Xhehenemi i Adras
Përfaqësuesi i YDH për Sirinë Mehmet Serim, u takua me familjet që shpëtuan nga gjenocidi i grupeve të armatosura në regjionin Adra të Shamit (Damaskut).
Ebu Ahmedi pasi që e bëri mbikqyrjen e automobilit të tij në mbrëmje shkoi në shtëpinë e tij në Adra. Pranë e kishte shokun e tij nënoficer Ebu Hasanin. Shoku i tij mëngjesin e së nesërmes do të zgjohej herët për tu kthyer në Sham për t`i kryer ca punë me dokumentacione. Edhe më të vertetë u zgjuan herët. Por këtë herë ajo që i zgjoi ata nuk ishte alarmi i telefonit por ishte zëri i ezanit.
Shikuan poshtë nga dritarja. Me dhjetëra militantë ishin shpërndarë përpara apartamentit. Po fillonin ditët e makthëta.
Paranjoftim
Në shkrimin e mëhershëm i kishim dhënë vend pretendimeve të mbështetura rreth gjenocidit të Adras në njohuritë e marra përmes telefonatave të bëra me ata që ishin brenda Adras.
Në njohuritë e transmetuara rreth bastisjes së bërë me 11 dhjetor 2013 u shtuan të reja. Njohuritë e mëposhtme janë nga tregimet e Ebu Ahmedit dhe të gruas së tij të cilët për 20 ditë jetuan me frikën e vdekjes në Adra dhe u arratisën së bashku me dhënien e lejes së largimit të disa civilëve.
Si filloi bastisja?
Ishte mëngjes rreth orës 06:00. U zgjova me zërat e tekbirit që vinin nga poshtë. E zgjova Ebu Hasanin që ishte misfir në shtëpinë time.
Kur shikuam poshtë pamë që gjendeshin nga 3-4 militantë para çdo ndërtese. Nga poshtë bërtitnin për dorëzimin e alevive.
Nuk ishte e mundshme të dilnim jashtë dhe të iknim. Në duar kishin Kallashnikov, në gjoks thika dhe ndonjëri kishte edhe shpata.
Kishin arritur të infiltroheshin gjer në shtëpitë tona pa e përjetuar asnjë konfrontim. Të gjitha rrugët dhe sokaqet ishin të mbushura me militantë. Më duke se ishin rreth 3 mijë. Në duar kishin lista që përfshinin njohuritë se kush në cilin kat të cilës ndërtesë, në cilën anë të ndërtesës jeton, çfarë pune bën dhe nëse është ushtarë gjer në cilën grade është.
Cilat grupacione ishin në këtë slum?
(Po përgjigjet edhe gruaja e tij): Armata e Lirë Siriane, Liva Islami, Liva Tevhidi dhe front i Nusras.
Si dhe sipas cilës gjë ju kontrollonin juve?
Të gjithë i kishin listat e njëjta, shkonte njëri vinte tjetri. Armatës së Lirë Siriane nuk i interesonin civilët. Ata pyetnin vetëm për ushtarët. Por dy të tjerat duke mos bërë dallimin ushtarë-civil pyesnin alevitë dhe mbështetësit e qeverisë/sunitë të punësuar në organet shtetërore.
Çka u përjetua në çastet e para, a kishit mundësi t`i shihnit rrugët?
Unë i kalova 20 ditët e tëra në katin përdhesë, në hapësirën e ajrosjes; në shtëpinë e Ebu Muhammedit që më fshihte mua, gruan time dhe fëmijët dhe në çatinë e apartamentit. Kur dilja në çati shihja çka ndodhte nga lartë poshtë.
Kur pyesnin për kartela të identitetit, nëse dikush ia tregonte letërnjoftimin vetëm se kuptohej çka bëhej. Nëse nuk e tregonte letërnjoftimin thoshte E humba, mirrej vendimi që ai ishte një alevi që po mundohej ta fshihte letërnjoftimin. Ndërtesa në të cilën unë gjendesha ishte pranë ndërtesës që përdorej si bazë. Njerëzit i mblidhnin dhe i sillnin këtu.
Këta njerëz renditeshin në mes të rrugës dhe prisnin që të ekzekutoheshin.
