Programerët kosovar po bëjnë jehonë në mediat botrore
Një grup studentësh kosovarë po bëjnë jehonë në mediat botërore. Ata kanë ndërtuar një animacion i cili përmes videos tregon pikat në globin e botës në të cilat ndodhin më shpesh tërmetet. Mediat si stern.de, blick.ch etj. i japin rëndësi të madhe këtij animacioni, duke përshkruar funksionimin e tij si mjaft mbresëlënës.
Sa më e fuqishme dridhja e tokës, aq më i madh është rrethi i treguar vizualisht. Bëhet fjalë për një regjistër të tërmeteve më të fuqishme që kanë ndodhur gjatë 15 viteve të fundit në botë. Këtu hyn sigurisht edhe cunami i vitit 2004 në Azinë Juglindore, i cili pati, me magnitudën prej 9.1 shkallësh të rihterit marrë mbi 200 mijë jetë njerëzish.