Egjipt

Rrethimi i Gazës nga Izraeli dhe Egjipti ka përkeqësuar krizën

Rripi i Gazës po përballet me një situatë të përkeqësuar ekonomike dhe një normë në rritje të papunësisë për shkak të bllokadës të regjimit Cionist dhe shkatërrimit të tuneleve nga Egjiptit përmes të cilëve furnizohej popullsia palestineze.  


    Sipas Press TV, duke cituar shifrat e fundit të lëshuar nga Byroja  Qendrore Palestineze e Statistikave, shkalla e papunësisë në enklavën bregdetare u rritë deri në 38 për qind në fund të vitit 2013, në krahasim me 32 për qind sa ishte në tremujorin e tretë të të njëjtit vit.


    Territori palestinez ka qenë nën rrethimin e paligjshëm nga Izraeli që nga viti 2007, një situatë që ka bërë që popullsia të jetë e varur nga mallrat që vijnë nëpërmjet tuneleve.


     Tunelet janë litar shpëtimi i vetëm për banorë të Gazës të cilët jetojnë nën rrethim të regjimit Cionist. Palestinezët përdorin tunelet për të sjellë furnizimet thelbësore, të tilla si mallra ushqimore, gaz, ilaçe, benzinë​​, dhe blegtori në Rripin e Gazës.