Rusia

Pse po tërhiqet Rusia nga Siria?

Përfaqësuesi i YDH për Sirinë, Mehmet Serim shkroi për vendimin e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin për të tërhequr trupat nga Siria.

Deklarata e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin për të tërhequr një pjesë të trupave nga Siria ka shkaktuar luhatje në Siri dhe në shtetet e tjera të interesuara.

Pas kësaj deklarate u bënë komente të këtilla si; “Rusia do të braktisë Esadin, situata do të kalohet në favor të kundërshtarëve, Rusia ishte jo e suksesshme në operacionet e saj në Siri, Rusia nuk mund ta përballojë më koston ekonomike të operacioneve, mori një vendim të këtillë për t”i bërë një lëvizje Perëndimit.”

Sigurisht edhe bisedimet në Gjenevë kanë një impakt; megjithatë kriteri i rëndësishëm që vendos të tashmen dhe të ardhmen e kësaj lufte është gjendja në terren.

Lëvizja e Gjenevës

Deklarata e Rusisë, deri më sot është e para gjë në kontekstin diplomatik që premton shpresë menjëherë para bisedimeve të Gjenevës. Kjo mund të interpretohet si një lëvizje për të gjitha palët, përfshirë edhe kundërshtarët në një periudhë kur Rusia po vazhdon procesin e armëpushimit .

Dimensioni i prezencës ushtarake

E rëndësishme është nëse tërheqja e kësaj pjese do të krijojë apo nuk do të krijojë një ndryshim cilësor për prezencën e ushtarëve rusë në Siri dhe në këtë këndvështrim nëse ushtria e Rusisë do të vazhdojë apo jo të mbështesë ushtrinë e Sirisë.

Cilat ishin qëllimet e Rusisë?

Ishte e rëndësishme që në deklaratën e Rusisë iu vu theksi faktit se “Fuqitë ruse kanë krijuar kushtet e nevojshme për procesin e paqes.” Pika që duhet të mbahet parasysh është se: Rusia deri më sot ka qëndruar pranë Sirisë në gjentjen e zgjidhjes së krizës politiko-diplomatike. Megjithatë iu desh të hynte në Siri me qëllimin “për të ruajtur ekuilibrin, për t’i vështirësuar procesin e zgjidhjes politike Perëndimit dhe kundërshtarëve” për shkak të këmbënguljes së Perëndimit (për mbështetjen ndaj grupimeve të armatosura).

Kjo ishte paraqitja e faktit se qëllimi i Rusisë në Siri është kundrejt ISIS, Nusras dhe organizatave të tjera që ndajnë të njëjtat ideologji.

U bënë ato që ShBA nuk mundi t’i ralizonte

Rusia po e drejton vetë procesin e paqes në Siri dhe sipas deklaratave të fundit zyrtare të bëra, zyrëtarët rusë kanë mundur të realizojnë më shumë se 40 marrëveshje mes organizatave. Ka qënë parashikuar që forcat ruse të qëndronin në Siri për 6-8 muaj. Pas kësaj periudhe, Rusia pasi i bombarëdoi kundërshtarës, tashmë ka kaluar në fazën e uljes në tryezën e bisedimeve.

Dhe kjo tregon se e ka drejtuar në mënyrë të suksesshme procesin e armëpushimit. Në fund tëtij procesi duket se Rusia do të arrijë të realizojë në emër të ShBA atë që ShBA nuk mundi ta realizonte “Krijimi i një kundërshtie të zbutur”.

Suriye yönetimi ise gerçek muhalifler ile masaya oturmayı çoktan kabul etmişti.

Ndërkaq, udhëheqja Siriane ka pranuar prej kohësh të ulet në tryezë me opozitarët.

Nuk është plotësuar përplotësisht

Çfarë ka mbetur pas? Isis, Nusra dhe organizata të ngjashme. Ndërsa këto organizata vazhdonjë të jenë ekzistente në terren, a është realiste deklarata e Rusisë se “janë realizuar qëllimet e ushtrisë”.

Nëse marrim parasysh fitoret e fundit të Sirisë , atëherë është realiste, nëse marrim parasysh hartën e Sirisë, atëherë jo.

Pavarësisht se në deklaratë është përdorur shprehja se “ushtria siriane dhe forcat prokombëtare e kanë marrë në dorë” duket qartazi se përplasjet mes ushtrisë siriane dhe organizatave do të vazhdojnë dhe se kanë nevojë për mbështetjen ajërore të Rusisë.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ushtria siriane është e dobët. Ushtria, edhe me mbështetje e Rusisë është pajisur me armë cilësore dhe është zhvilluar në pikëpamjen strategjike.

Nuk do të ketë zvogëlim cilësor të prezencës ruse

Në deklaratën e Rusisë paraqitet fakti se do të vazhdojnë aktivitetet në bazat ajërore, Hmejmim dhe detare Tartus.

 

Në lajmet rreth kësaj teme, shprehjet si “forcat ruse do të tërhiqen, vetëm këto baza do të qëndrojnë” krijojnë përshtypjen sikur është në pozicion një trupë e madhe ruse. Megjithatë, rusët, gjithsesi nuk kishin një prezencë të madhe përveç këtyre dy bazave. Për këtë arsye nuk do të ketë zvogëlim cilësor të prezencës ruse në Siri.

