Plani i Paqes për Sirinë që Refuzoi Qeveria e Partisë AKP
Organizata e Grupit të Krizës Ndërkombëtare ka publikuar planin e paqes që Irani kishte propozuar në vitin 2013 për arritjen e paqes në Siri, plan i cili u refuzua nga qeveria e asaj kohe e Turqisë.
Raporti i publikuar nga Grupi i Krizës Ndërkombëtare ditën e hënë në lidhje me marrëdhëniet mes Iranit dhe Turqisë bën fjalë edhe për bisedat e realizuara mes zyrtarëve të lartë të të dyja shteteve.
Raporti përmend faktin se në shtator të vitit 2013, domethënë në periudhën kur kishin kaluar tre muaj pasi Hasan Ruhani u zgjodh President i Iranit, Teherani i paraqiti Turqisë një plan për të arritur paqen në Siri. Ky plan i paqes është realizuar pasi qeveria iraniane e kishte konsultuar me një nga komandantët e Mbrojtësve të Revolucionit Iranian, Gjeneralin Kasim Sulejmani.
Ky plan i Iranit për Sirinë përfshinte tematika që përfshinin hapat e nevojshëm për arritjen e armëpushimit në Siri, formimin e qeverive të bashkuara dhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese për kufizimin e kompetencave të presidentit të atjeshëm.
Ndërsa pika më e rëndësishme që Irani kishte parashtruar në këtë plan, që garantonte zgjedhje të lira, ishte që gjatë zgjedhjeve presidencialeq ë do të zhvilloheshin në vend të vëzhgoheshin nga organet e Kombeve të Bashkuara.
Në mënyrë që ky plan të bëhej funksional ka pasur takime dhe bisedime që kanë zgjatur prej muajsh mes Ministrit të Jashtëm të Iranit, Xhevat Zaferit dhe Ministrit të Jashtëm të Turqisë së asaj kohe, Ahmet Davutoglu. Megjithatë, ky plan dështoi ër shkak të mosmarrëveshjes në lidhje me rolin që do të merrte në të ardhmen Presidenti i Sirisë, Bashar Assadi.
Në raport gjenden edhe deklaratat e dhëna mnga Ministri i jashtëm iranian, Muhammed Xhevat Zafiri. “ne u morrëm vesh me Turqinë në lidhje me të gjitha pikat e propozuara deri në hapin e fundit, përveç vëzhgimit të zgjedhjeve nga Kombet e Bashkuara.
Liderët e Turqisë kërkonin që t’i hiqej e drejta Bashar Assadit për ttë marrë pjesë në zgjedhje. Ndërsa unë u theksova atyre faktin se pjesëmarrja e tij nuk do të ishte problematike për sa kohë që zgjedhjet do të zhvilloheshin nën vëzhgimin e Kombeve të Bashkuara. Megjithatë, Davutoglu nuk e pranoi këtë gjë, dhe kështu të gjitha përpjekjet tona shkuam dëm, pa sjellë asnjë rezultat”.
Presidenti i asaj kohe i Turqisë, Abdullah Gyli deklaroi kështu para Grupit të Krizës Ndërkombëtare: “Qeveria jonë nuk ishte duke u përpjekur që të arrinte në një marrëveshje me Iranin, sepse ajo ishte e mendimit se edhe në vetëm pak muaj Assadi do të rrëzohej nga pushteti.”
Grupi i Krizës Ndërkombëtare ka theksuar faktin se hapi i dytë me ngjyresë pozitive mes Ankarasë dhe Teheranit është hedhur menjëherë pas tentativave për grusht shteti që ndodhën në korrik. Fakti që Irani e mbështeti menjëherë presidentin turk Rexhep Tajjip Erdoganin , bëri të mundur që të ngroheshin marrëdhëniet mes dy shteteve.
Në të njëjtën kohë, përparimi i fuqive të FMP-së (Forcave të Mbrojtjes Popullore, nëndegë e PKK-së) në veri të Sirisë bëri të mundur që të përmisoheshin marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Moskës.
Duke marrë parasysh të gjitha këto zhvillime, pavarësisht faktit se Turqia dhe Irani kanë mospërputhjet e tyre në pikëpamjet në lidhje me Bashar Assadin, është bërë e mundur që ata të hapin bisedime të përbashkta në lidhje me çështjet se si duhet të udhëheqë sistemi presidencial dhe me çështjen se si duhet të shpërndahet fuqia legjislative e parlamentit.
Sipas raportit në fjalë, menjëherë dy ditë pas zhvillimit të bisedimeve në mes të zyrtarëve të lartë të të dyja vendeve, Turqia vendosi që të hyjë praktikisht në Siri me anë të operacioneve të Firat Kalkanit.
Ndërsa iranianët nga ana tjetër kanë shprehur habinë se si ata nuk ishin vënë në dijeni të këtyre operacioneve të Turqisë, pavaarësisht faktit se një zyrtar i lartë iranian ndodhej në Ankara për bisedimet në fjalë.
Burimi: Rasthaber