre momentin që të bëhen banorë të parajsës ddhe i kanë përdorur ata si mburoja të gjalla. Fajin për vdekjen e këtyre civilëve gjatë bombardimeve do të mbetet në ndërgjegjen e këtyre militantëve dhe në të shteteve që i mbështesin ata.
Bota Perëndimore, e cila e përligj çdo gjë dhe çdo mënyrë për të rrëzuar nga pushteti presidentin Assad është e gatshme që të sakrifikojë të gjithë popullsinë siriane. Kjo është edhe arsyeja që fshihet pas shkatërrimit të Aleppos.
Ndryshe nga sa tregojnë mediat mashtruese, spitalet që gjenden nën kontrollin e qeverisë siriane vazhdojnë t’i ofrojnë shërbimet e tyre për dhjetra mijëra sirianë, 60 mijë studentë të
universiteteve vazhdojnë programin e tyre në mënyrë të rregullt. Ndërtesat qeveritare punojnë, xhamitë dhe kishat janë të hapura për adhurim. Muslimanët dhe të krishterët kanë mundësinë të bëjnë adhurimet e tyre.
Pas përfundimit të operacioneve ushtarake, që kanë çliruar pothuajse të gjithë Aleppon, më në fund pas shumë viteve është rregulluar edhe rrjeti i ujësjellësit për të shpërndarë ujin në të gjithë popullin. Organizatat terroriste i kishin privuar edhe nga kjo nevojë thelbësore.
Me mijëra kuti të ndihmave humanitare që dërgoheshin nga e gjithë bota u gjetën në depot e këtyre organizatave terroriste.
Vrapi i popullsisë për të pëqafuar ushtarët sirianë që çliruan Aleppon i përmbledh të gjitha.
Kjo luftë në fund të fundit do të përfundojë me fitoren e Sirisë dhe aleatëve të saj. Është e pamundur që ky fakt të mund të ndryshohet. Megjithatë kjo fitore kërkon kohën e vet. Sepse frontet e lartpërmendura ndodhen akoma aty. Dhe shtetet e mundura në Siri nuk duan të tërhiqen pa e ,cuar deri në fund luftën.
Burimi: Yakın Doğu Haber