Sanksionet lehtësuese ndaj Iranit, no quid pro quo
Pozicioni vis-à-vis që zyrtarët amerikanë kanë marrë ndaj diplomacisë bërthamore të Iranit në dy muajt e fundit është një tregues shqetësues për mënyrët se si Shtëpia e Bardhë i trajton marrëdhëniet ndërkombëtare. Pavarësisht të ashtuquajturave pikëpamje liberaliste të intelektualëve perëndimorë, ky kënvështrim është kilometra largë pacifizmit, normave demokratike dhe urtësisë politike, madje edhe nga diktatura, totalitarizmi dhe kriza.
Prandaj, ne e kemi rishikuar procesin e bisedimeve berthamore në dy muajt e fundit midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes së Gjenevës nëntorin e kaluar, pritej që Shtetet e Bashkuara të përfitonin nga kjo mundësi unike e krijuar për normalizimin e lidhjeve me Iranin dhe të ndërmerrnin masa të paktën për dobësimin e murit të lartë të mosbesimit ndërmjet Teheranit dhe Uashingtonit. Por, ajo që ndoshi në praktikë, ishte miratimi i pozicioneve radikale, provokuese dhe që ndihmuan pezimizmin e iranianëve në lidhje me SHBA-të. Shuma iranianë tani besojnë se Amerikanët ende po kërkojnë një pretekst për të çuar përpara armiqësinë e tyre ndaj popullit iranian.
Disa iranianë thonë se amerikanët akoma nuk e kanë marrë vetën nga tronditja e fitorës së Revolucionit Islamik të vitit 1979. Ata po vazhdojnë armiqësinë e tyre në përpjekje për të marrë hak ndaj iranianëve, pasi Revolucioni Islamik bëri që amerikanëve t’u rrëshqasë toka poshtë këmbëve.
Nëse ne shohim armiqësitë dhe komplotet e armiqve të Iranit gjatë 35 viteve të fundit, do të shohim se pavarësia kombëtare e Iranit dhe mbështetja e tij në baza fetare, revolucionit dhe parimeve dhe vlerave kombëtare paraqesin pengesa kryesore të armiqësive kundër vendit. Me fjalë të tjera, progresi i Iranit në të gjitha sektorët varet nga një sërë idealesh, dhe më e rëndësishme është pavarësia.
Kjo mjafton për të provuar se tërheqja 35-vjeçare politike e Iranit për luftë me Perëndimin ka qënë e fokusuar në konnceptin e pavarësisë. Për shembull stili prej faraoni i sjelljës së zyrtarëve amerikanë pas nënshkrimit të marrëveshjes se Gjenevës ka si synim pavarësinë e Iranit dhe zbulon natyrën armiqësore prej diktatori të SHBA-ve kundër Republikës Islamike të Iranit dhe dëshmon për ata që favorizojnë varësinë nga fuqitë e huaja se progresi nuk mund të arrihet në këtë mënyrë.
Si çdo vit, populli iranian, nga sfera të ndryshme të jetës, dyndet rrugëve në përvjetorin e Revolucioinit Islamik për të rinovuar besnikërinë ndaj idelaeve të revlucionit dhe për të riafirmuar përkushtimin e tyre ndaj Iranit, Repubikës Islamike dhe ndaj Revolucionit Islamik.
Iranianët rinovojnë besnikërinë ndaj themeleve të tyrë islamike dhe udhëheqësve, përkundër sfondit të kërcënimeve të përsëritura dhe boshe të zyrtarëve amerikanë për të mbajtyr në tryezë opsionin ushtarak. Këto kërcenime nuk e kanë lëkundur vendosmërinë dhe progresin e kombit iranian gjatë 35 viteve të fundit. Megjithatë, është e çuditshme të shohim vendimmarrësit amerikanë duke përdorur përsëri kërcënime të tilla. Tubimet e mëdha me miliona njerëz në të gjithë vendin përçojnë mesazhin se iranianët nuk do të heqin dorë nda idealët e tyre revolucionare si progresi, pavarësia, liria dhe demokracia fetare. Themeluesi i Revolucionit Islamik Imam Khomeini tha se bota nuk mund të injorojë kërkesat legjitime të kombit të civilizuar iranian.