Si ekzekutuan?
Ishte e ndaluar që alevitë të mbyteshin me plumba. Përdornin thika ose shpata. Duke e përdorur me mjeshtëri të madhe shpatën ia hiqnin kokën personit. Nuk është njësoj t`i dëgjosh rrëfimet dhe t`i shohësh ato. Me një vringëllimë të shpatës koka që fluturonte binte 3-4 metra larg. Gjersa qentë që gjendeshin përreth vërsuleshin menjëherë tek këto koka dhe kufoma. Qentë largoheshin duke i marrë copat që i këpusnin nga këto koka apo kufoma.
Kjo gjendje vazhdoi disa ditë.
Sipas jush sa vetë u masakruan?
Ajo që pashë unë ishin rreth 250 vetë. Nuk e di se çka ndodhi në rrugët e tjera. Ditën e parë hynë në furrë dhe i ekzekutuan 6 vetë alevi. Gjersa nëpunësit suni i mbajtën aty që t`i gatuanin atyre.
Brenda dy ditëve të para e morën stacionin policor, qendrën elektrike, depon e drithërit, qendrat për mbushjen e bocave të gazit. I mbytën edhe forcat e sigurimit këtu. Gjendej një ndërtesë pak para nesh. Kur hyrën militantët në katin e parë të saj u hodh një bombë dore dhe vdiqën dy nga ta. Menjëherë e rrethuan ndërtesën dhe hodhën një breshëri granatash. Hapnin zjarr në çdo dritare. Një i njohur që gjendej aty i kishte treguar fqinjëve me telefon se ishin duke u mbytur nga tymi. Më duket se disa nga banorët e ndërtesës vdiqën duke u djegur.
Si i kaluat ju, gruaja dhe kunata juaj këto 20 ditë?
Shtëpia e kunatës është pranë ndërtesës sonë. Burrin e saj e morën ditën e parë. Nuk e di tani se ku gjindet. Me shokun e parë ne së bashku me familjet tjera të apartamentit kaluam në katin përdhesë. Kjo në të njejtën kohë përdorej edhe si bunker.
Hynin në ndërtesa dhe veq e veq pyesnin rreth identitetit të njerëzve. Mbase e kaluan ditën e parë kështu, mëngjesin e nesërm misafiri im Ebu Hasani e bëri një plan. Ne ishim familja e vetme alevite në apartament. Gruan dhe fëmijët i lam në mesin e këtyre familjeve në katin përdhesë dhe nëpërmes gypave të hapësirës së ajrosjes u ngjitëm në çatinë e apartamentit. Brenda disa ditëve të para mbase përfunduan verifikimet e identiteteve dhe i morën personat që i kërkonin dhe i ekzekutuan ata dhanë lejen që familjet të kalonin në shtëpitë e veta.
Ebu Muhammedi i mori pranë tij gruan dhe fëmijët e mi. Nga hapësira ajrore e apartamentit apo nga çatia, mesazhoheshim me poshtë përmes telefonit mobil. Në të gjitha ndërtesat ku gjendeshim ishin dyer të vogla që hapeshin nga kuzhina në hapësirën e ajrosjes; nga të cilat mund të kalonte vetëm një person. Unë duke e përdorur hapësirën për ajrosje ngjitesha nga poshtë lartë dhe anasjelltas. Në shtëpinë e Ebu Muhammedit hyja e dilja nga kjo hapësirë për një kohë të shkurtër.
Kur zbritja poshtë me vete mirrja ushqim dhe ujë dhe më pas sërish kaloja në çatinë e ndërtesës. Ishin ditë me borë. Ditën e parë për rreth 12 orë qëndrova pa lëvizur në çati mbi borë pas depove të ujit. Sepse në majë të ndërtesave ishin vendosur snajperistët. Gjuanin në çdo gjë që lëvizte. Në ditët e para gjatë kalimit poshtë lartë hoqa shumë vështirësi. Hapësira për ajrosje ishte shumë e ngushtë. Nëse ke xhaketë nuk të zë. Për këtë arsye zhvishja çdo gjë që kisha dhe pastaj hyja në hapësirë. Hekurat, të dalurat në hapësirë ma gjakosnin shpinën. Mirëpo, kur është në pyetje jeta njeriu nuk menduaka. Në ditët e para gjatë ngjitjes hoqa shumë vështirësi, por pas disa ditësh u mësova dhe fillova të ngjitesha për 3-4 minuta në çati.
