Një shtet palestinez i rremë, apo një president palestinez i rremë?
Samia Ayyash
Shënojeni në kalendarin tuaj! Pas 10 muajsh presidenti palestinez Mahmud Abbas do të festojë dhjetë vjetorin e tij të sundimit mbi Autoritetin Palestinez. Ai ndoshta do të dëshirojë t’i shtojë rezymesë së tij kredencialet e mëposhtme: një yll kapitalist. Kur del një mundësi për t’u pasuruar, Abbasi nuk nguron të shesë çdo gjë, duke përfshirë edhe të drejtat e palestinezëve.
Në krye të të gjithave – më paradoksalja – është se ai nuk ka mësuar asgjë nga manipulimi dinak dhe ankesat publike të shokëve të tij në shtetet fqinje arabe. Në fjalimin e tij të fundit drejtuar studentëve izraelitë të krahut të majtë më 16 shkurt në Muqataa, Abu Mazen ka konfirmuar se nën udhëheqjen e tij Palestina do të mbetet vetëm një gur shahu në perandorinë e njeriut të bardhë – një i thjeshtë për t’u kolonizuat dhe për të ndërtuar vendbanime.
Abu Mazen ka shkuar shumë larg. Lëshimet e tij ndaj refugjatëve , të cilët ai i siguroi se nuk do t’i zbrapsë janë pengesa kryesore që garanton shkeljen e të drejtave të palestinezëve. Tani, premtimi i tij famëkeq se “nuk do të mbysë Izraelin me miliona refugjatë,” dhe se nuk do të ndryshojë demografinë sociale të Izraelit, bën që të heqë dorë nga e drejta e kthimit të mandatuar nga Kombet e Bashkuara dhe konfirmon etnokracinë e Izraelit.
I nderuar z. Abbas edhe në murin tim varet një çelës. “Zgjidhjet kreative” nuk do të ndërpriten.
Në vend se të pështjellojë ndjenjat e njohura, hipokrizia në deklaratat e përsëritura të Abu Mazenit në lidhje me OKB-në dhe dëshirat e tij të shprehura qartë për legjitimet ndërkombëtarë, duhet të adresohen. Në fund të fundit, nëse dashuria e tij për të bërë biznes me këtë institucion kolonialist do të zgjasë, ai duhet të bëjë një zgjedhje.
Legjitimitet ndërkombëtar. Sipas Abbasit legjitimiteti ndërkombëtar që rrjedh prej OKB-së do të jetë baza, themeli, për çdo marrëveshje paqeje. OKB-ja – i njëjti institucion që krijoi dhe mbështeti shtetin kolonial të Izraelit, vetëm kritikon në mënyrë retorike politikat e aparteidit të Izraelin dhe zgjat çdo ditë Nakba-n për miliona palestinezë, të drejtat e të cilëve ngelën të parealizuara. Shpërblim për statusin vëzhgues jo-anëtar.
Nëse OKB-ja është e vetmja rrugë për legjitimitet ndërkombëtar për një zgjidhje paqësore, siç pretendon Abbasi, atëherë pse ai ka refuzuar mbi 60 aplikime për të marrë pjesë në agjencitë e OKB-së që nga marrja e statusit të ri? Pse Abbasi nuk ka aplikuar për të qënë një shtet anëtar më të drejta të plota, nëse ajo që po kërkojmë është “legjitimiteti ndërkombëtar”? Jam i sigurtë se ai ndihet i kërcënuar nga Këshilli i Sigurimit, votat e të cilit janë të diktuara nga miku më i ngushtë i Izraelit. Megjithatë, a është ky vendi për palestinezët për të kërkuar legjitimitetin ndërkombëtar? Një udhëheqje neo-kolonialiste, ku perëndimorët vazhdimisht dominojnë të gjitha pozitat e larta dhe pozicionet fiskale të fuqishme.
Nuk mund të llogaris sa herë Abu Mazen i është referuar legjitimetit ndërkombëtar me anë të OKB-së, sikur ajo të ishte kura për të gjitha sëmundjet, të cilat vetëm janë rritur që nga viti 1882. Por, mund të llogaris sa herë Abbasi i është referuar Gazës në fjalimet e tij: zero. As dhe një herë të vetme Presidenti Palestinez Mahmud Abbas nuk i është referuar Gazës, apo 1.7 milion votuesve të saj palestinezë, jeta e të cilëve gjithashtu, do të ndikohet nga ndonjë marrëveshje e bërë në emrin e tyre. Ka ardhur koha për ne që të vëmë legjitimitetin kombëtar para legjitimitetit ndërkombëtar. Përveç në koë zgjedhjesh, kur ka qënë hera e fundit që Abbasi i është drejtuar nëj grupi studentësh palestinezë në Muqataa?
Por, nuk është për t’u shqetësuar. Ndërsa gjenocidi ndaj popullit palestinez vazhdon, njerëzit e ndërgjegjshëm kudo e falënderojnë Abu Mazenin për njohjën e tij të sinqërtë të Holokaustit.
Pasi gjithë këtyre gjërave, Abu Mazeni pretendon se flet në emër të popullit palestinez, sidomos në emrin e “brezit të ri të sudentëve palestinezë, të cilët ngjajnë me gjeneratën në çdo gjë me studentëve izraelitë të brezit të tij.” Ai vë në dukje ngjashmëritë në përpjekjet e tyre, kërkimin dhe përvojat për të punuar për paqen.
Ai nuk e vë re se palestinezët mezi lëvizin nga një qytet në tjetrin për të gjetur punë në një klimë ekonomike të sëmurë, e diktuar nga miqtë kapitaliste, apo të lindin në komoditetin e një spitali. Kjo jo se ata preferojnë trajtimin mjekësor të klasit të parë në pikat e kontrollit më një ushtar si mami. Unë ndjej turp për palestinezët kudo që janë, si në Palestinë dhe në diasporë, përvoja jetësorë e të cilëve i bën të pavlera deklaratat e Abu Mazenit.
Abu Mazeni e përfundoi predikimine tij me një vijë të kuqe: “Në qoftë se paqja nuk vjen, ne nuk do t’i kthehemi dhunës.” Përgjigjia jonë e vetme është përjetëuar në fjalët e Mahmud Dervishit disa vitë para Nakba-së: “Kujdes nga zemërimi im [i palestinezëve]!” kush do t’i hajë fjalët e Abbasit nëse do të ketë një Intifadë të tretë?
Samia Ayyash është një aktiviste amerikano-palestineze dhe studente në Univeristetin e Michiganit.