Në rrethana të tilla, procesi i bisedimeve midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore në funksion të një marrëveshjeje afatgjatë për aktivitetet bërthamore paqësore të Rebublikës Islamike kanë një rëndësi të madhe. Por për fat të keq, partitë perëndimorë të përfshira në bisedime kana marrë pozivione të dyshimta me qëllim për të ndryshuar ndeshjen në favor të tyre. Disa zyrtarë amerikanë më ndikim kanë lënë të kutohet se do të ketë më shume lehtësime të sanksioneve në këmbim të çmontimit të programit bërthamor të Iranit. Disa individë brënda Iranit përsërisin të njëjtat akuza.
Ky propozim bëhet që Irani të kufizojë numrin e centrifugave në 10 mijë. Por, fsheh një qëllim ogurzi, i cili është çarmatosja e plotë e Iranit me anë të bisedimeve. Iranit do t’i duhet të bëjë pazare në bisedimet e ardhshme edhe pasi të jetë zgjidhur çështja bërthamore. Realizmi në politikën e jashtme kërkon që gjithmonë të ketë opsione objektive në tryezë.
Çelësi i suksesit të Iranit në bisedimet e fundit me fuqitë botërore kanë qënë arritjet bërthamore të bëra në dhjetëvjeçarin e fundit. Sikur Irani të mos kishte prodhur 19 mijë centrifuga për pasurimin e uraniumit në 20 për qind, partitë perëndimore kurrë nuk do të kishin pranuar të drejtën e Iranit për pasurim deri në 5 për qind.
Disa media perëndimore kanë spekuluar rreth nevojës që Irani të heqë dorë nga programi i tij bërthamor. Pyetja e parë që të shkon në mendje është se çfarë do të përfitojë Irani në këmbim të çmontimit të aktivitetit të tij. Edhe pse shkenca dhe teknologjia nuk mund të shpërbëhen dhe arritjet e kombëtare iraniane nuk janë në shitje, qeveritë perëndimorë vazhdojnë ta nxjerrin këtë çështje me pretekstin e lehtësimit gradual të sanksioneve.
Sanksionet e vendosura nga qeveritë perëndimore kundër Iranit kanë shkaktuar vështirësi për kombin iranian, por ata janë të humbur efektivitetin e tyre çdo ditë për shkak të menaxhimit të kufizimeve të Republikës Islamike. Prandaj, lehtësimi i sanksioneve nuk lejon asnjë lëshim ndaj Iranit për shkak se sanksionet brutale dhe anti - njerëzore nuk mbështeten në asnjë të drejtë ligjore. Kombi iranian nuk do të mashtrohet duke hequr dorë nga e drejta e tij në këmbim të diçkaje që vendet perëndimore me mjeshtri interpretuan si koncesion.
Për më tepër, iranianët politikisht të mençur kanë mësuar që të mos bëjnë kompromis me armiqtë të cilët nuk kanë kursyer asnjë përpjekje gjatë dy shekujve të fundit, dhe veçanërisht që nga viti 1979, për të dëmtuar interesat kombëtare të Iranit. Kombi iranian nuk do të mashtrohet nga buzëqeshjet e rreme të qeverive perëndimore.
Qeveritë perëndimore duhet të respektojnë të drejtat e popullit iranian dhe të ndreqin gabimet e tyre të shkuara për të ndryshuar përshtypjen e popullit iranian ndaj tyre, dhe në vend të komploteve dhe taktikave të mashtrimit më mirë le të vazhdojnë përpara me negociata mbi një bazë reciproke të kënaqshme.
Dr. Amir Dabiri Mehr është një analist politike iranian me mbi dhjetë vjet përvojë në botën e medias dhe komunikimit në politikë. Dabiri Mehr ka një doktorraturë në shkencat politike.