Ndojherë zbritja poshtë për t`i parë gruan dhe fëmijët, për të marrë ushqim dhe ujë. Tërë kohën jashtë kësaj e kalova ose në çati ose në hapësirën për ajrosje. Ditëve të para mbase thirresha vazhsimisht nga telefoni e mbylla atë, me miqtë jashtë fillova ta vazhdoja komunikimin përmes Ebu Muhammedit. Ebu Muhammedi dhe fqinjët e tjerë në ditën që zbritëm në katin përdhesë gruas sime i vunë një mbulesë. Gjatë kontrollit nuk i afroheshin aq shumë femrave. Më pas Ebu Muhammedi gruas sime ia mësoi dialektin (fjalët) që përdorej në regjionin e tyre. Sepse nga të folurit tënd kuptohet se nga cili regjion je. Kur kishte meshkuj që nuk i gjenin i mirrnin robë gratë dhe fëmijët e tyre dhe i shtynin që të dorëzoheshin.
Brenda 20 ditësh i humba 20 kilogram. Nga njëra anë e mendoja vdekjen nga ana tjetër gruan dhe fëmijët.
Mbase nuk kishim cigare dhe letra për duhan, duhanin e mbështillja në letra normale dhe ashtu e pija. Kur do të kollitesha e mbushja gojën me rroba dhe ashtu kollitja, që të mos dëgjohej.
Mbështetja Suni-Alevite
A ekzistojnë edhe alevi të tjerë sikurse ju që janë strehuar tek familjet Sunite?
Nuk e di numrin e skatë; mirëpo gjithsesi ka. 80% e popullit të Adras janë kundër këtyre. Mirpo nuk po mund të bëjnë asgjë. Kur po shkojnë në shtëpitë e tyre apo kur po i shohin nëpër rrugë po i thonë që Ne jemi me ju. Çdokush lutej që të vinte ushtria dhe t`i shpëtonte. Po e njoh një grua, e cila me tespih në duar u lut deri në mëngjes.
Edhe meqë nuk ishte i detyrueshëm Ebu Muhammedi e vuri në rrezik jetën e tij për mua. Tekfircat vazhdimisht vinin dhe e pyesnin atë për mua.
Ai atyre i thoshte qe nuk e dinte se ku jam. Një herë erdhën gjersa unë isha në hapësirën e ajrosjes. Ata i dëgjoja qartazi. Atij i thanë që Nëse del nga shtëpia jote do t`i grijmë fëmijët e tu para teje, pasta do të prejmë ty. Ai atyre iu përgjigj Unë jam me ju, qafën e kam më të holë se qimja.
Mbase u larguan militantët hyra brenda dhe i thrash atij Ebu Muhammed, po e rrezikoni jetën tuaj për ne, më ler mua çkado që të ndodhë. Duke ma treguar foshnjën time 10 muajshe më tha Biri im nuk është më i vlefshëm se biri yt, edhe unë nuk jam më i vlefshëm se ti, le të ndodhë çkado që të ndodhë. Vdekja është urdhër i Allahut. Nëse më është harxhuar ymri do të vdes edhe unë. Nuk do t`ju braktisë juve. Ata mund të dilnin jashtë, për të siguruar ushqim dhe nevoja tjera. E di kur nën breshërinë e plumbave të birit tim i solli ushqim.
Tash e mbas miku im më i madh në jetën time është Ebu Muhammedi. Unë më parë frikësohesha nga mundësia e luftës ndërmjet mehdhebeve në Siri; por këto përjetime më treguan mua që një gjë e tillë nuk është e mundshme. Jashtë bëhet një propagandë e tillë që të shpërndahet frika në popull. Mirëpo njerëzit nuk janë duke menduar kështu.
Si ishte sjellja e militantëve?
