Arabia Saudite, Izraeli ndihmojnë terroristët në Irak
Arabia Saudite dhe Izraeli po mbështesin terroristët e el- Kaides në Irak, tha një politikan irakian për Press TV.
Ushtria e Irakut është në një
luftë të hapur me terroristët. Arabia Saudite ka dërguar armë si dhe terroristë
, tha Muhammed Alaukili, në emër të Koalicionit Shtetit Ligjor.
Forcat irakiane të sigurimit kanë
luftuar militantët, degë e el-Kaides, me të ashtuquajturin Shtetit Islamik i
Irakut dhe Shamit (ISILI), në qytetet Ramadi dhe Falluxha në Provincën Perendimore Anbar të Irakut, gjatë dy muajve të fundit.
Militantët e ISIL-it, gjithashtu,
janë duke përdorur gjatë luftimeve armë të vogla që duket se janë të Izraelit,
tha, gjithashtu, politikani irakian.
Muhammed Alaukili, gjithashtu, vuri
në dukje se kufiri i Irakut me Arabinë Saudite ka qenë rruga kryesore e furnizimin
me armë për terroristët e ISIL-it.
ISIL është duke u përpjekur
të bëjë luftë në qytete të ndryshme në përpjekje për të mposhtur ushtrinë. Izraeli
është duke i ndihmuar ata, shtoi ai.
Dhuna shpërtheu në Anbar në dhjetorin
e kaluar, kur forcat e sigurisë pastruan një kamp – vend proteste në Ramadi.
Autoritetet irakiane thanë se kampi ishte përdorur si seli e udhëheqjes
të el-Kaidës .
Trupat irakiane të mbështetura nga
fiset lokale sunite janë duke luftuar militantët e el- Kaidës në provincën Anbar.
Gjakderdhja më vonë u përhap në Falluxha dhe
militantët morën qytetin dhe pjesë të qytetit Ramadi.
Sipas Kombeve të Bashkuara, më
shumë se 370. 000 njerëz mund të jenë zhvendosur nga dhuna vdekjeprurëse.