Qëndrimi i S-400 është një mesazh për Turqinë dhe Arabinë

Ndërsa fakti i qëndrimit të S-400 është një mesazh për Turqinë dhe Arabinë. Kështu, Putin bashkë me tërheqjen parandalojë edhe mendimin se në Siri do të krijojë hapësira dhe se vendet fqinje si Turqia do të ndërhyjnë.

Problemet Moskë-Damask janë jothelbësore

Interpretimet për marrjen e këtij vendimi nxjerrin në pah edhe një mundësi tjetër, se ka probleme mes Rusisë dhe Sirisë dhe se Putin dëshiron t’i dërgojë një mesazh udhëheqjes.

Mund të mendohet se, mes dy shteteve, me shumë mundësi ekzistojnë probleme në disa tema. Megjithatë, këto probleme nuk kanë rëndësi thelbësore, nuk duket shumë e llogjikshme që Putin të tërhiqet nga Siria, ku hyri me vetëbesim të madh për këtë arsye.

Pavarësisht se në krizën e Sirisë, Rusia dhe ShBA kanë dalë kundër njëra-tjetrës, me shumë mundësi kohët e fundit kanë mundur ta kuptojnë më mirë njëra tjetrën dhe të mbeten vetëm.

Afrimi i ShBA-së me Rusinë 

Deklaratat e fundit të Obamës, ku krition udhëheqjen e Erdoganit dhe Sautitëve indikon këtë gjë.

Kjo nuk do të thotë se ShBA ka hequr dorë nga qëllimet që ka për Sirinë. Megjithatë duket qartë se ShBA i është përafruar tezave të Rusisë, dhe Rusia në këmbim ka ndihmuar ShBA-në realizimin e kërkesës për “opozitarë të zbutur”.

Kështu duket se dyshja po bie dakort në të njëjtën anë për temën e Sirisë.

Edhe Damasku mund të kompromentojë

Shprehja e Ministrit të Punëve të Jashtme të Sirisë, para bisedimeve të Gjenevës, “”Esadi është kufiri ynë, të mos ëndërrojë askush” tregon se Siria nuk do të kompromentojë. Në këto bisedime do të shohim nëse opozitarët që do të ulen në tryezën e bisedimeve do të insitojnë apo jo në këtë çështje. Me siguri kjo çështje do të mbetet pezull.

Duket e pamundur tashmë se, të paktën deri në largimin e Obamës dhe ardhjes së presidentit të ri (mars 2017) që ShBA të bëjë një ndryshim të dukshëm politik.

Pavarëshisht se ShBA i është gjendur pranë “as sa duhet” kurtëve të Sirisë nuk tregon një prezencë dukshme. Rusia preferon të mos dalë haptazi në këtë çështje. Sepse udhëheqja e Sirisë preferon që të përdorë një shprehi të veçantë në këtë çështje.

Nëse nga bisedimet e Gjenevës del një vendim i qëndrueshëm, do të thotë që periudha e krizës do të mbyllet brenda këtij viti.

Sigurisht që organizatat me themele në Alkaide do të jenë dhe do të mbeten jashtë këtij procesi.

Bu durumda Rusya hava gücü ile Suriye ordusuna destek olmayı sürdürecek.

Në këtë gjendje, forcat ajërore të Rusisë do të vazhdojnë të mbështesin ushtrinë e Sirisë

Rusia nuk do të heqë dorë nga investimet në Siri

Nga ana tjetër, Rusia ka ndërmarrë një “investim të madh” në Siri. Siria është shumë e rëndësishme për Rusinë edhe në përballjen e tanishme ekonomike dhe për projektet e së ardhmes.

Rusia nuk heq dorë nga iinvestimet siriane. Për më tepër, Siria është dera e hapur për Sirinë në Lindjen e Mesme. Putin nuk e kishte përkufizuar planin e tij vetëm me Lazkije kur hyri në Siri. Tashmë Rusia është në “rajon”

Për këtë arsye do forcë të arrihet në përfundimin që do të pritet me hare nga “opozitarët”, do të kenë arsye të festojnë ata që kanë mendime të ngjashme me Alkaiden në Turqi, se “Putin ka braktisur Esadin”.

Me një fjali të vetme, vendimi i Rusisë është “kjo është një lëvizjë për t’i treguar një gjest Perëndimit dhe për t’i dhënë siguri opozitarëve në një periudhë kur çdo gjë në lidhje me fushën e ushtrisë po shkon në vijë, dhe jemi në hapin për ta vënë në jetë edhe në fushëm politike.”

Nuk duan zgjidhje: Turqia dhe Arabia Saudite

Nuk ka arsye për të kërkuar një kuptim tjetër përpos këtij. Në këtë pikë ku ka mbërritur kriza e Sirisë, nuk kanë mbetur vende të tjera që insistojnë në disa organizata në Siri, përpos qeverisjes së AKP në Ankara dhe udhëheqjes së Arabisë Saudite.

Përveç kësaj dysheje, çdokush tjetër dëshiron zgjidhjen në Siri. Me këtë lëvizje, Putin, përveçse ka përshkallëzuar tensionin me Perëndimin, gjithashtu ka hedhur edhe një hap për të izoluar përpjekjet e Erdoganit dhe udhëheqjes së Arabisë.

Pas bisedimeve në Gjenevë, kjo çështje do të bëhet edhe më  e dukshme. Së shpejti, Turqia dhe Arabia Saudite do të mbeten jashtë lojës.

Ndërsa organizatat brenda Sirisë që do të arrijnë marrëveshje do të dalin kundër organizatave me themele nga Alkaide.

Burimi: Yakın Doğu Haber