Militantët e Armatës së Lirë Siriane nuk bënë gjenocid. Gjenocidin e bënë të tjerët. Militantët e ALS-së u sollën mirë me njerëzit. Ishin gjentil ndaj femrave. Edhe të tjerët nuk i ngacmuan femrat nëpër shtëpi. Kisha dëgjuar që kishte femra që ishin grabitur ditën e parë. Mirëpo më vonë ne nuk e përjetuam një gjë të tillë.
Emiri i tekfircave shëtitej nëpër rrugë me një automjet luksoz që e kishte gjetur aty pari. Sytë i kishte të ngjyrosur.
Njerëzit mund t`i afroheshin mbase kontrolloheshin dhe mbas verifikimit të kartelës së identitetit.
Dëfreheshin duke lozur futboll apo LANGERT me fëmijët. Qëllimi i kësaj ishte nga njëra anë dëfrimi nga ana tjetër mbledhja e informatave nga fëmijët. Fëmijëve ia drejtonin pyetjet sikurse A keni alevi në shtëpi?, Çka keni nën kolltuqe?.
Qëllim i kishin meshkujt. Një suni i cili kishte një leckë të gjelbër për ta fshirë automjetin e tij, pandehën se ishte shii dhe së bashku me fëmijët dhe gruan e renditën para murit. Do t`i pushkatonin. Pas skjarimit të mundshëm se prej nga ishte atë e liruan.
Gjersa një tjetër mbase kishte poster të Assadit në shtëpi e torturuan. Ia hoqën thonjët, në trup i hapën varrë të thella me thikë. Duke menduar se vdiq e hodhën në një qoshe dhe shkuan. Burri duke u zvarritur iku. Kur i shihte militantët i tëri i gjakosur bëhej si i vdekur.
Armët në duar ishin Kallashnikov, granata, dhe Kanas. Të gjithë në gjokse kishin thika të medha.
Personin që do ta prenin ndonjëherë papritur e ekzekutonin.
Sa arë, gjëra të vlefshme, para që kishte nëpër shtëpi i morën. Gjersa orenditë e tjera i copëtonin. Mbrëmjeve hynin nëpër shtëpi dhe bënin dush. Pinin vodka ose pije energjetike. Pjesa më e madhe e tyre ishin njerëzit e rinjë.
Nuk ishte luftëtarë. Por prijësit endeshin nëpër rrugë të armatosur tërësisht. Në fakt ata që ekzekutonin ishin këta. Në mesin e tyre gjenden jamenasit, sauditët, çeçenët; por shumica janë nga pjesa e Gutës. Edhe fëmijëve i dhanë armë duke i lidhur në kokë shiritët e gjelbër.
Duke i thënë njerëzve nëpër rrugë Nuk do të vijë ushtria mundoheshin t`ia dobësonin rezistencën.
Ushtria provoi disa herë të hynte; mirëpo filluan t`i hidhnin fëmijët nga çatitë. Ndonjëherë dëgjoheshin zhurmë armësh. Mendonim që hyri ushtria. Mirëpo më vonë kuptonim se luftonin mes vete.
Si u bë që iu dhanë leje të largoheni?
Ditët e para njerëzit pritën që të hyjë ushtria dhe t`i shpëtojë ata. Mirëpo kjo pritshmëri e ditëve të para më vonë ia la vendin frikës; sepse ushtria nuk po mund të hynte.
Ditëve të para shikuam lajmet në televizor së ushtria hyri. Herë pas here atyre që ishin brenda i vinin lajme sikurse Ushtria e mori këtë bllok. Njerëzit thoshin kështu që t`i qetësonin familjarët e tyre edhe ne i besonim. Mirëpo kur shikonim në vendet e treguara, atje i shihnim vetëm militantët. Ditët kaluan kështu.
Ndonjëherë edhe militantët duke u veshur sikur ushtarët me flamur të Sirisë dhe me posterë të Assadit e tregonin veten nga një cep në një cep tjetër të rrugës. I vranë shumë njerëz që kishin rënë në grackë që kishin dalur jashtë me gëzim duke menduar se kishte ardhur ushtria. Në ditët e fundit njerëzit nuk po mund t`i përballonin nevojat e tyre për ushqim dhe gjëra të tjera. Në ditët e kaluara u bënë edhe protesta kundër grupeve të armatosura. Më në fund thanë “Çka do që të bëni ne do të dalim. Pas kësaj udhëheqësit e tyre lejuan që populli të dilte. Nuk e di a u bënë pazarllëqe me qeverinë. U bënë njoftime në mëngjes për ata që dëshironin të dilnin. Edhe ne bëmë plan që të përziheshim brenda popullit dhe të iknim. Mirëpo kishin vënë pika kontrolli.
Orët e ankthit
Meshkujt dhe femrat kalonin nëpër pikat e ndara të kontrollit. Gruas sime i thash që sa më shumë që është e mundshme të largohet nga unë. Kur u afrova në pikën e kontrollit e kisha marrë parasysh vdekjen. Në vend se të ma prenin kokën vdes me plumb thash.
Që të mos tërhiqja vëmendje e mora një çantë në dorë dhe një batanije në krah. Një militant më pyeti për kartelën e identitetit.
E zgjata bisedën dhe u mundova ta habisja. Kur e dha vëmendjen dika tjetër e hodha veten nga pengesa afër pikës së kontrollit. Fillova të vrapoja. Filluan të punonin armët. Zona ishte me pengesa dhe duke u zvarritur, duke bërë zik zaqe, duke vrapuar u largova. Pak kishte edhe mjegull, kjo më ndihmoi shumë. Rreth 5 km në lëndinën me baltë vrapova pa u ndalur. Kur arrita në pjesën e Kutejfijes kësaj radhe filloi frika e të bërit qëllim për plumbat e ushtrisë. Do të mund të më mendonin se jam militant. Mirëpo arrita në rrugën kryesore dhe tani jam këtu.
Në këto 20 ditë unë jetova 20 vite. Çdo ditë ishte 365 ditë për mua. Në njërën anë frika e vdekjes në njërën anë shqetësimi se çka do të bëhej me gruan dhe fëmijët e mi.
Gjersa gruaja dhe fëmijët e mi sërish dolën me ndihmën e Ebu Muhammedit.
(Është duke treguar gruaja e tij) edhe femrave i bëhej kontrolli i kartelave të identitetit. E rrëzova kuletën e humba letërnjoftimin tha. Mua nuk më besoi por ndërhyri gruaja e Ebu Muhammedit i tha diçka dhe militanti duke e kthyer shpinën beri sikur nuk më pa dhe unë vazhdova të ecja.
Në këto ankthe që i përjetuat, a kishte gjëra që ju bënë të qeshnit?
Një herë mu desh që të dilja në rrugë. Më veshën sikurse femër. Mi dhanë afër edhe 3-4 femra tjera me ferexhe. Njëra nga femrat ma dha mua ferexhenë e saj, Nëse është mëkat unë po e marr përsipri tha. Kur erdhëm në pikën e kontrollit së bashku me gratë njëra duke më shtyer më tha Eja, ec kemi punë. Në të njejtën kohë ishte duke folur me militantin për t`ia tërhequr vëmendjen.
Njëherë djali im i madh duke më thënë se dëshironte të dilte në rrugë për të lozur futboll filloi të bërtiste dhe të qante. U mundova ta qetësoja Biri im mua më prejnë” i thash. Nuk kuptonte. Bënim çmos që na vinte nga dora që fëmijët të mos qanin, të mos bërtisnin. Fëmijë pra.
Mbrëmjeve piheshin narxhiletë nëpër shtëpi. Ebu Muhammedi ndonjëherë nga hapësira për ajrosje mua më jipte kafe që të pij. Atij i thosha Mos, je duke hyrë në rrezik. Edhe ai mundohej të më qetësonte duke më thënë A do ta pi kafenë pa ty.
Natën e fundit bëmë fotografi kujtimi së bashku në shtëpi. Mëngjesin e nesërm duke na dhënë pranë ushqim etj na përshëndetën. Më pas dolën edhe ata.
Mendoja që mbrëmjen e vitit të ri do ta kaloja në çatinë e apartamentit. Ebu Hasanit i thash Do ta kalojmë vitin e ri në çati. Edhe ai më tha mua Mos u merakos nga poshtë ty do të sjell ushqime, hajmë pijmë. Në katin përdhesë nga 59 vetë 26 ishin fëmijë . Me disa nga ta formuam miqësi shumë të mira.